Videot kryesore

⁣Meta: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit
⁣Meta: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit Gazeta Si 81 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta e shfrytëzoi mesazhin e tij me rastin e 29 Nëntorit, ditës së Çlirimit për t’u bërë thirrje qytetarëve për bashkim dhe që të marrin fatet e vendit në dorë.

“Populli shqiptar ka treguar në çdo moment të vështirë, që di të ngrihet mbi përçarjet, mbi ato forca të cilat kërkojnë t’i shterin energjitë më pozitive dhe kërkojnë t’ia vjedhin atdhedashurinë dhe besimin tek e ardhmja. Unë jam tepër optimist, që shqiptarët e kanë të qartë se kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe ky ndryshim ka të bëjë me atë, që ata do të marrin fatet e tyre në duart e tyre, nuk kanë nga të presin”, u shpreh ai.

Një mesazh Presidenti e adresoi edhe për të rinjtë, ndaj të cilëve kërkoi më shumë aktivizim dhe marrjen e përgjegjësive për të ndalur shpopullimin e vendit.

Presidenti tha se për të debati mbi datën e Çlirimit nuk ekziston dhe se 29 Nëntori është provuar dhe argumentuar edhe nga historianët.

⁣TVSh e ushqimeve, shporta bosh e premtimeve
⁣TVSh e ushqimeve, shporta bosh e premtimeve Gazeta Si 90 Shikime • 5 years më parë

Palët politike rivale të udhëhequra nga Edi Rama majtas dhe Lulzim Basha djathtas janë përshirë në një debat të ethshëm për çështjen e taksave, duke u paraqitur qytetarëve avantazhet e propozimeve të tyre, i pari me taksën progresive dhe i dyti me taksën e sheshtë 9 për qind.

Por, në të gjithë këtë debat të dyja palët po i qëndrojnë larg debatit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet bazë të shportës së konsumit të një familjeje. Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë që nuk diferencon nga TVSH 20 për qind ushqimet e shportës dhe premtimi për heqjen e këtyre produkteve nga kjo skemë është bërë gjithmonë në opozitë e “harruar” në pushtet.

Një premtim për heqjen e TVSh-së për produktet e shportës është bërë në 2011 nga Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, Rama ilustronte me shembuj se sa do të kursenin familjet nga heqja e TVSh-së për ushqimet e shportës.

“Lejomëni të ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave të Saliut mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke ju thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht, por pakkush ndër komentatorët e ka rrokur në brendinë e vet”, sqaronte ai tabelën e çmimeve ilustruese të mësipërme.

Në dhjetor të 2011, socialistët në atë kohë në opozitë dorëzuan në Kuvend një propozim konkret për të hequr TVSh për produktet e shportës duke deklaruar në relacionin shoqërues të nismës se kjo do të ulte çmimet dhe do të ndihmonte shtresën në nevojë. Propozimi ishte pothuajse identik me premtimin elektoral të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2005-ës.

Por, propozimi u rrëzua nga mazhoranca PD-LSI. Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha deklaronte se TVSh 20 për qind për produktet e shportës mbronte prodhimin vendas dhe se me heqjen e saj tregu do të dyndej nga produktet e importit. Megjithatë, Rama nuk hoqi dorë dhe në 2013 premtimin e përfshiu te platforma qeverisëse të Partisë Socialiste.

Verën e 2015-ës flamurin e këtij premtimi e ngrinte Lulzim Basha.

“Një nga zgjidhjet që duhet të japim është të heqim TVSH-në për miellin, për bukën, për sheqerin, për vajin, për orizin. Të paktën për këto mallra. T’ua bëjmë bukën qytetarëve që ta blejnë 20 për qind më pak se sa çmimi i tregut sot”, deklaronte Basha.

Thuajse gjashtë vite më vonë, ai vjen me propozimin e taksës së sheshtë 9 për qind, ndërsa për zerimin e TVSH-së së shportës, pra ushqimeve bazë të qytetarëve, as ai dhe as Edi Rama nuk flasin më.

TVSh në Shqipëri është në nivelin 20 për qind me një nivel të reduktuar prej 6 për qind, ku nuk bëjnë pjesë ushqimet e shportës. Niveli i reduktuar prej 6 për qind aplikohet prej 2017-ës në sektorin e turizmit dhe agro-turizmit dhe të librave, ndërsa të përjashtuara nga kjo skemë janë eksportet, shërbimet shëndetësore, importi i inputeve dhe makinerive bujqësore etj.

Në rajon, Maqedonia e Veriut aplikon prej 1 janarit të këtij viti një TVSh standarde prej 10 për qind për të gjitha kategoritë që lidhen me furnizimin dhe shitjen e ushqimeve dhe pijeve, ndërsa para këtij ndryshimi aplikonte një taksë me dy nivele, 18 dhe 5 për qind. 18 për qind ishte TVSh në rastet e konsumit të ushqimit në vendin e furnizimit (baret, restorantet, fast food-et, shërbimi “Merre me vete”, etj), ndërsa 5 për qind për miellin, bukën, orizin, vajin, kripën në rastet kur bliheshin në dyqane.

Kosova aplikon një TVSH standarde prej 18 për qind dhe një normë të reduktuar prej 8 për qind për ujin (me përjashtim të ujit të ambalazhuar në shishe), furnizimin me energji elektrike, përfshirë transmetimin dhe shpërndarjen, drithërat dhe nënproduktet e tyre, si mielli, buka dhe produkte të ngjashme, vajin për gatim, kripën, vezën dhe librat.

Me TVSH të reduktuar 8 për qind janë edhe furnizimet mjekësore, farmaceutike dhe shërbimet e ofruara nga industria e turizmit, për këtë të fundit me afat deri më 31 dhjetor të 2021 si nismë e qeverisë për të ndihmuar këtë industri.

Serbia aplikon një TVSh standarde prej 20 për qind, por aplikon nivelin e reduktuar prej 8 për qind për ushqimet bazë, ujin, gazetat, ilaçet, kompjuterat, etj.

Në Greqi, TVSh standarde është 23 për qind, por aplikon dy norma të reduktuara. 13 për qind për ushqimet dhe pijet, ilaçet, transportin dhe 6.5 për qind për hotelet, librat për fëmijë, gazetat dhe të tjera shërbime që klasifikohen si bazike.

Bosnje Herzegovina nuk ka asnjë përjashtim nga skema e TVSh-së standarde që e ka të vendosur në nivelin 17 për qind.

⁣Debate në KAS, Rusmajli përplaset me përfaqësuesin e PD
⁣Debate në KAS, Rusmajli përplaset me përfaqësuesin e PD Gazeta Si 76 Shikime • 5 years më parë

Mbledhja e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të shqyrtuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Beratit nuk kaloi pa debate.

Kërkesat për pavlefshmëri, PD e LSI i kanë shoqëruar me kërkesën për tërheqjen e provave Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Policia e Shtetit, policia kufitare dhe institucione të tjera shtetërore.

Mbledhja është shoqëruar me debat mes përfaqësuesit ligjor të PD, Marash Logu dhe anëtarit të KAS, Ilir Rusmajli.

Rusmajli kërkoi nga përfaqësuesi demokrat nëse opozita dispononte raste konkrete të shit-blerjes së votave dhe nëse po, sa raste? Raste të votimit të më shumë se një herë të një personi, numrin e personave në Qarkun e Beratit që u cenohej e drejta e votës nga vendimi për karantinim dhe ai që u ndalonte votimin personave të infektuar e të tjera.

PD u mbrojt duke deklaruar se për sigurimin e këtyre provave më konkrete i kishte kërkuar KAS marrjen e informacioneve nga institucionet shtetërore përgjegjëse. Gjatë shqyrtimit të kërkesave të ngjashme për Qarkun e Gjirokastrës, KAS rrëzoi PD e LSI për mbledhje prova shtesë nga institucionet shtetërore.

Partia Socialiste, si palë e interesuar në këto ankimime të PD e LSI dorëzoi në KAS një dosje, në të cilën, sië tha përfaqësuesi ligjor i saj, Eridjan Salianji provojnë se pretendimet e opozitës rrëzohen.

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo
Ermonela Jaho dhe Placido Domingo Gazeta Si 63 Shikime • 5 years më parë

⁣Ermonela Jaho dhe Placido Domingo në Teatrin e ri te Operes dhe Baletit

Itinerari i autorëve, si ndodhi grabitja e vilës së biznesmenit në Nikël
Itinerari i autorëve, si ndodhi grabitja e vilës së biznesmenit në Nikël Gazeta Si 71 Shikime • 5 years më parë

⁣Itinerari i autorëve, si ndodhi grabitja e vilës së biznesmenit në Nikël

⁣Deklarata e Ramës për referendumin e bashkimit me Kosovën
⁣Deklarata e Ramës për referendumin e bashkimit me Kosovën Gazeta Si 81 Shikime • 5 years më parë

⁣Deklarata e Ramës për referendumin e bashkimit me Kosovën “bie” në veshët e ndjeshëm të eurodeputetit grek

“Nëse me pyesni në lidhje me hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do të votoja pro, që të jemi të qartë. Në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo a, po, unë them se do të ndodhë, por se kur nuk e di. Por, që do të ndodhë një ditë, unë them që po. E atyre që bërtasin për Shqipërinë e Madhe iu them se fallxhorët nuk gjykohen, pasi ky është një fall”.

Kjo deklaratë e bërë nga Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Albin Kurtin pas mbledhjes së shtatë të përbashkët të dy qeverive, mbajtur në Elbasan më 26 nëntor ka “goditur” veshët e ndjeshëm të deputetëve ekstremistë grekë në Parlamentin Europian.

Manolis Kefalogiannis, eurodeputeti i “Demokracisë së Re”, partia në pushtet sot në Athinë e cilëson këtë deklaratë si ekstremiste e nacionaliste, që bie ndesh, sipas tij, me parimet dhe vlerat e Bashkimit Europian.

Kefalogiannis thotë se kjo deklaratë është vazhdimësi e qëndrimeve të Tiranës që dëmtojnë marrëdhëniet e mira dhe bën thirrje për “Shqipërinë e Madhe”.

“Ai ka shprehur në të shkuarën pikëpamjet se dy vendet duhet të kenë një politikë të jashtme të unifikuar dhe një President të vetëm. Kjo natyrisht reflekton qëndrimet e nacionalistëve shqiptare me thirrjet e tyre për Shqipërinë e Madhe, që pretendon territore edhe nga Shkupi dhe Greqia”, deklaron eurodeputeti grek.

Sipas tij, këto qëndrime bien ndesh me përpjekjet e Bashkimit Europian për pajtim dhe bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe i kërkon Komisionit që të detyrojë udhëheqësit e rajonit që të vetëpërmbahen nga deklarata dhe veprime që mund të minojnë këto parime.

“Shqipëria po pret hapjen formale të negociatave, nddërsa Kosova, megjithëse zyrtarisht nuk njihet nga 5 vende anëtare të BE mbetet një kandidate potenciale për anëtarësim”, vijon eurodeputeti grek.

Berisha shoqërohet në Bulevard nga mbështetësit e tij pas protestës
Berisha shoqërohet në Bulevard nga mbështetësit e tij pas protestës Gazeta Si 48 Shikime • 5 years më parë

⁣Berisha shoqërohet në Bulevard nga mbështetësit e tij pas protestës

Kufiri Poloni-Ukrainë, nënat me fëmijë i shpëtojnë luftës
Kufiri Poloni-Ukrainë, nënat me fëmijë i shpëtojnë luftës Gazeta Si 116 Shikime • 4 years më parë

⁣Kufiri Poloni-Ukrainë, nënat me fëmijë i shpëtojnë luftës

Votimet per Sekretariatin në Kongresin e Partisë Socialiste
Votimet per Sekretariatin në Kongresin e Partisë Socialiste Gazeta Si 90 Shikime • 4 years më parë

Votimet per Sekretariatin në Kongresin e Partisë Socialiste

Deputetë, diplomatë dhe të ftuar në pritje të ceremonisë së betimit të presidentit Bajram Begaj
Deputetë, diplomatë dhe të ftuar në pritje të ceremonisë së betimit të presidentit Bajram Begaj Gazeta Si 87 Shikime • 4 years më parë

Deputetë, diplomatë dhe të ftuar në pritje të ceremonisë së betimit të presidentit Bajram
Begaj

Havier Dobi, djali i Rozeta Dobit me pranga në duar në gjykatë
Havier Dobi, djali i Rozeta Dobit me pranga në duar në gjykatë Gazeta Si 75 Shikime • 4 years më parë

Havier Dobi, djali i Rozeta Dobit me pranga në duar në gjykatë

Rrëzohet avioni ‘Canadair’, po shuante zjarret në Greqi. Vdesin dy pilotët
Rrëzohet avioni ‘Canadair’, po shuante zjarret në Greqi. Vdesin dy pilotët Gazeta Si 97 Shikime • 3 years më parë

⁣Rrëzohet avioni ‘Canadair’, po shuante zjarret në Greqi. Vdesin dy pilotët

Seanca për Fredi Belerin, në Gjykatën e Posaçme shkon edhe Vangjel Dule
Seanca për Fredi Belerin, në Gjykatën e Posaçme shkon edhe Vangjel Dule Gazeta Si 67 Shikime • 3 years më parë

⁣Seanca për Fredi Belerin, në Gjykatën e Posaçme shkon edhe Vangjel Dule

deputetet e grupit Bardhi bllokojne reformen zgjedhore
deputetet e grupit Bardhi bllokojne reformen zgjedhore Gazeta Si 61 Shikime • 3 years më parë

Grupi Bardhi bllokon komisionin per reformen

Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj
Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj Gazeta Si 87 Shikime • 2 years më parë

⁣Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj

Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, plagosi djalin e një biznesmeni në Pogradec
Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, plagosi djalin e një biznesmeni në Pogradec Gazeta Si 86 Shikime • 2 years më parë

⁣Ekstradohet nga Greqia Firdeus Berberi, plagosi djalin e një biznesmeni në Pogradec

Sherr me thika pranë 'Qytetit Studenti', plagoset një 20-vjeçar
Sherr me thika pranë 'Qytetit Studenti', plagoset një 20-vjeçar Gazeta Si 71 Shikime • 2 years më parë

⁣Sherr me thika pranë 'Qytetit Studenti', plagoset një 20-vjeçar

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shoqërohet nga oficerët e BKH-së
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shoqërohet nga oficerët e BKH-së Gazeta Si 132 Shikime • 1 year më parë

⁣Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shoqërohet nga oficerët e BKH-së. ⁣Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është
arrestuar mesditën e sotme

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme
Anti-Korrupsion (SPAK).

Kuqezinjtë stërviten në "Wembley Stadium"
Kuqezinjtë stërviten në "Wembley Stadium" Gazeta Si 52 Shikime • 1 year më parë

Shqipëria mbyll i përgatitjet me stërvitjen e fundit për ndeshjen e parë eleminatore drejt Kupës së Botës 2026.

120 mije shikues në futbollin iranian
120 mije shikues në futbollin iranian Gazeta Si 52 Shikime • 1 year më parë

Shikoni pamjet impresionuese nga sfida Tractor-Esteghlal ku të pranishëm ishin 120 mijë tifozë.

Showing 37 out of 38