Videot kryesore

kisha 1.mp4
kisha 1.mp4 Gazeta Si 77 Shikime • 7 years më parë

Merr flakë kisha e Shëlbuemi Zhejë Kurbin në natën e ndërrimit të viteve. Çatia e objektit të kultit është ndezur flakë nga kapsollat e fishekzjarret që dhe pse u ndaluan nga qeveria kudo në Shqipëri ka patur, sidomos në zonën e Kurbinit, ku të shtënat me armë e fishekzjarre kanë qenë të shumta.

video rinas 2.mp4
video rinas 2.mp4 Gazeta Si 33 Shikime • 6 years më parë

Momentet e kontrollit te udhetareve ne areoportin e Rinasit. Udhetareve iu kontrollohet temperatura.

Publikohen pamjet brenda spitalit infektiv
Publikohen pamjet brenda spitalit infektiv Gazeta Si 55 Shikime • 6 years më parë

Publikohen pamjet brenda spitalit infektiv, ku trajtohen të sëmurët me COVID-19

⁣Përgjimet e italianëve, Rama: Kemi ligje të ashpra kundër pastrimit të parave
⁣Përgjimet e italianëve, Rama: Kemi ligje të ashpra kundër pastrimit të parave Gazeta Si 90 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp me temë bujqësinë, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli gjatë edhe për përgjimet e anti-mafias italiane dhe akuzat e hedhura për përfshirjen e “Ndraghetas” në Shqipëri.

Ai i quajti “tymnaja të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediet, që sipas Ramës, citojnë në mënyrë selektive përfundimet e prokurorisë italiane. Sipas këtyre përfundimeve, Rama thotë se hetuesit italianë thonë se mafia italiane dështoi në përpjekjet e saj për zgjerimin e aktivitetit në Shqipëri.

"Nuk do të them për këtë duhet të flasë drejtësia, sepse në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion ekipi italian he po ua lexoj për të thënë pse është turp për të gjithë ju që në vend te merreni me fakte, bëni dezinformim. Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane, pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël, që në vitin 2018, sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja, ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”, tha Rama.

Kryeministri thotë se nuk ka asnjë provë dhe se përgjimet e anti-mafias italiane po përdoren për qëllime politike.

“Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t'iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie.. Është një mënyrë më e ulët se s'ka për të kërkuar avantazhe duke 'ia bërë nënë këtij vendi' përsëri, si gjithmonë”, deklaroi ai.

Në përgjimet e palës italiane përmendet edhe emri i Ilir Kullës, këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Rama nënkuptoi se përmendja e emrit nuk e bën fajtor.

“Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme, e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë vendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata; po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”, deklaroi ai.

Në “mbrojtje” mori edhe Bashën.

“Ai deputet dihet që është mik i Lulzim Bashës dhe PD dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë me të djathtën. Po pastaj?! Çfarë duhet të them unë që Lulzim Basha priste këta njerëz që i çonin mafiozët dhe u jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët?! S’e them dot kurrë!”, tha Rama.

Në lidhje me këto përgjime një mbrëmjen e së hënës ka reaguar edhe ambasada italiane në Shqipëri, duke bërë thirrje që çështja t’i lihet në dorë drejtësisë. SPAK nga ana tjetër ka deklaruar se po të hënën do të vihej në kontakt me autoritetet italiane për këtë çështje.

Fillesa e përgjimeve janë pas një operacioni të antimafias italiane, ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Aksioni pasoi një periudhë disavjeçare përgjimesh, që datojnë prej 2016-ës. Mes përgjimeve janë edhe telefonatat mes disa të arrestuarve për investime në Shqipëri.

Çojmë Flamurin”-Komuniteti LGBTI shpalos flamurin në sheshin “Skënderbej”
Çojmë Flamurin”-Komuniteti LGBTI shpalos flamurin në sheshin “Skënderbej” Gazeta Si 84 Shikime • 5 years më parë

⁣17
maji është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe
Bifobisë. Të hënën Ambasada PINK ka
njoftuar se në Sheshin “Skenderbej” komuniteti LGBTI, do të shpalosë falmurin shumëngjyrësh
në kryeqytet. Kjo ditë u vendos si e tillë në vitin 2004 për të tërhequr
vëmendjen ndaj dhunës dhe diskriminimit të përjetuar nga personat lezbike,
homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë.

⁣Si do të shpenzohen paratë? Përplasje PS-PD për buxhetin
⁣Si do të shpenzohen paratë? Përplasje PS-PD për buxhetin Gazeta Si 73 Shikime • 5 years më parë

Diskutimet në komisionet parlamentare të projektbuxhetit për vitin 2022 u shoqëruan me jo pak tension e përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Përlasjet nisën që në Komisionin e Ekonomisë.

Shqetësimi i ngritur nga deputetët e Partisë Demokratike lidheshin me pagesat e parashikuara për koncesionet në tërësi dhe sidomos për koncesionin e incineratorëve në veçanti. Në lidhje me pagesat totale të parashikuara për koncesionet, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ato ishin më të lartat ndër vite.

“Shpenzimet e vitit 2022 do të jenë më shumë se sa 27% e PBB që është vlera më e lartë në mbi 20 vite. Por kjo rritje do të shkojë për PPP-të të cilat do t’i kushtojnë buxhetit thuajse 2 mld euro. Shpenzimet kapitale janë 58 mln euro dhe këtu nuk është përfshirë rindërtimi dhe kanë një rënie me 10% në raport me vitin 2021”, tha Tabaku.

Ajo akuzoi se janë parashikuar të kryhen pagesa për privatët për shërbime që ata nuk i kanë ofruar dhe nuk i ofrojnë. Deputetja e PD renditi shtatë koncesione dhe mes tyre foli edhe për shërbimin e infrastrukturës së çelësave publikë që, sipas saj, japin me koncesion fiskalizimin me vlerë 208 mln lekë

Akuza u hodh poshtë nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa paraardhësja e saj, Anila Denaj i ndau pagesat sipas zërave. Mes tyre ajo përmendi edhe koncesionin e skanimit në dogana, i dhënë që në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike.

Në këtë moment ndërhyrja pa mikrofon e Jorida Tabakut ka shkaktuar tension në sallë, ku në debat është përfshirë edhe deputeti Erion Braçe. Përplasja detyroi kryetarin e Komisionit, Eduard Shalsi që ta ndërpresë mbledhjen.

Ish-ministrja Denaj hodhi poshtë akuzat se pagesat nuk po kryhen për marrjen e shërbimeve. Ajo përmendi koncesionin e Rrugës së Arbrit dhe atë të Check Up në shëndetësi, ku tha se do të marrin shërbim 800 mijë qytetarë.

Pas Komisionit të Ekonomisë, përplasja u zhvendos në Komisionin e Ligjeve. Këtu, opozita ngriti shqetësimin për paratë që do të paguhen për incineratorët.

“Keni parashikuar në buxhet se nga 2 PPP-të, bëhet fjalë për dy inceneratorët Elbasani dhe Fieri keni parashikuar se në vitin 2022 do të jepni, 18 milionë euro. Për Fierin kujtoj që në vitin 2020, në shtator, Rama për Fierin tha opublikisht, në shjetor 2020 përfundon inceneratori i Fierit dhe dhe do të fillojë nga puna. Një nga plagët më të mëdha që ka ai qytet. Muajin e kaluar Fieri u helmua, si edhe Lushnja. Në buxhetin që keni prezantuar keni parashikuar 18 milionë euro të tjera. Sa janë këto para të tjera që gllabëron inceneratori i Fierit, djeg para, jo plehra dhe cila është arsyeja për sa kohë kryeministri ka thënë se ka përfunduar investimi. Për çfarë jepen?”, ishte njëra prej pyetjeve të ngritura nga nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj.

Ministria e Financave u përgjigj duke deklaruar se ajo nuk përfshihet te detajet teknike dhe deklaratat publike, por përqëndrohet te shkresat zyrtare dhe zbatimi i kontratave koncesionare të nënshkruara me palën private.

Sa u takon akuzave se për 2022, qeveria parashikon shifrën më të lartë ndër vite për pagesat e koncesioneve, ministrja Delina Ibrahimaj i hodhi poshtë. Ajo tha se pagesat janë parashikuar në nivelin 13.8 miliardë lekëve, ndërsa 2021 pritet që të mbyllet me 14.5 miliardë lek.

video-1638620715 (1)
video-1638620715 (1) Gazeta Si 43 Shikime • 5 years më parë

Ermonela Jaho kenga

Policia hedh ujë për të shpërndarë protestuesit
Policia hedh ujë për të shpërndarë protestuesit Gazeta Si 51 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia hedh ujë për të shpërndarë protestuesit

WhatsApp Video 2022-01-10 at 12
WhatsApp Video 2022-01-10 at 12 Gazeta Si 44 Shikime • 5 years më parë

Ambientet e PD, dy dite pas protestes se 8 janarit

⁣Meta paralajmëron Ramën e Bashën: Do t’u recitoj shumë shpejt Ina,Ina...
⁣Meta paralajmëron Ramën e Bashën: Do t’u recitoj shumë shpejt Ina,Ina... Gazeta Si 52 Shikime • 5 years më parë

Presidenti Ilir Meta thirri një konferencë me gazetarët për të ngritur shqetësimin e borxhit të lartë të vendit, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli edhe për përballjen me koalicionin “Bravo-Brava”, duke nënkuptuar Edi Ramën me Lulzim Bashën, duke filluar që nga 6 marsi.

Meta i paralajmëroi që “të bëjnë kujdes me borxhin, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, ndërsa tha se vendi mund të shkojë brenda një viti në zgjedhje të reja parlamentare.

“Unë do të marr pjesë në gara në emër të popullit të 2 marsit dhe përtej popullit të 2 marsit, që është shtuar. Të jenë të sigurt se pas ballafaqimit të parë, që do të jetë më e largëta në një vit, që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, por mund të ndodhë edhe më parë, koalicioni “Bravo-Brava, që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe që e di teatër politikën dhe luftën kundër korrupsionit do t’i recitoj poezi, që e ka bërë vetë shefi i koalicionit, atë “Ina, Ina”, tha Meta.

“Ina, Ina” është pjesë e publicistikës “Triptiku i laryshisë” së Edi Ramës, ku mes rreshtave të rrëfimit ka edhe një pjesë “Ina, Ina hiqi brekët”.

“Do t’i recitoj atë poezinë Ina, Ina koalicionit Bravo-Brava, meqënëse e kanë me merak që të fitojnë me Ilir Metën. Do ta dëgjojnë brenda një viti në rastin më të mirë, por mund ta dëgjojnë edhe më shpejt. Ndaj ta kënë pak kujdes borxhin, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, deklaroi Meta.

Meta ngriti shqetësimin se Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit në rajon dhe për më tepër, ky borxh i marrë nuk është përdorur për të rritur mirëqënien e qytetarëve. Këtu, mes rreshtave Meta akuzoi Bashën se ka shitur zgjedhjet te Edi Rama.

“Por siç do të marrë fund koha e gallatave me financave dhe borxhin që merret në emër të qytetarëve për të blerë mediat, se ajo gjuhë që përdoret për të rrëmbyer ishullin e vetëm që qenka jashtë kontrollit, është gjuha e përditshme që përdoret ndaj pronarëve të mediave dhe bizneseve, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura ende pa filluar”, u shpreh ai.

Mesazhi i Ilir Metës për "rilindasit" kombëtarë e ndërkombëtarë
Mesazhi i Ilir Metës për "rilindasit" kombëtarë e ndërkombëtarë Gazeta Si 77 Shikime • 4 years më parë

⁣“Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin ‘de facto’ pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën.

Jam Ilir Meta u them atyre o super budallenj, ju jeni vetëm yje (medias) vetëm informoni drejt,” iu drejtua Presidenti i Republikës, Ilir Meta, medias në konferencën 20 minutashe për shtyp ku informoi se kishte depozituar një kallëzim penal ne Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK me argumentin se Kuvendi ka falsifikuar dokumentet për shkarkimin e tij.

“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet
“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet Gazeta Si 60 Shikime • 4 years më parë

⁣“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet

Supergoli i brazilianit Richarlison kundër Serbisë në "Katar 2022"
Supergoli i brazilianit Richarlison kundër Serbisë në "Katar 2022" Gazeta Si 62 Shikime • 4 years më parë

Supergoli i brazilianit Richarlison kundër Serbisë në "Katar 2022"

Momenti kur autori i vë zjarrin makinës në Korçë, lëndohet edhe vetë
Momenti kur autori i vë zjarrin makinës në Korçë, lëndohet edhe vetë Gazeta Si 83 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti kur autori i vë zjarrin makinës në Korçë, lëndohet edhe vetë

Pamje me dron nga falja e Kurban Bajramit në sheshin "Skënderbej"
Pamje me dron nga falja e Kurban Bajramit në sheshin "Skënderbej" Gazeta Si 75 Shikime • 3 years më parë

⁣Pamje me dron nga falja e Kurban Bajramit në sheshin "Skënderbej"

Në Tiranë vijojnë reshjet dhe përmbytjet
Në Tiranë vijojnë reshjet dhe përmbytjet Gazeta Si 64 Shikime • 3 years më parë

⁣Edhe pse me
intensitet më të ulët, në Tiranë vazhdojnë reshjet e shiut, duke shkaktuar vështirësi
për të kaluar në disa rrugë.

Rafael Duamena dhe bashkeshortja e tij
Rafael Duamena dhe bashkeshortja e tij Gazeta Si 63 Shikime • 3 years më parë

⁣Rafael Duamena dhe bashkeshortja e tij

Protesta e PD te Gjykata e Lartë për vulën
Protesta e PD te Gjykata e Lartë për vulën Gazeta Si 28 Shikime • 3 years më parë

⁣Protesta e PD te Gjykata e Lartë për vulën

Zbulohet arsenal armësh në një dyqan rrobash në Vlorë, me mina, kallashnikovë e pistoleta
Zbulohet arsenal armësh në një dyqan rrobash në Vlorë, me mina, kallashnikovë e pistoleta Gazeta Si 171 Shikime • 2 years më parë

⁣Zbulohet arsenal armësh në një dyqan rrobash në Vlorë, me mina, kallashnikovë e pistoleta

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit Gazeta Si 103 Shikime • 2 years më parë

⁣Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit

Showing 121 out of 124