Videot kryesore

Përmbytje në Shkodër
Përmbytje në Shkodër Gazeta Si 85 Shikime • 6 years më parë

⁣Reshjet e shiut, përmbytje në Shkodër

⁣Ulet avioni i parë në Kukës, Rama ironizon: S’jam as unë as aeroporti 3D
⁣Ulet avioni i parë në Kukës, Rama ironizon: S’jam as unë as aeroporti 3D Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

Në tetor të 2018-ës, pothuajse 3 vite më parë, Kryeministri Edi Rama premtonte përfundimin e Aeroportit të Kukësit, duke publikuar projektin 3D të tij.

Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia kushtëzuan përqëndrimin e Qeverisë tek ky projekt, që u shty për t’u përfunduar këtë të diel, kur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, “Zayed – Flatrat e Veriut” u ul avioni i parë.

Ai ishte avioni i Air Albania dhe sipas Kryeministrit Rama, pasagjerët e parë të tij ishin emigrantë shqiptarë në Londër, pikërisht ata që kreu i Qeverisë tha se kishin tallur më shumë përmes rrjeteve sociale projektin 3D ku ishte publikuar. Rama ironizoi me këtë pjesë.

“Unë jam real dhe aeroporti është real. Ma kanë lexuar librin e shtëpisë me pasion, sa herë që flisja për aeroportin e Kukësit. Njëri quhej Edi Rama dhe ishte PD-në, ishte real edhe ai. Gjatë e kishte Eduard, por e thërrisnin Edi Rama. Ishte edhe një tjetër që i thashë si e hëngre këtë rrenë. Më tha ta shohim deri në fund a e mban dot llafin. Tjetri që fola ishte demokrat e tha e mbajte llafin. I treti më tha se a ka vend për patronazhist te PS se nuk kthehem më. Sot një ditë e veçantë për shqiptarinë”, deklaroi Rama.

Për shkak të teknikaliteteve dhe burokracive deri në licencimin si aeroport ndërkombëtar, avioni i ulur këtë të diel në Kukës u ngrit nga Rinasi. Avioni i "Air Albania" u nis nga Londra ku mori emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, më pas është ndalur fillimisht në Rinas ku kanë marrë Kryeministrin Edi Rama dhe fluturimi ka vijuar drejt Kukësit.

Gjatë fjalës së tij Rama ka shpjeguar edhe pse aeroporti mban emrin “Zayed – Flatrat e Veriut”, duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës. Emri "Zayed" është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë, është përkujdesur për të sjellë ndihma të konsiderueshme.

Destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Djegia e shezlonëve në Drimadhes
Djegia e shezlonëve në Drimadhes Gazeta Si 111 Shikime • 5 years më parë

Djegia e shezlonëve në Drimadhes

I kërkuar nga SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari
I kërkuar nga SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

⁣I kërkuar nga SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari

⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes
⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.

Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.

Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.

“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.

Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.

“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.

Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.

“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK!
⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK! Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

Përplasja Rama-Basha në Kuvend këtë të enjte përshkallëzoi në emra konkretë biznesmenësh, që për kreun e PD-së janë oligarkë të lidhur me Ramën dhe për Qeverinë janë sipërmarrës që punësojnë shqiptarët.

“Ta them unë meqenëse bën sikur s’e kupton diferencën mes sipërmarrësve të ndershëm dhe oligarkëve të tu, të cilët nga 12 shkuan në gjashtë dhe tani janë katandisur sa gishtat e njerëz dorë. Një nga një t’i marr unë! Pse të ra heshtja ty në mbledhjen e kaluar (të Qeverisë) kur të thanë se 30 për qind e karburantit futet kontrabandë?! (I drejtohet Ramës) Do emra ti? Emra do? T’i them unë! Të mori baca Çet ty?! Samiri të mori për tunelin e Llogarasë?! Se janë futur edhe ca të tjerë që nuk dihet se ku fillojnë paratë e tyre dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu, se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë dhe gjysmën e paguani me paratë që u keni vjedhur shqiptarëve. Se Tirana sot nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari, apo administratori i pasurive të tua”, deklaroi Basha.

Rama iu kundërpërgjigj duke akuzuar Bashën se po i përmend për “t’i gjobitur”, ndërsa e ftoi Bashën që t’i çonte në SPAK akuzat e bëra ndaj tyre.

“Ndryshimi mes meje dhe teje është që unë nuk marr njerëz nëpër gojë, asnjëherë! Nëse ju e nxirrni këtu që unë jam marrë me njerëz dhe të kem përdorur të tjerë për të bërë politikë, hajde ma thoni kur! E di e gjithë Shqipëria se këto janë gjoba Lulzim. Nuk është se nuk e di, këto janë gjoba. E di gjithë Shqipëria se si ndodh që goditet një person me emër si oligark, peshkaqen, peshkatar dhe papritur dhe pakujtuar mbaron sulmi. Atë emrin që përmende, formulo denoncimin dhe shko e dili për zot te SPAK-u dhe çoja ti këto të dhënat e kontrabandës te SPAK”, iu përgjigj Rama.

Por, sipas Bashës, drejtësia sot është në koma dhe SPAK është nën ndikimin e Ramës.

“Së pari, jashtë kësaj salle, e pastaj kur t’i rriten kicat SPAK-ut, që mesa duket ka nevojë për më shumë steroide nga vendi i “Pfizer” dhe nga vendet e “Astrazenekës” e të “Modernës”, por jo të “Sinovakut” e të “Sputnikut”, se do na ngrej dhe satelitë zotëria jote, pastaj edhe vendin do ta tregojë pushteti i tretë, të cilin për momentin duket se e ke vënë nën gjuhë dhe e kontrollon”, tha Basha.

Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë
Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë Gazeta Si 91 Shikime • 5 years më parë

⁣Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë

Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave
Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave Gazeta Si 65 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia rrethon zonën e “5 Majit” për nisjen e shembjes së banesave

PD publikon videon: Kandidati në Dibër, Berisha po poshtëron demokratët
PD publikon videon: Kandidati në Dibër, Berisha po poshtëron demokratët Gazeta Si 134 Shikime • 5 years më parë

⁣Partia Demokratike ka ripublikuar një video përgjim të dosjes 184 në Dibër, për të treguar se prokurorja që mbylli dosjen e zgjedhjeve te kontestuara nga PD (Belina Zeneli) është bashkëshortja e kandidatit të propozuar nga primaret e Berishës, Premtim Kryemadhi
“Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

19 vite më parë, kur Rama dëshmonte me megafon në një komision hetimor
19 vite më parë, kur Rama dëshmonte me megafon në një komision hetimor Gazeta Si 100 Shikime • 5 years më parë

Kur të dalë para komisionit hetimor për incineratorët, Edi

Rama do të rikthehet në një sallë të tillë dhe i marrë si dëshmitarë thuajse 20
vite pas komisionit “Olldashi”.


Komisioni hetimor i kërkuar nga PD në 2003-n e akuzonte Ramën,

në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, për shpërdorime të fondeve gjatë kohës
që drejtonte Ministrinë e Kulturës.


Edhe ai komision hetimor, si të gjithë komisionet hetimore

parlamentare në vend u shoqërua me debate të forta mes socialistëve dhe
demokratëve, ndërsa në fund nuk u prodhua asnjë raport i përbashkët.


Rama nuk e refuzoi ftesën për të dëshmuar në komisionin “Olldashi”

në 2003 dhe në paraqitjen e tij u shfaq edhe me megafon me thirrjet “Dua të dëgjohem”.
Para komisionit “Tabaku” Rama paraqitet me një tjetër status dhe ndoshta
megafoni nuk do ta shoqërojë këtë herë.

⁣Agalliu: Basha të dorëhiqet, por s’kemi vendosur asnjë ultimatum
⁣Agalliu: Basha të dorëhiqet, por s’kemi vendosur asnjë ultimatum Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, sipas asaj që tha deputeti Arbi Agalliu nuk i ka vendosur asnjë ultimatum Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen.

Agalliu foli këtë të enjte nga oborri i Kuvendit, ku tha se kërkesa për një hap pas ndaj Lulzim Bashës është as më shumë dhe as më pak veçse dorëheqja.

“Personalisht kam kërkuar nga zoti Basha një hap pas, që do të thotë dorëheqje. Hapa që ai do të marri të jenë në një afat kohor të caktuar në raport me zhvillimet. Ne nuk kemi vendosur asnjë ultimatum”, tha ai.

Por, një afat kohor për Bashën nuk është vendosur, sipas Agalliut.

“Nëse nuk reagon në kohën e arsyeshme të gjykuar nga ne, ne do të ndërmarrim hapat tanë si grup parlamentar dhe në bazë të statutit të partisë”, u shpreh ai.

Një tjetër tragjedi në Ukrainë, aksident rrugor me të paktën 27 të vdekur
Një tjetër tragjedi në Ukrainë, aksident rrugor me të paktën 27 të vdekur Gazeta Si 73 Shikime • 4 years më parë

Një tjetër tragjedi në Ukrainë, aksident rrugor me të paktën 27 të vdekur

Presidenti, opozita do të propozojë kandidatët deri në raundin e tretë
Presidenti, opozita do të propozojë kandidatët deri në raundin e tretë Gazeta Si 65 Shikime • 4 years më parë

⁣Partia Socialiste pranoi dokumentin e Alibeajt që opozita të
ketë ekskluzivitetin për propozimin e kandidaturave për President deri në
raundin e tretë.



Pas një diskutimi për rreth një orë e gjysmë mes përfaqësuesve
socialiste dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, palët
ranë dakord për të vijuar me propozimin e emrave që në raundin e dytë, që do të
mbahet më 23 maj.

⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi
⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi Gazeta Si 118 Shikime • 4 years më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se as ministrja Olta Xhaçka, as bashkëshorti i saj dhe as kompania e tij që mori statusin e investitorit strategjik nuk kanë burimet e të ardhurave për të realizuar këtë projekt me kosto 5.5 mln euro.

“Investitori strategjik është bërë investitori strategjik që ka përfituar pagë lufte si shtresë në nevojë. Deklarata e pasurisë së bashkëshortit të ministrs, që deklaron se ka marrë pagë lufte 400 mijë lek në periudhën e Covid-it. Ky është investitori strategjik. Pra deklaron se është i papunë dhe si shtresë në nevojë ka marrë 400 mijë lek të vjetra në periudhën e Covid. Vetëm me firmën e Edi Ramës mund të ndodhë që sot të jesh shtresë në nevojë e të marrës pagë lufte dhe nesër të gdhihesh investitor strategjik që do të investosh 5.5 mln euro”, deklaroi Gazment Bardhi.

⁣Gledis Nano kur ishte ende në detyrë për kanalin francez Metropole
⁣Gledis Nano kur ishte ende në detyrë për kanalin francez Metropole Gazeta Si 177 Shikime • 4 years më parë

⁣Gledis Nano kur ishte ende në detyrë për kanalin francez
Metropole

Kryeministri Edi Rama përplaset me deputetët e opozitës gjatë seancës në Kuvend
Kryeministri Edi Rama përplaset me deputetët e opozitës gjatë seancës në Kuvend Gazeta Si 77 Shikime • 4 years më parë

⁣Kryeministri Edi Rama përplaset me deputetët e opozitës gjatë seancës në Kuvend

Ambientet e jashtme te Pallati i Kongreseve pastrohen para samitit BE-Ballkani Perëndimor
Ambientet e jashtme te Pallati i Kongreseve pastrohen para samitit BE-Ballkani Perëndimor Gazeta Si 64 Shikime • 4 years më parë

⁣Ambientet e jashtme te Pallati i Kongreseve pastrohen para samitit BE-Ballkani Perëndimor

Aksidenti  në Divjakë  u shkaktua rreth orës 16:30 minuta në aksin rrugor
Aksidenti në Divjakë u shkaktua rreth orës 16:30 minuta në aksin rrugor Gazeta Si 96 Shikime • 4 years më parë

⁣Nga shpejtësia në lëvizje drejtuesi i automjetit tip benz që mbeti viktimë Leonard Dushku, u përplas me bordurën prej betoni. 20 vjecari ndërroi jetë në vend ndërsa 4 shokët e tij të plagosur po marrin mjekim në spitalin e Lushnjes.

Opozita kërkon interpelancë me Ramën në Parlament, deputetët e Berishës bllokojnë foltoren
Opozita kërkon interpelancë me Ramën në Parlament, deputetët e Berishës bllokojnë foltoren Gazeta Si 98 Shikime • 4 years më parë

Opozita kërkon interpelancë me Ramën në Parlament, deputetët e Berishës bllokojnë foltoren

Aksident masiv në Tiranë. Autobusi i Unazës përplaset me disa mjete, 6 të plagosur
Aksident masiv në Tiranë. Autobusi i Unazës përplaset me disa mjete, 6 të plagosur Gazeta Si 83 Shikime • 4 years më parë

⁣Aksident masiv në Tiranë. Autobusi i Unazës përplaset me disa mjete, 6 të plagosur

Showing 85 out of 97