Videot kryesore
Policia ka asgjësuar rreth 270 bimë kanabis dhe sekuestruar dy kilogram hashash të tharë gati për shitje në një operacion të ndërmarrë në Milot.
Droga ishte e mbjellë në katin përthes të një shtëpie private të marrë me qira nga 24-vjeçari me inicialet Y.B., me vendlindje Burrel.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesë, veç sasisë së drogës gati për treg dhe bimëve të asgjësuara, policia gjeti edhe një lidhje të paligjshme të enegjisë elektrike.
Përmes kësaj lidhjeje, autori kishte shmangur matësin e rrymës, duke e siguruar energjinë direkt nga rrjeti. Për këtë arsye, policia ka ndaluar edhe elektriçistin e zonës të OSHEE me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ky është rasti i tretë që policia asgjëson brenda pak ditëve shtëpi bari në vend. Më parë aksione të ngjashme kanë asgjësuar sasi të konsiderueshme bimësh hashashi në Tiranë dhe Vlorë.
Në tetor të 2023, Shkurte Fejza çoi peshë zemrat
e tifozëve në stadium para ndeshjes Shqipëri-Çeki me këngën “Mora Fjalë”, këngë
që i kushtohet komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
Kjo këngë prej kohësh është kthyer në një himn
sa herë luan Shqipëria, duke u kënduar në kor. Por kjo nuk ka ndodhur ndeshjet
e fundit pasi “Mora Fjalë” është ndaluar të këndohet.