Videot kryesore
Ndryshimet cekin disa nene, kryesisht nenet që parashikojnë masat disiplinore për anëtarët e organeve të drejtësisë së re, por edhe nenin 221 të këtij ligji, që përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u emëruar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mes kushteve ishtë edhe ai që kandidatët duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Presidenti Meta fajësonte këtë nen që prej fillimit të vitit të kaluar si shkaktar të ngërçit për ngritjen e këtij Këshilli.
Një skenë surreale, e denjë për një film; ariu del nga shkurret pas krahëve të një fëmije, që qëndron i qetë, ashtu siç ndoshta nuk do të kishin vepruar pjesa më e madhe e të rriturve dhe gjithçka e fiksuar në objektivin e kamerës së një telefoni.
Skena është filmuar tek Dolomitet italiane. Fëmija ishte disa metra para grupit të të rriturve, në momentin që shfaqet ariu i murrmë në mes të shkurreve. Ajo që e bën skenën akoma më të frikshme është momenti kur ai ngrihet mbi dy këmbë.
Të rriturit që e shoqëronin, mes të cilëve edhe personi që e ka filmuar të gjithë skenën mbeten pa fjalë, ndërsa fëmija, pasi kthen me kujdes kokën pas për të parë se ku ndodhej ariu vazhdon që të zbresë me qetësi malin ku ishte ngjitur, madje fton edhe grupin e të rriturve që ndodheshin me të që të bënin të njëjtën gjë, pasi një hap i gabuar nga paniku mund të interpretohej si kërcënim nga ariu, që më pas mund t’i sulmonte.
Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe ariu, pasi qëndroi pezull për pak sekonda vrapoi në një drejtim tjetër nga vendndodhja e grupit të vizitorëve...ndoshta i trembur edhe ai vetë.
Një specie e rrallë për bregdetin shqiptar është filmuar në bregdetin
e Sarandës. Në videon e siguruar nga Gazetasi.al shihet një fokë duke notuar në
afër bregut të qytetit, e pa shqetësuar nga zhurmat përreth, duke notuar rreth
detit. Në një moment, në video shihet edhe kur foka ha një peshk.