Videot kryesore

Momenti i shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë
Momenti i shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë Gazeta Si 99 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti i shpërthimit me tritol të hotelit në Sarandë

Momenti i shpërthimit të makinës së Benard Ndrecës në Vaun e Dejës
Momenti i shpërthimit të makinës së Benard Ndrecës në Vaun e Dejës Gazeta Si 99 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti i shpërthimit të makinës së Benard Ndrecës në Vaun e Dejës

Pritja e Bill Klinton
Pritja e Bill Klinton Gazeta Si 99 Shikime • 3 years më parë

Pritja e Bill Klinton

Arrestohen zjarrëvënësit në Himarë
Arrestohen zjarrëvënësit në Himarë Gazeta Si 99 Shikime • 3 years më parë

⁣Dy autorë të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Kudhës në Himarë janë vendosur në pranga. Personat E. M., 44 vjeç dhe nipi i tij, A. L., 29 vjeç kishin marrë me qira një sipërfaqe pyjore për kullotë.
Duke pasur si qëllim rigjenerimin e saj, ata i kanë vënë zjarrin sipërfaqes pyjore. Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë.

Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë, Gëzim Çela
Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë, Gëzim Çela Gazeta Si 99 Shikime • 3 years më parë

⁣Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë, Gëzim Çela

Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj
Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj Gazeta Si 99 Shikime • 2 years më parë

⁣Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj

Shkarkimi i kreut të KLP Alfred Balla, debate të forta mes anëtarëve
Shkarkimi i kreut të KLP Alfred Balla, debate të forta mes anëtarëve Gazeta Si 99 Shikime • 2 years më parë

⁣Shkarkimi i kreut të KLP Alfred Balla, debate të forta mes anëtarëve

Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, plagosi djalin e një biznesmeni në Pogradec
Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, plagosi djalin e një biznesmeni në Pogradec Gazeta Si 99 Shikime • 2 years më parë

⁣Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, plagosi djalin e një biznesmeni në Pogradec

200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. Kapen armë, drogë dhe para
200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. Kapen armë, drogë dhe para Gazeta Si 99 Shikime • 2 years më parë

⁣200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. Kapen armë, drogë dhe para

Rama per vizat ne parlament.mp4
Rama per vizat ne parlament.mp4 Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Diskutimi i Kryeministrit Edi Rama mbi vendimin e parlamentit te Holandes ku me ane te nje rezolute i kerkon qeverise se saj qe t'i drejtohet Komisionit Europian qe ti riktheje vizat me Shqiperine

Rama: 30 qershorin e mbështesin ndërkombëtarët
Rama: 30 qershorin e mbështesin ndërkombëtarët Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

“E qartë është zgjidhja që mbështet gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe patjetër edhe shumica dërmuese e popullit shqiptar, që do të thotë se zgjedhjet nuk janë të politikanëve, janë të popullit. Populli ka të drejtë të zgjedh në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe nga ligji dhe politikanët kanë detyrë të paraqiten para popullit. Kush nuk paraqitet para popullit është i lirë ta bëjë, por historia ka treguar se jo vetëm nuk fiton asgjë, por përkundrazi paguan një kosto të madhe politike”, deklaroi Kryeministri në një intervistë të dhënë për Radio Europa e Lirë.

Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë
Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë

Tornado ne Spanje
Tornado ne Spanje Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Tornado ne Spanje

Meta: KE, nga komision teknik u kthye në komision politik. S’i meritonim negociatat
Meta: KE, nga komision teknik u kthye në komision politik. S’i meritonim negociatat Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir Meta fajin për refuzimin e Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e sheh në Tiranë. Kreu i shtetit i referohet qëndrimit të Holandës për të mbështetur këtë deklaratë, ndërsa nuk flet me bindje nëse realizimi i zgjedhjeve vendore më 13 tetor do të prodhonte një rezultat tjetër.

“Holanda ka 3 vjet që na paralajmëron për çështjet që kanë të bëjnë me kriminalitetin dhe lidhjet e grupeve të krimit të organizuar shqiptar dhe azilantët dhe këto janë probleme të ngritura nga policia holandeze, por ne kemi bërë sikur nuk janë kaq serioze”, deklaroi Presidenti Meta në një intervistë për News24 dhënë këtë të diel.

Presidenti foli për një fushatë “demonizuese” ndaj Francës dhe Holandës, dy vendet më të zëshme që refuzuan hapjen e negociatave për Shqipërinë. Për Qeverinë, vendimmarrja e Francës është e pabazuar dhe një prej pikave të forta ku mazhoranca mbrohet për të argumentuar se refuzimi nuk lidhej me reformat në Shqipëri janë raportet e Komisionit Europian. Presidenti i zhvlerësoi këto raporte. Ai tha se Komisioni Europian për herë të tretë ka rekomanduar hapjen e negociatave, por shpesh është akuzuar se më shumë se teknik, raportet e tij kanë qenë politike.

“Ajo që ka ndodhur praktikisht dhe që Franca, por edhe vende te tjera e kanë bërë evidente e që ka një bazë reale, është që Komisioni Europian, nga një komision teknik shpesh është shfaqur si një komision politik.Ndërsa vendet anëtare nga vendimet politike që do të duhet të merrnin bazuar mbi raportet teknike, janë bërë më teknike, pra nuk i marrin të mirëqena raportet e Komisionit Europian, por thellohen në ecurinë e reformave, nga letrat në terrenin konkret, në rezultatet e tyre. Duke qenë se nuk u korrespondojnë këto suksese në shumë raste që raporton Komisioni Europian, vendosin kushte, pasi është në të drejtën e tyre, tërësisht legjitime, që një vend anëtar të mbajë qëndrime të bazuara në fakte dhe standarde”, u shpreh Presidenti.


Meta fton klasën politike që të gjejë problemet tek vetja, Maqedoninë e Veriut e sheh si “viktimë të rrethanave” brenda BE-së, ndërsa shton me bindje se nëse do të ishte respektuar dekreti i tij për zgjedhjet vendore më 13 tetor do të zbuste qëndrimin e europianëve.

Kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dyja palët, në mënyrë të veçantë nga qeveria, për të reflektuar, me qëllim në radhë të parë organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse më 13 tetor, por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shanset e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile më 18 tetor. Kam qenë kaq i qartë për këtë çështje, aq sa në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi, premtova dhe një dekoratë, apo jo!

Presidenti komentoi edhe hetimin nga ana e mazhorancës përmes Komisionit Parlamentar të ngritur në Kuvend. Meta këmbëngul se nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se kjo thuhet edhe në raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Meta akuzon përfaqësues të mazhorancës për rrjedhjen në media të draft-opinionit të Venecias, në të cilin flitej për tejkalim kompetence nga ana e Presidentit.

“Nuk ka shkelje të mëdha, apo të vogla. Nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës. Në materialin që rrodhi në media nga mazhoranca flitej për tejkalim kompetencash të Kushtetutës, term që nuk e njeh Kushtetuta”, tha ai.

Një tjetër temë ishte edhe reforma në drejtësi. Meta i qëndron bindjes se reforma është deformuar nga vullneti i shprehur në 2016 nga e gjithë klasa politike. Duke nënkuptuar pritshmëritë që ka për përmirësimin e ekonomisë dhe lirive të tjera të njeriut në vend, Meta vendosi disa kushte për të thënë një fjalë të mirë për këtë reformë.

“Fjalën e mirë do ta them kur Banka Botërore të përmirësojë pozitën e Shqipërisë në nivel botëror përsa i takon klimës të të bërit biznes, kur Transparency International të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme renditjen e Shqipërisë dhe kur Reporterët pa Kufij ta përmirësojnë atë. Këta janë indikatorët e vërtetë të reformës në drejtësi”, u shpreh Presidenti.

Shpresë për negociatat, Conte pret Ramën në Romë
Shpresë për negociatat, Conte pret Ramën në Romë Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të premte në Romë, ku shtrëngoi duart për herë të dytë brenda pak javëve me homologun italian, Giuseppe Conte, që ishte në Tiranë tre ditë para vendimmarrjes së Këshillit Europian për negociatat.

Vizita mbërrin pas nismës së ndërmarrë nga Italia për të rihapur në nëntor çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli Europian do të mblidhet në nëntor për të diskutuar çështjet e organizimit të brendshëm të institucioneve të Bashkimit Europian pas zgjedhjeve të majit për PE. Pikërisht duke shfrytëzuar këtë mbledhje, Italia ka propozuar që në agjendë të përfshihet edhe çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Italia ishte njëri prej vendeve që mbështeti më fort hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një prej zërave më qortues ndaj qëndrimit bllokues të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Vizita në Romë mbërrin gjithashtu edhe pas takimit që Kryeministri Edi Rama pati me homologun grek, Qiriakos Mitsotaqis në Athinë.

Banori nga Thumana, Besim Murati
Banori nga Thumana, Besim Murati Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Besim Murati tregon se pallati i shembur ishte goditur nga termeti i meparshem

Basha në ish-Bllok: Edhe këtu e njëjta gjë! Pak aktivitet
Basha në ish-Bllok: Edhe këtu e njëjta gjë! Pak aktivitet Gazeta Si 98 Shikime • 6 years më parë

Lulzim Basha e nisi ditën me vëzhgimin në terren të gjendjes së bizneseve. Këtë të martë ai u ndal në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë, një prej zonave me aktivitetet më të dendura në kryeqytet.

Përmes një videomesazhi të shkurtër të publikuar prej tij në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike flet për një situatë të zbehtë, me pak lëvizje të njerëzve dhe me biznese në vështirësi për shkak të mungesës së klientelës.

Një ditë më parë, kreu i PD-së u ndal në njësinë bashkiake numër 3, ku në takimet që pati me pronarë të bizneseve të vogla, këta të fundit janë shprehur se ndihma financiare e Qeverisë është e pamjaftueshme, taksat janë rritur dhe faturat e ujit dhe energjisë elektrike po ashtu. Basha kërkoi rikthimin sa më parë tek normaliteti.

“Duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t’ju mbështesim ju, se po nuk mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvasin e të marrin, sikur nuk do të ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë të mos e lejojmë këtë”, tha kreu i PD-së.

Basha: Shqiptarët varfërohen, Rama bredh në Paris
Basha: Shqiptarët varfërohen, Rama bredh në Paris Gazeta Si 98 Shikime • 6 years më parë

Udhëtimin e Edi Ramës me një avion charter të Air Albanias në drejtim të Parisit për fundjavë, Lulzim Basha e mori si shembullin e radhës për të ilustruar idenë e tij se kjo Qeveri ka braktisur qytetarët dhe bizneset.

“Janë lënë të braktisur nga Qeveria e Edi Ramës, që edhe në këtë kohë paratë e taksapaguesve i ka çuar në duart e 4-5 oligarkëve. Kjo është situata. Biznese që mbyllen, varfëri që shtohet, ndërkohë që Edi Rama bredh me charter luksoz nëpër Europë me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Qindra-mijëra euro për fundjava në Paris, që do të mjaftonin për të mbajtur hapur mijëra biznese, apo për të dhënë një ndihmë jetike për mijëra familje, që sot kanë vështirësi për të blerë edhe mallrat bazë për fëmijët dhe familjet e tyre”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Basha u ndal në zonën e Kombinatit në Tiranë, në kuadër të takimeve me tregtarë dhe biznese të vogla. Edhe këtu tha se kishte konstatuar të njëjtën gjë si në çdo cep të Shqipërisë.

“Ka rënie të xhiros dhe konsumit si kurrë më parë, varfëria është ulur këmbëkryq në çdo cep si kurrë më parë. Është e njëjta gjë si kudo, ku bizneset po mbyllen dhe falimentojnë dhe njerëzit nuk plotësojnë dot nevojat minimale të tyre”, u shpreh ai.

Basha kujtoi raportin e fundit të Bankës Botërore. “Që thotë se 50 për qind e shqiptarëve, pra një në dy shqiptarë tashmë ka prekur fundin, jeton në varfëri”, vijon kreu i PD.

Shefi i opozitës rendit vetëm një arsye që qëndron pas të gjithë panoramës së zymtë që ai i bën gjendjes ekonomike e sociale të vendit.

“Arsyeja e vetme është se edhe në kohë krize, paratë e taksave tuaja, shkuan aty ku kanë shkuar këto 7 vite, tek oligarkët, te vjedhja dhe shkatërrimi i pronës publike, te tenderat luksozë”, thotë Basha.

Çfarë ndodhi në Ambasadën Gjermane 30 vite më parë
Çfarë ndodhi në Ambasadën Gjermane 30 vite më parë Gazeta Si 98 Shikime • 6 years më parë

Në Bibliotekën Digjitale të Gjermanisë Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar fotot dhe videot nga mësymja në territorin e saj 3 dekada më parë.

Fotot shpjegojnë në mënyrë kronologjike, që nga momenti kur një grup i vogël njerëzish u grumbulluan para portës me kangjella të Ambasadës, momentin kur çahet muri dhe një grup prej 63 personash hyjnë brenda në Ambasadë, e deri tek rritja e numrit deri në 3200 shqiptarë që kërkonin shpëtim dhe momenti kur mësojnë se do të lejoheshin të udhëtonin me autobusë në drejtim të Portit të Durrësit, për t’u nisur më pas për në vendet e Bashkimit Europian.

Në këtë kolazh shihen vështirësitë që kanë kaluar refugjatët për 10 ditë me radhë, duke qëndruar në ambiente të ngushta, ujë dhe bukë me orar dhe kushte higjiene të vështira.

Fotogaleri tregon edhe xhipat dhe automjetet e Sigurimit të Shtetit, që vazhdimisht u bëri thirrje qytetarëve që kishin kërkuar shpëtim në Ambasadën Gjermane, që të dilnin prej andej dhe të përballeshin me akuzat e ngritura nga regjimi.

Në fund, edhe me ndërhyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ata që fituan ishin refugjatët. Regjimi ra dakord që të organizonte dhe lejonte transportin e tyre në drejtim të Portit të Durrësit. Nisjet u bënë me autobusë gjatë orëve të natës së 12 korrikut.

Stuhi me reshje shiu, çfarë ndodhi në jug të vendit
Stuhi me reshje shiu, çfarë ndodhi në jug të vendit Gazeta Si 98 Shikime • 6 years më parë

Stuhi me reshje shiu, çfarë ndodhi në jug të vendit

Showing 47 out of 48