Videot kryesore

Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve
Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve Gazeta Si 41 Shikime • 6 years më parë

Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të përfundojnë masat kufizuese të ndërmarra për mospërhapjen e infeksionit të koronavirusit, tashmë jo të bazuara tek aktet normative të Qeverisë, por tek ligji për sëmundjet infektive.

“Do të vijojnë të mbeten të ndaluara grumbullimet si rrezik i lartë për përhapjen e infeksionit, do të vijojë të mbetet karantinimi si rregull dhe do të jenë të gjitha masat në fuqi për të kufizuar përhapjen e këtij infeksioni. Strukturat e task forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë në punë 24 orë me kapacitet të plotë në të gjithë territorin dhe çdo thyrje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja bëri publik edhe planin e autoriteteve për të përballuar fluksin e shtuar të të infektuarve.

“Ne jemi duke u përgatitur për fazën e dytë për të hapur spitalin e ish-kirurgjive në QSUT për të përballuar flukset në rritje dhe jemi gati duke përfunduar rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital. Nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kalojnë këto kapacitete, do të shkojmë drejt hapjes së spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha Manastirliu.

Po në këtë njoftim, Manastirliu njoftoi edhe rinisjen e transportit publik, si një vendim i Komitetit të Ekspertëve. Ajo tha se rinisja e këtij aktivitetit do të fillojë me masa dhe protokolle sigurie, ku si për pasagjerët, ashtu edhe për personelin do të jetë me detyrim mbajtja e maskës.

Greva e naftetareve ne Ballsh
Greva e naftetareve ne Ballsh Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Greva e naftetareve ne Ballsh

Aksidenti te Kopshti Botanik, momenti kur kolegët i japin ndihmën e parë dy policëve
Aksidenti te Kopshti Botanik, momenti kur kolegët i japin ndihmën e parë dy policëve Gazeta Si 82 Shikime • 5 years më parë

⁣Aksidenti te Kopshti Botanik, momenti kur kolegët i japin ndihmën e parë dy policëve

Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas
Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas Gazeta Si 50 Shikime • 5 years më parë

⁣Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas

Gjiknuri: Monetizojmë impiantet përmes prodhimit të energjisë
Gjiknuri: Monetizojmë impiantet përmes prodhimit të energjisë Gazeta Si 80 Shikime • 4 years më parë

⁣Gjiknuri: Monetizojmë impiantet përmes prodhimit të energjisë

Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë
Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë Gazeta Si 94 Shikime • 4 years më parë

⁣Protesta e thirrur nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar, që PD thotë se e ka ngritur bashkë me shoqërinë civile nisi pak para orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme.

Dhjetra protestues, mes të cilëve aktivistë të shoqërisë civile dhe drejtues të Partisë Demokratike u mblodhën para këtij institucionit me parrulla ku veç dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi kërkohej edhe dorëheqja e Edi Ramës.

Protesta me moton “Nuk e vrau varka, e vrau shteti” u thirr pas tragjedisë së Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, komisar policie me detyrë në Elbasan i shkarkuar tashmë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Protesta mbështet edhe nga Partia e Lirisë, ndërsa Ilir Meta dhe Sali Berisha nga PD kanë deklaruar se ajo është vrasje shtetërore, duke e cuar zinxhirin e përgjegjësise deri te Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, pak para nisjes së protestës ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga godina e Ministrisë, duke deklaruar se nuk dëshironte që të keqkuptohej qëndrimi i tij brenda si provokim ndaj protestuesve.

Protestës iu bashkua edhe Sali Berisha e Ilir Meta, që thanë se shkonin aty si qytetarë. Berisha akuzoi Ramën se po shmangte përgjegjësinë dhe e fajësoi atë si njeriu që e politizoi ngjarjen.

Sipas Berishës, 7-vjecarja u vra nga njeriu i shtetit, duke iu referuar faktit që Arjan Tase ishte punonjës i policisë.

Pas Ministrisë së Brendshme, protesta u zhvendos para Kryeministrisë dhe Presidencë. Me thirrjet "Presidenti kukull", ata lanë 72 orë afat për dorëheqjen e 2 ministrave Çuçi dhe Kumbaro.

200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. Kapen armë, drogë dhe para
200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. Kapen armë, drogë dhe para Gazeta Si 93 Shikime • 2 years më parë

⁣200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. Kapen armë, drogë dhe para

Monika Kryemadhi shkon sërish në SPAK
Monika Kryemadhi shkon sërish në SPAK Gazeta Si 61 Shikime • 1 year më parë

⁣Monika Kryemadhi shkon sërish në SPAK

Traversë dhe gol
Traversë dhe gol Gazeta Si 30 Shikime • 11 muaj më parë

Julian Shehu godet traversën dhe më pas shënon, por Gornik fitoi sërish ndaj Widzew në kampionatin polak.

Dimër i parakohshëm, Kukësi zbardhet nga reshjet e dëborës
Dimër i parakohshëm, Kukësi zbardhet nga reshjet e dëborës Gazeta Si 35 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Verilindja e vendit është zbardhur mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës në Kukës, Bajram Curri dhe Dibër.
Mësohet se në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, reshjet kryesisht kanë qenë në formë dëbore. ⁣Në Kukës njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim.
Policia u bën thirrje drejtuesve të mjetit që të qarkullojnë me kujdes të shtuar në rrugë.

Basha paraqitet në prokurori: Akuza për të tërhequr vëmendjen nga publikimet e Bild
Basha paraqitet në prokurori: Akuza për të tërhequr vëmendjen nga publikimet e Bild Gazeta Si 124 Shikime • 7 years më parë

Lulzim Basha nuk ka pritur 20 qershorin, datë e caktuar nga prokuroria për ta shoqëruar atë me forcë mbi akuzën e pastrimin të parave në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është paraqitur vetë 24 orë më parë.

Mes lotëve, nigeriani nga Greqia fiton çmimin MVP në NBA
Mes lotëve, nigeriani nga Greqia fiton çmimin MVP në NBA Gazeta Si 89 Shikime • 7 years më parë

Mes lotëve, nigeriani nga Greqia fiton çmimin MVP në NBA

Mrekullia e të notuarit mes delfinëve
Mrekullia e të notuarit mes delfinëve Gazeta Si 59 Shikime • 7 years më parë

Mrekullia e të notuarit mes delfinëve

Banorët e Astirit bllokojnë Unazën e Re. Në protestë mori pjesë edhe Lulzim Basha
Banorët e Astirit bllokojnë Unazën e Re. Në protestë mori pjesë edhe Lulzim Basha Gazeta Si 55 Shikime • 7 years më parë

Policia nisi ditën e premte arrestimet e protestuesve të Unazës së Re, duke argumentuar se kishin hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, që sipas uniformave blu kanë ashpërsuar dënimet për bllokimin e rrugëve.

lojera fati,
lojera fati, Gazeta Si 79 Shikime • 7 years më parë

Procedohen penalisht tre shtetas per aktivitetin e paligjshem te lojerave te fatit

J'ACCUSE.mp4
J'ACCUSE.mp4 Gazeta Si 64 Shikime • 7 years më parë

“J’Accuse” flet për një rast të famshëm gjyqësor të fundviteve ‘800, por denoncon intolerancën e sotme. Është një makineri përbaltjeje që nuk kursen askënd (mbi të gjitha regjisorin)

kercen ne TikTok, prapa ka fantazmen
kercen ne TikTok, prapa ka fantazmen Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Videoja e një të riu në TikTok është bërë virale pasi një figurë misterioze u vu re në sfond pas tij, pavarësisht se kërcimtari pretendon se ai ishte vetëm në shtëpi. Video u postua nga përdoruesi i TikTok, Reuben, i njohur si @reubix_cube, i cili kërcente me këngën e Doja Cat, “Say So”. Në titullin e postuar krahas videos thuhej mes të tjerash: “Jam vetëm në shtëpi, kështu që mësova një valle të TikTok”.
Por përdorues të tjerë të këtij rrjeti social që panë videon ishin përqëndruar në diçka tjetër përveç lëvizjeve të tij të vallëzimit, pasi ata vunë re një figurë të errët të fshehur në sfond.

⁣Rama nuk paragjykon tre propozimet e PD
⁣Rama nuk paragjykon tre propozimet e PD Gazeta Si 46 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama nuk paragjykon tre propozimet e PD për amendimin e Kushtetutës, që lidhen me vettingun e politikanëve, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore siç ishin para ndryshimeve të njëanshme të korrikut të vitit të kaluar dhe rikthimin e komunave.

Megjithatë ai u tregua i gatshëm që të ulet në bisedime me opozitën.

“Nuk dua të jap opinione para se t’i jap këtij dialogu një mundësi reale dhe të kemi fuqi që t’i ballafaqojmë . Cilësia e një bashkëjetese, në çdo instancë nuk përcaktohet nga sa shpesh biem dakord por nga mënyra se si nuk biem dakord. Opozita ka bërë 3 propozime, ne kemi detyrën që t’u japim mundësinë këtyre diskutimeve pa dëmtuar këtë proces diskutimi duke dhënë paraprakisht opinione përfundimtare”, tha Rama.

Kryeministri u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Ky i fundit i dorëzoi raportin e progresit të vendit për 2021. Rama e shfrytëzoi kohën e marrë për përgjigje duke caktuar një kusht për dialogun, që nuk lidhet me përmbajtjen e propozimeve të opozitës, por me formatin e procesit.

“Një gjë do ta përsëris edhe në sy të ambasadorit, nuk ka më dialog në anglisht me opozitën. Nuk kemi pse fusim në siklet dhe miqtë tanë. Dialogje më anglisht mes shqiptarësh…mund të ketë, por jo përsa kohë drejtoj unë Kryeministrinë”, u shpreh ai.

Sa për përmbajtjen e propozimeve, nuk përjashtoi asgjë nga ndryshimet e mundshme të Kushtetutës.

“Vetëm Biblën dhe Kur’anin nuk mund të ndryshojmë, çdo gjë tjetër po nëse biem dakort. Mund të ketë vend për diskutim, por asgjë që nuk është e pandryshueshme”, u shpreh ai.

Rëndësisë së dialogut politik, sidomos në Kuvend i mëshoi edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, por duke shtuar se BE mbetet e gatshme që të ofrojë ndihmën e saj në lehtësimin e këtij dialogu, pavarësisht se Rama përjashtoi “dialogun në anglisht me opozitën”.

“Kuvendi është foltorja ku bëhen diskutimet, ku dialogu dhe negociatat duhet të ndodhin. Ne inkurajomë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë temat që janë për diskutimi. Nëse do të na kërkohet për asistencë do të shohim nëse kjo gjë është e mundshme dhe do ndihmojmë në spekterin politik siç kemi bërë gjithmonë”, deklaroi Ambasadori.

Sa i takon gjetjeve të raportit, Kryeministri tha se ai është udhërrëfyesi më i mirë për qeverinë dhe vlerësuesi më objektiv i përparimit të vendit. Rama mbrojti patronazhistët, tha se ishte krenar për ta, ndërsa u shpreh i hapur që të gjitha akuzat në lidhje me të dhënat personale të qytetarëve të hetohen.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporti njeh një progres të lehtë, por vë theksin te nevoja për ta luftuar sidomos korrupsionin në nivele të larta.

Helmimi në Krujë, i riu tregon situatën në urgjencën e spitalit
Helmimi në Krujë, i riu tregon situatën në urgjencën e spitalit Gazeta Si 21 Shikime • 5 years më parë

⁣Helmimi në Krujë, i riu tregon situatën në urgjencën e spitalit

Inceneratori i Fierit, administratori: Në fazë kolaudimi
Inceneratori i Fierit, administratori: Në fazë kolaudimi Gazeta Si 86 Shikime • 4 years më parë

⁣Inceneratori i Fierit, administratori: Në fazë kolaudimi

Showing 102 out of 159