Videot kryesore

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente
Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente Gazeta Si 34 Shikime • 5 years më parë

⁣Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu i Vetëvendosjes dhe Presidentja në Detyrë e Kosovës dolën para mediave për të shpjeguar dakordësinë.
Osmani ja la nderin e njoftimit të shkurtër të asaj që është arritur Albin Kurtit, duke iu drejtuar edhe me fjalën “Kryeministër”. Sipas marrëveshjes, Osmani dhe Kurti do të bëjnë fushatë bashkë dhe do të dalin në zgjedhjet e 14 shkurtit me një listë të vetme.
“Me subjektet tona politike do të na gjeni në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshje parimore, për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, shoqëri me punësim, arsim për të gjithë qytetarët. Në fushatën zgjedhore do të jemi dhe angazhohemi bashkë. Më 16 janar dorëzojmë listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, tha Kurti.
Për pas zgjedhjeve dhe në rast fitoreje, marrëveshja ndan edhe postet. Albin Kurti do të jetë Kryeministër dhe Vjosa Osmani do të jetë Presidente.
“2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për Kryeministër të ri, por edhe për Presidente të re. Kosova e ka Presidenten e vet në detyrë”, tha Kurti.
“Kjo marrëveshje përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Përbashkimi ynë shkon përtej bashkimit të një liste, por bashkim rreth kauzës parimore”, tha Osmani.
Kurti e Osmani u shprehën të bindur, jo vetëm tek fitorja, por edhe tek sigurimi i një shumice prej 81 mandatesh, aq sa nevojiten për të zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente të vendit. Kreu i Vetëvendosjes tha se 14 shkurti nuk është ditë zgjedhjesh normale, por referendum.
Ai shpërfilli rivalitetin duke i cilësuar PDK-LDK si parti të vjetra, të cilat po përplasen me njëra-tjetrën për vendin e dytë. E në këtë arsyetim, Kurti refuzoi ftesën për debat televiziv të kandidatit për kryeministër të PDK-së, Enver Hoxhaj.

⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS
⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS Gazeta Si 55 Shikime • 5 years më parë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye gjuhës së ashpër të 2019-ës dhe marsit të 2020 ndaj Qeverisë. Ai foli për grupe paramilitare që po bëjnë fushatë për socialistët, për banda ndërkombëtare e vendore që duan të shtypin një popull e për Qeveri që ka dalë garante e Ndraghetës për t’i pastruar paratë e krimit.

Meta u shpreh se ka një plan të qartë për të mbrojtur votën e shqiptarëve më 25 prill dhe se ndryshe nga 2017-të, këtë herë do të flasë dhe të veprojë para se, sipas tij, zgjedhjet të mbahen me standardet e Shijakut dhe të Dibrës.

Presidenti interpretoi edhe incidentin e ndodhur në Elbasan, ku u përplasën mbështetësit e Ramës dhe të Bashës. Përgjegjës bëri Ramën, ndërsa nënkuptoi se në radhët e PS-së ishin persona të botës së krimit, që i quajti grupe paramilitare. Presidenti përsëriti se vendi është nën kërcënimin e bandave, që tha se janë ndërkombëtare dhe lokale.

“Pse i përplasin takimet në të njëjtën kohë?! Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë, sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme ndaj kujtdo që kërkon të shkelë shqiptarë, për t’i treguar vendin kujtdo që mendon se mund të shtypë me këmbë popullin shqiptar, sipas porosive të marra nga bandat ndërkombëtare dhe lokale, siç i patë ata të Elbasanit, që janë me tendera dhe kriminelë”, tha Meta.

“Nuk lejon Ilir Meta instalimin e një junte në Shqipëri. Është detyrë e presidentit që t’i dalë për zot Kushtetutës. E pësuam njëherë në zgjedhjet e 2017-ës dhe mos prisni që Presidenti të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet me standardet e Shijakut, Dibrës dhe të bandës së Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

⁣Video - “Rama ik” nga ballkoni, Kryeministri: Hajde, futu brenda tani!
⁣Video - “Rama ik” nga ballkoni, Kryeministri: Hajde, futu brenda tani! Gazeta Si 66 Shikime • 5 years më parë

Një qytetar ndërpreu për pak sekonda fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në një takim elektoral në Njësinë 2 në kryeqytet me thirrjen “Rama ik” që nga ballkoni i banesës së tij.

Fiskalizimi, intervistë me Drejtoreshën e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj
Fiskalizimi, intervistë me Drejtoreshën e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj Gazeta Si 263 Shikime • 5 years më parë

⁣Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për gazetën “SI” tregoi me hollësi se si do të ndodhë procesi i fiskalizimit; si do të kryhet aplikimi; çfarë duhet të bëjnë dhe të dinë konkretisht bizneset, si do të kryhet procesi për shitjet online etj

Basha i përgjigjet Ramës: Zemra të rreh për Berishën
Basha i përgjigjet Ramës: Zemra të rreh për Berishën Gazeta Si 55 Shikime • 4 years më parë

⁣Kuvendi u mblodh në seancë plenare me disa çështje të rëndësishme për të diskutuar, që nga dekrete të Presidentit për kthim ligjesh, te kandidaturat e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës, deri te komisionet hetimore.

Por, një episod që përfshiu Lulzim Bashën dhe Eduard Shalsin që në fillim të seancës përcaktoi diskursin mes Bashës dhe Ramës. Përplasja nisi kur deputeti i PD, Luçiano Boçi kërkoi fjalën për procedurë, kërkesë që u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në vend të tij ajo ja dha fjalën kreut të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.

Shalsi e nisi fjalën duke qortuar deputetët e opozitës që po flisnin nga vendi. “Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të dëgjuar. Është çështje edukate. Nëse nuk do të jeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu”, tha ai.

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Lulzim Bashës. “Pushoni mor plehra. Ta kërcas kokës. Dilni flisni këtu si derra. Hajdut! Plehër! Gjysma juaj duhet të jetë në burg! Je bërë uturaku i atij sipër (Ramës). Fundërrinë! Plehrë! Qelbësirë!”, tha Basha.

Përgjigjen nuk e mori nga Shalsi, por nga Kryeministri Edi Rama, që u shfaq “i zhgënjyer” nga fjalori i Bashës. Rama e këshilloi Bashën që të mos imitojë Sali Berishën.

“Mos hy në garë me atë të foltores duke e bërë gojën qenef, se në atë fushë është më i mirë ai se ty, se ai është origjinali, ti je kopja. Për qenefe ai është botërisht qenefi i Shqipërisë. Mos bëj konkurrencë qenef me qenef se nuk je. Si ai nuk bëhesh dot dhe nuk bëhesh kurrë. Ngrihu në lartrësinë e flokëve të krehura me kujdes dhe buzëqeshjes. Je i dalluar se i fsheh mirë ato që mendon, por të paktën jo me gojë. Nuk mund të bëhesh ti goja më shthurur e këtij Parlamenti. Për mua njëherë që të konsideroj mik, këto janë zhgënyese”, tha Rama.

Kryeministri akuzoi se gjuha e përdorur mund të jetë edhe e kushtëzuar nga përplasja e brendshme në PD me Sali Berishën. “Ai është halli yt! E di që e ke hall, por ne nuk ta zgjidhim dot. Atë hall zgjidhe vetë”, tha Rama.

Basha u kundërpërgjigj duke deklaruar se Berisha nuk është halli i tij, por është halli i Edi Ramës.

“E ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh, por ustait që ja ka kaluar në të gjitha nuk i është afruar asnjëherë për gjërat e mira, por ça ka pas gjëra të këqia dhe vese ja ka kaluar me shumëfish”, tha Basha.

Operacioni i zhvilluar në Itali për goditjen e trafikut të klandestinëve
Operacioni i zhvilluar në Itali për goditjen e trafikut të klandestinëve Gazeta Si 28 Shikime • 4 years më parë

⁣Operacioni në Itali për goditjen e trafikut të klandestinëve nga Shqipëria në Puljia

⁣Kush po fiton e kush po humbet në Ukrainë
⁣Kush po fiton e kush po humbet në Ukrainë Gazeta Si 90 Shikime • 4 years më parë

Ukraina ka hyrë në ditën e 16-të të rezistencës përballë agresionit rus. Videografiku i mësipërm përcjell shkurtimisht ecurinë e luftës dhe avancimit të trupave ruse në këtë konflikt.

Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë
Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë Gazeta Si 61 Shikime • 4 years më parë

⁣Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë

Tifozët e Romës zbarkojnë në Rinas për finalen e Conference League me Fejnordin
Tifozët e Romës zbarkojnë në Rinas për finalen e Conference League me Fejnordin Gazeta Si 52 Shikime • 4 years më parë

Tifozët e Romës zbarkojnë në Rinas për finalen e Conference League me Fejnordin

Gjysmë nëndetësja lundron për herë të parë në portin e Marinës në Sarandë
Gjysmë nëndetësja lundron për herë të parë në portin e Marinës në Sarandë Gazeta Si 451 Shikime • 4 years më parë

Gjysmë nëndetësja lundron për herë të parë në portin e Marinës në Sarandë

Akuzat për spiunazh, rusët dhe ukrainasi dalin para Gjykatës së Elbasanit për masën e sigurisë
Akuzat për spiunazh, rusët dhe ukrainasi dalin para Gjykatës së Elbasanit për masën e sigurisë Gazeta Si 40 Shikime • 3 years më parë

⁣Akuzat për spiunazh, rusët dhe ukrainasi dalin para Gjykatës së Elbasanit për masën e sigurisë

Kombëtarja stërvitje para Polonisë, "aktivizohet" edhe trajneri Silvinjo
Kombëtarja stërvitje para Polonisë, "aktivizohet" edhe trajneri Silvinjo Gazeta Si 74 Shikime • 3 years më parë

⁣Kombëtarja stërvitje para Polonisë, "aktivizohet" edhe trajneri Silvinjo

Këngëtarja shqiptare Bebe  Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë koncertit
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë koncertit Gazeta Si 64 Shikime • 3 years më parë

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë koncertit

Lëvizte i armatosur me pistoletë në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari
Lëvizte i armatosur me pistoletë në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari Gazeta Si 85 Shikime • 2 years më parë

Lëvizte i armatosur me pistoletë në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari

Situata pas reshjeve të borës
Situata pas reshjeve të borës Gazeta Si 38 Shikime • 2 years më parë

⁣Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin. Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore

Analisti Baton Haxhiu del nga Prokuroria e Posaçme
Analisti Baton Haxhiu del nga Prokuroria e Posaçme Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

⁣Analisti Baton Haxhiu del nga Prokuroria e Posaçme

Arrestimi i Ilir Beqaj, momenti kur futet i shoqëruar në Policinë e Tiranës
Arrestimi i Ilir Beqaj, momenti kur futet i shoqëruar në Policinë e Tiranës Gazeta Si 116 Shikime • 2 years më parë

⁣Arrestimi i Ilir Beqaj, momenti kur futet i shoqëruar në duar në Policinë e Tiranës

Me trashësi rreth 10 cm, nis dëbora e parë në aksin Hani i Hotit- Vermosh
Me trashësi rreth 10 cm, nis dëbora e parë në aksin Hani i Hotit- Vermosh Gazeta Si 49 Shikime • 1 year më parë

⁣Në aksin rrugor Hani i Hotit-Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës, që shkojnë deri në 10 cm trashësi.

Festohet arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj tek paraburgimi i "Mine Pezës"
Festohet arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj tek paraburgimi i "Mine Pezës" Gazeta Si 82 Shikime • 1 year më parë

⁣Festohet arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj tek paraburgimi i "Mine Pezës"

2025 Chinese F1 Sprint Highlights
2025 Chinese F1 Sprint Highlights Gazeta Si 49 Shikime • 11 muaj më parë

Lewis Hamilton dhe Ferrari arritën suksesin e parë sëbashku pas fitores për të parën herë në një event Sprint në Formula 1.

Showing 47 out of 53