Videot kryesore

Banori ankohet ndihma 2 ankesa ushqimet.mp4
Banori ankohet ndihma 2 ankesa ushqimet.mp4 Gazeta Si 53 Shikime • 7 years më parë

Banorët e Durrësit ankohet për mos dhënien ne ndihmave dhe për abuzime në në shpërdarjen e tyre. Ata shprehen të indinjuar se kanë tre ditë po presin dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Ligji për fenë në Mal të Zi, grushte në Parlamentin serb
Ligji për fenë në Mal të Zi, grushte në Parlamentin serb Gazeta Si 45 Shikime • 7 years më parë

Parlamenti serb u bë arenë dhune mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës mbi reagimin e qeverisë serbe për ligjin e fesë të miratuar në Mal të Zi.

Deputetë opozitarë mbanin në duar pankarta kritikuese ndaj mungesës së përgjigjes nga ana e qeverisë serbe ndaj Malit të Zi për këtë ligj.

Ligji në fjalë kundërshtohet nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Rama video bardhi.mp4
Rama video bardhi.mp4 Gazeta Si 41 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike denoncon kryeministrin Edi Rama per zgjedhjen ne krye te bashkise te njerezve te inkriminuar, te cilet kane rezultua vite me pare ne shtetet e ndryshme.

Lista e OFL, radha e “Ben Qimes” në Fier dhe rivalit të bandës së Aldo Bares në Lushnje
Lista e OFL, radha e “Ben Qimes” në Fier dhe rivalit të bandës së Aldo Bares në Lushnje Gazeta Si 76 Shikime • 7 years më parë

Arben Isufaj në Fier, njohur ndryshe si “Ben Qimja” dhe Saimir Taullai në Lushnje janë dy personat e tjerë që “Operacioni Forca e Ligjit” u ka kërkuar që të plotësojnë formularin për burimin e pasurive që zotërojnë.

Isufaj është prej vitesh nën hetim në Itali për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Pala italiane ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij për t’u përballur me këto akuza, por kërkesat janë rrëzuar nga drejtësia shqiptare.

Ndërkohë, Saimir Taullai njihet jo vetëm si biznesmen në qytetin e Lushnjes, por edhe si “rivali” i bandës së Aldo Bares në këtë qytet. Ai u vu në qendër të vëmendjes në nëntor të 2018, ku pas një atentati që iu bë mbeti i plagosur lehtë. Ai rezulton i dënuar me akuzën e trafikut dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë
Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

Një aksident u rëndë rrugor i ndodhur në orët e pasdites së të dielës na aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë ka lënë të plagosur të paktën 7 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, një tip Volksëaggen Touran me targa AA492PY, një autobus tip Mercedes Benz me targë AA358DG dhe një autoveturë tjetër AA722NT.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë ndërprerja e beftë e rrugës e njërit prej automjeteve, që ka pasuar përplasjen e të tre makinave.

Dëshmitarë në vendngjarje njoftojnë gazetën “Si” se ambulancat janë vonuar për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pak kohë trupat e personave të plagosur kanë mbetur të në pritje të ambulancave nga Tirana, pasi ambulancat e Krujës nuk kishin mbërritur ende në vendin e ngjajres.

Të plagosurit janë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak për një mjekim më të specializuar, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik të madh për minuta me radhë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

heidi klum.mp4
heidi klum.mp4 Gazeta Si 70 Shikime • 7 years më parë

Heidi Klum dhe burri i saj Tom Kaulitz janë vënë në karantinë veç e veç, ndërsa presin rezultatet e testimeve për koronavirus.

Godina e ish-universitetit Kristal kthehet në spital për pacientët me Covid-19
Godina e ish-universitetit Kristal kthehet në spital për pacientët me Covid-19 Gazeta Si 99 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po ndjekin nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e spitalit të ri për shtrimin e të sëmurëve nga koronavirusi.

“Një spital i ri lufte, për të garantuar mbrojtjen e të sëmurëve në kushtet e çdo rritjeje të papritur të forcës së zjarrit armik”, shprehet Rama.

Ndërsa ministrja Manastirliu u shpreh se në këtë spital do të ketë 100 shtretër, për të ofruar një strukturë bazë, një qendër rezidenciale.

Lëvizja për arsye shëndetësore, si aplikohet përmes e-Albanias
Lëvizja për arsye shëndetësore, si aplikohet përmes e-Albanias Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Shërbimet e marrjes së vërtetimeve për lëvizje, apo ushtrim aktiviteti për qytetarët, apo bizneset po transferohen gradualisht nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit tek faqja e shërbimeve qeveritare, e-Albania.

Pas kalimit të lejeve për ushtrimin e biznesit në këtë platformë, edhe qytetarët që duan të lëvizin për arsye shëndetësore mund të marrin autorizimin përmes e-Albanias. Autorizimi është i vlefshëm vetëm për rrugën nga shtëpia për në qendrën shëndetësore dhe kthim.

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania, që gjendet pas identifikimit në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj në sektorin “Leje për dalje”, ku zgjidhet i opsionin "Leje për arsye shëndetësore";
Kërkuesit duhet të shkruajnë saktë datën, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës. Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet në pronësinë aplikuesit, do të shfaqet direkt në listë, nëse jo, qytetarët mund të shtojnë manualisht të dhënat e mjetit me të cilin do të udhëtojnë, si targën dhe numrin e shasisë.

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal. Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania dhe kushdo që lëviz përmes kësaj lejeje duhet të ketë me vetë një dokument mjekësor për vizitën. Në të gjitha rastet, nuk mund të lëvizet me më shumë se dy persona.

“Amnistia” e gjobave, ashpërsim i ndëshkimeve

Të gjitha gjobat e vendosura nga ana e Policisë së Shtetit deri të premten e 17 prillit për këmbësorë dhe drejtues automjetesh për shkelje të rregullave të karantinës zerohet/ Bëhet fjalë për rreth 9 mijë persona në total, ndërkohë që për ata që e kanë paguar gjobën dhe u është sekuestruar licenca e qarkullimit të mjetit së bashku me lejen e drejtimit premtohet t’u rikthehen paratë së bashku me dokumentacionin brenda datës 15 maj.

Por, së bashku me “amnistinë” për këto gjoba, për të cilët opozita dhe juristët ngritën dyshimet mbi kushtetueshmërinë e tyre mbërrijnë edhe përforcimi i ndëshkimeve për shkelësit e urdhrave dhe vendimeve të autoriteteve për masat parandaluese ndaj përhapjes së Covid-19.

Tashmë, shkelja e këtyre masave është përfshirë në Kodin Penal, pas votimit në Parlament të enjten e javës së kaluaar. Sipas parashikimeve të vendosura në Kod, për moszbatim urdhri ndëshkimi shkon nga gjobë deri në 6 muaj burg për individë dhe gjobë deri në dy vite burg për bizneset.

Dy deri në tre vite burg ndëshkohen personat që pavarësisht janë, apo jo mbartës së virusit shkelin urdhrin e izolimit, gjobë ose dy vite burg për ata që përhapin sëmundjen nga pakujdesia dhe burg nga dy deri në pesë vite për ata që përhapin me dashje infeksionin. Kur përhapja e virusit, me ose pa dashje ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin e personave të tjerë, deri në vdekjen e tyre ndëshkohet me burg nga tre deri në 8 vite.

Duke filluar prej kësaj të hene lejohet lëvizja për këmbësorët me leje nga ora 05:00 deri në orën 17:30. Në të njëjtën fashë orare mund të qëndrojnë hapur dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre të gjitha bizneset që janë përfshirë në listën e publikuar në e-Albania, duke respektuar protokollet e sigurisë.

Lëvizja me makinë për në punë lejohet në dy fasha orare, nga ora 05:00-08:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 17:30. Autorizimi për të shkuar në punë me makinë jepet për një javë përmes e-Albanias.

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

⁣Meta flet pasi rrëzoi Kodin: Ndjej jehonë proteste
⁣Meta flet pasi rrëzoi Kodin: Ndjej jehonë proteste Gazeta Si 112 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta nuk e ka humbur shpresën për reflektim nga ana e shumicës parlamentare që të tërhiqet nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit, por tha se përballë këmbënguljes së socialistëve ka shumë mundësi zgjidhjeje, përfshirë këtu edhe protestat.

“E dëgjoj dhe ndjej jehonën e protestës. Qëllimi i Presidentit nuk është të nxisë protestat, por në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e qytetarëve për interes të një pakice që bllokon integrimin, zhyt vendin në borxhe kërcënuese dhe vendos mur në rrugën europiane, padyshim që Presidenti e di se çfarë mendon e kërkon populli shqiptar dhe nuk do të presë popullin t’i japë drejtim kësaj çështjeje, por në të njëjtën gjatësi vale do ta zgjidhim këtë çështje. Po ne shpresojmë tek reflektimi”, deklaroi Presidenti.

Meta tha se ndryshimet jo vetëm që janë të njëanshme, por shkelin Kushtetutën dhe standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Presidenti njoftoi gjithashtu se në lidhje me ligjshmërinë e këtij procesi të ndërmarrë nga socialistët pasi ai kishte dekretuar datën e zgjedhjeve i është drejtuar për mendim Komisionit të Venecias.

Mbështetësit e VV festojnë fitoren në Prishtinë
Mbështetësit e VV festojnë fitoren në Prishtinë Gazeta Si 83 Shikime • 6 years më parë

⁣Procesi i numërimit të votave në Kosovë po shkon drejt fundit. Sipas tabelave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur janë numëruar mbi 98 për qind e tyre, Vetëvendosje kryeson me 48.17 për qind e tyre, ndjekur më pas me radhë nga PDK, LDK dhe AAK.

Aktualisht janë duke u numëruar votat me postë dhe votat me kusht. Pas Vetëvendosjes PDK ka marrë 17.3 për qind dhe LDK 13.1 për qind. E treta renditet AAK me 7.4 për qind.

Nisma e Fatmir Limajt nuk e ka kapur pragun prej 3 për qind për të hyrë në Kuvend. Të gjitha partitë politike e uruan Vetëvendosjen për fitoren, ndërsa procesi është vlerësuar si shembullor nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Ky referendum për drejtësi, punë dhe kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit, u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha Kurti në një konferencë për media të dielën mbrëma.

Ai u zotua se qeveria e tij nuk do të hakmerret me askënd, por do të kërkojë llogaridhënie. Lideri i LVV-së tha se fitorja “është vetëm mundësia për të filluar ndryshimin që e duam. Na presin shumë punë dhe shumë angazhim sepse vendi është në kriza të shumëfishta”.

Kurti falënderoi kundërshtarët për garën e drejtë dhe i ftoi që të reformohen. I pyetur për mundësinë e koalicioneve, sipas tij, rezultati zgjedhor sugjeron se ata mund të krijojnë vetë qeverinë.

“Ky rezultat tani ne na e konfirmon se nuk kemi nevojë, e nuk kemi interes për ata që duhet të reformohen në opozitë”, theksoi Kurti.

Ndërkaq, Vjosa Osmani, që garon për postin e Presidentes tha se fitorja në zgjedhje nënkupton punën në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në punën për luftimin e korrupsionit.

“Misioni ynë mbetet fuqizimi i shtetësisë sonë dhe rrugëtimi drejt anëtarësimit në strukturat atlantike si dhe miqësia jonë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

Partia Demokratike e Kosovës, që ka dalë e dyta dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që është e treta, kanë deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë. Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që sipas rezultateve preliminare radhitet e treta, ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, sa i përket koalicioneve të mundshme qeverisëse.

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, tha nga ana tjeter se Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Sipas tij, kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur në procese zgjedhore, që siç thotë Hoti, është përmbushje e standardeve evropiane.

Ai thotë se pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t'i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit. Qeveria në detyrë, shtoi Hoti, do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kemi pritur. Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutojmë gjerësisht me organet e LDK-së për këtë. Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një postim në Facebook, ka shkruar se në ditët në vijim, do të bëjnë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

“Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si kryeministër, por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar Mustafa.

Partia Demokratike e Kosovës ka uruar nga ana tjetër Kurtin për fitoren, por paralajmëroi se nuk do të formonte një qeveri me Vetëvendosjen. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër ka bërë të ditur se partia e tij, nuk do të jetë pjesë e qeverisë.

“PDK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që kemi dallime të mëdha në orientimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat mbi të cilat është ndërtuar dhe në të cilat qëndron PDK-ja. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi që do të jemi faktor i stabilitetit si parti në opozitë ”, tha Hoxhaj në një konferencë për media.

Rama pret Kryeministren serbe, Ana Brnabic
Rama pret Kryeministren serbe, Ana Brnabic Gazeta Si 82 Shikime • 5 years më parë

Rama pret Kryeministren serbe, Ana Brnabic

Helikopteri mbush ujë në plazhin e Livadhit për të shuar zjarret rreth Himarës
Helikopteri mbush ujë në plazhin e Livadhit për të shuar zjarret rreth Himarës Gazeta Si 67 Shikime • 5 years më parë

⁣Helikopteri mbush ujë në plazhin e Livadhit për të shuar zjarret rreth Himarës

I kërkuar nga SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari
I kërkuar nga SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

⁣I kërkuar nga SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari

⁣Vijon loja “online apo fizikisht” për mbledhjet e Komisioneve
⁣Vijon loja “online apo fizikisht” për mbledhjet e Komisioneve Gazeta Si 81 Shikime • 5 years më parë

Loja “macja me miun” në korridoret dhe sallat e Kryesisë së Kuvendit mes mazhorancës dhe opozitës vijoi edhe këtë të mërkurë.

Deputetët e opozitës vijuan të zbatojnë vendimin politik të grupit të tyre parlamentar për pjesëmarrje fizike në punën e këtyre komisioneve, ndërsa ata të mazhorancës të respektojnë vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre.

Në kalendarin e punimeve, këtë të mërkurë ishte mbledhja dhe konstituimi i tre komisioneve, atij të arsimit, të veprimtarive prodhuese dhe atij të ekonomisë. Dy të parët duhej të mblidheshin në orën 10:00, i treti në orën 11:00.

Pamjet e publikuara nga PD nga brenda sallës tregojnë momentin kur nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Helidon Bushati i kërkon kryetarit socialist, Arben Pëllumbi që të organizojë mbledhjen e komisionit fizikisht.

“(deputetët e PS) Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopingun dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”, tha Helidon Bushati.

“Mazhoranca e sotme po kërkon ta kthejë parlamentin në tallava. Po kërkon që të kalojë ligje me deputetë që janë në bare, në avion apo në shopping center nëpër Europë. Kjo është e patolerueshme, ky është një turp për parlamentarizmin shqiptar”, deklaroi më pas para mediave, deputeti Bushati.

Deputetët e PD u paraqitën fizikisht edhe në Komisionin e Arsimit, i cili drejtohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj. Këtu situata ishte më e qetë, por përbërja e komisionit nuk u konstituua.

“Gjendemi përballë një situate absurde, por jo rastësore, të vetëdijshme. Mazhoranca nuk u paraqit, nuk u paraqit sepse nuk do ballafaqimin me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk kanë fuqi të përballën me opozitën. Nuk duan të diskutojnë për çëhtjet e arsimit në Shqipëri, për fëmijët që braktisin Shqipëri, për shkollat që mbyllen”, tha Gjekmarkaj.

“Ne do të jemi këtu për betejë të përditshme me Qeverinë, me regjimin që ka dalë nga shitblerja e votave. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë. I bëj thirrje kryetares së Parlamentit, zonjës Lindita Nikolla mos të bëhet certifikuese e dëshirave të Edi Ramës, por të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizimit shqiptar, Pjetër Arbnori e Servet Pëllumbi, jo ata shembuj që kanë denigruar dhe dhunuar opozitën, sepse edhe nëse ata duan nuk do t’ia dalin dot. Opozita i ka të gjitha instrumentet që të reagojë dhe të vetëmbrohet. Por, mbi të gjitha të vetëmbrohet në emër të shoqërisë shqiptare që kërkon ndryshim dhe kërkon respektimin e ligjeve të vendit.tha para mediave deputeti Gjekmarkaj.

⁣Përplasja të ligjet, Bejtja-Bardhit: Ke vrarë një njeri në Elbasan! Numri 2 i PD: Dil jashtë
⁣Përplasja të ligjet, Bejtja-Bardhit: Ke vrarë një njeri në Elbasan! Numri 2 i PD: Dil jashtë Gazeta Si 90 Shikime • 5 years më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u përplas në Komisionin e Ligjeve me zv.ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja.

“Ke vrarë një njeri në Elbasan”, iu drejtua Bejtja numrit dy të Partisë Demokratike.

Kjo shkaktoi reagimin e Bardhit. “Ik more hajdut! Dil përjashta!”, tha ai, duke i kërkuar kryetares së Komisionit të Ligjeve që të përjashtonte nga seanca e Komisionit të Ligjeve zv.ministrin e Energjisë.

Përplasja ndodhi gjatë shqyrtimit në komision të marrëveshjes së OSHEE me BERZH për një kredi prej 70 milionë eurosh.

“Në mungesë të argumentave për borxhin e lartë të OSHEE dhe rritjen e borxhit nga muaji në muaj, zv ministri i Energjitikës foli me përbuzje dhe përçmim për kryefamiljarët që kanë vrarë veten në burg për shkak të pamundësisë për të shlyer borxhin ndaj OSHEE. Duke iu përgjigjur opozitës për rastin e një personi të vetëvrarë në burg, ku ishte për 35 mijë lekë të vjetra, Ilir Bejtaj tha se “ai s’u vetëvra nga borxhi, por nga mendtë e kokës”. Deputeti Gazment Bardhi i kërkoi të tërhiqte fjalët se po gënjente dhe po fyente një të vdekur, por përfaqësuesi i qeverisë këmbënguli në qendrimin përbuzës duke u shprehur se nuk e kuptonte që dikush të vrasë veten për 35 mijë lekë të vjetra”, thotë PD.

Festa rave ne Tirane
Festa rave ne Tirane Gazeta Si 139 Shikime • 5 years më parë

Festa rave ne tunel

Go Taps, një produkt i vogël që do kryej një sërë shërbimesh
Go Taps, një produkt i vogël që do kryej një sërë shërbimesh Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

⁣“GoTaps” një aplikacion(produkt) që nxit komunikimin dhe kryen shërbime të tjera të rëndësishme.

Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave
Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave Gazeta Si 65 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave

Mesazhi i ushtarit ukrainas pas bombardimeve: Mami, babi ju dua!
Mesazhi i ushtarit ukrainas pas bombardimeve: Mami, babi ju dua! Gazeta Si 88 Shikime • 5 years më parë

Mesazhi i ushtarit ukrainas pas bombardimeve: Mami, babi ju dua!

Showing 56 out of 87