Videot kryesore
Kuqezinjtë nuk ishin të plotë nën urdhërat e Sylvinho-s, pasi Asani, Strakosha, Hoxha, Balliu dhe Mihaj mbërritën më vonë në shtëpinë e futbollit. Munguan edhe Ismajli me Pajazitin që për shkak dëmtimi, humbasin eleminatoren me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë. Seanca e dytë pritet që të zhvillohet me grupin e plotë të lojtarëve të grumbulluar.
Shtatlarti dardan shënoi golin e sigurisë në fitoren e Mallorca-s ndaj Elche-s kur vendasit kryesonin 3-1. Ishte goli i 9 sezonal për Vedat Muriqin që rendit i 3-ti pas Mbappe (Real Madrid) dhe Torres (Barcelona). Duke lënë pas Alvarez (Atletico) dhe Yamal (Barcelona).
Futbollisti shqiptar ndihmoi skuadrën e tij në fitoren e thellë, 5-0 ndaj Adana Demispor. Ai zhbllokoi sfidën dhe më pas e çoi rezultatin në 3-0 dhe 5-0. Këto ishin 3 golat e parë sezonalë që Bardhi shënoi në raundin e 18 të 1. Lig. Umraniyespor renditet në vendin e 15 me 21 pikë.
Kryeministri Edi Rama mblodhi Komiteti Kombëtar të Sigurisë në lidhje me epideminë e koronavirusit, megjithëse zyrtarisht deri më tani Shqipëria nuk ka deklaruar asnjë të prekur nga ky virus.
Rama bëri thirrje për qetësi dhe të mos përhapet panik.
“Shprehjen e nevojës për qetësi dhe për të mos e lënë veten që të çoroditemi nga infedemia. Nga klikimet në burime të absurditetit informativ, që me papërgjegjshmëri shpërndajnë lajme të rreme dhe rrisin efektin shumë të rrezikshëm të infedemisë duke krijuar ankth dhe panik”, deklaroi Kryeministri.
Rama tha se një prej godinave që do të përdoret si karantinë është Konvaleshenca në Durrës.
“Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcaktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ushtarakëve në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura”, u shpreh ai.
Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor shqiptar është në gatishmëri dhe në gjendje që paralelisht me përballimin e një epidemie të mundshme të koronavirusit në vend, të përballojë edhe patologjitë e tjera.
“Pra kemi siguruar normalitetin e punës sa u takon patologjive të tjera. Sistemi ynë shëndetësor, ka marrë masat dhe është në gatishmëri për të gjitha skenarët me të cilat mund të përballemi në të ardhmen. Probabilteti është që të prekë edhe Shqipërinë”, deklaroi ajo.
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama solli një statistikë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të argumentuar se nuk ka nevojë për panik.
“Mos harroni këtë statistikë të konfirmuar nga OBSH, 97 për qind e të prekurve nga koronavirusi shërohen. Së dyti, i prek të gjithë, askush nuk është imun, por godet fort më të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje, që janë të sëmurë. Përballohet me sukses nga persona të shëndetshëm dhe nga fëmijët. Kështu që është e rëndësishme që të informohemi në kohë reale nga burimet zyrtare, dhe të mbyllim sa më shumë derën e virusit të infodemisë që hyn përmes kanaleve, portaleve dhe burimeve të llogjeve dhe pazare dhe duke menaxhuar ankthin dhe panikun me solidaritet, duke besuar tek solidariteti dhe tek mbështetja e pakufijshme që ne u japim të gjithëve dhe jemi të përgatitur në çdo situatë”, tha Rama.
Edi Rama dhe Lulzim Basha pasqyruan krejt ndryshe gjendjen e fermerëve dhe të tregtarëve të fruta-perimeve në takimet që zhvilluan këtë të mërkurë në pak kilometra distancë nga njëri-tjetri. Kryeministri u ndal në tregun agro-ushqimor të Divjakës dhe tek një fermë e mbarështimit të lopëve në zonë, ndërsa kryedemokrati tek tregu agro-ushqimor i Rrogozhinës.
I shoqëruar nga kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Kryeministri vizitoi një pikë grumbullimi fruta-perimesh në Divjakë, që me financimet e BE-së në kuadër të programit IPARD ka zgjeruar kapacitetet dhe modernizuar ambientet.
Rama e solli si këtë rast si udhërrëfyes të transformimit të fshatit dhe orientimit të tregut drejt marrëdhënieve privat-privat.
Pas kësaj vizite, po në shoqërinë e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca Kryeministri Edi Rama u zhvendos në një fabrikë të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, që me mbështetjen e fondeve IPARD të Bashkimit Europian ka zgjeruar me një të tretën kapacitetin e prodhimit, me mbi 1 mijë kokë lopë.
Edhe këtë rast, Kryeministri e solli si shembull se më shumë sesa vullneti për punë i fermerëve me rëndësi të madhe është orientimi dhe përfshirja në një zinxhir prodhimi e tregtimi më të madh dhe më të sigurtë. Shembullin e orientoi duke pyetur sipërmarrësin e fabrikës.
Por, pak kilometra më në veri, Lulzim Basha bënte një panoramë krejt tjetër nga ajo e Edi Ramës. I ndalur në tregun agro-ushqimor të Rrogozhinës, Basha akuzoi Qeverinë se ashtu si mijëra biznese dhe qytetarë të tjerë ka lënë në mëshirë të fatit edhe fermerët, duke mos ofruar ndihmën e nevojshme financiare për të përballuar krizën e Covid19.
“E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim”, deklaroi Basha.
Veç Ramës dhe Bashës deklarata kundërshtuese me njëri-tjetrin dhanë edhe fermerët me të cilët ata u takuan. Sipërmarrësit me të cilët u takua Rama në Lushnje u shprehën të kënaqur në lidhje me punën e bërë, investimet në infrastrukturë dhe ndihmën e marrë dhe problematikat kryesore i lidhën përgjithësisht me mungesën e kulturës dhe mentalitetit të fermerit për t’iu bashkuar një zinxhiri prodhimi dhe tregtimi më të madh e që i garanton shitjen.
Të kundërtën shprehën fermerët dhe tregtarët me të cilët u takua Lulzim Basha në Rrogozhinë.
“Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë”, thanë ata, duke akuzuar drejtpërdrejtë Qeverinë se i ka braktisur në ditët e tyre më të vështira.
Kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte në dijeni të propozimit të opozitës së bashkuar në lidhje me hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve. Ai nënkuptoi se drafti do të shqyrtohet në Këshillin Politik dhe në komisionet parlamentare.
“Është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore që të trajtojë këtë çështje”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se ishte i pakënaqur me punën e drejtuesve politikë të socialistëve në qarqe.
“Nuk jam asnjëherë i kënaqur, as me veten time, lëre më me punën e drejtuesve politikë. Ne jemi në punë të përditshme dhe është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet mes institucioneve të pushtit qendror dhe lokal në bazë me qytetarët”, vijoi ai.
Këto deklarata, Rama i bëri pas takimit javor me shtabin elektoral për zgjedhjet 2021.