Other
Filmi "Portreti i pambaruar" me regji nga Namik Ajazi në kinematë shqiptare
Ceremonia e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Shtetëror të Miçiganit, ku në mes ishin studentë afganë pasoi thumbime të Kryeministrit Edi Rama në adresë të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
Rama tha se shqiptarët i hapën dyert për afganët pa pritur asgjë në këmbim prej tyre, por e lexoi bashkëpunimin mes universiteteve, që përfshin 12 studentë afganë në mes si një shenjë falenderimi. Duke komentuar procesin e strehimit të përkohshëm të afganëve në Shqipëri, Rama tha se procesi është stabilizuar. Por, këtu Kryeministri duke vlerësuar procesin e strehimit të përkohshëm dhe më pas largimit të afganëve thumboi SHBA.
“Më vjen shumë mirë që studentët afganë këtu kanë gjetur një hapësirë ku ndjehen mirë. Pas pak do të shkojnë matanë oqeanit, shpresoj që mos të mërziten se nuk do t’i trajtojnë kaq mirë sa i trajtojmë ne këtu, por do të mësojnë edhe ata të mos i trajtojnë mirë të tjerët dhe në rregull do të jenë. Ndërkohë, nuk diskutohet që është kënaqësi që të gjithë ata që erdhën, disa mijëra këtu kanë marrë atë për të cilën erdhën, të tjerë mund të vijnë prap, por është normalizuar gjithë sistemi. Kanadaja ka marrë një pjesë të madhe dhe SHBA po marrin, jo aq sa kanë premtuar, por një pjesë se e kanë çik zakon që premtojnë më shumë, por bëjnë më pak kur vjen puna te gjërat konkrete.
Kur vjen puna te standardet dhe vlerat pastaj, aty na japin pa pushim gjatë të gjithë kohës...po ne i marrim me kënaqësi. Po qe puna për vlera, standarde e predikime nuk ka ditë e natë, i kemi këtu na japin me bujarinë më të madhe se çfarë duhet të bëni dhe kur vjen puna te këto gjërat konkrete japin, po çik më me kujdes se nuk kanë të shkretët. Nuk janë në pozitë që të japin shumë.
Na vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori: “Ju garantojmë zonja Ambasadore...” M’u kujtua koha kur vinte Sekretari i Partisë këtu dhe u thoshte ai dekani i vjetër: “Ju garantojmë shoku Sekretar i Komitetit të Partisë që ne do të punojmë që partia dhe populli të jenë krenarë për ne. Kaq kisha unë, edhe suksese dhe rroftë miqësia shqiptaro-afgane”, tha Rama.
Ky fjalim i Ramës shkaktoi të qeshura në sallë, ndërsa ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në qeshje e sipër reagoi.
Kim: Çfarë nuk shkon me ty? Jam e sigurtë që përkthimi nuk ishte i saktë. Dëgjova diçka të çuditshme.
Rama: Sigurisht! Sigurisht! Është faji i përkthyesit. Thjesht shkarkoje! (përkthyesin)
Qeveria po studion shtrenjtimin e energjisë për disa familje
Qeveria po diskuton mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për një grup familjesh që harxhojnë më shumë.
“Po bëjmë një studim për të hequr nga kjo mbrojtje e plotë familjet që konsumojnë shumë energji pasi jetojnë në kushte shumë të mira”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me tregtarët e shumicës dhe pakicës të ushqimeve.
Rama nuk përmendi se cila do të jetë metoda e përzgjedhur për të përcaktuar çmimin dhe përzgjedhur familjet, por tha se këto familje janë pak në raport me nevojën e krijuar për shkak të krizës energjitike.
“Janë prap një pjesë e vogël. Nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, por prap po e bëjmë këtë pjesë”, tha ai.
Një prej varianteve që mund të aplikohet është i rivendosjes së fashës mbrojtëse, që u hoq nga Rama në mandatin e parë qeverisës. Fasha e vendosur në atë kohë ishte 300 kw për orë. Familjet që harxhonin energji më pak se kjo shifër e paguanin atë me 7 lek kilovati, ndërsa familjet që e tejkalonin atë e paguanin me 13.5 lek kilovati.
Rama e hoqi këtë fashë në mandatin e parë, duke e mesatarizuar çmimin e energjisë elektrike për të gjithë në 9.5 lek kilovati.
Momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila në Romë të Italisë
Momenti kur presidenti amerikan Joe Biden e quan “kriminel lufte” Putinin
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, sipas asaj që tha deputeti Arbi Agalliu nuk i ka vendosur asnjë ultimatum Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen.
Agalliu foli këtë të enjte nga oborri i Kuvendit, ku tha se kërkesa për një hap pas ndaj Lulzim Bashës është as më shumë dhe as më pak veçse dorëheqja.
“Personalisht kam kërkuar nga zoti Basha një hap pas, që do të thotë dorëheqje. Hapa që ai do të marri të jenë në një afat kohor të caktuar në raport me zhvillimet. Ne nuk kemi vendosur asnjë ultimatum”, tha ai.
Por, një afat kohor për Bashën nuk është vendosur, sipas Agalliut.
“Nëse nuk reagon në kohën e arsyeshme të gjykuar nga ne, ne do të ndërmarrim hapat tanë si grup parlamentar dhe në bazë të statutit të partisë”, u shpreh ai.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel
Kur flet për integrimin, Kryeministri Edi Rama preferon shpesh ta krahasojë procesin me atë të një martese.
Kështu ndodhi edhe këtë të martë në konferencën e përbashkët për shtyp me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.
“Këta do të detyrohen të martohen me ne deri në fund, nuk kanë ku shkojnë. Është vetëm çështje kohe. Nuk e shmangin dot martesën tonë, por ne duhet të rezistojmë me të gjithë forcën e pasionit dhe dashurisë tonë që do ta tregojnë me durimin që kemi”, tha Rama.
Përgjigja që dha Borrell la një hije mjegulle dhe paqartësie mes gazetarëve në këtë konferencë.
“Nëse flasim për martesa, ka lloje të ndryshme martesash, por nuk po e ndërlikojmë më tej”, tha Borrell.
Dita e Verës, nisin festimet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë
Protesta vijoi përgjithësisht e qetë, por përplasjet sporadike me policinë nuk munguan, si në rastin kur u njoftua shpërndarja e tubimit, kur një grup protestuesish u përplasën me uniformat blu në kryqëzimin e Unazës me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit u përpoqën që të bllokojnë qarkullimin në këtë kryqëzim, por nuk janë lejuar nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Qytetarët hodhën gjithashtu parrullën “po nuk ranë çmimet, do të bjerë qeveria” dhe pas më rreth dy orësh tubim u shpërndanë, duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë çdo ditë në orën 17:00.
Megjithatë, një grup prej protestuesve u shkëput duke iu drejtuar Gjykatës së Tiranës në drejtim të Unazës së Tiranës. Aty bllokuan kryqëzimin dhe urën që lidh rrugën Myslym Shyri me zonën e bllokut.
Një grup tjetër bllokoi kryqëzimin pranë Gjykatës së Lartë.
5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.
Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.
Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.
Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.
Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.
Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.
Policia shuan zjarrin te një nga palmat pranë kryeministrisë
“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet
Qytetarët u mblodhën për të tretën ditë me radhë para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, edhe pse çmimi i naftës ra në 223 lek këtë të premte dhe gjatë paradites në një takim me tregtarët e karburanteve, Edi Rama paralajmëroi ndërhyrjen e Qeverisë dhe fiksimin e çmimeve e marzhit të fitimit.
Protestuesit kërkuan uljen e çmimeve të ushqimeve, naftës duke hequr dhe ulur taksat shtetërore të vendosura në to.
Ukraina ka hyrë në ditën e 16-të të rezistencës përballë agresionit rus. Videografiku i mësipërm përcjell shkurtimisht ecurinë e luftës dhe avancimit të trupave ruse në këtë konflikt.
Protestuesit bllokojnë rrugën në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet
Policia përplaset me protestuesit që bllokojnë rrugën në Tiranë
Makinat në trafik në Tiranë gjatë protestës për çmimet