Video hàng đầu
Edhe pse në pranverë, temperaturat janë ulur dhe janë
rikthyer reshjet në të gjithë vendin.
Ndërkohë nuk ka munguar as dëbora në Theth. Në videon e
siguruar nga Gazetasi.al, shihet aksi Bogë-Theth i mbuluar nga bora.
Kryeministri Edi Rama duke shfrytëzuar të drejtën e tij, iu shmang interpelancës së thirrur nga opozita në Parlament për çështjen e shqiptarëve të bllokuar në kampin Al Hol që kontrollohet nga ISIS. Ai ia delegoi këtë përballje ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Edhe pse interpelanca ishte thirrur me ministrin e Jashtëm, detyrë që ushtrohet nga Rama, kryeministri preferoi të mos shfaqej sot. Kjo “shmangie” u kontestua nga deputeti i opozitës, Andi Përmeti dhe shkaktoi jo pak përplasje me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.