Videot kryesore

Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve
Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve Gazeta Si 109 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht menaxhimit të mirë të Kaskadës së Drinit, përmbytjet në zonën e Shkodrës nuk mund të shmangen përsa kohë nuk është ndërtuar hidrocentrali i Skavicës.

“Çështja e Kaskadës së Drinit lidhet edhe me një mungesë objektive, qyshse Kaskada është ndërtuar; mungesa e Skavicës. Ndërtimi i Skavicës, që ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve, por deri sa të jetë Skavica e aty, që është rezervuari ujëmbledhës dhe balancuesi i Kaskadës, për të mos lejuar që asnjë pikë uji të shkarkohet, por çdo pikë uji të kthehet në energji, sfida e menaxhimit është sfida kryesore dhe ne e kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit, falë ndjekjes së procedurave dhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH, Benet Beci”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi tha se Qeveria nuk e ka ende një vlerësim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Për këtë, ajo tha se duhet pritur edhe pak ditë. Ajo që vlerësoi Ekonomi ishte se kanalet kulluese nuk kanë shkaktuar dëme në tokat bujqësore, duke e argumentuar këtë me investimet e bëra në pastrimin e tyre dhe hidrovore.

“Ne duhet të kemi durim kur ka situata të tilla, se duhet të kalojnë 2 javë që të vlerësohet dëmi. Ne kemi 0 dëmtime nga kanalet kulluese, largim të ujërave në kanalet e larta dhe 0 argjinatura të dëmtuara. Në pikun e reshjeve kishim 88342 ha të përmbytur, ndërsa mbrëmë sipërfaqja aktuale në ujë është 3340 ha dhe pritet që të lirohet”, tha ministrja.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se reshjet ishin dyfish në krahasim me përmbytjet e 2010-ës dhe se situata ishte kërcënuese nga Drini deri në Vjosë, por dëmet, sipas tij ishin shumë më të vogla.

"Këtë herë patëm kërcënime shumë të mëdha dhe situatë që mund të vinte edhe si herët e tjera. Kujtojmë se Vjosa është një kërcënim konstant. Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektroshtëpiake apo edhe dëmet në bagëti", deklaroi Peleshi.

Gjatë korrikut në Rinas hynë 100 mijë persona më shumë se dy vjet më parë
Gjatë korrikut në Rinas hynë 100 mijë persona më shumë se dy vjet më parë Gazeta Si 67 Shikime • 5 years më parë

⁣Gjatë korrikut në Rinas hynë 100 mijë persona më shumë se dy vjet më parë

Qëlloi me pistoletë drejt nënës, arrestohet 41-vjeçari në Lushnjë
Qëlloi me pistoletë drejt nënës, arrestohet 41-vjeçari në Lushnjë Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

⁣Qëlloi me pistoletë drejt nënës, arrestohet 41-vjeçari në Lushnjë

Pallati i Kongreseve përgatitet të presë samitin BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor
Pallati i Kongreseve përgatitet të presë samitin BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor Gazeta Si 97 Shikime • 4 years më parë

⁣Pallati i Kongreseve përgatitet të presë samitin BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor

Militantët e Bashës kanosin dhe fyejnë deputetët që braktisën mbledhjen në PD
Militantët e Bashës kanosin dhe fyejnë deputetët që braktisën mbledhjen në PD Gazeta Si 76 Shikime • 3 years më parë

⁣Militantët e Bashës kanosin dhe fyejnë deputetët që braktisën mbledhjen në PD

Atentati ne Vlore
Atentati ne Vlore Gazeta Si 75 Shikime • 3 years më parë

⁣
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit, Leart Keka në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e së shtunës.
Mësohet se viktima ka qenë një person me precedentë penalë, pasi ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim. Tetë persona janë shoqëruar në polici, pas vrasjes së Kekës dhe janë marrë në pyetje për ngjarjen.
Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi pranë kishës Ortodokse në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 28 gëzhoja, çka do të thotë se në drejtim të viktimës është zbrazur një karikator kallashnikovi. 41-vjeçarin e kanë prekur 6 plumba në trup dhe në kokë. Autorëve u janë dashur më pak se 12 minuta që me makinën e tyre tip ‘Audi' me targa italiane të largohen nga qyteti i Vlorës për ta djegur mjetin në aksin Kotë - Sevaster.

Berisha kembekryq gjykata e Larte
Berisha kembekryq gjykata e Larte Gazeta Si 41 Shikime • 3 years më parë

Berisha kembekryq gjykata e Larte

Vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, pamjet nga arrestimi i autorit kryesor
Vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, pamjet nga arrestimi i autorit kryesor Gazeta Si 114 Shikime • 2 years më parë

⁣Vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, pamjet nga arrestimi i autorit kryesor

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi paraqitet në SPAK
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi paraqitet në SPAK Gazeta Si 90 Shikime • 2 years më parë

⁣Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi paraqitet në SPAK

Manaj udhëheq Sivasspor
Manaj udhëheq Sivasspor Gazeta Si 73 Shikime • 2 years më parë

Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola dhe shërbeu për dy të tjerë në raundin e 28 në Superligën turke.

Showing 17 out of 17