Videot kryesore


Videoclip-i i dasmës së Diogo Jota-s, portugezit të Liverpool që humbi jetën në orët e para të së enjtes, 3 Korrik 2025 në një aksident automobilistik pranë Zamora-s në Spanjë. Bashkë me të në makinë ishte dhe vëllai 25 vjecar, Andre Silva (futbollist me Penafiel).


Qeveritë globale po planifikojnë të prodhojnë 120 përqind më shumë lëndë djegëse fosile deri në vitin 2030, në kundërshtim me kufirin e ngrohjes globale, për të cilën kanë rënë dakord në “Marrëveshjen e Klimës” në Paris, në vitin 2015. Të gjitha vendet kryesore prodhuese të lëndëve djegëse fosile përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Arabinë Saudite, Indinë dhe vende të tjera kanë plane ambicioze për të rritur prodhimin, sipas një raporti të ri nga organizata kryesore kërkimore në Kombet e Bashkuara.


Kryeministri Edi Rama duke shfrytëzuar të drejtën e tij, iu shmang interpelancës së thirrur nga opozita në Parlament për çështjen e shqiptarëve të bllokuar në kampin Al Hol që kontrollohet nga ISIS. Ai ia delegoi këtë përballje ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Edhe pse interpelanca ishte thirrur me ministrin e Jashtëm, detyrë që ushtrohet nga Rama, kryeministri preferoi të mos shfaqej sot. Kjo “shmangie” u kontestua nga deputeti i opozitës, Andi Përmeti dhe shkaktoi jo pak përplasje me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.