Video të fundit
Në video shfaqet fabrika e fasonerisë së sipërmarrëses Donika Mici e cila ka marrë masa për punonjësit e saj për të parandaluar virusin e ri
31 vjeçari i konfirmuar mesnatës e kaluar me koronavirus pas një udhëtimi i në Milano, është shprehur sot tejet i shqetësuar për trajtimin e tij në Spitalin e Infektivit në Tiranë.
Keshillat e Ministrise se Shendetesise kunder Covid-19
Shqipëria konfirmoi dy raste me koronavirus. Sipas autoriteteve “pacienti 0” në vendin tonë është një 28-vjeçar që është rikthyer në atdhe më 26 shkurt nga qyteti i Firences në Itali, ku mendohet se është infektuar.
Ai ka ardhur me automjet përmes rrugëve tokësore dhe në Shqipëri është futur nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit, ndërsa ka infektuar edhe babain e tij, 54 vjeç.
Dy të infektuarit janë banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë tha se ka identifikuar 14 persona si kontakte të para të tyre. Si masë paraprake për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet kanë dezinfektuar edhe një aktivitet biznesi familjar që dy personat zotëronin në kryqytet.
Në mungesë të një vaksine të certifikuar dhe në mes të amullisë së informacioneve për kurat e patestuara kundër koronavirusit, këshilla numër një e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është higjiena sanitare.
Theksi i këshillës është veçanërisht larja e shpeshtë e duarve me sapun, madje për këtë OBSH ka publikuar edhe një video-manual sesi duhet të lahen duart.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë lënë mënjanë agjendën politike dhe në mesazhet e përcjella pas konfirmimit zyrtar të dy personave me koronavirusin e ri mbështesin masat e ndërmarra nga Qeveria, duke kërkuar transparencë, fonde dhe mobilizim.
Në një komunikim me mediat, Lulzim Basha përsëriti thirrjen për të shmangur panikun.
“Nuk është koha për panik, por për kujdes. Kemi mjekët më të mirë, por ata duhen mbështetur me mjete dhe fonde”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së pati një thirrje për mjekët dhe infermierët.
“Shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja. Sytë, veshët dhe mendjet e njerëzve, si asnjëherë, janë të fokusuara te ju. Prandaj, sot të gjithë jemi në mbeshtetjen tuaj për të zbatuar masat dhe vendimet që ju sugjeroni dhe vendosni. Nuk duhet të ngurroni për asnjë çast të kërkoni çfarë ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Qeveritë ikin e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju, ata që keni në dorë jeten e gjithësecilit prej nesh, jeni ju”, shtoi ai.
Basha thotë se është koha që të flasin mjekët dhe specialistët dhe porositi qytetarët që kthehen nga zonat e Italisë së Veriut që të tregohen veçanërisht të kujdesshëm.
“Të gjithë duhet të dëgjojmë zërin tuaj. Sa më shumë të flisni ju, aq më të qetë do të jenë qytetarët. Të dashur bashkëqytetarë! Sot duhet të jemi të ndërgjegjeshëm dhe të përgjegjshëm për çdo veprim që ndermarrim. Të degjojmë me vemendje këshillat e mjekëve dhe t’i zbatojmë ato. Të gjithë ju që vini nga Italia e Veriut, por edhe zona të tjera të prekura nga coronavirusi, drejtohuni për ekzaminime, nëse keni simptoma gripi dhe shmangni kontaktet me qytetarët dhe të afermit për një periudhë 2 javore. Kujdes të veçantë duhet të kemi për të moshuarit”, u shpreh ai.
Kryedemokrati premtoi se opozita do të ndjekë me kujdes situatën e krijuar dhe se do të jetë në shërbim të qytetarëve me ekspertët e saj, ndërsa Qeverisë i kujtoi thirrjen e bërë dy javë më parë.
“Fonde të mjaftueshme, mobilizim maksimal dhe transparencë. Këta janë tre komponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët nuk duhet humbur kohë”, tha Basha.
Nga LSI foli nënkryetari Petrit Vasili. Edhe ai përcolli mesazhe mbështetjeje për masat e ndërmarra nga autoritetet.
“Është një moment delikat që kërkon profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e duhur për të përballur një situatë, që e menaxhuar me një nivel të lartë dhe kujdes mund të tejkalohet me pasoja minimale. Xcdo maasë që merret nga autoritetet shëndetësore është e mbështetur nga ne, sepse janë masa standarde që aplikohen sipas një mënyrë dhe rregulli që po zbatohen në vendet e tjera”, tha ai.
Megjithatë, nënkryetari i LSI-së vuri theksin tek kujdesi veçanërisht për personelin shëndetësor dhe kërkoi nga Qeveria që ajo të mos kursehet në mbështetjen e tyre me të gjitha bazat materiale të domosdoshme për përballimin e situatës.
“Frontin themelor të kësaj lufte e mban personeli mjekësor, që për hir të detyrës është në vijën e parë me këtë problematikë. Tërheq vëmendjen që nuk duhet të kursehet asgjë nga pikëpamja financiare për të siguruar të gjithë mjetet e nevojshme që i duhen personeli, pasi duhet të jetë në vijën e parë të parrezikuar”, u shpreh ai.
Vasili thotë se vendi duhet ta konsiderojë veten në emergjencë shëndetësore, ndërsa nga autoritetet vigjilencë maksimale dhe të mos vetëkënaqen me rastet e pakta të të infektuarve deri më tani.

Qeveria ka vendosur ndalimin e eksportit për të gjitha barnat dhe pajisjet mjekësore, në mënyrë që tregu të mos gjendet pa medikamentet dhe pajisjet e nevojshme për përballjen me koronavirusin.
Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të kësaj të hëne të Qeverisë, pas konfirmimit zyrtar të dy rasteve të para me persona të prekur nga virusi në fjalë.
Një tjetër vendim i marrë ishte edhe ndalimi i vizitave në spitale. Vendimi përcakton se familjarët dhe shoqëruesit e pacientëve, që janë të shtruar në spitale, nuk do të lejohen që të kryejnë vizita, përveçse në rastet kur ka një kërkesë nga mjekët apo drejtoria e spitaleve.
Pjesë e masave mbrojtëse është edhe vetëizolimi i personave që hyjnë në Shqipëri nga rajonet që njihen si zona të kuqe me shpërthime të mëdha të epidemisë. Kryeministri Edi Rama tha se kjo masë është e parashikuar edhe në kuadrin ligjor të vendit dhe paralajmëroi ndëshkimet me gjobë për këdo që shkel masën e vetëizolimit.
“Vetëkarantinimi është një element që gjendet edhe në ligjin aktual dhe shoqërohet me masë administrative për këdo që thyen këtë rregull. Për të ruajtur veten dhe të tjerët duhet të vetëkarantinohet nëse vjen nga një zonë e kuqe”, deklaroi ai.
Kryeministri ftoi mediat për vetëpërmbajtje dhe deklaroi se armiku më i madh në këtë situatë nuk është virusi, por paniku.
“Mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë dhe dijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por paniku që stimulohet nga lajme të rreme dhe ekzagjerime të paatorizuara dhe jo shkencore. Nuk është e tepërt të thuhet se duhet të jemi aleatë", u shpreh ai.
Ministria e Shëndetësisë kërkoi 400 mln euro shtesë për t’u përballur me koronavirusin. Kërkesa është miratuar.
“Kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës, edhe financat përkatëse dhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, sipas kërkesave të bëra nga Ministria e Shëndetësisë. Është në dispozicion për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze në sistemin shëndetësor”, tha Rama.
Kryeminstri deklaroi se të gjitha masat janë marrë në konsultim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se fondi në fjalë do të përdoret kryesisht për shtimin e kapaciteteve dhe masave parandaluese dhe pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor.
Kryeministri Edi Rama njoftoi pezullimin e fluturimeve drejt zonave të karantinës në Italinë e Veriut dhe kërkoi gjithashtu edhe mbylljen e shkollave, universiteteve, dëgjesave publike dhe aktiviteteve të tjera kulturore e sociale deri më datë 3 prill.
“Masat e sotme që ka ardhur momenti, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH, janë pezullimi i fluturimeve dhe lundrimeve detare deri më datë 3 prill me zonat e prekura në Itali. Mbyllja e institucioneve arsimore deri me 3 prill dhe pastaj vlerësimi në proces. Nga të gjitha statistikat e nxjerra deri më tani pjesa më pak e kërcënuar është e të rinjve, por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë, fëmijët, të cilët për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë, apo kopsht dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, edhe pse tek ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues në rrezikshmëri për jetën. Ne besojmë që është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje”, tha Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë.
Arabia Saudite rihapi dje zonën përreth Qabës së shenjtë në Xhaminë e Madhe të Mekës, i konsideruar vendi më i shenjtë i Islamit, duke anashkaluar një sur masash të marra për të luftuar shpërthimin e koronavirusit të ri. Autoritetet Saudite këtë javë pezulluan pelegrinazhin gjatë gjithë vitit, një kohë kur besimtarët e rrethojnë shtatë herë Qabën dhe njoftuan se do të mbyllej përkohësisht zona përreth strukturës së gurit.
Presidenti Ilir meta nuk komentoi përmbajtjen e pjesëve të draftit paraprak të Komisionit të Venecias, që u bënë publike pasditen e së premtes.
Në vend të kësaj Presidenti foli parimisht duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për një çështje të Venecias, por për një përplasje për drejtësinë.
“Nuk mendoj se kjo është një çështje e Venecias, sepse Kushtetutën e Shqipërisë e ka shkruar Komisioni i Venecias. Prej 115 ditësh kjo është një çështje e drejtësisë dhe hetimit, që të bëjë veprimet e duhura që askush të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin”, tha Presidenti.
Meta nuk komentoi raportin duke deklaruar se mbi dokument ka pasur një konfidencialitet të cilit palët duhet t’i binden. Megjithatë, copëza të draft-raportit u publikuan ditën e premte. Sipas përmbajtjes së tyre, Venecia i jep të drejtë Presidentit të Republikës në betejën e tij me mazhorancën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu, draft-raporti vë në dyshim edhe veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa mazhoranca konfirmoi marrjen e një drafti paraprak, nuk rrëzoi përmbajtjen e pjesëve të publikuara, por tha se ato janë shkëputur në mënyrë selektive nga drafti si një i tërë. Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nënkuptoi se drafti që duhej të ruhej konfidencial ka rrjedhur nga Presidenca.
Nuk dihet se kur kanë qenë për herë të fundit kaçurrelat në kokën e deputetit Kristaq Papa, që hyri në Parlament pas braktisjes së mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por, ajo që dihet, të paktën sipas vetë fjalëve të tij, është se “fëmrat në rininë e tij (pra kur kishte kaçurrela) pinin më shumë uiski e pije të shtrenjta sesa ujë”.
Me këto fjalë deputeti i Parlamentit shqiptar u përpoq të ilustrojë respektin që duhet të kishin burrat për gratë, në fjalën e vetme që ka mbajtur ndonjëherë në seancë plenare para kamerave, e që ndodhi pikërisht gjatë të enjtes që lamë pas.
Mbetet e paqartë nëse vetë Kristaq Papa e ka kuptuar apo jo, por me këtë gjuhë që ka përdorur, më shumë sesa ka mbrojtur femrat, ai i ka ofenduar ato.
Megjithatë, Papa nuk është hera e parë që bëhet burim humori në Kuvendin e Shqipërisë. Emri i tij u lakuar pas publikimit të CV-së me përvoja pune “kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.
Në Itali një grup këngëtarësh kanë krijuar një këngë humoristike, për koronavirusin e ri në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e njerëzve për të anashkaluar panikun.
Lulzim Basha prezantoi përmes një video-mesazhi se përse propozimet e opozitës për reformën zgjedhore janë me rëndësi për të garantuar mirëqeverisjen, llogaridhënien dhe shtetin ligjor. Kreu i PD-së thotë se sistemi duhet të reformohet që t’i takojë popullit dhe jo vetëm partive politike.
Sipas Bashës vota e shqiptarëve ëshë zhvlerësuar për shkak të paracaktimit të rezultatit si pasojë e ndërhyrjes së krimit të organizuar në shit-blerjen e tyre. Për këtë arsye, ndryshimi i parë që ai propozon është një mekanizëm strik dhe kushtetues kontrolli të figurës së kandidaturave. Ky kontroll duhet t’i besohet një organi të pavarur.
Ndryshimi i dytë i propozuar nga Basha lidhet më shumë me vullnetin politik. Basha premton tolerancë zero për të gjithë ata që përfshihen në shitblerjen e votës. “Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg”, tha ai.
Pika tjetër që ceku kreu i demokratëve lidhet me financimin e partive, një pikë për të cilën palët duket se kanë ndasi në Këshillin Politik. Basha vë theksin se përse nevojitet financimi 100 për qind nga buxheti i shtetit, apo mekanizmi penalizues për individët, apo kompanitë që financojnë partitë politike.
“Që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre. Kush financon partitë përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë”, deklaroi Basha.
Identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik është një tjetër kërkesë që sipas opozitës përforcon garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha kërkon gjithashtu një sistem më të thjeshtë dhe për këtë nënkupton mbajtjen edhe të një referendumi.
“Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë. Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike”, shtoi Basha.
Që sistemi zgjedhor të sigurojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve dhe që pushteti të mos përqëndrohet në një dorë Basha propozon edhe ngritjen e një Senati në Parlament. Kjo, sipas Bashës nuk do të lejonte imponimin e pushtetit ekzekutiv ndaj atij legjislativ.
“40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit. Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive. Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat”, shtoi Basha.
Pika tjetër lidhet me qeverinë kalimtare, ose qeverinë kujdestare për zgjedhjet. Basha propozon që deri kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, 100 ditë paara zgjedhjeve caktohe tnjë qeveri që do të menaxhojë procesin zgjedhor dhe garantojë zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.
Qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore mbërrin në një kohë që Këshilli Politik, organi jashtëparlamentar i ngritur nga demokratët dhe socialistët me detyrë hartimin e reformës zgjedhore brenda 15 marsit nuk e zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte. Shtyrja është kërkuar nga ana e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Mbledhja e radhës është përcaktuar për ditën e hënë, kur PD pritet që të paraqesë në tryezë, propozimet e opozitës për reformimin e administratës zgjedhore. Ajo që dihet deri më tani është që socialistët kërkojnë depolitizimin e administratës, ndërsa PD është skeptike për këtë.
Ish-zv.ministrja e Asrimit Nora Malaj, akuzoi ministren Besa Shahini, për keq menaxhimin e situatës në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. E ftuar në studion e Abc News, ajo foli edhe për drejtoreshën e zyrës vendore arsimore në qytetin e Fierit, Yllka Becin, e cila sipas Malaj nuk duhet të jetë më drejtoreshë e atij institucioni që pas ditës së djeshme.
Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka shpërndarë sot një video-mesazh rreth ligjit të ri të emigrimit të fuqisë punëtore në Gjermani. Ai shpjegon se çfarë do të ndryshojë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji më një mars dhe mundësitë për punësim në Gjermani.
Incidenti me kryeministrin Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Mjekësisë
Kompania kineze e prodhimit të telefonave, TCL ka prezantuar disa modele që mund të na udhëzojnë se në çfarë drejtimi do të shkojë në të ardhmen e afërt evoluimi i telefonave inteligjentë.
Njëri prej këtyre koncepteve është edhe ai që njihet si “Tri Fold Phone” (TFP), ose shqip telefoni trefletësh. Bëhet fjalë për një model me tre ekrane në gjendje që të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri kur janë të palosur dhe të funksionojnë si një ekran i tërë në momentin që hapen bashkë, apo vetëm dy prej tyre.
Vetë kompania është në fazë testuese të të gjithë këtyre modeleve. Ajo thotë se nuk ka ende një plan për prodhim masiv për treg, as një çmim se sa mund të kushtojë ky model dhe as ndonjë të dhënë tjetër.
“Për momentin jemi të përqëndruar tek dizajni dhe gjetja e një mekanizmi sa rezistent, aq edhe praktik për t’u përdorur nga njerëzit”, thotë kompania TCL.