Videot kryesore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko doli në një konferencë për mediat për të bërë një tablo të gjendjes ekonomike dhe financiare të vendit në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar dhe nga pandemia e koronavirusit.
Sejko foli për politikat monetare të Bankës së Shqipërisë, që në daljen e fundit, para se të shpërthente pandemia e koronavirusit uli normën bazë të interesit nga 1 në 0.5 për qind.
Presidenti Ilir Meta zgjodhi me kujdes fjalët e përgjigjeve në lidhje me reformën zgjedhore, për të shmangur ndonjë “hatërmbetje” të mundshme dhe ruajtur barazlargësinë mes palëve që diskutojnë në Këshillin Politik.
Por, thelbi i përgjigjeve të tij duket se nuk e fshehu mesazhin drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha (me të cilin pranoi se kishte pasur një bisedë telefonike paraditen e së premtes, por që nuk komentoi përmbajtjen e kësaj bisede), që të firmosë marrëveshjen e ofruar nga Yuri Kim.
“Mesazhet e mia kanë qenë të qarta. Mesazhi im për opozitën ka qenë që duhet të jetë e qartë dhe të unifikojë kërkesat e saj dhe të koordinohet me partnerët tanë, me Bundestagun dhe Komisionerin e Zgjerimit. Mesazhi im ka qenë i qartë qëkur u shkatërrua në mënyrë të paligjshme Teatri dhe i kam thënë mos bini pre e provokimit të radhës duke u larguar nga tryeza e reformës, mos paraqisni një listë dëshirash, por qëndrime parimore të qarta dhe bazike për të pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve”, deklaroi Presidenti.
Ambasadorja e SHBA e vizitoi në Presidencë kreun e shtetit, para se ky i fundit të dilte në konferencën për shtyp. Meta refuzoi të komentojë se çfarë është diskutuar mes tyre, por në këto ditë kryetema e Yuri Kim dhe ambasadorëve të tjerë në Shqipëri ka qenë reforma zgjedhore.
“Vendi është në krizë institucionale të madhe dhe është me rëndësi që të shkohet sa më parë në zgjedhje të gjithëpranuara. Por, mesa duket kemi ngelur akoma në detaje që kanë të bëjnë me numërimin dhe çështje që nuk duhet të ekzistonin sot”, u shpreh Presidenti.
Meta kujtoi se në lidhje me këtë çështje duhet një vendim para datës 8 qershor, që t’i ofrohet Komisionit Europian një material për t’ua shërbyer vendeve anëtare të BE si progres të Shqipërisë, kur do të mblidhet për të vendosur mbi udhërrëfyesin e negociatave. Por, ai kujtoi gjithashtu edhe se çdo hap pas mund të penalizojë jo vetëm në mospërmbushjen e objektivave të vendosura, por edhe në revokimin e arritjeve të deritanishme.
“Dëshiroj dhe apeloj për konsensus, sepse është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, që duhet të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre do të jetë e lirë, detyrim i padiskutueshëm ndaj procesit të integrimit europian dhe data 8 qershor ëshë me shumë rëndësi dhe shpresoj që të arrihet marrëveshja para kësaj date, që KE të shënojë një zhvillim pozitiv para vendeve anëtare. Duhet të kuptojmë se qasja e re e metodologjisë së BE, pas propozimit francez rrezikon jo vetëm perspektivën e shpejtë të negociatave, por edhe këto arritje formale që kemi deri më tani, sepse asgjë nuk është më tani si e mirëqënë. Nëse bëjmë hapa prapa humbasim shumë nga këto mundësi që kemi fituar deri më tani nga ky proces”, u shpreh ai.
Presidenti foli për mungesë vullneti politik për të realizuar një reformë me qëllime të mira dhe me “qëllime të mira” nënkuptoi edhe ndryshimin e sistemit.
“Fakti që u shty kaq kohë tregon mungesën e vullnetit për të bërë ndryshime thelbësore në sistem, megjithatë…i dini qëndrimet e mia për sistemin që në 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese, e dini se si kryetar i një partie të re në 2005 dhe i sulmuar në atë kohë nga të dyja partitë unë nuk e kam vendosur emrin në listën e proporcionalit, por vetëm tek mazhoritari. Askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja! Churchill fitoi Luftën e Dytë Botërore dhe më pas humbi zgjedhjet, por u rikthye”, vijoi ai.
Presidenti mirëpriti angazhimin e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore, por nuk fshehu as pakënaqësitë me qëndrimet e mbajtura prej tyre në të shkuarën për çështje të tjera.
“Roli i ndërkombëtarëve ka qenë dhe është i mirëpritur gjithmonë. Dje në Parlament një përfaqësues i mazhorancës tha se ç’i duhet BE që merret me punën e zgjedhjeve në Shqipëri. Mendoj se të gjithë ambasadorët e BE kanë të drejtë të shprehen për çdo cenim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, sepse e detyron Shqipërinë që të respektojë standardet që kemi rënë dakord me BE që të hedhim hapa të tjerë përpara. Do të ishte mirë që çdo ambasador i BE të denonconte publikisht sa herë që vëren shkelje të MSA dhe jo heshtja, apo më keq deklarata që më shumë shkaktojnë konfuzion”, u shpreh ai.
Në vend që të qëndroni dhe të shikoni nga larg një prej pikturave të bukura me kornizë të artistit ikonik, imagjinoni të keni mundësinë të ecni brenda njërës prej tyre, me ngjyrat e gjalla që rrotullohen rreth jush, ndërsa ju gjendeni në një mënyrë tjetër të veprat mahnitëse post-impresioniste. Një ekspozitë si kurrë më parë me pikturat e Van Gogh që do jenë më pranë adhuruesve.
Ish traineri i Kombwtares shqiptare vazhdon kritikat e tij. Hafizi thotë se - "Kuqezinjtë nuk kanë një mënyrë loje, ashtu si kombëtaret e tjera. Shqipëria nuk ka një ndeshje që mund të merret model"
Podcast-in e plotë e gjeni në ⤵
https://youtu.be/F1SdDAfHzT0
#epërsi #podcast #podcastclips #podcaster #podcasting #podcasts #england #worldcup #worldcup2026
Zjarri ka shkaktuar djegien e 4 hyrjeve dhe
tashmë banorët kanë mbetur në qiell të hapur. Për shuarjen e zjarrit, janë
angazhuar zjarrëfiksja e Krujës dhe ajo e Vorës. Dhe pse ndërhyrja e zjarrëfiksve
ka qenë e shpejtë ka qenë e pamundur të evitohej.
E rrethuar nga flakët dhe me tymin e lëshuar prej tyre që i mbushte mushkëritë, një koala u zvarrit në një pemë gjysmë të djegur dhe prej andej lëshonte thirrjet për ndihmë për t’i shpëtuar ferrit që e rrethonte.
Me këtë përshkrim një grua australiane e identifikuar më vonë me emrin Toni rrëfeu për mediat vendase sesi u gjend përpara një dileme; ose të sfidonte flakët duke rrezikuar edhe jetën e vet dhe të shpëtonte koalan, ose të qëndronte në distancë dhe të shihte sesi flakët merrnin jetën e kafshës së gjorë.
Mes të parës dhe të dytës triumfoi e dytë dhe një pjesë nga veprimi heroik i gruas është filmuar nga partneri i saj, që qëndroi në distancë.
Në videon që qarkullon në internet shihet koala që në përpjekje për t’u ikur flakëve dhe tymit kalon në anën tjetër të një rruge. Por, as në anën tjetër situata nuk është më e mirë. Nga lëvizjet e kafshës shihet se shpuza e lënë pas nga flakët po i digjte këmbët, ndërkohë që më herët flakët kishin lënë gjurmë edhe në gjysmën e trupit të saj.
Fill pasi e largon në një distancë sigurie nga zjarri, çifti që e shpëtoi i ofron për të pirë ujë dhe i lag djegiet e shkaktuara nga zjarri. Mediat australiane thonë se çifti e dorëzoi koalan në një spital veterinar, ku kafsha po merr mjekim për djegiet e pësuar.
Uellsi Jugor në Australi është përfshirë prej ditësh nga zjarre masive, që këtë vit mbërritën shumë më herët. Flakët kanë lënë pesë persona të vdekur dhe kanë shkatërruar me qindra hektarë pyll, që shërbente si habitat i koalave.