Video të fundit

Rindërtimi, pritshmëritë e Kryeministrit Rama për donacionet
Rindërtimi, pritshmëritë e Kryeministrit Rama për donacionet Gazeta Si 10 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama flet për pritshmëritë nga donacionet e Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE
Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE Gazeta Si 18 Shikime • 6 years më parë

Konferencës së Donatorëve në Bruksel i parapriu një mëngjes pune, që Kryeministri Edi Rama thotë se u organizua nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë.

Kryediplomati italian tha në fjalën e tij se në Ballkanin Perëndimor nuk është në lojë vetëm besueshmëria, por edhe vetë e ardhmja e Bashkimit Europian si aktor dhe faktor global.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë është në lojë, përfshi edhe besueshmërinë e BE si aktor global. Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi ynë kyç për të përforcuar paqen, stabilitetin, pajtimin dhe zhvillimin në Europë”, deklaroi ai.

Di Maio u kujtoi të pranishmëve se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të vështirë dhe jo përfundimi i këtij procesi. Këtë ai e sheh si kurorëzim të përpjekjeve të vendeve anëtare që prej muajit dhjetor për të transformuar dhe çuar përpara procesin e zgjerimit përmes miratimit të metodologjisë së re për këtë qëllim.

“Shtetet anëtare dhe Komisioni janë angazhuar në një përpjekje të përbashkët për të çuar më tej procesin e zgjerimit dhe për të rivendosur besimin e ndërsjellë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”, deklaroi ministri i Jashtëm italian.

ulje heathrow3.mp4
ulje heathrow3.mp4 Gazeta Si 23 Shikime • 6 years më parë

Pamje tronditëse dhe momente të pabesueshme kur një pilot zbret aeroplanin e tij anash në Aeroportin e Heathrow, Londër, pasi luftoi me erërat e ashpra që shkuan deri në 146 kilometra në orë të shkaktuara nga Stuhia Dennis. Video tregon aeroplanin e Etihad Airways që lufton me stuhinë dhe më në fund bën uljen në Heathrow.
Nuk ishte i vetmi avion që luftuan me kushtet e tmerrshme të motit, ndërsa edhe të tjerë u përpoqën të ulen në mes të stuhisë shkatërruese.
Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa video të tjera tregojnë përpjekjet e pilotëve në Aeroportin e Birminghamit dhe aeroporte të tjera të Britanisë së Madhe, për të ulur shëndoshë e mirë pasagjerët e tyre.

ulje heathrow2.mp4
ulje heathrow2.mp4 Gazeta Si 27 Shikime • 6 years më parë

Pamje tronditëse dhe momente të pabesueshme kur një pilot zbret aeroplanin e tij anash në Aeroportin e Heathrow, Londër, pasi luftoi me erërat e ashpra që shkuan deri në 146 kilometra në orë të shkaktuara nga Stuhia Dennis. Video tregon aeroplanin e Etihad Airways që lufton me stuhinë dhe më në fund bën uljen në Heathrow.
Nuk ishte i vetmi avion që luftuan me kushtet e tmerrshme të motit, ndërsa edhe të tjerë u përpoqën të ulen në mes të stuhisë shkatërruese.
Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa video të tjera tregojnë përpjekjet e pilotëve në Aeroportin e Birminghamit dhe aeroporte të tjera të Britanisë së Madhe, për të ulur shëndoshë e mirë pasagjerët e tyre.

ulje heathrow1.mp4
ulje heathrow1.mp4 Gazeta Si 37 Shikime • 6 years më parë

Pamje tronditëse dhe momente të pabesueshme kur një pilot zbret aeroplanin e tij anash në Aeroportin e Heathrow, Londër, pasi luftoi me erërat e ashpra që shkuan deri në 146 kilometra në orë të shkaktuara nga Stuhia Dennis. Video tregon aeroplanin e Etihad Airways që lufton me stuhinë dhe më në fund bën uljen në Heathrow.
Nuk ishte i vetmi avion që luftuan me kushtet e tmerrshme të motit, ndërsa edhe të tjerë u përpoqën të ulen në mes të stuhisë shkatërruese.
Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa video të tjera tregojnë përpjekjet e pilotëve në Aeroportin e Birminghamit dhe aeroporte të tjera të Britanisë së Madhe, për të ulur shëndoshë e mirë pasagjerët e tyre.

Rritet stoku i kredisë për individë
Rritet stoku i kredisë për individë Gazeta Si 20 Shikime • 6 years më parë

Stoku i kredisë për individë në dhjetor arriti 12.5% të PBB-së ose
0.4 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2018-të.

Rritja ka ardhur nga kredia hipotekare

Shtesa e kredisë për individët ka qenë kryesisht në LEK.

Por kërkesa për kredi nga individët vijon të jetë e luhatshme

Për shkak të tërmetit tre muajt e fundit të vitit, kredia për
individë ishte 4.2 për qind me e ulët se tremujori paraardhës.

Rënia ka befasuar edhe bankat.

Portofoli I kredisë për individë është më I vogli se vendet e tjera të rajonit

Kredia hipotekare është sa 70% e gjithë
kredisë së dhënë për individët.

Kredia hipotekare është 8.7% e PBB-së.

Kredia konsumatore rreth 3.8% e PBB-së.

Basha lë hapur derën e protestave: Shqipëria peng i 12 personave
Basha lë hapur derën e protestave: Shqipëria peng i 12 personave Gazeta Si 24 Shikime • 6 years më parë

Lulzim Basha e vlerësoi shumë të frytshëm takimin me ekspertët e Venecias, që kanë mbërritur në Tiranë me mision faktmbledhës për mendimin përfundimtar në lidhje me përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës socialiste.

Kreu i PD-së doli para mediave në fund të këtij takimi, ku solli një shembull se përse vendi ndodhet në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike.

“Shembulli më i mirë janë lëvizjet çoroditëse të një pushteti që nuk pret as opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim në një Kuvend ilegjitim masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në një kolaps total”, deklaroi ai.

Basha akuzoi mazhorancën se me vendimet e saj po kërcënon të drejtat dhe pronën e shqiptarëve.

“Sepse sot, Republika e Shqipërisë nuk është e shqiptarëve, por e një grushti pushtetarësh të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh, që së bashku kanë kapur gjykatat, drejtësinë, pronat e shqiptarëve”, vijoi kreu i PD-së.

Basha nuk përmendi emra, por foli me numra duke thënë se vendi është në duart e 12 personave.

“Kjo nuk është demokraci! Ky nuk është shteti ligjor, ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam problematikën që është rënduar që nga nisja e kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimit të reformës në drejtësi. Do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve dhe kriminelëve dhe oligarkëve, apo do të kthejmë Shqipërinë për të gjithë shqiptarët përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmes sundimit të ligjit dhe barazisë para tij”, u shpreh ai.

Basha nuk mohoi se opozita mund t’u rikthehet protestave nëse kërkesa e saj për qeveri kujdestare dhe zgjedhje të parakohshme do të refuzohet nga mazhoranca në Këshillin Politik.

“Zgjidhja që kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një demokracie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”, mbylli fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike.

Ne Rilindje
Ne Rilindje Gazeta Si 32 Shikime • 6 years më parë

Dokumentari shperfaq rendesine e "Rilidnjes" si organ shtypi dhe shtepi botuese ne ndikimin kulturor dhe politik ne Kosoven e asokohe

Dokumentari "Arkivi Rilindja"
Dokumentari "Arkivi Rilindja" Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Dokuemntari shfaq deshmi te gjalla te shkrimtareve qe kane qene pjese e "Rilindjes" se asokohe se sa i rendesishem ka qene si organ dhe si ka ndikuar ne jeten politike dhe kulturore te popullsise kosovare

Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve
Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve Gazeta Si 13 Shikime • 6 years më parë

Duke iu referuar vazhdimisht Ministrit të Jashtëm në Detyrë si vëllai im Genti, kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu i kërkoi edhe njëherë Shqipërisë të dorëzonte të gjtihq gylenustët që sipas tij, strehohen në vendin tonë.

Ndasia, Kurti flet për “shengen shqiptar”, Rama për “shengen ballkanik”
Ndasia, Kurti flet për “shengen shqiptar”, Rama për “shengen ballkanik” Gazeta Si 20 Shikime • 6 years më parë

Gjuha e kujdesshme dhe e përzgjedhur në konferencën e përbashkët për shtyp nuk arriti që të fshehë ndasinë e thellë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit sa i takon nismës për krijimin e një tregut të përbashkët ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës tha se kjo temë ishte trajtuar shkurtimisht në këtë takim të parë me Edi Ramësn si Kryeministër dhe për këtë la të hapur diskutimet në të ardhmen, por pa dhënë afate. Kurti nënkuptoi se i ashtuquajturi “Shengeni Ballkanik” është i një rëndësie të vogël për Qeverinë që ai drejton në Prishtinë, që ka një tjetër prioritet.

“Ky ishte takimi ynë i paarë dhe natyrisht që ka edhe shumë tema të tjera që do të trajtojmë. Mund të them që kjo temë (Shengeni Ballkanik) ishte një temë e trajtuar shkurtimisht, meqënëse takimi sot ishte më shumë për makro-shengenin shqiptar sesa për “Minishengenin ballkanik”, deklaroi Albin Kurti.

Por, Edi Rama nuk e sheh të arritshëm krijimin e “makroshengenin shqiptar” pa “minishengenin ballkanik. Ai përforcoi ndasitë e shfaqura edhe në të shkuarën mes dy kryeministrave sa i takon kësaj teme.

“Në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar para. Por, unë besoj që nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”, u shpreh ai.

Albin Kurti, kritik i bashkëpunimit të deritanishëm mes shqiptarëve këtëj dhe andej kufirit, kërkoi që mes Tiranës dhe Prishtinës të ketë një fillim të ri të fuqishëm bashkëpunimi.

“Çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona. Kosova dhe Shqipëria janë prioritet. Vendosëm që të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë edhe nga ministra edhe nga deputetë që 77 marrëveshjet që janë nënshkruar të zbatohen dhe të shtohen në marrëveshje të tjera. Të shtojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin”, u shpreh ai.

Rama, që ka firmosur pjesën më të madhe të këtyre marrëveshjeve dhe ka qenë në tryezë në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn nuk hodhi poshtë bashkëpunimin e deritanishëm, por foli për nevojën e një ndryshimi marrshi e shpejtësie në këtë drejtim.

Kurti nis vizitën zyrtare në Tiranë, pas Ramës shtrëngon duart me Gent Cakajn
Kurti nis vizitën zyrtare në Tiranë, pas Ramës shtrëngon duart me Gent Cakajn Gazeta Si 31 Shikime • 6 years më parë

Albin Kurti e nisi nga Tirana vizitën e tij të parë zyrtare si Kryeministër i Kosovës. Në ceremoninë e organizuar në “Pallatin e Brigadave”, Kurti u prit nga Kryeministri Edi Rama.

Siç e do protokolli, himni i parë që u luajt ishte ai i vizitorit dhe Albin Kurti dëgjoi notat e Himnit të Kosovës, që deri vonë nuk e pranonte si të tillë.

Pas luajtjes së dy himneve dy kryeministrat kaluan në tapetin e kuq, u përulën para Flamurit Kombëtar dhe përshëndetën rojet e nderit.

Në fund të ceremonisë që i la vendin nisjes së takimeve mes dy delegacioneve, një shtrëngim duarsh me anëtarë të kabinetit të Qeverisë shqiptare. I pari që përshëndeti Albin Kurti ishte ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakajn, që dikur ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe që vetë Kryeministri i Kosovës dhe lideri i VV e ka qortuar fort në të shkuarën.

“Ne kemi shpjeguar qëndrimin tonë përmes një komunikate për ish-anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai nuk është ministër i Edi Ramës, por është ministër i Baton Haxhiut, nuk është problem Baton Haxhiu, por Stanishiqi”, deklaronte ai.

solar orbiter.mp4
solar orbiter.mp4 Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Sonda Evropiane “Solar Orbiter” drejtuar Diellit u nis nga baza amerikane Cape Canaveral me një raketë të tipit “Atlas 5”. Nis kështu misioni më ambicioz i organizuar ndonjëherë drejt yllit tonë, i krijuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) në bashkëpunim me NASA-n.

Bushati duke folur per negociat me BE dhe marredheniet me Greqine
Bushati duke folur per negociat me BE dhe marredheniet me Greqine Gazeta Si 47 Shikime • 6 years më parë

Tre sfidat e BE që do të përcaktojnë raportin me Ballkanin Perëndimor: 1. Arkitektura e sigurisë europiane në kushtet krizës së besimit tek multilateralizmi; 2. Efektet e ‘divorcit’ Brexit dhe vështirësia për një ‘martesë’ të re; 3. Roli e influenca e BE si fuqi botërore

Valentines Tree.mp4
Valentines Tree.mp4 Gazeta Si 26 Shikime • 6 years më parë

Ata që kërkojnë një sezon të ri për të festuar, vazhdojnë me Pemën e Shën Valentinit. Tashmë është një trend i ri në SHBA, ndërsa Pinterest ka raportuar një rritje 87 përqind të njerëzve në Evropë që kërkojnë frymëzim për pemë të Shën Valentinit.

1 (1).mp4
1 (1).mp4 Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Film me metrazh të shkurtër prej 14 vjeçarit kosovar nga Gjilani mbi tërmetin në Shqipëri

Koronavirusi/ Të infektuarit i tërheqin zvarrë  për t’i grumbulluar nëpër kampe
Koronavirusi/ Të infektuarit i tërheqin zvarrë për t’i grumbulluar nëpër kampe Gazeta Si 50 Shikime • 6 years më parë

Një video me pamje shqetësuese është bërë virale në rrjetet sociale, ku tregohen njerëz të dyshuar si të infektuar me koronavirus, të cilët tërhiqen me forcë nga shtëpitë e tyre. Gjithçka ndodh ndërkohë që regjimi komunist po nis të grumbullojë të infektuarit dhe t'i çojë nëpër kampe.
Në video shihen zyrtarë të shëndetësisë dhe jo vetëm, me kostume mbrojtëse, teksa kapin të paktën dy persona, ndërsa më pas një burrë i tretë tërhiqet nga dyshemeja dhe merret me vete.

Lista e OFL, radha e “Ben Qimes” në Fier dhe rivalit të bandës së Aldo Bares në Lushnje
Lista e OFL, radha e “Ben Qimes” në Fier dhe rivalit të bandës së Aldo Bares në Lushnje Gazeta Si 43 Shikime • 6 years më parë

Arben Isufaj në Fier, njohur ndryshe si “Ben Qimja” dhe Saimir Taullai në Lushnje janë dy personat e tjerë që “Operacioni Forca e Ligjit” u ka kërkuar që të plotësojnë formularin për burimin e pasurive që zotërojnë.

Isufaj është prej vitesh nën hetim në Itali për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Pala italiane ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij për t’u përballur me këto akuza, por kërkesat janë rrëzuar nga drejtësia shqiptare.

Ndërkohë, Saimir Taullai njihet jo vetëm si biznesmen në qytetin e Lushnjes, por edhe si “rivali” i bandës së Aldo Bares në këtë qytet. Ai u vu në qendër të vëmendjes në nëntor të 2018, ku pas një atentati që iu bë mbeti i plagosur lehtë. Ai rezulton i dënuar me akuzën e trafikut dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Video / Basha troket tek qytetari: Nuk vij për fushatë.mp4
Video / Basha troket tek qytetari: Nuk vij për fushatë.mp4 Gazeta Si 34 Shikime • 6 years më parë

Lulzim Basha ka vijuar me takimet ndryshe me qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve thotë se këtë herë është ndalur në familjen e Entonit, por jo për fushatë.

“Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje. Me Entonin dhe familjen e tij të re në Tiranë, duke folur për problemet e përditshme”, shkruan Basha.

Në videon në fjalë, Basha bashkëbisedon me Entonin mbi shpenzimet mujore dhe problemet e tjera që e shqetësojnë këtë familje.

Kina ndërton spitalin kundër koronavirusit
Kina ndërton spitalin kundër koronavirusit Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Kina ndërton spitalin kundër koronavirusit

Showing 119 out of 120