Videot kryesore
Ish traineri i Kombëtares vëren me keqardhje se në ishull nuk guxuam të sulmonim një skuadër që nuk ishte në ditën e saj më të mirë.
Podcastin e plotë e gjeni në - https://youtu.be/F1SdDAfHzT0
#epërsi #podcast #podcastclips #podcaster #podcasting #podcasts #england #worldcup #worldcup2026
Skiatorja e lindur në Itali por që garon për Shqipërinë, evitoi rrëzimin në zbritjen e dytë dhe u rendit e treta në Slalomin e zhvilluar në "Cooper Mountain" në Kolorado, Shtetet e Bashkuara. Në Klasifikimin e përgjithshëm ajo qëndron 90 pikë larg, Mikaela Shiffrin.
Një arbitër 31-vjeçar u rrëzua përtokë gjatë një ndeshje të ligës superiore boliviane dhe vdiq pasi u dërgua në spital. Ndeshja mes klubeve Always Ready dhe Oriente Petrolero u luajt në Stadiumin Komunal në El Alto, që është në një lartësi rreth 3.900 metra mbi nivelin e detit.
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e premte me një kafe-takim me banorë të njësisë bashkiake numër 11 në Tiranë. Në këtë takim, ashtu si edhe në takimet e tjera të këtij lloji në Tiranë, kreu i Qeverisë shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, gjatë orëve të mëngjesi ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Shkodrës. Mësohet se seanca në ngarkim të ish-deputetit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Të gjithë kolegët e tij e tij, së bashku me mbështetës të opozitës, janë mbledhur për të mbështetur ish deputetin. Në prani të gjykatës janë edhe forca të policisë, mes tyre dhe efektive të FNSH.
Kompanite britanike të prodhimit të automjeteve janë shumë prapa në krahasim me koleget e tyre amerikane dhe gjermane sa i takon modeleve elektrike.
Këtë diferencë synon që ta shkurtojë kompania Lotus me modelin e saj “Evija”.
Bëhet fjalë për të parën makinë britanike krejtësisht elektrike me një kosto që pritet të shkojë rreth 2.5 mln euro.
Kompania premton se “Evija” do të jetë makina më e fuqishme elektrike në botë, me kapacitetin për të kapur 300 kilometra në orë për më pak se 9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale mbi 340 kilometra për orë.
Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Pogradecit këtë të shtunë.
Pamjet e siguruara nga gazeta “Si”, tregojnë shtëllungat e tymit që dalin nga shtëpia në fjalë. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në këtë banesë.
Duke sjellë në vëmendje një deklaratë 2016-ës të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mensat sociale të hapura nga bashkia dhe dokumentacionin që kërkohet aktualisht për të ngrënë në këto mensa, Partia Demokratike thotë se ranë maskat e kryebashkiakut të kryeqytetit, që përdor këto mensa për propagandë.
“Erion Veliaj është kryebashkiaku mashtrues dhe me dy fytyra i Tiranës. Njërën fytyrë e ka për propagandën e shtrenjtë në ekrane, fytyra tjetër është ajo më pranë të vërtetës, shpërfillja e më të pamundurve deri në refuzimin e një pjate supë”, deklaroi nga Selia Blu, Orjola Pampuri.
PD iu referua një investigimit të emisionit “Boom”.
“Faktet e ofruara nga emisioni investigativ “Boom” janë të pakundërshtueshme. Të sigurosh një pjatë në mensat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci sesa të gjesh një punë. Në rrugët e Tiranës në këto ditë të ftohta dimri gjen plot njerëz që enden rrugëve, të pamundur për t’u ushqyer, apo për të siguruar një çati ku të shmangin të ftohtin. Ata i duhen kryemashtruesit të Tiranës vetëm për festa, që të verë përparësen, të marrë garuzhden, e të shesë një realitet të rremë, kur, në të vërtetë, pjatën e ngrohtë e pengon një mal me burokraci”, shtoi Pampuri.
Në dytën e dytë të zbritjes në terren, njësia speciale “Operacioni Forca e Ligjit” njoftoi se ka dorëzuar kërkesat për të provuar burimin e ligjshëm të pasurive tek Lulzim Berisha në Durrës dhe tek Ardian Çapja në Elbasan.
I pari u dënua në 2012 me burgim të përjetshëm për një sërë akuzash të rënda, por u lirua me kusht në 2016 pas një vendimi të kundërshtuar të Gjykatës së Apelit të Durrësit. Ndërkohë, për Ardian Çapjan ka dyshime se është i përfshirë në aktivitetin e vrasjeve me pagesë përgjatë periudhës 2009-2016 dhe akuzohet gjithashtu edhe për “vrasje të efektivit të policisë, mbetur në tentativë”, në një ngjarje të ndodhur pak vite më parë në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se Ardian Çapja ka qëlluar ndaj një patrulle policore.
300 të burgosur të dënuar për vepra të lehta do të lirohen për t’u ngujuar në shtëpitë e tyre për 3 muajt e ardhshëm.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri publike detajet e aktit normativ të ndërmarrë nga Qeveria ditën e hënë. Gjonaj tha se aktualisht nuk ka asnjë të prekur nga CoVid-19 në sistemin e burgjeve, si punonjës, ashtu edhe të dënuar, ndërsa tha se kategoria e personave që do të lirohen janë përzgjedhur të dënuarit që vuajnë nga një shqetësim shëndetësor tjetër.
“Deri më tani nuk ka asnjë rast dhe masat e marra kanë funksionuar. Qeveria mori një masë të rëndësishme dhe të arsyeshme në këtë drejtim. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë Qeveria mori një akti normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre të gjithë ata persona të dënuar me vendim të formës së prerë, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ u ka mbetur pa kryer deri në 3 vjet burgim dhe të gjithë ata persona të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pra sot, u ka mbetur për të vuajtur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë 60 ose më shumë vjeç dhe që vuajnë nga një sëmundje kronike që i bën vulnerabël nga virusi CoVid-19”, tha Gjonaj.
Ministrja e Drejtësisë shtoi se nga ky rregull përjashtohen personat e dënuar për një vepër penale të rëndë dhe ata që kategorizohen si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.