Principais vídeos


Ushtrime fizike dhe skema teknike me seancën stërvitore që zgjati për më shumë se 1 orë mes palestrës dhe fushës. Tani cdo ndeshje është një Finale më vete për kuqezinjtë nëse duan ta lënë sërish pas Serbinë.


Qeveritë globale po planifikojnë të prodhojnë 120 përqind më shumë lëndë djegëse fosile deri në vitin 2030, në kundërshtim me kufirin e ngrohjes globale, për të cilën kanë rënë dakord në “Marrëveshjen e Klimës” në Paris, në vitin 2015. Të gjitha vendet kryesore prodhuese të lëndëve djegëse fosile përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Arabinë Saudite, Indinë dhe vende të tjera kanë plane ambicioze për të rritur prodhimin, sipas një raporti të ri nga organizata kryesore kërkimore në Kombet e Bashkuara.


Edhe pse në pranverë, temperaturat janë ulur dhe janë
rikthyer reshjet në të gjithë vendin.
Ndërkohë nuk ka munguar as dëbora në Theth. Në videon e
siguruar nga Gazetasi.al, shihet aksi Bogë-Theth i mbuluar nga bora.


Kryeministri Edi Rama duke shfrytëzuar të drejtën e tij, iu shmang interpelancës së thirrur nga opozita në Parlament për çështjen e shqiptarëve të bllokuar në kampin Al Hol që kontrollohet nga ISIS. Ai ia delegoi këtë përballje ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Edhe pse interpelanca ishte thirrur me ministrin e Jashtëm, detyrë që ushtrohet nga Rama, kryeministri preferoi të mos shfaqej sot. Kjo “shmangie” u kontestua nga deputeti i opozitës, Andi Përmeti dhe shkaktoi jo pak përplasje me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.