Other
Banorët e Rinasit përplasen me policinë gjatë protestës kundër devijimit të rrugës
Policia e Lezhës ka arrestuar një 35-vjeçar i identifikuar si Nderim Grosha pasi po transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta kundrejt fitimit.
Aksident në Tiranë, autobusi dhe një makinë përfundojnë në Lanë
“Pothuaj 90 për qind e vendeve të OECD e kanë të legalizuar këtë. Vendet e OECD janë vende me standard perëndimor sot në botë. Këto vende kanë të legalizuar tashmë kanabisin jo vetëm për qëllime mjekësore dhe industriale, por shumica prej tyre edhe për qëllime rekreative, kështu që nuk ka nevojë për studime shumë të thelluara në këtë pikë”.
Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ku u pyet në lidhje me legalizimin e kanabisit në Shqipëri, nëse qeveria kishte ndërmarrë ndonjë studim mbi efektet sociale dhe ekonomike që mund të sjellë ky vendim.
Ministri iu referua vendeve anëtare të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) si shembull. Por, as shifra e dhënë prej tij për rreth 90 për qind të tyre që kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësor dhe as pjesa kur thotë se shumica e këtyre vendeve kanë legalizuar kanabisin për përdorim rekreativ nuk është e saktë.
Organizata përbëhet nga 38 vende, që nga Japonia në Lindje, deri te Kili në Perëndim. Politikat e ndërmarra nga secili shtet anëtar i organizatës ndryshojnë dhe janë komplekse, që nga ato më liberalet, deri te ato më konservatoret.
Si shembull, kanabisi lejohet të konsumohet në Holandë, por jo të kultivohet e tregtohet. Në Kili lejohet kultivimi për qëllime vetjake, por jo për treg. Japonia ndalon plotësisht si kultivimin, ashtu edhe konsumin, ndërsa Hungaria ka ligjet më të ashpra, duke e përfshirë kultivimin dhe konsumin e kanabisit në të njëjtën shkallë të narkotikëve si heroina.
Larmishmëria e mënyrës se si po menaxhojnë vendet e OECD kanabisin është e madhe. Por, nga 38 vende anëtare të OECD, vetëm gjashtë prej tyre e kanë të legalizuar konsumin vetjak dhe dy të tjera e kanë të dekriminalizuar këtë vepër dhe e ndëshkojnë vetëm me gjobë.
Vendet ku lejohet konsumi janë Belgjika, Holanda, Spanja, Kanadaja, Kili, Portugalia dhe Meksika, ndërsa në Itali dhe Luksemburg konsumimi dhe posedimi në sasi minimale është i dekriminalizuar, por ndalohet në publik dhe gjobitet.
Mes vendeve anëtare, SHBA është rasti më kompleks. Ligji federal ndalon si kultivimin, ashtu tregtimin edhe konsumin vetjak të kanabisit, qoftë mjekësor, qoftë rekreacional. Por, përmes një memoje të 2013-s, Departamenti i Drejtësisë i hapi rrugë kultivimit për qëllime mjekësore dhe rekreacionale. Në këtë dokument udhëzohej se administrata federale do të toleronte fenomenin me kusht që te vendet të cilat e legalizonin të mos shkaktonte rritje të kriminalitetit.
Ndërkohë, 14 vende nga 38 vende anëtare të OECD (si Gjermania, Franca, Suedia), ose rreth 36 për qind e tyre e ndalojnë plotësisht kanabisin, 16 lejojnë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Bashkë me gjashtë vendet që e kanë të legalizuar dhe dy që e kanë dekriminalizuar, shifra e vendeve që kanë politika liberale ndaj kanabisit shkon në rreth 64 për qind, pra shumë larg 90 përqindëshit që thotë ministri Çuçi.
Zgjidhja me ligj që u kanë dhënë vendet ndryshon nga rasti në rast, ndërsa se çfarë mase do të lejojë ligji që po mendon qeveria shqiptare për legalizimin e kanabisit mbetet shpejt për të folur. Por, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dha disa detaje.
“Ne do t’i përgjigjemi miratimit që morëm nga këshillimi kombëtar për ta legalizuar kanabisin për qëllime mjekësor dhe industriale dhe këtë do ta bëjmë me një ligj të posaçëm. Ky ligj do të përcaktojë rregulla shumë strike për mënyrën se si do të mbillet, kush do ta mbjellë dhe si merret licenca. Ligji do të përcaktojë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera të OECD-së. Disiplinimi me ligj do të jetë shumë strik dhe nuk do të ketë fare të bëjë me një hapësirë për çdokënd që do të mbjellë në mënyrë të jashtligjshme kanabisin”, deklaroi ai.
Elisabeta Imeraj kundërshton vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga sistemi i drejtësisë
Video e aktorit Alec Baldwin me armë para aksidentit në xhirimet e Rust
Debati për Butrintin në Komision, Zhupa i heq mikrofonin ministres Margariti
FNSH bastis serat dhe shtëpitë e braktisura me kanabis në Krujë
Nëse Sali Berisha do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Partia Socialiste do të shkëpusë çdo marrëdhënie me opozitën.
Kështu deklaroi Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kur ftoi pjesën tjetër të opozitës që t’i bashkohen nengociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nga këto negociata ai përjashtoi Berishën.
“Me Saliun ne nuk kemi punë, është i vdekur politikisht, por meqënëse një pjesë e juaj dhe me sa po shoh po shtohen çdo ditë që mendoni se ai është gjallë. Kjo është çështje e juaja. Është mirë që gjërat të thuhen hapur dhe drejtpërdrejt: nëse ju doni të keni Saliun në krye, është zgjedhja juaj. Por nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”, deklaroi Rama.
Pas Kryeministrit fjalën e kërkoi Enkelejd Alibeaj për t’iu përgjigjur. Por, kreu i grupit parlamentar nuk foli dhe ai që e pengoi ishte Sali Berisha, që iu drejtua gjithashtu foltores, madje duke shtyrë Alibeajn kërkoi fjalën.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi që të ulej Berishës. Berisha refuzoi, ndërsa fjalën për procedurë e mori Taulant Balla. Balla e cilësoi të pashembullt përplasjen e Berishës në foltore me Alibeajn dhe i kërkoi Nikollës pushim të seancës.
Ndërkohë, Berisha i ktheu përgjigje Edi Ramës në dalje të Kuvendit në lidhje me deklaratën e Kryeministrit se do të ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse në krye të saj vjen Berisha.
“E falenderoj për këtë qëndrim, sepse faktoi që ka frikë nga opozita e vërtetë”, tha Berisha para gazetarëve.

Arrestohen 3 persona në Korçë, kishin mbushur bagazhin e makinës me kanabis
“Shtëpi bari” edhe në Kukës, por në banesë nuk kishte njeri!
Arrestimi i autorit kryesor të grabitjes së filialit të postës në Kamzë
Votimet për kryetar në degët e Partisë Demokratike
Kryeministri Edi Rama ftoi Azerbajxhanin që të bëjë në Shqipëri atë që ka bërë në Mal të Zi, ku është një prej investitorëve kryesorë në fushën e turizmit.
Ftesa iu shqiptua Presidentit azer, Ilham Aliyev gjatë takimit që Rama pati me të në Baku.
“Ne kemi të drejtë për të qenë xhelozë në Mal të Zi, sepse aty keni bërë një investim masiv, jo thjesht financiar, por edhe të modelit që është. Shpresojmë që të bëni të njëjtën gjë edhe në Shqipëri dhe pres që të mbani fjalën dhe të vizitoni Shqipërinë, tashmë që Covid është zbutur”, tha Rama.
Portofoli i investimeve azere në Mal të Zi, vetëm në dy vitet e fundit kalon 300 mln eurot, ku më i madh është projekti për ndërtimin e Porto Novit, një port ankorimi jahtesh e resorti luksoz, që ka kushtuar mbi 100 mln euro.
Ndërkohë, Rama tha se bashkëpunimi mund të shtrihet edhe në fusha të tjera, përfshirë këtu infrastrukturën dhe energjitikën. Sa për energjitikën, Presidenti Aliyev vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të TAP.
Momenti i vrasjes së Nazmi Bandulës në Shkodër teksa po pinte kafe
Votimet per Sekretariatin në Kongresin e Partisë Socialiste
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke folur në Kongresin e Partisë Socialiste
Kryeministri Edi Rama mban fjalimin në Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë
Me litarë dhe barrelë, operacioni për shpëtimin e turistit polak në kanionet e Gjipesë