Videot kryesore

Merr flake makina ne Fushe-kruje
Merr flake makina ne Fushe-kruje Gazeta Si 150 Shikime • 6 years më parë

⁣Merr flake makina ne Fushe-kruje

⁣Rinasi rikthehet në punë me kufizime, Balluku: Nesër rikthehet normaliteti
⁣Rinasi rikthehet në punë me kufizime, Balluku: Nesër rikthehet normaliteti Gazeta Si 125 Shikime • 6 years më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku njoftoi se aeroporti i Rinasit ka nisur funksionimin, ndonëse për momentin i kufizuar vetëm për fluturimet që konsiderohen thelbësore.

“Pra, rinisin fluturimet humanitare, shëndetësore, fluturimet shtetëore, diplomatike dhe ato ushtarake”, tha Balluku.

Fluturimet civile, pra ato të transportit të qytetarëve dhe të mallrave, Balluku tha se po punohet që të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ajo nuk përjashtoi që kjo të ndodhë brenda ditës së enjte, por rikthimin në normalitet e vlerësoi si të sigurtë mëngjesin e ditës së premte.

“Fluturimet komerciale do të fillojnë nga nesër në mëngjes”, tha Balluku.

Konflikti Izrael-Palestinë ka dalë jashtë kontrollit
Konflikti Izrael-Palestinë ka dalë jashtë kontrollit Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

Një video që tregon vuajtjet e popullit palestinez pas bombardimeve.

⁣Rama takon Blinken në Bruksel; firmoset pakti për 5G të sigurtë
⁣Rama takon Blinken në Bruksel; firmoset pakti për 5G të sigurtë Gazeta Si 89 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, që i mbajt në Bruksel. Në qendër të takimit ka qenë firmosja e një marrëveshjeje në lidhje me përdorimin e teknologjisë 5G.

Në fjalën e shkurtër, Rama ftoi vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen Shqipërisë në këtë pakt.

“Kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë, duke i kërkuar dhe të tjerëve, vendeve në Rajon, që të bëhen pjesë dhe të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurt komunikimi. Ta vëmë këtë korridor shërbimesh në duart e institucioneve shqiptare dhe të mos lejomë që të komprometohet nga aktorë të tretë. Është krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush dhe SHBA-ve, përherë. Faleminderit shumë për këtë dhe shpresoj që së bashku do i bindim miqtë të tjerë në Rajon”, deklaroi Rama.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Mendoj se po jepni një shembull të zëshëm për nevojën për t'u siguruar kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë dhe duhet të punojmë me furnizues të besuar. Jemi mirënjohës për punët që SHBA dhe Shqipëri kanë bërë me njëri-tjetrën dhe në shumë fusha që kemi ndërvepruar së bashku, siç ishte Defender 21. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Kombeve. Jemi mirënjohës që ju kemi partner dhe aleat”, tha Blinken.

Ky është takimi i parë i këtij lloji dhe mbërrin pak kohë pasi DASH shpalli non grata Sali Berishën. Edi Rama nuk e ka komentuar këtë vendim, ndërsa Sali Berisha e ka akuzuar se e ka nxitur këtë vendimmarrje të Uashingtonit përmes informacioneve të rreme që ka dorëzuar.

Aksidenti te Kopshti Botanik, momenti kur kolegët i japin ndihmën e parë dy policëve
Aksidenti te Kopshti Botanik, momenti kur kolegët i japin ndihmën e parë dy policëve Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

⁣Aksidenti te Kopshti Botanik, momenti kur kolegët i japin ndihmën e parë dy policëve

⁣E bukur dhe e rrezikshme! Kur llava “përqafon” detin në La Palma
⁣E bukur dhe e rrezikshme! Kur llava “përqafon” detin në La Palma Gazeta Si 109 Shikime • 5 years më parë

Ajo që shkencëtarët i druheshin ndodhi. Llava e vullkanit që shpëërtheu më 19 shtator në ishullin La Palma “përqafoi” Atlantikun.

Eventi ndodhi mbrëmjen e së martës dhe shkencëtarët paralajmërojnë për një efekt zinxhir reaksionesh dhe bëjnë apel për banorët e mbetur në ishullin La Palma dhe të tjerë në grupin e ishujve Kanarie që të tregojnë kujdes dhe të mos i afrohen vullkanit dhe sidomos zonës ku llava po derdhet në det.

Sipas shkencëtarëve, llava e nxehtë me mijëra gradë celcius kur bie në kontakt me ujërat e ftohta të Atlantikut shkakton një reaksion që çliron në atmosferë gazra toksikë, në gjendje që të irritojnë sytë, mushkëritë e lëkurën dhe nëse ekspozimi ndaj këtyre gazrave është për një kohë të gjatë mund të shkaktohet edhe vdekja.

Kontakti i llavës me ujërat e kripura të oqeanve shkarkon në atmosferë mes të tjerash edhe acid hidroklorik dhe avuj të nxehtë toksikë.

Mobiliet e mbetura mes rrënojave pas shembjes së banesave te “5 Maji”
Mobiliet e mbetura mes rrënojave pas shembjes së banesave te “5 Maji” Gazeta Si 58 Shikime • 5 years më parë

⁣Mobiliet e mbetura mes rrënojave pas shembjes së banesave te “5 Maji”

Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë
Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë Gazeta Si 108 Shikime • 5 years më parë

⁣Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë

⁣Kush po fiton e kush po humbet në Ukrainë
⁣Kush po fiton e kush po humbet në Ukrainë Gazeta Si 146 Shikime • 5 years më parë

Ukraina ka hyrë në ditën e 16-të të rezistencës përballë agresionit rus. Videografiku i mësipërm përcjell shkurtimisht ecurinë e luftës dhe avancimit të trupave ruse në këtë konflikt.

Rama: Nuk heqim asnjë taksë nga nafta
Rama: Nuk heqim asnjë taksë nga nafta Gazeta Si 75 Shikime • 5 years më parë

⁣Qeveria është ende duke studiuar planin për një masë, që Rama thotë se do të jetë e përkohshme, rritjeje të çmimit të energjisë elektrike për familjet e pasura.

Rama nuk dha shumë detaje se si do të jetë skema që do të përcaktojë se kush është i pasur, e rrjedhimisht duhet të paguajë më shumë për një kilovat energjie elektrike, por përjashtoi zbatimin e një fashe konsumi, ashtu siç ishte para 2014-s.

“Nuk do ta rrisim çmimin e energjisë elektrike për asnjë familje shqiptare. Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer ato fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe praktikisht na lanë në buzë të humnerës në 2013-ën, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme, ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë”, deklaroi Rama.

Për pjesën tjetër, Rama tha se nuk do të ketë rritje të faturës së energjisë elektrike, ku qeveria do të vazhdojë të paguajë diferencën në çmim.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Kryeministri përsëriti gjithashtu qëndrimin se nuk do të heqë asnjë taksë nga nafta.

“Taksat nga nafta nuk do të lëvizin, as me fakte alternative të fabrikuara për luftë politike, as me shpifje e as me protesta. Ajo që ka rëndësi për ne është që të mos lëvizë çmimi i energjisë për familjet, pensionistët, shtresat në nevojë dhe për biznesin e vogël. Kjo ka shumë rëndësi, sepse nëse ne rrisim energjinë për biznesin e vogël, kostoja mesatare e ulët është 35-45 mijë lek, që do të thotë automatikisht i heqim një vend pune. Kjo do të thotë 95 mijë të papunë direkt”, tha Rama.

Fasha mbrojtëse, që u hoq nga Rama në mandatin e parë qeverisës, në atë kohë ishte 300 kw për orë. Familjet që harxhonin energji më pak se kjo shifër e paguanin atë me 7 lek kilovati, ndërsa familjet që e tejkalonin atë e paguanin me 13.5 lek kilovati.

Rama e hoqi këtë fashë në mandatin e parë, duke e mesatarizuar çmimin e energjisë elektrike për të gjithë në 9.5 lek kilovati.

Video e aktorit  Alec Baldwin  me armë
Video e aktorit Alec Baldwin me armë Gazeta Si 80 Shikime • 4 years më parë

⁣Video e aktorit Alec Baldwin me armë ⁣para aksidentit në xhirimet e Rust

Shpejtësi mbi 130 km/h, pezullohen 185 leje drejtimi në Tiranë
Shpejtësi mbi 130 km/h, pezullohen 185 leje drejtimi në Tiranë Gazeta Si 91 Shikime • 4 years më parë

⁣Shpejtësi mbi 130 km/h, pezullohen 185 leje drejtimi në Tiranë

⁣PS rrëzon hetimin parlamentar të investimeve strategjike: Është antikushtetuese
⁣PS rrëzon hetimin parlamentar të investimeve strategjike: Është antikushtetuese Gazeta Si 61 Shikime • 4 years më parë

Socialistët rrëzuan përfundimisht në seancë plenare si antikushtetuese kërkesën e përsëritur të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar me objekt hetimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik nga Qeveria.

“Kërkesa është antikushtetuese dhe rrezikon zhvillimin ekonomik të vendit. Të kërkosh të hetosh në një kohë që asnjë kontratë nuk është nënshkruar, kur të gjithë janë kandidatë për të investuar do të thotë të kesh krijuar një makth të pandreqshëm në perceptimin e një investitori të huaj”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Duke cituar parime kushtetuese vendase dhe të së drejtës ndërkombëtare, kreu i grupit parlamentar socialist tha se kërkesa e demokratëve cenonte parimin e ndarjes së pushteteve, pra cenonte punën e Qeverisë. Këtu përmendi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Objekti i kërkesës nuk mund të jetë i pakufizuar”, tha Balla.

Por, për Partinë Demokratike arsyeja e vërtetë e refuzimit të kërkesës për hetim është fshehja e aferave korruptive.


“Janë 36 projekte që kanë statusin e investitorit strategjik, 4.6 mld euro, 80 për qind në turizëm ku Edi Rama pa garë u ka vënë në dispozicion pasuri publike, brigje deti dhe plazhet më të bukura të vendit. Nuk ka asnjë investitor të huaj. Janë 10 individë, ku secili ka 3 apo 4 projekte të përfituara. Pjesa dërrmuese janë abuzive, klienteliste dhe korruptive. Janë po ata që kanë përfituar në 9 vite çdo koncesion, PPP dhe tender të madh të marrë shto këtu edhe ministrja Olta Xhaçka dhe aktori Gaz Paja”, deklaroi deputeti Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, ajo që po shkel Kushtetutën është mazhoranca me vendimin për ta refuzuar këtë komision.

“Ligji për investimet strategjike është shndërruar nga Edi Rama në një plaçkë për të shpërblyer me pasuri publike miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij. Fakti që dhunon Kushtetutën duke rrëzuar komisionin hetimor, tregon se ai është arkitekti i shndërrimit të këtij ligji në një ligj abuziv”, vijoi Bardhi.

Kjo ishte hera e parë që socialistët rrëzuan komisionin hetimor për investimet strategjike duke kundërshtuar objektin e tij. Në dy rastet e mëparshme në konferencën e kryetarëve, rrëzimi është bërë mbi bazën proceduriale dhe formale të kërkesave, pavarësisht se objekti ishte i njëjtë.

Shiu ne Tirane
Shiu ne Tirane Gazeta Si 92 Shikime • 4 years më parë

Shi dhe bresher ne Tirane

Përkujtohen 52 ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri
Përkujtohen 52 ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri Gazeta Si 52 Shikime • 4 years më parë

⁣Përkujtohen 52 ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Shkëlzen Berisha del nga SPAK, pasi është pyetur si person në dijeni  për "Gërdecin"
Shkëlzen Berisha del nga SPAK, pasi është pyetur si person në dijeni për "Gërdecin" Gazeta Si 85 Shikime • 4 years më parë

⁣Shkëlzen Berisha del nga SPAK, pasi është pyetur si person në dijeni për "Gërdecin"

Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive
Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive Gazeta Si 88 Shikime • 4 years më parë

⁣Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive

Guerrilje dhe protesta të dhunshme në Paris kundër reformës së pensioneve
Guerrilje dhe protesta të dhunshme në Paris kundër reformës së pensioneve Gazeta Si 121 Shikime • 4 years më parë

⁣Guerrilje dhe protesta të dhunshme në Paris kundër reformës së pensioneve

Goli spektakolar me kombëtaren i Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe
Goli spektakolar me kombëtaren i Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe Gazeta Si 142 Shikime • 3 years më parë

⁣Goli spektakolar me kombëtaren i Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe

Pas Rodosit digjet edhe ishulli i Korfuzit në Greqi
Pas Rodosit digjet edhe ishulli i Korfuzit në Greqi Gazeta Si 83 Shikime • 3 years më parë

⁣Pas Rodosit digjet edhe ishulli i Korfuzit në Greqi

Showing 49 out of 86