Video të fundit
Ballkani i Hapur mbetet ende një nyje e pakapërcyeshme në raportin Rama-Kurti. Të dy Kryeministrat e konfirmuan këtë në daljen para gazetarëve në fund të takimit të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë, kur Kryeministri i Shqipërisë u ndodh për një vizitë zyrtare disa orëshe.
Por, ashtu siç konfirmuan mosdakordësinë në këtë pjesë, ashtu që të dy konfirmuan edhe dakordësinë për të lënë mënjanë këtë çështje, ndoshta për momentin, për t’u përqëndruar e diskutuar për raportet mes dy vendeve.
“Që të mos krijohet përshtypja që ne aty kemi folur vetëm për Ballkanin dhe Serbinë. Kryeministri Edi Rama ishte thuajse me gjysmën e Qeverisë së tij, po ashtu edhe unë kisha thuajse gjysmën e kabinetit qeveritar. Për një orë e gjysmë ministrat diskutuan me njëri-tjetrin. Kemi shumë për të diskutuar bashkë dhe në këtë takim është folur për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe si të ecim përpara në marrëdhëniet tona”, tha Kryeministri Kurti.
Për të shuar çdo keqinformim që mund të lindte në media nga kjo deklaratë e Kurtit, ndërhyu Rama.
“Se mos mendoni se kanë folur vetëm ministrat dhe ne të dy (Rama e Kurti) nuk flasim me njëri-tjetrin e thoni këta të dy nuk flaskan bashkë. Është krejt e kundërta”, tha Rama.
Si mund të ecet përpara bashkë? Albin Kurti përmendi katër liritë e nismës së Ballkanit të Hapur, që theksoi se fillimisht duhet realizuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kemi mundësi e potencial për të realizuar projekte që priten nga qytetarët e dy vendeve. Duhet të rrisim bashkëpunimin, ndërlidhjen mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë vështirësi dhe pengesa mes nesh, sepse është e domosdoshme për qytetarët që të përfitojnë. Ne duhet të punojmë që kapitali, mallrat, njerëzit dhe shërbimet të lëvizin sa më shpejt mes dy vendeve tona”, u shpreh ai.
Gjithsesi, Edi Rama tha se pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës është edhe më i bindur se pse nevojitet Ballkani i Hapur. Ai pranoi mosdakordësinë me Kurtin, por edhe dakordësinë për ta trajtuar këtë ndasi politikisht e pa u bërë pengesë në përparimin e marrëdhënieve në çështjet e tjera.
“Ballkani i Hapur, kemi mosdakordësi me Albinin, por duhet ta trajtojmë në mënyrë politike. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen nga mosdakordësia për këtë çështje. Tani jam edhe më i bindur se sa isha që Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët. Jam edhe më i bindur sot që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e së shkuarës dhe ku i marrim potencialit tonë si komb shqiptar maksimumin”, tha ai.
Në Prishtinë, Rama premtoi se Shqipëria do ta shfrytëzojë karrigen si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB për të nxitur njohjet globale të Pavarësisë së Kosovës. Këtu përsëriti thirrjen që edhe vetë Serbia duhet ta njohë atë e para.
Kryeministri Edi Rama viziton për disa orë Prishtinën në mesin e një krize e tensionesh mes Kosovës e Serbisë, për shkak të reagimit ekstrem të Beogradit pas vendimit të reciprocitetit të targave.
Vizita nis me organizimin e ceremonisë së pritjes nga Kryeministri Albin Kurti në Prishtinë rreth orës 09:00 dhe më pas takimi mes delegacioneve.
Rreth orës 10:20 minuta, sipas agjendës së publikuar pritet të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp mes dy kryeministrave.
Vizita vjen mes tensioneve të shkaktuara në veri të Kosovës nga serbët që protestojnë kundër reciprocitetit të targave. Shfaqjet e forcës së Beogradit në kufi me Kosovën, ku ka afruar tanke, ushtarë, avionë e helikopterë kanë nxitur shumë analistë e politikanë që të vënë në mëndyshje sinqeritetin e Serbisë në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”.
Gjithashtu, vizita e Ramës në Kosovë pason atë të Nju Jorkut, ku gjatë fjalës së mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kreu i Qeverisë shqiptare u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë këtu edhe vetë Serbinë. Ai tha se OKB është e paplotë pa Kosoën anëtare të saj dhe se pavarësia është një realitet i pakthyeshëm.
Me dakordësinë e gjetur për përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare dhe zgjidhjen e ngërçit mes PD e LSI-së për ndarjen e vendeve në këto komisione, seanca e kësaj të enjte në Kuvend parashikohej pa debate.
Por, ndodhi sërish e kundërta! PS e PD u përplasën për formatin e zgjedhur të mbledhjeve të këtyre komisioneve. PS kishte vendosur që në bazë të një rekomandimi të Komitetit të Ekspertëve, seancat e komisioneve të zhvillohen online. PD e kundërshtoi si antikushtetues këtë vendim dhe përpjekje për t’iu shmangur transparencës.
Debati kishte nisur që në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Ai u zhvendos edhe në seancë plenare.
“Rregullorja përcakton rastet kur komisionet mund të nblidhen në distancë, çka e përjashton situatën aktuale”, tha kreu i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rushaj.
Nënkryetarët e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku thanë se vendimi nuk i shërben interesit publik. “Diskutimet dhe vendimet që merren në të shumtën e rasteve nuk dëgjohen, pasi deputetët janë në makina, lokale, por jo në krye të detyrës”, thanë ata.
PD propozoi që deputetët të vaksinohen dhe gjendja t’i kthehet normalitetit, si dhe komisionet të zhvillohen në orare të ndryshme për të pasur më shumë hapësirë.
Për vaksinimin me detyrim të deputetëve foli edhe kreu i grupit socialist, Taulant Balla. Ai tha se kishte një dakordësi për këtë çështje dhe brenda afateve që do të përcaktohen asnjë deputet të mos lejohet të hyjë në Kuvend pa certifikatën e vaksinimit.
“Kemi rënë dakord me PD që brenda një afati të caktuar asnjë deputet të mos hyjë i pavaksinuar”, tha Balla.

Momenti kur Prokurori i Tiranës, Dritan Gina u përpoq që të hyjë me forcë në sallën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pak para se ky i fundit të jepte vendimin për përjashtimin e tij nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie.
Sipas deklaratës së drejtueses së KPK-së, Prokurori Gina kishte refuzuar që të kontrollohej nga siguria e organeve të vettingut para se të hynte në sallë.
Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë.
Forcat e Policisë së Kosovës ka qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë për reciprocitet për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. Në shenjë proteste, serbët e Kosovës kanë kaluar natën në çadra, duke bllokuar rrugën
Kancelarja gjermane, Angela Merkel falenderoi kryeministrat e Ballkanit Perëndimor që iu bashkuan asaj në Tiranë për takime, ndërsa kujtoi se vendi i këtij takimi, pra “Tirana Business Park” është një investim gjerman.
Merkel tha se dëshira për të vizituar secilat vende nuk i mungoi, por në situatën aktuale të pandemisë kjo ishte e pamundur.
“Faleminderit që erdhët! Dëshiroja të vizitoja të gjitha vendet, por ishte e pamundur. Më duheshin 3-4 ditë dhe në situatën aktuale kjo ishte shumë. Faleminderit Edit për mikpritjen. Këtu është një Gjermani e vogël sepse është investim gjerman”, u shpreh Kancelarja.
Kryeministri Edi Rama i dhuroi Kancelares Angela Merkel medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit, si shenjë falenderimi për të gjithë bashkëpunimin që ka pasur ndër vite me të.
“Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, që mbrojti Shqipërinë nga pushtimi dhe gjithashtu u mbiquajt edhe “Atleti i Krishtërimit” si mbrojtës i krishtërimit. Mendoj që ju detyrohemi për këtë”, tha Rama gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljes.
“Ju faleminderit shumë, është një nder i madh dhe ishte kënaqësi të punoja së bashku me ju”, tha Kancelarja Merkel.