Videot kryesore
Futbolli europian, si asnjëherë më parë dominohet nga Anglia. Pas Ligës së Kampionëve, edhe në finalen e “Europa League” do të jetë një derbi londinez, mes të cilëve do të diskutohet fituesi i këtij kompeticioni. Çesli mposhti Eintrahtin e Frankfurtit, ndërsa Arsenali fitoi edhe përballjen e dytë me Valencian.
Orkney, një arkipelag i largët në brigjet veriore të Skocisë, po shfrytëzon në maksimum fuqinë e pozicionit të tij gjeografik. I rrethuar tërësisht nga oqeani, ku vazhdimisht goditet nga dallgë deri në 13 metra të larta, banorët e këtyre ishujve tani po gjejnë një mënyrë të re për të përfituar nga era dhe dallgët që ajo krijon.
Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, gjatë orëve të mëngjesi ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Shkodrës. Mësohet se seanca në ngarkim të ish-deputetit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Të gjithë kolegët e tij e tij, së bashku me mbështetës të opozitës, janë mbledhur për të mbështetur ish deputetin. Në prani të gjykatës janë edhe forca të policisë, mes tyre dhe efektive të FNSH.
Qeveria do të shkarkojë menjëherë kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas sulmit ndaj KZAZ-së numër gjashtë të vendosur në fshatin Bushat, territor i kësaj bashkie. Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj nisën protestën e radhës kombëtare, e para e këtij lloji pas zgjedhjeve të 30 qershorit, që opozita i vlerëson si farsë elektorale që provuan se shqiptarët kanë braktisur Edi Ramën.
Reshjet e shiut gjatë natës dhe shtimi i lëvizjeve në drejtim të bregdetit ka shkaktuar anomali përgjatë orëve të paradites së të hënës në akset kryesore rrugore në veri të vendit. Karvani me makina të bllokuara në trafik u zgjat nga mbikalimi i Fushë-Krujës deri pranë Urës së Milotit.
Pas elefantit, rinocerontët dhe hipopotami janë dy kafshët më të mëdha të botës së egër. Çfarë ndodh kur këto dy kafshë takojnë njëra-tjetrën?
Një video e filmuar në Parkun Kruger në Afrikën e Jugut tregon një hipopotam “mistrec”, që pasi shqetëson një familje rinocerontësh largohet prej andej me një një mësim të mirë të marrë prej tyre.
Hipopotamët e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në ujë, ndërsa natën e shfyrtëzojnë për t’u ushqyer duke dalë nga uji, por jo më larg se 4 kilometra. Ata qëndrojnë nga katër deri në gjashtë orë në tokë duke u ushqyer me bar. Në 24 orë, një hipopotam ka nevojë mesatarisht për 40 kilogram ushqim. Përgjithësisht, ata janë barngrënës, por hera-herës janë filmuar edhe duke ngrënë mish, kryesisht antilope. Biologët thonë se aparati i tyre tretës nuk është i ndërtuar për të qenë edhe bar edhe mishngrënës dhe e lidhin këtë sjellje të tyre me stresin dhe mungesën e ushqimit natyral të tyre.
Ndërkohë, rinocerontët janë vetëm barngrenës. Për shkak të shikimit të kufizuar natën, ata qëndrojnë në tufa për t’u mbrojtur ndaj rreziqeve. 14-18 orë në një cikël ditë-nate, ata i kalojnë duke konsumuar ushqim. Mesatarisht u duhen 45 kilogram për 24 orë.
Presidenti Ilir Meta pasi u paraqit në Prokurorinë e Tiranës ku dha shpjegime në lidhje me padinë e ngritur ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka publikuar një video shpjeguese.
Sipas Presidentit, në video shpjegohet se si Ardian Dvorani, kreu i KED, është përdorur në pengimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
“Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.
Parlamenti serb u bë arenë dhune mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës mbi reagimin e qeverisë serbe për ligjin e fesë të miratuar në Mal të Zi.
Deputetë opozitarë mbanin në duar pankarta kritikuese ndaj mungesës së përgjigjes nga ana e qeverisë serbe ndaj Malit të Zi për këtë ligj.
Ligji në fjalë kundërshtohet nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
“Operacioni Forca e Ligjit" është zhvendosur këtë të martë në qytetin e Shkodrës, duke bllokuar jë sërë pasurish që dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal, kryesisht në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
Policia njoftoi se mes pronave të sekuestruara jaë edhe ato të Gentian Doçit, person i shpallur në kërkim si organizatori i pengmarrjes së Jan Prengës, në ngjarjen e ndodhur më 17 janar në Kamëz. Policia ka konfirmuar se Jan Prenga ka gjetur vdekjen pas pengmarrjes, por ende nuk ka gjetur trupin e tij.
Veç dyshimeve për pjesëmarrjen në pengmarrjen e Jan Prengës, Gentian Doçi rezulton si person i shpallur në kërkim edhe nga drejtësia italiane për trafik kokaine.
Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrat e sekuestrimit për pronat e Ardian Doçit, Artan Doçit, Gentian Finiqit, Martin Bletës dhe një personi tjetër me inicialet M.D.
Pasuritë e sekuestruara janë vila, automjete luksoze, resorte turistike dhe sipërfaqe toke në Shkodër dhe rrethinat e saj. Urdhri i sekuestrimit i nxjerrë nga OFL pritet që të dorëzohet në Prokurorinë e Posaçme dhe prej andej SPAK ta paraqesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas ligjit special të kaluar si akt normativ nga ana e Qeverisë në fund të javës së kaluar, të gjitha procedurat duhet të përmbyllen brenda 30 ditëve. Kjo do të thotë se brenda këtij afati, Gjykata duhet të ketë vendosur nëse do të mbajë në fuqi masën e sekuestros duke përligjur dyshimet e OFL-së se pasuritë në fjalë kanë burim paratë e pista, ose duke hequr masën e sekuestros për mungesë provash.
Një ditë më parë, Operacioni Forca e Ligjit sekuestroi pasuri të Altin Hajrit në Shijak, edhe ky i dyshuar si i përfshirë në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës. Dyshimet e para të policisë në lidhje me këtë pengmarrje janë se ajo lidhet me prishjen e pazarave të drogës të të vëllait të tij, Astrit Prenga.
Veç operacioit të ndërmarrë në Shkodër, po këtë të martë OFL njoftoi se ka dorëzuar kërkesën për të plotësuar formularët e pasurisë Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardjan Çapjas në Elbasan.