Videot kryesore
Presidenti i FFK, Ademi do tw deklaronte - “Grupi D, ku do të jemi ne, në rast kualifikimi, është me tri kombëtare dhe tri shtete të respektueshme. Por, ne fillimisht duhet t’i kalojmë edhe dy hapa, me Sllovakinë e pastaj me Turqinë dhe Rumaninë.
“E qartë është zgjidhja që mbështet gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe patjetër edhe shumica dërmuese e popullit shqiptar, që do të thotë se zgjedhjet nuk janë të politikanëve, janë të popullit. Populli ka të drejtë të zgjedh në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe nga ligji dhe politikanët kanë detyrë të paraqiten para popullit. Kush nuk paraqitet para popullit është i lirë ta bëjë, por historia ka treguar se jo vetëm nuk fiton asgjë, por përkundrazi paguan një kosto të madhe politike”, deklaroi Kryeministri në një intervistë të dhënë për Radio Europa e Lirë.
Partia Demokratike akuzon Qeverinë se nga babazia për të vjedhur ka klasifikuar sekret shtetëror, duke mos bërë transparencë për publikun edhe vlerën e tenderave edhe për letrat higjienike që duhet të përdorin pacientët e infektuar me Covid-19.
“Nuk u ngopën duke vjedhur me maskat për mjekët, me testimet për qytetarët, me respiratorët për më të goditurit nga virusi, pajsije që i kanë blerë deri në 4 fishin e çmimit të tregut, por janë vërsulur deri aty ku nuk ia pret mendja askujt- tek letrat higjenike. Më dëgjuat shumë mirë. Kanë klasifikuar sekret blerjen e letrave higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor. Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 Prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes ketyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Bardhi akuzoi se Qeveria po përdor interesin thelbësor të shtetit, atë të sigurisë kombëtare për të mbuluar vjedhjen e radhës me tenderin sekret të letrave higjenike.
“Jam i sigurt që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje. Ky është treguesi më domethënës se deri ku shkon babëzia për të vjedhur paratë e shqiptarët, të cilët për shkak të pandemisë dhe mungesës së ndihmës nga qeveria e letrave higjienike sekret, janë edhe më të dobët ekonomikisht”, vijoi Bardhi.
PD thotë se bëhet fjalë për një skemë të mirëfillte vjedhjeje të parave të shqiptarëve.
“Forma e re për të abuzuar me paratë e shqiptarëve në këtë kohë pandemie është klasifikimi sekret me firmën e tij të tenderave antiCOVID. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit. Le të dalë Edi Rama dhe të thotë ku është sekreti shtetëror tek tek fakti sa letra higjienike blen? Cili interesi thelbësor i shtetit cënohet, nëse bëhet publike kontrata për të blerë letrat higjienike për shembull?”, deklaroi ai.
Sipas PD-së, arsyet se përse tendera të tillë klasifikohen si sekret shtetëror nuk lidhet me sigurinë kombëtare.
“Janë çmimet stratosferike, abuzimi dhe korrupsioni arsyeja pse Edi Rama i ka shpallur këto tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientëve e tij në kohën më të vështirë për qytetarët”, vijoi Bardhi.
Më shqetësuese se këto vendime të Qeverisë, PD sheh apatinë e prokurorisë.
“Akoma më shqetësuese është heshtja e prokurorisë, karantinimi i saj, futja në xhepin e Edi Ramës, që ka bërë që hajdutët e qeverisë të marrin zemër. Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqënia e qytetarëve janë në rrezik”, deklaroi Bardhi.
Më herët PD ka akuzuar Qeverinë se ka shpallur në kundërshtim me ligjin si sekret shtetëror tenderat ku ka blerë respiratorë me dyfishin e çmimit, testimet 4 herë më shtrenjë dhe maskat 2-3 herë më shumë se çmimet e tregut.
Socialistët miratuan në Komisionin e Ekonomisë projektligjin që kalon Parkun e Butrintit nën menaxhimin e një fondacioni privat.
Ky ishte hapi i fundit para se të kalojë në seancë plenare për miratim. Opozita e cilëson këtë marrëveshje dhënie me koncesion të trashëgimisë kulturore, që i hap rrugë ndërtimit të hoteleve dhe resorteve në Parkun e Butrintit.
Por, ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se nuk bëhet fjalë për dhënie me koncesion, por për bashkëmenaxhim mes një fondacioni privat dhe Ministrisë së Kulturës.
Seanca u shoqërua me debate, jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe mes vetë mazhorancës.
Deputeti Erion Braçe kërkoi që në ligj të shtohej një pikë, ku Qeverisë t’i lihej detyra që të mbronte paprekshmërinë e zonës së mbrojtur përreth zonës A3, e cila është zona arkeologjike e Butrintit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se kjo nuk ishte objekt i marrëveshjes, propozim që u përkrah edhe nga zëvendëskryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti.
Pas një seance maratonë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, për dosjen hetimore të privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani.