Top videos

I papërmbajtshmi Vedat Muriqi
I papërmbajtshmi Vedat Muriqi Gazeta Si 21 Vues • 7 mois depuis

Sulmuesi dardan sh⁣ënoi 3 golat e fitores s⁣ë Mallorca-s ndaj Athletic Bilbao-s duke u ngjitur n⁣ë vendin e dyt⁣ë pas Mbappe me 14 gola, 48 n⁣ë total p⁣ër Mallorca-n, i vet⁣ëm pas Samuel Eto'o

⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes
⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes Gazeta Si 20 Vues • 5 années depuis

Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.

Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.

Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.

“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.

Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.

“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.

Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.

“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

Asist dhe 2 gola, Seferi fiton derbin ndaj Bekajt
Asist dhe 2 gola, Seferi fiton derbin ndaj Bekajt Gazeta Si 19 Vues • 10 mois depuis

7 gola dhe 3 asist në 9 javë të Ligës së parë e bëjnë Taulant Seferin, Leaderi-in e Bodrumspor që kryeson me 20 pikë në nivelin e dytë të futbollit turk. Në javën e 9-të Seferi shënoi dy gola dhe shërbeu për një tjetër ndaj Hatayspor që në portë ka dardanin Visar Bekaj (ish Tirana).

Edhe të mëdhenjtë duhet të kenë një mjet identifikimi
Edhe të mëdhenjtë duhet të kenë një mjet identifikimi Gazeta Si 18 Vues • 6 mois depuis

Shihni se si Roger Federer, Rafael Nadal dhe Iga Swiatek ndalohen të futen në impiantet e tenisit pa badge-in e zakonshëm identifikues.

Përmbledhja e më të mirave në British GP në Moto GP
Përmbledhja e më të mirave në British GP në Moto GP Gazeta Si 16 Vues • 1 an depuis

Italiani Bezzecchi u bë fituesi i 11 në 11 garat e fundit në Silverstone. Nje fundjavë kaotike ku flamuri i kuq, rrëzimet dhe tërheqjet nga gara, ishin kryefjala e saj.

Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq
Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq Gazeta Si 15 Vues • 6 journées depuis

⁣Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq

Atentat Gentjan Bejtjas
Atentat Gentjan Bejtjas Gazeta Si 14 Vues • 5 années depuis

⁣Një atentat me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas ka ndodhur në zonën e Niklës në Fushë-Krujë. Së bashku me të ka mbetur i plagosur edhe shoku i tij, Klodian Stafuka.
Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore.

Gruda eleminon Man Utd nga FA Cup
Gruda eleminon Man Utd nga FA Cup Gazeta Si 14 Vues • 7 mois depuis

Shkodrani q⁣ë p⁣ërfaq⁣ëson Gjermanin⁣ë zhbllokoi sfid⁣ën q⁣ë Brighton fitoi 2-1 n⁣ë "Old Trafford" n⁣ë "FA Cup".

Dakar 2026
Dakar 2026 Gazeta Si 11 Vues • 7 mois depuis

Pëmbledhje e më të mirave në Prolog dhe Etapën e parë

Ndryshimet Klimatike
Ndryshimet Klimatike Gazeta Si 1 Vues • 7 années depuis

Qeveritë globale po planifikojnë të prodhojnë 120 përqind më shumë lëndë djegëse fosile deri në vitin 2030, në kundërshtim me kufirin e ngrohjes globale, për të cilën kanë rënë dakord në “Marrëveshjen e Klimës” në Paris, në vitin 2015. Të gjitha vendet kryesore prodhuese të lëndëve djegëse fosile përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Arabinë Saudite, Indinë dhe vende të tjera kanë plane ambicioze për të rritur prodhimin, sipas një raporti të ri nga organizata kryesore kërkimore në Kombet e Bashkuara.

Dimër në pranverë, Thethi zbardhet nga bora
Dimër në pranverë, Thethi zbardhet nga bora Gazeta Si 1 Vues • 1 an depuis

⁣Edhe pse në pranverë, temperaturat janë ulur dhe janë
rikthyer reshjet në të gjithë vendin.

Ndërkohë nuk ka munguar as dëbora në Theth. Në videon e
siguruar nga Gazetasi.al, shihet aksi Bogë-Theth i mbuluar nga bora.

Kthimi i Alvinit nga Siria, qeveria shpjegon pse u bllokua operacioni
Kthimi i Alvinit nga Siria, qeveria shpjegon pse u bllokua operacioni Gazeta Si 0 Vues • 7 années depuis

Kryeministri Edi Rama duke shfrytëzuar të drejtën e tij, iu shmang interpelancës së thirrur nga opozita në Parlament për çështjen e shqiptarëve të bllokuar në kampin Al Hol që kontrollohet nga ISIS. Ai ia delegoi këtë përballje ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Edhe pse interpelanca ishte thirrur me ministrin e Jashtëm, detyrë që ushtrohet nga Rama, kryeministri preferoi të mos shfaqej sot. Kjo “shmangie” u kontestua nga deputeti i opozitës, Andi Përmeti dhe shkaktoi jo pak përplasje me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Andrea, biografia e fshatit Dhermi dhe lidhja me "disidentin" Petro Marko
Andrea, biografia e fshatit Dhermi dhe lidhja me "disidentin" Petro Marko Gazeta Si 0 Vues • 7 années depuis

Andrea, biografia e fshatit Dhermi dhe lidhja me "disidentin" Petro Marko

Showing 169 out of 169