Videot kryesore
Delet zëvendësuan makinat në “Ditën pa trafik” në Madrid të Spanjës. Të dielën e 20 tetorit, tufat e bagëtive kaluan përmes kryeqytetit spanjoll për të respektuar traditën duke ndjekur rrugën e vjetër të migrimit të bagëtive nga veriu në jug.
Në kohët moderne, parakalimi nisi në vitin 1994, por ai daton qindra vite më parë dhe është e njëjta rrugë që barinjtë kanë përdorur ndër shekuj për të zhvendosur në dimër tufat e bagëtive nga veriu me stinë të ashpër, në jugun me stinë më të butë.
Shekuj më parë, rruga kalonte përmes një fshati të vogël, që nuk dallohej nga zonat e tjera të vendit. Por sot, ky fshat është shndërruar në kryeqytet dhe rruga e përshkron mespërmes qëndrën historike të këtij kryeqyteti.
Në fillim të viteve 1400, kur Madridi po merrte trajtat e një qendre me peshë në Europë, barinjtë nuk u lejuan që të kalonin përmes. Kjo shkaktoi revoltën e tyre, që çoi në zgjidhjen e problemit përmes marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1418 me Këshillin e qytetit. Në këmbim të përdorimit të rrugës, barinjtë paguanin 50 maravidis, monedha mesjetare e Spanjës, për 1 mijë dele. Kjo shifër paguhet ende sot, por në formë simbolike.
Këtë vit, rruga u përshkua nga 2 mijë kokë dele, ndërsa parada u ndoq nga mijëra qytetarë kuriozë, që dolën në rrugë me aparate fotografike dhe telefonë.
E teksa Mateo vjen e na bashkohet, pasi e thërret Iliri, ky i fundit tashmë i rritur thotë se, babait ja preu këmbën treni…ndërsa Iliri përpiqet ta fshehë pakëz historinë e tij, para syve të Mateos. “Çfarë e ke lalin?” – e pyet Iliri – “Jetë”, i përgjigjet Mateo. E ndërsa i tërheq vëmendjen Iliri që të shikojë nga kamera e pyet sërish: “Kush është lali për ty?”. “Bota ime”, ja kthen Mateo 7-vjeçar. Më pas Iliri e puth fort në ballë dhe i thotë që “është gjëja më e shtrenjtë”.
Kryeministri Edi Rama shtriu dorën për ndihmë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Turqia në Stamboll për investimet publike e private. Rama thotë përmes postimit në rrjetet sociale, se fjalën e mbante me ftesë të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.
Pasi falenderoi për mbështetjen e dhënë deri më tani dhe pasi përshkroi shkurtimisht pasojat e tërmetit në humbje njerëzore dhe materiale, Rama kërkoi ndihmë, duke cituar edhe islamin.
“Qëndroj përpara jush për t’ju kërkuar ndihmë. Cila është vërtetë fytyra më e bukur në islam? Sipas profetit të Zotit, paqja qoftë mbi të, të ushqesh atë që është në nevojë, të përshëndesësh dhe të shpëtosh ata që njeh dhe ata që nuk njeh. Dëshiroj t’u falenderoj secili nga vëllezërit tanë që deri më tani kanë qenë shëmbëllim i kësaj fytyre dhe dua të falenderoj paraprakisht të gjitha ata që duan të bëhen shëmbëlltyra e këtyre fjalëve. Qoftë bamirësia juaj e pranuar!”, deklaroi Rama.
Kryeministri njohu të pranishmit me fondet e dhuruara nga qytetarët shqiptarë, por nënkuptoi se ato janë të pamjaftueshme.
“Besoj që me ndihmën tuaj do të arrijmë që të bëjmë me Durrësin atë që Turqia bëri me Izmirin pas tërmetit të 1999. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave janë të shkatërruara. Janë banesa të ndërtuara me ndërtime të dobëta. Shumica e këtyre janë struktura shumëkatëshe, që strehojnë dhjetra familje. Kjo është arsyeja se përse nuk kemi një shifër finale zyrtare. Besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme prej nesh. Pra pa kontribute nga jashtë koha që do të na duhet për të shëruar plagët tona do të jetë shumë e gjatë”, tha Kryeministri.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po ndjekin nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e spitalit të ri për shtrimin e të sëmurëve nga koronavirusi.
“Një spital i ri lufte, për të garantuar mbrojtjen e të sëmurëve në kushtet e çdo rritjeje të papritur të forcës së zjarrit armik”, shprehet Rama.
Ndërsa ministrja Manastirliu u shpreh se në këtë spital do të ketë 100 shtretër, për të ofruar një strukturë bazë, një qendër rezidenciale.
Krizat nxisin bizneset që të diversifikojnë aktivitetet e tyre, për t’u përshtatur me kushtet e reja me të cilat duhet të përballen dhe me nevojën që ka tregu.
Prej disa javësh, nevoja e tregut global ka qenë për materialet mbrojtëse kundër Covid-19, përfshirë këtu edhe maskat e fytyrës. Pikërisht për maskat kompania amerikane Indiegogo, një kompani që nxit dhe promovon idetë e reja të të bërit biznes, ka paraqitur konceptin e saj.
Nuk bëhet fjalë për një maskë tradicionale, por për një pajisje që izolon plotësisht pjesën e kokës së njeriut, përfshirë pjesën e tejdukshme me xham në fytyrë. Përmes filtrave të vendosur në pjesën e gjoksit, pajisja pastron ajrin dhe shmang, sipas kompanisë, deri në 99 për qind thithjen e viruseve dhe baktereve të dëmshme për organizmin.
Pajisja vendoset mbi shpatulla, pra nuk peshon mbi kokë dhe mbërthehet lehtësisht nën sqetulla. Aktualisht gjithçka mbetet në kuadër të një ideje dhe vetëm një prototip është realizuar. Por, Indiegogo është optimiste se për prodhimin masiv të tyre do të gjejë shpejt një investitor.
Deputeti socialist, Adnor Shameti ka sfiduar urdhrin e Gramoz Ruçit, që të ndërpresin pjesëmarrjen nga makina gjatë mbledhjeve online të Komisioneve parlamentare.
Shameti mori pjesë ditën e hënë në mbledhjet online të Komisionit të Ligjeve dhe të Komisionit për Punët e Jashtme dhe në të dyja rastet jashtë ambienteve që në urdhrin e Ruçit konsiderohen si “joserioze”.
Fillimisht, deputeti Adnor Shameti shfaqet në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në natyrë dhe pas tij ka palma, ndërsa pak më vonë, në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme shfaqet nga makina, megjithëse ndryshe nga rastet në të shkuarën, automjeti është i ndaluar.
“Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina”, ka deklaruar Ruçi në kërkesën drejtuar kryetarëve të Komisioneve që të mos tolerojnë të tilla “shfaqje”.
Mbetet për t’u parë se si mund të interpretohet shfaqja e Shametit me palma pas shpine, apo në automjet me makinën ndaluar, a do të konsiderohet “serioze”, apo “joserioze”.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nënshkruar një marrëveshje parazgjedhore, sipas të cilës dy partitë angazhohen për koalicion të përbashkët paszgjedhor.
Por, megjithatë deri mbrëmjen e kësaj të diele, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk janë shfaqur në asnjë moment bashkë në fushatë.
Gjërat ndryshuan mbrëmjen e kësaj të diele, një javë para mbajtjes së zgjedhjeve, ku Basha e Kryemadhi u shfaqën në krah të njëri-tjetrit në zonën e Kombinatit në Tiranë.
“Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për ndryshim dhe ne jemi të vendosur që votën për ndryshim ta kthejmë në një qeverisje të shpresës. Edhe Edi Rama e ka mësuar që më 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes që do të qeverisë Shqipërinë pas 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, të shpresës që do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë”, tha Basha.
Kreu i PD premtoi hapjen e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij.