Videot kryesore
Nick Kyrgios mposhti Aryna Sabalenka-n 6-3, 6-3 në një ndeshje ekzibicioni të quajtur “Beteja e Gjinive”, promovuar si një version modern i fitores së famshme të Billie Jean King ndaj ish-fituesit të Grand Slam-it Bobby Riggs, më shumë se 50 vite më parë.
Orkney, një arkipelag i largët në brigjet veriore të Skocisë, po shfrytëzon në maksimum fuqinë e pozicionit të tij gjeografik. I rrethuar tërësisht nga oqeani, ku vazhdimisht goditet nga dallgë deri në 13 metra të larta, banorët e këtyre ishujve tani po gjejnë një mënyrë të re për të përfituar nga era dhe dallgët që ajo krijon.
Studiuesi i njohur i ekonomisë, Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës, thotë se Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit thekson më fort vështirësitë e mëdha, që hasin përditë bizneset shqiptare.
Korrupsioni i përhapur, paqartësitë mbi pronat dhe mos-zbatimi i ligjit po dëmtojnë rëndë prej vitesh ekonominë, por asnjë nga këto nuk po ndryshon, dhe klima e biznesit në Shqipëri, mbetet e acarruar, tha ai.
Kryeministri Edi Rama hoqi atletet me të cilat u shfaq në samitin e katër vendeve të Vishegradit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veshi këpucët në takimin e nisur me Kancelaren Angela Merkel rreth orës 09:30.
Takimi mbërrin kur duhet pak më shumë se një muaj nga vendimmarrjan e Bashkimit Europian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Takimi është thirrur nga kancelarja Angela Merkel dhe pritet të jetë vendimtar në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë sa i takon negociatave.
Çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë pritet të nisë të diskutohet që nga java e ardhshme në Parlamentin gjerman, ndërsa vendimi zyrtar do të merret më 24 shtator. Nga sinjalet e dhëna deri më tani nga përfaqësues të qeverisë dhe të Bundestagut gjerman kuptohet qartë që ka një pavendosmëri të Berlinit për çështjen e negociatave vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut vendimmarrja pritet që të jetë pa mëdyshje për hapjen e tyre.
Kryeministri Edi Rama e konfirmoi tërthorazi këtë, kur përmes rrjeteve sociale njoftoi takimin me përfaqësues të Komitetit për Çështjet Europiane të Bundestagut. “Për të kërkuar PO-në e Parlamentit gjerman për Shqipërinë”, shkruan ai, duke vlerësuar se takimi ishte pozitiv.
Para se të takohej me Edi Ramën, Merkel ka pritur në zyrë kreun e Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Me Krichbaum, veç takimit në Komitetin për Çështjet Europiane, Rama ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër joformale para se të ulej në bisedimet me Kancelaren Merkel. Kreu për Çështjet Europiane në Bundestag është mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk bën pjesë në listën e ligjvënësve gjermanë që kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë pa rezerva.
“Nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne, ashtu si Komision i Europës, por edhe unë personalisht duam të konsultojmë edhe raportet e tjera për të marrë këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar pika shumë të qarta dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato”, deklaronte ai në një intervistë për DW në 2018.
Mes pikave të përcaktuara nga Bundestagu gjerman është përmbyllja e reformës në drejtësi, ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe sidomos lufta ndaj krimit të organizuar.
Kosova humbi një ndeshje, por fitoi simpatinë e anglezëve, në këto kohë kur ka kaq shumë nevojë për mbështetjen e Anglisë, pikërisht asaj Anglie që me Tony Blair nuk qëndroi duarkryq atëherë kur Kosova kishte më shumë nevojë.
Situata e vështirë në vendin tonë për shkak të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, që shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, ka sjellë reagimin edhe të botës së sportit, kryesisht me mesazhe sensibilizimi dhe inkurajimi, por edhe me ndihmë në vlerë monetare, siç kanë bërë lojtarët e Kombëtares.
Disa nga lojtarët e Kombëtares në aktivitet këtë fundjavë, nuk kanë qëndruar pasivë. Ata kanë dhënë mesazhe inkurajimi simbolike. Malaga e Keidi Bares dhe Armando Sadikut, për shembull, ka zbritur në fushë para ndeshjes me Numacian me fanella të bardha me mbishkrimin: “Pray for Albania” (Lutu për Shqipërinë). Të dy lojtarët kuqezi ishin titullarë në këtë ndeshje, që u mbyll në barazim, 0-0.
Kuqezinj të tjerë, Myrto Uzuni, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj, të cilët luajnë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, kanë pasur fanella të bardha me flamurin shqiptar poshtë uniformës së ekipit të tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kosovari Lirim Kastrati, edhe ai titullar në fitoren e thellë 4-0 ndaj Goricës, si dhe Indrit Tuci, i aktivizuar si zëvendësues. Uzuni dhe Kastrati shëuan në këtë ndeshje dhe festuan duke treguar fanellën me flamurin kuqezi. Vlen të veçohet fakti se klubi i Lokomotivës së Zagrebit ia ka dedikuar fitoren Shqpërisë. “Ua dedikojmë këtë fitore të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria”. Ky ishte postimi i bërë në rrjetet sociale nga klubi kroat.
<!-- wp:paragraph -->
<p>Leon Çika, po përgatitet së shpejti për një ekspozitë në Korfuz të Greqisë, ku sipas tij pothuajse 5, nga shumë prej pikturave të tij që do marrin pjesë, janë me flamuj grek.</p>
<!-- /wp:paragraph -->
<!-- wp:paragraph -->
<p>”Jam i sigurt se do më pyesin gazetarët grekë pse dhe do ti them që është kompleksi i inferioritetit, në këto popujt tanë ballkanik. Unë e di se ndodhem në Greqi, e nuk ka nevojë të shohësh flamuj kudo e ngado,” thotë ai.</p>
<!-- /wp:paragraph -->
Kryeministri Edi Rama falenderoi qytetarët, që siç thotë kanë mirëkuptuar dhe zbatuar masat ekstreme kufizuese të vendosura si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.
Përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale dhe të filmuar nga shtëpia e tij në Surrel, Kryeministri thotë se rastet e shkeljeve të kufizim-lëvizjeve në Durrës dhe Tiranë janë mjaft të pakta e sporadike.
“Do të jetë një luftë e gjatë dhe do të na duket shekullore, për ne që nuk jemi mësuar të rrimë mbyllur në shtëpi”, thotë Rama.
Për ata që shkelin masat e ndërmarra, sidomos duke qarkulluar me automjete, Kryeministri paralajmëroi humbjen e përhershme të lejes së qarkullimit rrugor.
Rama thotë gjithashtu se kufizimi i lëvizjeve dhe mbyllja në shtëpi është e vetmja rrugë. “Nëse nuk duam që të shkojmë si cjapi tek kasapi, sepse nëse nuk duam të bëhemi bashkëfajtorë në lëndimin apo larg qoftë në humbjen e jetës së të afërmve tanë, ne duhet të qëndrojmë në këtë rrugë duke luftuar pa pushim me forcat e zakoneve të jetës tonë”, deklaron ai.