Videot kryesore
Dy gjysmëfinale spektakolare dhe dy përmbysje të çmendura nga dy ekipe angleze. Pas Liverpulit edhe Totenham ka bërë mrekullinë, duke përmbysur humbjen e parë në shtëpi me Ajaksin dhe ka triumfuar në Amsterdam 2-3.
Historia e Antetokounmpo qe u rrit me kulturën greke duke mësuar gjuhën, duke shkuar në shkollë dhe duke filluar të luante basketboll që në moshën 7-vjeçare. Por kur ai ishte në shtëpi me familjen e tij, ai gjithmonë ishte një nigerian, duke i ruajtur edhe traditat e vendit nga vinin prindërit e tij.
Është mbajtur këtë vit maratona me 70 notarë që garuan për të kaluar me not ngushticën nga Ksamili në Korfuz.
Në maratonën 2 milje të gjatë morën pjesë notarë nga shumë vende të botës, deri në Australinë e largët.
Ky ishte edicioni i dytë i kësaj maratone që si qëllim primar të saj ka promovimin e turizmit në këtë pjesë të rivierës shqiptare.
Nisja e notarëve u bë nga vendi i quajtur “Pema e Thatë” dhe ata kaluan në pjesën më të ngushtë mes Ksamilit dhe Korfuzi. Kjo maratonë noti është edhe një homazh për të gjithë ata të rinj që humbën jetën në këtë ngushticë, në përpjekje për t’ju arratisur regjimit komunist.
Shumë kanë dëgjuar për prezantuesin dhe gazetarin e famshëm Bruno Vespa, por edhe për këngëtarin që jemi rritur me këngët e tij, si “Margherita”, e Ricardo Cocciante-s. Kanë qenë figura të shquara si Kukan apo Lunacek, në aspektin politik e diplomacisë, por sipas Tashos, kryesorët në objektivin e tij kanë qenë Vespa apo Cocciante. Ky projekt, ka qenë mbase një ndër projektet më të bukura e ambicioze të tij, ku në fokus të fotografive ka qenë veshja e tyre me kostume popullore shqiptare nga zona të ndryshme të vendit. Tasho, e ka shpjeguar në detaje këtë gjë për “Gazetën Si”.
Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, ku një ditë më parë u helmuan 60 gjimnazistë kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës këtë të enjte duke penguar mësimin.
Ata kërkojnë garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi edhe mëngjesin e sotëm dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen si pasojë e helmimit, pasi një nxënëse u dërgua në urgjencë në gjendje të fikti.
Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjëve janë pasojë e helmimit me spraj ditën e mërkurë, apo ambientet e shkollës janë të paajrosura ende dhe me gjurmë të gazit që dyshohet se është përdorur nga dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.
Por, drejtorja e Zyrës Arsimore të Fierit, Yllka Beci thotë se vajza në fjalë nuk kishte humbur ndjenjat për shkak të helmimit, por për një tjetër arsye. “A mund të them një gjë si nënë, si prind, si motër jashtë kamerave?! Vajza është shtatzënë”, deklaroi ajo.
Ndërkohë, ndaj dy të adoleshentëve që dyshohet se përdorën gazin helmues policia ka nisur procedimet penale. Burime të gazetës “Si” pohojnë paraprakisht se nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre edhe në prani të psikologut 15-vjeçarët fillimisht e kanë mohuar autorësinë, ndërsa më pas e kanë pranuar duke deklaruar se gjithçka e kanë bërë me shaka dhe të pavetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktonte spraji helmues që kanë hedhur në drejtim të bashkëmoshatarëve të tyre.
75 vjeçarja nga Durrësi e cila është konfirmuar me koronavirus eshte tentuar te dergohej ne Tirane. Ajo eshte futur ne ambulancen e spitalit, por se mesohet se e moshuara eshte rifutur ne pavion, pasi nuk e përballonte udhëtimin.