Videot kryesore
Punonjësit e tatimeve janë kërcënuar nga administratorët dhe pronarët e bizneseve VIP në Tiranë dhe në bregdet. Zëvendëskryeministri Erjon Braçe përmendi tre raste kur këta punonjës janë kërcënuar për shkak të detyrës.
“I bëj thirrje administratorëve të Tajvanit këtu (Tiranë), apo administratorëve dhe pronarëve të Havanës dhe Azulit në Dhërmi, që të bëjnë kujdes! Çdo kërcënim ndaj punonjësve të shtetit që janë paraqitur aty dhe kanë pritur aq sa është larguar edhe klienti i fundit për të bërë detyrën e tyre, që do të përballen me ligjin”, tha Braçe në një dalje për mediat këtë të shtunë.
Zv.Kryeministri paralajmëroi se çdo kërcënim dhe kanosje ndaj tatimorëve do të trajtohet si krim, ndërsa fajësoi edhe Presidentin Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Penal.
“Pavarësisht se Presidenti nuk na e dha mundësinë që Kodi i ri Penal të hynte në fuqi tani dhe të mbronte edhe këtë kategori me masa të shtuara dhe kërcënime të shtuar, ne do të zbatojmë maksimumin e mundshëm që na jep ligji për të ndëshkuar secilin prej tyre”, vijoi Braçe.
Në daljen para gazetarëve, zv.Kryeministri nuk e mohoi se edhe ai personalisht është bërë pjesë e kërcënimeve, sidomos në rrjetet sociale për aksionin antiinformalitet, ndërsa sa u takon akuzave të opozitës për tenderin e fiskalizimit, ai i tregoi opozitës derën e prokurorisë.
Hajdar Kamberi qëndron aty 6-8 orë në ditë dhe e ndryshon vendin sipas pozicionit të diellit. Në mur ka të varur një qese me ushqim, të cilin e konsumon në orarin e pushimit. Ai na rrëfen se ka 50 vjet që i bie çiftelisë, e ka të trashëguar nga i ati si dhunti, por për ta mësuar ia kanë mësuar vëllezërit më të rritur. Fatkeqësisht, më tregon Z. Kamberi, fëmijët e tij nuk e kanë trashëguar, “vajza që është 29 vjeç, i bie veç pak”- thotë.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e bëri fakt të kryer marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe ja pasoi topin kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se tashmë gjithçka varet nga vendimi i tij.
Por, duket se Basha e ka refuzuar këtë marrëveshje duke u përpjekur që ta hedhë sërish topin në tryezën e negociatave. Ai pranoi se është bërë progres drejt dakordësisë për reformën zgjedhore, por foli për një çështje të pazgjidhur ende.
“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i sigurojë shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për të siguruar votën e lirë dhe të ndershme”, u shpreh kreu i PD-së pas deklaratës së ambasadores amerikane dhe përfundimit të mbledhjes maratonë të Këshillit Politik.
Kësaj deklarate të shkurtër të Bashës i parapriu edhe një takim i tij me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat se masat për rritjen e pagave për mësuesit dhe mjekët dhe masat e tjera lehtësuese të ndërmarra për biznesin, veçanërisht për biznesin e vogël kanë prapavijë elektorale.
Kreu i Qeverisë theksoi se masat lehtësuese për biznesin dhe rritja e pagave për mjekët dhe mësuesit janë produkt i reformave të ndërmarra, që sipas tij, tani po japin frytet e veta.
“Këto masa, duke filluar nga ligji i korrikut, kur ne e bëmë realitet zerimin e taksave, të tatim-fitimit dhe të TVSH-së për biznesin e vogël si asnjë vend tjetër në rajon, nuk ka të bëjë me fushatën elektorale. Nuk është se ne u kujtuam sot, por janë fryte që merren sot pas një pune të gjatë, sepse janë masa që nuk mund të bëheshin kurrë, as mendoheshin 4 vite më parë, apo 7 vite më parë kur u përballëm me të gjithë atë gropë të zezë në llogaritë e shtetit dhe atë mal të madh me borxhe për kompanitë”, u shpreh Rama.
Kryeministri foli gjatë një aktiviteti ku prezantoi tre programe për nxitjen e punësimit, veçanërisht të shtresës së personave që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë.
Rama tha gjithashtu se Shqipëria u godit më pak në sektorin e punësimit nga kriza e Covid-19, ndërsa përsëriti premtimin për rritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit.
Kryeministri u shpreh se Qeveria është duke realizuar edhe objektivin për rritjen e pagës minimale në 300 mijë lek të vjetra.
“Po shkojmë drejt realizimit drejt vendosjes së pagës minimale 300 mijë lek, për të mos pasur më paga nën këtë shifër, sidomos në sektorin e manifakturës”, u shpreh ai.