Videot kryesore

Pinoku
Pinoku Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Traileri i Pinokut

Fundjava e izolimit
Fundjava e izolimit Gazeta Si 73 Shikime • 6 years më parë

Që pas orës 13:00 të ditës së sotme nuk do të lejohet asnjë qytetar në rrugë, për këtë arsye edhe mjetet e Ushtrisë kanë dalë në rrugë në mbështetje të Policisë së Shtetit.

⁣Rama: Vera na gjen në normalitet, pa kufizime
⁣Rama: Vera na gjen në normalitet, pa kufizime Gazeta Si 81 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama premton se sezoni turistik do ta gjejë vendin pa masa kufizuese dhe të hapur plotësisht për turistët nga e gjithë bota.

"Hotelet, restorantet, klubet, çdo plazh e çdo mal i Shqipërisë do të jenë të hapura pa masa kufizuese", thotë ai.

Kreu i Qeverisë shpërndau këtë të diel një spot të shkurtër në rrjetet sociale, ku thotë se Shqipëria siguroi vaksina kundër Covid kundrejt të gjitha parashikimeve.

Spoti është i ngjashëm me atë të publikuar disa ditë më parë e të lexuar nga aktori Robert Ndrenika me ndryshimin se këtë herë Rama është vetë narratori.

Mesazhi i ushtarit ukrainas pas bombardimeve: Mami, babi ju dua!
Mesazhi i ushtarit ukrainas pas bombardimeve: Mami, babi ju dua! Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

Mesazhi i ushtarit ukrainas pas bombardimeve: Mami, babi ju dua!

Kreu i PSD, Tom Doshi paraqitet në SPAK
Kreu i PSD, Tom Doshi paraqitet në SPAK Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

⁣Kreu i PSD, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Angli-Shqipëri 2-0
Angli-Shqipëri 2-0 Gazeta Si 56 Shikime • 1 year më parë

Përmbledhje e shkurtër e mbrëmjes në "Wembley"

Bushi në media për miqësoren ndaj Zvicrës
Bushi në media për miqësoren ndaj Zvicrës Gazeta Si 33 Shikime • 12 muaj më parë

Zvicra është një ekip që ne e kemi mundur para një viti. Mendoj se ekipi është më i konsoliduar tani.

Dy vajza nga Kazakistani, prostitucion në Tiranë
Dy vajza nga Kazakistani, prostitucion në Tiranë Gazeta Si 60 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Dy vajza nga Kazakistani, prostitucion në Tiranë

Femije duke fshire tekstet shkollore
Femije duke fshire tekstet shkollore Gazeta Si 187 Shikime • 7 years më parë

Femije duke fshire tekstet shkollore

Miratohet 5 qershori, Rama premton hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve
Miratohet 5 qershori, Rama premton hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Rezistenca e opozitës parlamentare kundër 5 qershorit u reduktua në një grusht votash në momentin e hedhjes për votim. Kuvendi miratoi me 97 vota pro, vetëm 6 kundër dhe 4 abstenime marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik mes Partisë Socialiste nga njëra anë dhe Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në anën tjetër.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama u shfaq i bindur se pakti i 5 qershorit me Partinë Demokratike do të miratohej me më tepër se 84, vota sa ishte minumumit, për të përçuar një mesazh për rëndësinë e këtij pakti. Ai i bëri thirrje opozitës parlamentare që ta mbështesë atë, madje edhe Myslim Murrizit.

Kryeministri Edi Rama u shfaq i bindur se pakti i 5 qershorit me Partinë Demokratike do të miratohet në Kuvend me më tepër se 84 vota për të përçuar një mesazh për rëndësinë e këtij pakti. Ai i bëri thirrje opozitës parlamentare që ta mbështesë atë.

“Do të ishte mirë që edhe Myslymi, zoti Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen dhe ta votonin, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë shqiptarët pa dallim edhe për ata, që përfaqësuesit i kanë jashtë Parlamentit se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik dhe Partia Demokratike është një realitet politik. Unë nuk e votoj me zemër, por e votoj me mendje marrëveshjen e 5 qershori”, deklaroi Rama.

Ramës iu përgjigj në emër të opozitës parlamentare, Myslim Murrizi. Që në nisje të fjalës së tij, ai tha se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nga 97 deputetë, 74 të Partisë Socialiste dhe 23 nga opozita parlamentare, që nuk është dakord me qëndrimin e mbështetur prej tij kundër kësaj marrëveshjeje. Murrizi e cilësoi marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik si zgjatim i paktit të 21 prillit të 2008, kur u mbyllën listat.

“Urime për votimin e 5 qershorit me 97 vota pro, se disa nga këta (opozita parlamentare) do ta bëjnë për t’i bërë qejfin Lulit, disa për të integruar Shqipërinë në BE. Por, Myslim Murrizi nuk e voton 5 qershorin sepse e ndan 5 qershorin me Kodin Zgjedhor. 5 qershori i hyn në punë vetëm 3 kryetarëve. Kodi Zgjedhor duhet të kishte brenda rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kodi Zgjedhor dhe 5 qershori janë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. 5 qershori është thjesht noterizim i prillit të 2008-ës”, u shpreh ai.

Megjithatë, Kryeministri Rama u shpreh i bindur edhe për hapjen e listave më 30 korrik. Mesazhi i dërguar prej tij ishte më shumë drejt ndërkombëtarëve, të cilëve u tha se hapja e tyre është vendim ekskluziv i politikës shqiptare.

“Ne nuk jemi shërbëtorë të askujt. Jemi të ndërgjegjëshëm se nuk jemi as SHBA, BE, as superfuqi bërthamore, por një vend i vogël, falë edhe miqve dhe partnerëve tanë. Por vjen puna do të hapim, apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Këtë e vendosim ne! Nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë. Ky Kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja”, u shpreh Rama.

Rama e pranoi se hapja e listave do të ndryshojë formulën e koalicioneve. Ai tha se koalicionet në formën aktuale do të jenë të pamundura, madje deklaroi se kjo formulë që po hiqet është unike në të gjithë botën.

“Formula e mënyrës sesi partitë futen në koalicion në zgjedhje do të ndryshojë. Do të kalojë nga një formulë që s’e ka askush në një formulë që e kanë të gjithë. ku ekziston tjetër ky lloj koalicioni, ku jemi edhe bashkë, jemi edhe më vete?!”, u shpreh Rama.

Çfarë parashikon marrëveshja e 5 qershorit

1.Identifikimi elektronik. ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet të nisë me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 për qind e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen të mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga KQZ. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.

2.KQZ do të ketë një zëvendëskomisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zëvendëskomisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ-në në trajnimin për procedurën.

3.Struktura e KQZ do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zëvendës i tij. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.

4.Grupet e numërimit. Dy grupe zyrtarësh jopolitikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri ndihmon dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë, ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita, ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.

5.Qendrat e votimit. Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim të drejtë nga pushteti dhe opozita dhe tre të emëruar me short nga KQZ, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si ndihmës, pa të drejtë vote.

6.ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit

7.Kolegji Zgjedhor do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.

8.Procesi i Apelit. Kolegji Zgjedhor që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar.

9.Depolitizimi. Nuk do të ketë ndryshime në administratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare e vendore. Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e administratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e administratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.

10.Kodifikimi. Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që të reflektojnë marrëveshjen para se ajo të kalojë në Parlament dhe pa ndryshime, apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik para votimit.

11.Masa shtesë. Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe administratës, keqpërdorimin e administratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës, apo manipulimin e rezultateve

12.Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 dhe 11 më lart, si dhe dy Shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më lart hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme (parlamentare dhe vendore).
Shënime: Propozimi për qeveri të përkohshme dhe drejtor policie të përkohshëm nuk do të përbëjë një kusht për pranimin dhe miratimin e sa më sipër. Nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit.

WhatsApp Video 2021-12-18 at 10
WhatsApp Video 2021-12-18 at 10 Gazeta Si 26 Shikime • 5 years më parë

Video votim referendum pd

Atentat Gentjan Bejtjas-1
Atentat Gentjan Bejtjas-1 Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

⁣Një atentat me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas ka ndodhur në Fushë-Krujë. Sëbashku me të ka mbetur i plagosur edhe shoku i tij, Klodian Stafuka. Shënjestër e atentatit ka qenë 41-vjeçari Gentian Bejtja, person i njohur për policinë, ndërsa Klodian Stafuka ka mbetur i plagosur për shkak se makina ka dalë jashtë rruge dhe jo nga plumbat.

Blegtorët në protestë
Blegtorët në protestë Gazeta Si 39 Shikime • 3 years më parë

⁣Rreth 100 blegtorë kanë bllokuar rrugën nacionale Kardhiq-Delvinë në shenjë proteste.
Zemërimi i tyre është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat
përpunuese, nga 180 lekë të reja për litër vitin e shkuar, në 120 lekë të reja për litër sot.

Atmosferë kuq e zi në Hamburg
Atmosferë kuq e zi në Hamburg Gazeta Si 51 Shikime • 2 years më parë

⁣Ka nisur
festa shqiptare në Hamburg ku tifozët shqiptarë kanë kthyer edhe policët
gjermanë në shqiptarë.

Pritja e Fredi Belerit pas lirimit me kusht
Pritja e Fredi Belerit pas lirimit me kusht Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

Pritja e Fredi Belerit ne Himare

Shqiptarët nuk kanë interes për futbollin
Shqiptarët nuk kanë interes për futbollin Gazeta Si 45 Shikime • 1 year më parë

⁣Zajmi plas bombën - Nuk ka interes për futbollin në vend...

Podcast-in e plotë e gjeni në ⤵
https://youtu.be/eyT8TjOvYcQ

#epërsi #podcast #podcastclips #football #podcaster #podcasting #soccer #podcasts #podcastlife #podcastshow #podcastshorts #tirana #partizani #fshf #kategoriasuperiore

Hoti gjen golin e parë në Turqi
Hoti gjen golin e parë në Turqi Gazeta Si 43 Shikime • 10 muaj më parë

Dardani Engjëll Hoti ishte heroi i Umraniyespor në fitoren ndaj Sivasspor. Atij ju deshën 2' në raundin e 11 për golin e vetëm të ndeshjes.

protesta video e pd.mp4
protesta video e pd.mp4 Gazeta Si 119 Shikime • 7 years më parë

Spoti i PD per protesten e 13 majit

Video e OBSH: Çfarë përmbajnë vaksinat?
Video e OBSH: Çfarë përmbajnë vaksinat? Gazeta Si 46 Shikime • 5 years më parë

⁣Vaksina është
një suspenzion i një agjenti infektiv (për shembull virus) ose i pjesëve të
tija. Suspenzioni jepet (zakonisht me injeksion) në mënyrë që të japë
rezistencë ose imunitet ndaj agjentit infektiv. Vaksinat e mësojnë sistemin
tonë imunitar të ndërtojë antitrupa specifikë kundër viruseve dhe baktereve që
i shkaktojnë sëmundjet ose toksinat e tyre. Në atë mënyrë
organizmi jonë armatoset për t’i luftuar këto, madje edhe pa
qenë i sëmurë paraprakisht. Pra, në të ardhmen kur trupi përballet
me viruset ose bakteret kundër të cilave bëhen vaksinat, ai
tashmë e di se si t’i mposhtë ato.

VID-20220109-WA0006
VID-20220109-WA0006 Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

atentati në fushë krujë

Showing 149 out of 166