Video të fundit

“Lotus Evija”, britanikët sfidojnë me supermodelin elektrik
“Lotus Evija”, britanikët sfidojnë me supermodelin elektrik Gazeta Si 33 Shikime • 5 years më parë

Kompanite britanike të prodhimit të automjeteve janë shumë prapa në krahasim me koleget e tyre amerikane dhe gjermane sa i takon modeleve elektrike.

Këtë diferencë synon që ta shkurtojë kompania Lotus me modelin e saj “Evija”.

Bëhet fjalë për të parën makinë britanike krejtësisht elektrike me një kosto që pritet të shkojë rreth 2.5 mln euro.

Kompania premton se “Evija” do të jetë makina më e fuqishme elektrike në botë, me kapacitetin për të kapur 300 kilometra në orë për më pak se 9 sekonda dhe një shpejtësi maksimale mbi 340 kilometra për orë.

Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Dëmet të papërballueshme nga ne
Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Dëmet të papërballueshme nga ne Gazeta Si 32 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama shtriu dorën për ndihmë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Turqia në Stamboll për investimet publike e private. Rama thotë përmes postimit në rrjetet sociale, se fjalën e mbante me ftesë të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

Pasi falenderoi për mbështetjen e dhënë deri më tani dhe pasi përshkroi shkurtimisht pasojat e tërmetit në humbje njerëzore dhe materiale, Rama kërkoi ndihmë, duke cituar edhe islamin.

“Qëndroj përpara jush për t’ju kërkuar ndihmë. Cila është vërtetë fytyra më e bukur në islam? Sipas profetit të Zotit, paqja qoftë mbi të, të ushqesh atë që është në nevojë, të përshëndesësh dhe të shpëtosh ata që njeh dhe ata që nuk njeh. Dëshiroj t’u falenderoj secili nga vëllezërit tanë që deri më tani kanë qenë shëmbëllim i kësaj fytyre dhe dua të falenderoj paraprakisht të gjitha ata që duan të bëhen shëmbëlltyra e këtyre fjalëve. Qoftë bamirësia juaj e pranuar!”, deklaroi Rama.

Kryeministri njohu të pranishmit me fondet e dhuruara nga qytetarët shqiptarë, por nënkuptoi se ato janë të pamjaftueshme.

“Besoj që me ndihmën tuaj do të arrijmë që të bëjmë me Durrësin atë që Turqia bëri me Izmirin pas tërmetit të 1999. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave janë të shkatërruara. Janë banesa të ndërtuara me ndërtime të dobëta. Shumica e këtyre janë struktura shumëkatëshe, që strehojnë dhjetra familje. Kjo është arsyeja se përse nuk kemi një shifër finale zyrtare. Besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme prej nesh. Pra pa kontribute nga jashtë koha që do të na duhet për të shëruar plagët tona do të jetë shumë e gjatë”, tha Kryeministri.

Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe
Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe Gazeta Si 39 Shikime • 5 years më parë

Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe
Artisti ha bananen vepër arti 120 mijë dollarëshe Gazeta Si 20 Shikime • 5 years më parë

Çfarë shije ka një banane e ngjitur në mur në instalacionin e artistit italian Mauricio Cattelan, e që sipas galerisë “Art Basel Miami Beach” është vlerësuar të paktën 120 mijë dollarë? Këtë e zbuloi një tjetër artist.

David Datuna, një artist gjeorgjian me origjinë, por që e ushtron profesionin e tij në Nju Jork prej kohësh, hyri si vizitor në galerinë ku ekspozohej vepra e kolegut të tij italian dhe pa u menduar dy herë e shqiti atë nga muri, e zhveshi dhe e hëngri. Të gjithë këtë e bëri në sy të kameras.

“Artisti i uritur! Performancë e imja. E dashuroj veprën e Maurizio Cattelan dhe më pëlqen instalimi i tij. Është shumë i shijshëm”, shkroi ai në Instagram duke ironizuar si të mbivlerësuar veprën e artistit italian.

Organizatorët ndërhynë duke e zëvendësuar bananen e ngrëne me një tjetër, ndërsa veprimi i shkaktoi jo pak telashe artistit gjeorgjian me stafin e galerisë “Arta Basel Miami Beach”.

“Çmenduri! Shumë çmenduri”, i drejtohet njëra nga organizatoret e ekspozitës.

Hungaria një vend i “pushtuar” nga uji
Hungaria një vend i “pushtuar” nga uji Gazeta Si 41 Shikime • 5 years më parë

Uji i qetë që rrjedh në Hungari është si asnjë vend tjetër. Në Budapest, lumi Danub është një arterie e qytetit e përshkruar me ura ku kalojnë kalimtarët dhe admirojnë lëvizjen e anijeve. Liqeni Balaton është vendi i preferuar i hungarezëve për pushime. Banjat termike mund të gjenden në të gjithë vendin dhe kjo kulturë ka ndjekur hungarezët prej kohësh duke përfituar nga vetitë shëruese të tyre. Budapesti është një nga qytetet më të dashura të Europës, me bukuritë arkitektonike si Parlamenti neo-gotik, Kalaja e madhe Buda dhe Ura e Zinxhirit Szechnyi.

“E Preferuara" triumfon në Festivalin Europian e Filmit
“E Preferuara" triumfon në Festivalin Europian e Filmit Gazeta Si 52 Shikime • 5 years më parë

Filmi "E Preferuara" i regjisorit grek Yorgos Lanthimos është shndërruar në kryefjalën e festivalit të 32-të Europian te Filmit, duke fituar çmimin e filmit më të mirë, komedisë më të mirë dhe aktores më të mirë për Olivia Colman, e cila luante rolin e Mbretëreshës Anne.

video teatri.mp4
video teatri.mp4 Gazeta Si 11 Shikime • 5 years më parë

Pese stinet e armikut te popullit, drama kosovare ne Teatrin Kombetar te Prishtines

PD video.mp4
PD video.mp4 Gazeta Si 27 Shikime • 5 years më parë

Video e publikuar nga PD-ja me deklarimet e zv.kryeministrit Erion Braçe dhe kryebashkiakut Artur Bushi te qytetit te Krujës/

WhatsApp Video 2019-12-07 at 11.24.41 (1).mp4
WhatsApp Video 2019-12-07 at 11.24.41 (1).mp4 Gazeta Si 28 Shikime • 5 years më parë

Drama "Pese Stinet e Armikut te Popullit" drama kosovare ne Tirane

Drama e Jeton Neziraj
Drama e Jeton Neziraj Gazeta Si 24 Shikime • 5 years më parë

Drama "5 stinet e armikut te popullit" sukses ne Teatrin Kombetar

WhatsApp Video 2019-12-07 at 11.24.40.mp4
WhatsApp Video 2019-12-07 at 11.24.40.mp4 Gazeta Si 18 Shikime • 5 years më parë

Drama "5 stinet e armikut te popullit" ne Teatrin Kombetar Tirane

alban skenderaj.mp4
alban skenderaj.mp4 Gazeta Si 48 Shikime • 5 years më parë

Alban Skënderaj lë muzikën, një derë e re hapet për të…

shembja e shkolles ne Bubq
shembja e shkolles ne Bubq Gazeta Si 10 Shikime • 5 years më parë

Shembja e shkolles ne Bubq, e dëmtuar nga tërmeti

Rama zyra e osbe video.mp4
Rama zyra e osbe video.mp4 Gazeta Si 22 Shikime • 5 years më parë

Rama ne zyren e OSBE-se duke folur per fjalimin qe do te mbaje ne konferencen e sotme, ku Shqiperia merr kryesimin e OSBE

Shembja e katerkateshit ne Shkozet.mp4
Shembja e katerkateshit ne Shkozet.mp4 Gazeta Si 35 Shikime • 5 years më parë

Forcat Xheniere bejnë shpërthimin e komanduar te objektit katërkatësh ne zonen e Shkozetit.

Rama i thotë zyrtarit të BE: Ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen
Rama i thotë zyrtarit të BE: Ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen Gazeta Si 50 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama pranoi se “ndonjëherë standardet e sigurisë së ndërtimit” nuk respektohen as kur bëhet fjalë për një godinë ky mësojnë mbi 900 të mitur.

Rama inspektoi dëmet e tërmetit në Spitallë të Durrësit së bashku me komisionerin e Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç. Zyrtari i BE-së foli me habi kur pa gjendjen e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”.

“Kjo është godinë e re”, tha ai.

“Epo e di...ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen”, iu përgjigj Rama.

Këshilla e 3 grupeve ekspertësh që kanë parë nga afër strukturën e kësaj shkolle është shembja dhe më pas rindërtimi.

Kjo shkollë është rikonstruktuar pas vitit 2016. Deri para tërmetit në të mësonin rreth 960 nxënës.

Tragjedia e Thumanës, prokuroria mbledh provat në terren
Tragjedia e Thumanës, prokuroria mbledh provat në terren Gazeta Si 35 Shikime • 5 years më parë

Prokuroria e Krujës ka marrë prova materiale nga pallatet e shembura në qytezën e Thumanës për hetimet e nisura kryesisht për tragjedinë e 26 nëntorit, pas dyshimeve se godinat që u morën jetën 26 qytetarëve në këtë zonë nuk plotësonin kushtet teknike të sigurisë edhe para tërmetit.

Si prova prokuroria po sekuestron materiale interte, kryesisht trarë betoni dhe kollona.

Një kamion u ngarkua me porosi të prokurorisë me këto prova materiale nga një fadromë që ndodhej në vendngjarje.

Sekuestrimi i provave u bë në prani të disa oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krujës dhe ekspertë të Komisariatit të këtij qyteti.

Video/ Topi hyn në kosh e del, arbitri s’e sheh dhe përsëritet ndeshja në NBA
Video/ Topi hyn në kosh e del, arbitri s’e sheh dhe përsëritet ndeshja në NBA Gazeta Si 29 Shikime • 5 years më parë

Një rast i veçantë në basketbollin amerikan. Hjuston është përpara 102-89 dhe përpiqet ta administrojë lojën ndaj San Antonios, që në mesin e periodës së tretë është 22 pikë prapa. Harden ngadalëson hapat dhe pastaj zhyt topin në kosh. Topi hyn dhe pastaj, për një lëvizje të pazakontë të rrjetës, del. Ylli i Rokets hutohet dhe për një moment kujton se ka humbur dypikëshin më të lehtë të karrierës, pastaj sheh në ekran dhe kupton që topi ka hyrë në kosh dhe rezultati shkon 104-89. Vetëm se për arbitrat topi nuk ka hyrë kurrë në kosh dhe në fund ndeshja është fituar nga San Antonio Spërs 135-133, pas dy shtesave.

12 mijë të pastrehë, gjysma e tyre nëpër çadra
12 mijë të pastrehë, gjysma e tyre nëpër çadra Gazeta Si 44 Shikime • 5 years më parë

Qeverita flet për rreth 12 mijë persona jashtë banesave të tyre për shkak të tërmetit. Më shumë se gjysma e tyre vijojnë të mbeten të strehuar nëpër çadra, ndërsa pjesa tjetër nëpër hotele, banesa sociale dhe ambiente të tjera publike e private.

"Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspektuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t'u prishur. Në qarkun Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese”, deklaroi ministri Bledi Çuçi.

Çuçi tha se këtë të mërkurë nis dhënia e lejeve përkatëse në zonat e goditura në Durrës, Lezhë dhe Kurbin për ndërhyrjet në godinat që janë dëmtuar, por që mund të riparohen. Ai foli për 20 godina të shembura deri më tani, ku 12 janë në qytetin e Durrësit dhe 8 në zonën e Thumanës.

Sipas të dhënave të përditësuara të Qeverisë, pjesa më e madhe e personave dhe familjeve që ndodhen ende nëpër çadra janë në zonat rurale mes Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. Për këtë arsye, zv.Kryeministri Erjon Braçe kërkoi që vëmendja tani të përqëndrohet në këto zona.

"E gjithë vëmendja të përqendrohet te zonat rurale për shkak edhe të motit. Të dërgohen çadra dimërore. Banorët e Krujës dhe Vorës të strehohen në Tiranë në banesa me qira”, tha ai.

Braçe vlerësoi punën e ekspertëve në vlerësimin e sigurisë së godinave. Ai tha se për pjesën më të madhe të ndërtesave të kontrolluara prej tyre, ekspertët kanë dhënë siguri.

Për vlerësimin e dëmeve, është bërë një punë shumë e mirë deri tani, ekspertët kanë dhënë siguri për një pjesë të madhe. Edhe në këtë aspekt, zv.Kryeministri kërkoi që vëmendja të zhvendoset tek zonat rurale, pasi siç tha, kanë mbetur mbrapa në vlerësimin e dëmeve.

Shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes në zonat rurale e ka ngritur në ditët e fundit edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai këmbënguli në planin me tri pika të paraqitur nga opozita, ku është aktivizimi i 500 inxhinierëve për të vlerësuar dëmet, përmbylljen e procesit me shpejtësi dhe anulimin e 150 mln eurove kontrata koncesionare dhe devijimin e këtyre fondeve tek njerëzit në nevojë.

Bashkia e Lezhës përplaset me ministrin Lleshaj për pallatin 12-katësh
Bashkia e Lezhës përplaset me ministrin Lleshaj për pallatin 12-katësh Gazeta Si 44 Shikime • 5 years më parë

Debati mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Urbanistikës dhe banorëve për pallatet e dëmtuara. Ministri e akuzon drejtorin se po përhap panik.

Showing 117 out of 118