Videot kryesore


Gjithçka nisi me mbërritjen e Presidentit Ceferin në Rinas dhe pritjen me tapet të kuq, që FSHF dhe Presidenti Duka, kishte rezervuar për të. Në mbrëmje, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, drejtues të federatave evropiane dhe emra të njohur ish futbollistësh, u mblodhën në "Arenën Kombëtare" ku përjetuan mikpritjen tradicionale shqiptare.


Qeveritë globale po planifikojnë të prodhojnë 120 përqind më shumë lëndë djegëse fosile deri në vitin 2030, në kundërshtim me kufirin e ngrohjes globale, për të cilën kanë rënë dakord në “Marrëveshjen e Klimës” në Paris, në vitin 2015. Të gjitha vendet kryesore prodhuese të lëndëve djegëse fosile përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Arabinë Saudite, Indinë dhe vende të tjera kanë plane ambicioze për të rritur prodhimin, sipas një raporti të ri nga organizata kryesore kërkimore në Kombet e Bashkuara.


UEFA mbylli ditët shqiptare me një vizitë në selinë e Kryeministrisë ku u prit nga Kryeministri, z. Edi Rama. Presidenti Čeferin , Presidenti Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend.


Kryeministri Edi Rama duke shfrytëzuar të drejtën e tij, iu shmang interpelancës së thirrur nga opozita në Parlament për çështjen e shqiptarëve të bllokuar në kampin Al Hol që kontrollohet nga ISIS. Ai ia delegoi këtë përballje ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Edhe pse interpelanca ishte thirrur me ministrin e Jashtëm, detyrë që ushtrohet nga Rama, kryeministri preferoi të mos shfaqej sot. Kjo “shmangie” u kontestua nga deputeti i opozitës, Andi Përmeti dhe shkaktoi jo pak përplasje me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.