Videot kryesore

Rama video bardhi.mp4
Rama video bardhi.mp4 Gazeta Si 41 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike denoncon kryeministrin Edi Rama per zgjedhjen ne krye te bashkise te njerezve te inkriminuar, te cilet kane rezultua vite me pare ne shtetet e ndryshme.

Dita e dytë e operacionit, ja çfarë sekuestroi në Shkodër “OFL”
Dita e dytë e operacionit, ja çfarë sekuestroi në Shkodër “OFL” Gazeta Si 81 Shikime • 7 years më parë

“Operacioni Forca e Ligjit" është zhvendosur këtë të martë në qytetin e Shkodrës, duke bllokuar jë sërë pasurish që dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal, kryesisht në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia njoftoi se mes pronave të sekuestruara jaë edhe ato të Gentian Doçit, person i shpallur në kërkim si organizatori i pengmarrjes së Jan Prengës, në ngjarjen e ndodhur më 17 janar në Kamëz. Policia ka konfirmuar se Jan Prenga ka gjetur vdekjen pas pengmarrjes, por ende nuk ka gjetur trupin e tij.

Veç dyshimeve për pjesëmarrjen në pengmarrjen e Jan Prengës, Gentian Doçi rezulton si person i shpallur në kërkim edhe nga drejtësia italiane për trafik kokaine.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrat e sekuestrimit për pronat e Ardian Doçit, Artan Doçit, Gentian Finiqit, Martin Bletës dhe një personi tjetër me inicialet M.D.

Pasuritë e sekuestruara janë vila, automjete luksoze, resorte turistike dhe sipërfaqe toke në Shkodër dhe rrethinat e saj. Urdhri i sekuestrimit i nxjerrë nga OFL pritet që të dorëzohet në Prokurorinë e Posaçme dhe prej andej SPAK ta paraqesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas ligjit special të kaluar si akt normativ nga ana e Qeverisë në fund të javës së kaluar, të gjitha procedurat duhet të përmbyllen brenda 30 ditëve. Kjo do të thotë se brenda këtij afati, Gjykata duhet të ketë vendosur nëse do të mbajë në fuqi masën e sekuestros duke përligjur dyshimet e OFL-së se pasuritë në fjalë kanë burim paratë e pista, ose duke hequr masën e sekuestros për mungesë provash.

Një ditë më parë, Operacioni Forca e Ligjit sekuestroi pasuri të Altin Hajrit në Shijak, edhe ky i dyshuar si i përfshirë në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës. Dyshimet e para të policisë në lidhje me këtë pengmarrje janë se ajo lidhet me prishjen e pazarave të drogës të të vëllait të tij, Astrit Prenga.

Veç operacioit të ndërmarrë në Shkodër, po këtë të martë OFL njoftoi se ka dorëzuar kërkesën për të plotësuar formularët e pasurisë Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardjan Çapjas në Elbasan.

Koronavirusi vë në gjumë “Qytetin që nuk fle”
Koronavirusi vë në gjumë “Qytetin që nuk fle” Gazeta Si 48 Shikime • 7 years më parë

“Qyteti që nuk fle” është përgjumur nga koronavirusi. Këto janë pamjet që mbërijnë nga “Times Square” në Nju Jork me lëvizje të zbehta në pikun e orarit kur njerëzit normalisht do të duhej të shkonin në punë.

Rrugët me pak makina, pak këmbësorë dhe në ekranet e mëdha titrat e kanaleve informative që përditësojnë lajmet e fundit për koronavirusin e ri.

Ajo që nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën, po ndodh këto ditë për shkak të pandemisë dhe masave të detyruara kufizuese të ndërmarra nga autoritetet vendore dhe federale amerikane në këtë shtet për ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Në një ditë normale, “Times Square” është i mbingarkuar nga trafiku i automjeteve dhe zhurma e hapave të këmbësorëve që nxitojnë për punë.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së Teatrit
Përplasje mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së Teatrit Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

Dhjetra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin kryesor të Tiranës në shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Qytetarët janë vendosur përballë forcave të shumta policore që kanë bllokuar hyrjen në pedonalen, që të çon në sheshin e Teatrit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes dy palëve.

Mes protestuesve janë edhe ish-deputetët të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Meta heq paralele mes Ramës dhe Ramiz Alisë
Meta heq paralele mes Ramës dhe Ramiz Alisë Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Dalja javore e Presidentit Ilir Meta këtë të premte ishte më e shkurtër se herët e tjera. Kreu i shtetit bëri bilancin e aktivitetit të tij për javën që lamë, ndërsa foli edhe për pritshmëritë që ka nga Komisioni i Venecias sa i takon përplasjes për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, procesin e integrimit dhe ngërçin e ri në Këshillin Politik.

Në lidhje me Venecian, Meta u shpreh i bindur në drejtësinë e vendimeve dhe veprimeve të tij.

“Asnjëherë nuk kam pritur Venecian për aktet e mia, sepse ato kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe ne Kushtetutën e kemi bërë sipas rekomandimeve të Venecias. Nuk kam asnjë pritshmëri, por shpresoj që Venecia të ruaj integritetin e saj”, deklaroi ai.

Presidenti u pyet edhe për zhvillimet e fundit në Parlamentin Europian, ku u votua rezoluta që i kërkon Shqipërisë plotësimin e 15 kushteve para se të ndërmerret takimi i parë ndërqeveritar në kuadër të procesit të negociatave. Sipas Metës, këto zhvillime nuk janë të papritura dhe as të reja.

“Është një çështje e vjetër në kuptimin që kushtet janë aty prej vitesh, duke filluar me kryekushtin e parë dhe të pakalueshëm që është ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ka 4 vite përsëritet në mënyrë të vazhdueshme çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, hetimi për dosjet e zgjedhjeve parlamentare në Shijak dhe parlamentare në Dibër dhe duke vazhduar me elementë të tjerë, përfshirë edhe miratimin e reformës zgjedhore”, deklaroi Presidenti.

Meta tha se të hënën do të zhvillojë një takim me Zef Mazin, i emëruar si kryenegociator nga Shqipëria për bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Presidenti komentoi deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, që ka shprehur hapur pakënaqësinë për marrëveshjen zgjedhore të nënshkruar në Këshillin Politik, duke u kthyer thuajse 3 dekada pas në kohë, tek Presidenti i fundit komunist.

“Kur dëgjoj këto deklarata nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-Presidentin komunist, Ramiz Alia që shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, u shpreh ai.

Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19
Kurban Bajrami, kreu i KMSh-së uron me kujdesin kundër Covid-19 Gazeta Si 104 Shikime • 6 years më parë

Në mesazhin e urimit me rastin e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu apelon që kjo festë të shërbejë për të ripërtërirë ndjenjën e dashurisë, respektit, vëllazërisë faljes dhe përkujdesjes mes njerëzve.

“Kurban Bajrami është dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit”, thotë Spahiu.

Për shkak të pandemisë, këtë vit pelegrinazhi i Hashit nuk mundësohet dhe kreu i KMSh-së bën thirrje për përkujdes maksimal që festimet të mbahen duke respektuar të gjitha masat e duhura për parandalimin e Covid.

“Gjatë këtyre ditëve të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19. Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë në fenë tonë. Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen, dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë. Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë”, tha ai.

Kreu i KMSh-së deklaron se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit.

“Në Kuranin famëlartë Allahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit, por përkushtimi ynë që kemi për të. Pra Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi më afër pëlqimit të Tij”, vijon mesazhi i urimit.

Spahiu bëri thirrje për përkujdesje ndaj njerëzve në nevojë dhe të moshuarve.

⁣Të mundur nga lufta, armenët u lënë “tokën e djegur” azerëve
⁣Të mundur nga lufta, armenët u lënë “tokën e djegur” azerëve Gazeta Si 123 Shikime • 6 years më parë

Armenët e Nagorno-Karabakh po zbatojnë strategjinë e tokës së djegur, duke u vënë flakën shtëpive dhe gjithçkaje tjetër që mund të shfrytëzohet nga azerët në momentin që do të marrin kontrollin e disa fshatrave sipas marrëveshjes së paqes së ndërmjetësuar nga Rusia.

“Ata do të jenë këtu nesër në mëngjes. Le të vijnë dhe të jetojnë këtu, nëse munden”, thotë për agjencinë e lajmeve “Reuters” një armen i identifikuar vetëm me emrin Arsen, teksa i vë flakën shtëpisë së tij.

Korrespondentët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve kanë raportuar se me dhjetra raste me shtëpi dhe pemtore në flakë në disa fshatra pranë qytetit Shisha, qyteti i dytë më i madh i Nagorno-Karabakh dhe i marrë nën kontroll nga Azerbajxhani.

“Reuters” ka sjellë pamjet nga një fshat malor i quajtur Charektar. Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani do të marrë kontrollin e këtij fshati dhe të zonave të tjera të fituara gjatë luftës 6-javore me armenët duke filluar nga kjo e diel.

“Ata duhet të ndërtojnë shtëpitë e tyre nga hiri, nëse duan të jetojnë këtu”, rrëfen më tej Arsen për Reuters.

Në garë me kohën, armenët kanë ngarkuar gjithçka kanë mundur nëpër kamionë dhe janë zhvendosur më në thellësi të rajonit Nagorno-Karabakh, me një pjesë të madhe të tyre në kryeqytetin e rajonit, Stepanakert.

Të shpërngulurit nuk kanë besim te bashkëjetesa me një fqinj azer. “Keni parë ndonjëherë ndonjë armen që të bashkëjetojë me një azer?! Nuk ka dhe nuk mund të ndodhë”, thonë ata.

⁣Vaksinimi nis me bluzat e bardha edhe në Vlorë
⁣Vaksinimi nis me bluzat e bardha edhe në Vlorë Gazeta Si 135 Shikime • 6 years më parë

Pas Tiranës dhe Shkodrës procesi i vaksinimit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë të sistemit të shëndetësisë nisi edhe në qytetin e Vlorës.

Vaksinimi nisi tek Pallati i Sportit, ndërkohë që në dispozicion për bluzat e bardha të Vlorës dhe të jugut të Shqipërisë janë 1500 doza për 745 persona.

Të pranishëm në nisjen e këtij procesi ishte edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

⁣Video - “Rama ik” nga ballkoni, Kryeministri: Hajde, futu brenda tani!
⁣Video - “Rama ik” nga ballkoni, Kryeministri: Hajde, futu brenda tani! Gazeta Si 100 Shikime • 6 years më parë

Një qytetar ndërpreu për pak sekonda fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në një takim elektoral në Njësinë 2 në kryeqytet me thirrjen “Rama ik” që nga ballkoni i banesës së tij.

Opozita godet tavolinat gjatë fjalimit të kryeparlamentares Nikolla
Opozita godet tavolinat gjatë fjalimit të kryeparlamentares Nikolla Gazeta Si 45 Shikime • 5 years më parë

⁣Opozita godet tavolinat gjatë fjalimit të kryeparlamentares Nikolla

⁣Tabaku thërret Konkurrencën në Parlament për rritjen e çmimit të bukës
⁣Tabaku thërret Konkurrencën në Parlament për rritjen e çmimit të bukës Gazeta Si 100 Shikime • 5 years më parë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi që Komisioni i Ekonomisë të thërrasë për dëgjesë brenda kalendarit të punimeve 3-javore Autoritetin e Konkurrencës për të shpjeguar rritjen e çmimit të bukës, si dhe rritjen e çmimeve në përgjithësi, sipas saj.

“Besoj që kemi çështje të ndjeshme për të diskutuar dhe besoj kam mbështetjen edhe të kolegëve socialistë përveç të PD për të thirrur Autoritetin e Konkurrencës për rritjen e çmimit të miellit dhe bukës brenda një dite, marrja e një nisme për një hetim në treg pa dalë në një konkluzion dhe raport nga Autoriteti i Konkurencës dhe situata e krijuar në përgjithësi me rritjen e çmimeve na detyron që të jemi të përgjëgjshëm dhe Autoriteti i Konkurrencës të në bëjë një prezantim pse u rrit mielli brenda ditës, të na japë një prezantim mbi situatën e përgithshme të rritjes së çmimeve”, tha Tabaku.

Sipas deputetës së Partisë Demokratike, rritja e çmimit të miellit dhe të bukës nuk varet nga faktorë të jashtëm, ashtu sikundër kanë deklaruar importuesit dhe shoqatat e prodhimit të bukës.

“Kjo është një situatë që nuk varet nga faktorë të jashtëm, por që varet nga faktorë të brendshëm, prandaj brenda këtyre tre javëve të thërrasim Autoritetin e Konkurrencës dhe të hetojmë se çfarë ka ndodhur në treg dhe të jepen sugjerime nëse do të jetë e nevojshme”, u shpreh deputetja e PD.

Kjo ishte mbledhja e parë e Komisionit të Ekonomisë dhe i vetmi komision ku puna vijoi normalisht, me deputetët e opozitës në sallë dhe ata të mazhorancës online. Kreu i Komisionit të Ekonomisë nënkuptoi se kërkesa e Tabakut për të futur në programin trejavor raportimin e Konkurrencës nuk do të pranohet.

“Ka një procedurë sa u takon kërkesave për punimet dhe rendin e ditës që çdo deputet mund ta ndjekë”, u shpreh ai.

Banorët e Krujës mbushin spitalin e qytetit: E kemi nga uji
Banorët e Krujës mbushin spitalin e qytetit: E kemi nga uji Gazeta Si 42 Shikime • 5 years më parë

⁣Banorët e Krujës mbushin spitalin e qytetit: E kemi nga uji

Dhunuan dhe grabitën noterin në Sarandë, momenti i arrestimit të autorëve
Dhunuan dhe grabitën noterin në Sarandë, momenti i arrestimit të autorëve Gazeta Si 59 Shikime • 5 years më parë

⁣Dhunuan dhe grabitën noterin në Sarandë, momenti i arrestimit të autorëve

WhatsApp Video 2022-01-22 at 9
WhatsApp Video 2022-01-22 at 9 Gazeta Si 53 Shikime • 5 years më parë

Fushe kruje tritol

Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë
Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë Gazeta Si 108 Shikime • 5 years më parë

⁣Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë

Protesta
Protesta Gazeta Si 100 Shikime • 5 years më parë

Protesta e qytetarëve.

Arrestimi i autorit kryesor të grabitjes së filialit të postës në Kamzë
Arrestimi i autorit kryesor të grabitjes së filialit të postës në Kamzë Gazeta Si 89 Shikime • 5 years më parë

⁣Arrestimi i autorit kryesor të grabitjes së filialit të postës në Kamzë

WhatsApp Video 2022-05-24 at 5
WhatsApp Video 2022-05-24 at 5 Gazeta Si 66 Shikime • 4 years më parë

tifozat ne feste

⁣Rama vë në dyshim shifrat e INSTAT: Nuk kanë ikur lopët, qumështi është rritur
⁣Rama vë në dyshim shifrat e INSTAT: Nuk kanë ikur lopët, qumështi është rritur Gazeta Si 77 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama vuri në dyshim shifrat e INSTAT për numrin e bagëtive në vend, duke pretenduar se sot numri i tyre është më i lartë se në vitet e shkuara dhe këtë e argumentoi me faktin që, sipas tij, aktualisht prodhimi vendas mbulon 97 për qind të nevojave të tregut vendas.

“Nëse e shikojmë realitetin me shifrat e konsumit, atëherë ne na dalin pyetje të tjera. Si bëhen statistikat? Si janë regjistruar ato miliona lopë që më pas u zhdukën dhe kanë ikur dhe kanë ngordhur”, tha Rama.

Deklarata e Kryeministrit u referohet akuzave të hedhura në vitet e kaluara për fiktivitet në numrin e bagëtive që regjistroheshin nëpër drejtoritë rajonale të bujqësisë me qëllim përfitimin e subvencioneve që ndaheshin për krerë.

Veç kësaj, deri në 2018, TVSh për qumështin dhe nënproduktet e tij ishte 6 për qind. Në 2018-n u vendos rritja në 20 për qind dhe u prezantua rimbursimi i TVSh-së në bazë të litrit të qumështit. Njëri prej kundërshtarëve të kësaj skeme ishte deputeti socialist, Erion Braçe. Ndryshe nga Rama, ai nuk vë në dyshim shifrat e INSTAT, por fajëson pikërisht ndryshimet e 2018-s.

“Nga 31 dhjetori janë 65 mijë lopë më pak, 250 mijë dele më pak, 100 mijë dhi më pak, 131 mijë tonë qumësht më pak”, shkruan Braçe.

Deputetë, diplomatë dhe të ftuar në pritje të ceremonisë së betimit të presidentit Bajram Begaj
Deputetë, diplomatë dhe të ftuar në pritje të ceremonisë së betimit të presidentit Bajram Begaj Gazeta Si 89 Shikime • 4 years më parë

Deputetë, diplomatë dhe të ftuar në pritje të ceremonisë së betimit të presidentit Bajram
Begaj

Showing 77 out of 97