Other

⁣Deti me Greqinë, Meta: Rama aventurier! Afera do ta marrë në fund të detit
⁣Deti me Greqinë, Meta: Rama aventurier! Afera do ta marrë në fund të detit Gazeta Si 46 Shikime • 3 years më parë

Ilir Meta doli në konferencë për shtyp për të denoncuar një grup mafioz, sipas tij, që po vendos çmimin e naftës në vend, por në të njëjtën dalje foli për dy qëndrime të kundërta të Edi Ramës në politikën rajonale.

E para lidhej me çështjen e detit me Greqinë. Këtu akuzoi se Rama me qëndrimet e tij po dëmton interesat kombëtare.

“Ne nuk e kemi problemin me Greqinë, por e kemi me Edi Ramën dhe këtu llogaridhënia është e pashmangshme. Kjo aferë do të marri në fund të detit Edi Ramën, pa asnjë diskutim. I kam dërguar një letër Kuvendit dhe u kam çuar 140 deputetëve të Shqipërisë. Edhe një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje, që vijnë si rezultat i gjithë lojërave të Ramës, i papërgjegjshëm, aventurier dhe i marrë peng. Dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave tona kombëtare”, tha Meta.

Ish-Presidenti thotë se e ka të mirëdokumentuar të gjithë veprimtarinë e dëmshme ndaj interesave kombëtare të Edi Ramës, por se në publik s'mund të fliste për të gjitha.

“Veprimtaria shumë e dëmshme e këtij individi është shumë e dokumentuar, por nuk dua të flas për të gjitha në publik”, u shpreh ai.

Çështja e dytë ku u ndal Meta është Ballkani i Hapur. Ai thotë se në Presidencë ka qenë i rezervuar, por nismën e kundërshton.

“Rama, dobiçi i Vuçiç në Ballkanin e Hapur. Kam pasur qëndrim të përmbajtur, por e dini se cili është qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi, që është nga politikanët më të përgjegjshëm e përvojë në këtë rajon. Edhe Presidenti i Maqedonisë së Verisë ka pasur e shprehur rezervat e tij, për këtë nismë që minon perspektivën europiane të rajonit dhe procesin e integrimit”, u shpreh Meta.

⁣Inxhinieri austriak që eci mbi 800 km përmes Shqipërisë për dy muaj
⁣Inxhinieri austriak që eci mbi 800 km përmes Shqipërisë për dy muaj Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

Mes mijëra turistëve të raportuar nga INSTAT-i që kanë hyrë në vendin tonë në qershor të këtij viti ishte edhe një turist i veçantë.

Ai nuk është pjesë e atij që quhet ‘turizëm elitar’, por me përfshirjen e Shqipërisë në hartën e aventurës personale që ka nisur prej 2018-s është një promovim i mirë i vendit tonë.

Bëhet fjalë për Thair Abud, austriaku që ecën prej prillit të 2018-s. Ai ka ndërmarrë një udhëtim në këmbë për të bashkuar dy kepet në dy hemisfera. Në prill të 2018-s u nis nga Nordkapp në Norvegji për të zbritur ngadalë në jug me destinacion final, Cape Toën në Afrikën e Jugut.

Është një distancë mbi 26 mijë kilometra, ku 818 prej tyre Abud i ka ecur vetëm përmes Shqipërisë.

Në Shqipëri ai është futur nga kufiri me Malin e Zi në datë 13 qershor, ka ecur në jug në drejtim të Tiranës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës e më pas në Butrinti për të dalë nga pika kufitare e Qafës së Botës më 8 gusht dhe vazhduar më pas ecjen në Greqi.

“Pata dy muaj të mrekullueshëm në Shqipëri”, thotë ai në lidhje me përshtypjet që pati gjatë ecjes në vendin tonë.

Thair Abud, me profesion inxhinier thotë se ka nisur të ecë në vitin 2012, kohë kur la duhanpirjen.

⁣Çfarë e pengon traktatin mbrojtës mes Shqipërisë dhe Kosovës?
⁣Çfarë e pengon traktatin mbrojtës mes Shqipërisë dhe Kosovës? Gazeta Si 49 Shikime • 3 years më parë

“Sa i përket bashkëpunimit tonë dypalësh, është me rëndësi për një traktat për mbrojtje të ndërsjellë. E kam bërë prej vitesh këtë propozim që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe aleatët tanë strategjikë. Ka ardhur koha që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim”.

Me këto fjalë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani riktheu në vëmendje një propozim të hershëm përmes të cilit kërkohet lidhja e Shqipërisë dhe Kosovës në një marrëveshje mbrojtjeje reciproke në raste luftërash.

Osmani thotë se marrëveshja nuk bie ndesh me praktikat ndërkombëtare, madje aplikohet edhe nga aleatët strategjikë të dy vendeve. Ajo nuk solli ndonjë rast, por ka të drejt kur thotë se aplikohet edhe nga vendet e mëdha anëtare të NATO-s.

Rasti më i freskët janë dy marrëveshjet e nënshkruara nga Boris Johnson me Suedinë dhe Finlandën. Në të dyja rastet, Britania e Madhe zotohet që të ndihmojë ushtarakisht, qoftë edhe me trupa dy vendet në rast se sulmohen, ndërsa dy vendet zotohet që të ndihmojnë Britaninë në rast se kjo e fundit sulmohet.

Shembuj të tjerë ka plotë. Turqia me Azerbajxhanin është një i tillë. Recep Taip Erdogan dhe Ilham Aliyev kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë. Në to parashikohet nën moton ‘dy shtete një komb’ ndihma e pakufizuar ushtarake në rastet kur njëri vend sulmohet nga tjetri.

Ndihma turke ndaj Azerbajxhanit u testua në konfliktin e fundit për Nagorno-Karabakhin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Armenia akuzoi se në luftën e shkurtër nga e cila doli e humbur u përfshi edhe Turqia ushtarakisht, sidomos me dronë dhe avionë luftarakë.

Shembuj të tjerë ka plot, por nisur nga këta dy në pamje të parë duket sikur nuk ka asnjë pengesë juridike që një marrëveshje të tillë ta nënshkruajë Shqipëria me Kosovën. Por, pengesa politike është ajo që nuk është kapërcyer deri më tani dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për vullnetet politike në Tiranë dhe Prishtinë.

Shqipëria nuk ka peshën e Britanisë së Madhe e të Turqisë në NATO dhe në gjirin e Aleancës ka vende që nuk njohin ende pavarësinë e Kosovës, pesë prej të cilave vende anëtare edhe të Bashkimit Europian.

Një marrëveshje e tillë mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të shkaktonte reagimin e tyre, që të pasonte një efekt domino, që më pas mund të dëmtojë të dyja vendet, Shqipërinë te negociatat ende të pahapura mirë me BE, Kosovën te përpjekjet për të liberalizuar vizat dhe anëtarësuar në NATO.

Fluks në kufi, rreth 90 mijë shqiptarë dhe të huaj futen në Shqipëri në 24 orët e fundit
Fluks në kufi, rreth 90 mijë shqiptarë dhe të huaj futen në Shqipëri në 24 orët e fundit Gazeta Si 49 Shikime • 3 years më parë

⁣Fluks në kufi, rreth 90 mijë shqiptarë dhe të huaj futen në Shqipëri në 24 orët e fundit

Moti i keq ne Tirane
Moti i keq ne Tirane Gazeta Si 52 Shikime • 3 years më parë

Shi dhe bresher ne Tirane

Shiu ne Tirane
Shiu ne Tirane Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

Shi dhe bresher ne Tirane

⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje?
⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje? Gazeta Si 67 Shikime • 3 years më parë

Me thatësirën e gjatë që ka përfshirë vendin, reshjet e shiut janë të mirëpritura. Megjithatë, jo intensiteti i këtyre reshjeve.

Meteorologu dhe profesori i Universitetit të Reading në Britaninë e Madhe, Simon King shpjegon me një shembull të thjeshtë ilustruese përmes kësaj videoje se përse shiu i dendur pas një thatësire të gjatë mund të shkaktojë përmbytje.

Eksperimenti i tij është i thjeshtë. Ai merr tre gota me ujë. Të parën e kthen përmbys në një terren me barë dhe të lagur, të dytën në një terren normal dhe të fundit në terrenin e tharë nga mungesa e reshjeve.

Rezultati: toka thith më shpejt ujin kur është e lagësht, më pak në terren normal dhe shumë ngadalë në terrenin e ngurtësuar nga thatësia e pazakontë. Kjo është arsyeja, shpjegon meteorologu, se pse shirat e furishëm të verës, ndonëse zgjasin pak shkaktojnë përmbytje të mëdha në shumë vende, sidomos në Mesdhe.

Kaliforni, momenti kur avioni i vogël merr flakë pas uljes në autostradë
Kaliforni, momenti kur avioni i vogël merr flakë pas uljes në autostradë Gazeta Si 29 Shikime • 3 years më parë

⁣Kaliforni, momenti kur avioni i vogël merr flakë pas uljes në autostradë

Fotot e udhëheqësve të MEK digjen 'shqip', por dyshohet se autorët janë agjentë iranianë
Fotot e udhëheqësve të MEK digjen 'shqip', por dyshohet se autorët janë agjentë iranianë Gazeta Si 63 Shikime • 3 years më parë

⁣Hakerat e Homeland Justice, të cilët kanë marrë përsipër sulmin ndaj sistemeve qeveritare shqiptare të disa ditëve më parë kanë publikuar një seri videosh, të cilat shfaqen persona duke djegur fotografitë e udhëheqësve të muxhahedinëve.

Qytetarët në këto video pretendohet se janë shqiptarë, por me shumë mundësi nga mënyra se si e flasin shqipen dyshimet janë se personat që djegin këto fotografi janë agjentë iranianë.

“Ata janë terroriste, ik nga Shqipëria! Nuk dua Shqipëria”, thuhet në njërën prej këtyre videove të postuara nga Homeland Justice.

Shqipja e cunguar e personit në fjalë si dhe zëri i modifikuar sugjeron se ai nuk është shtetas shqiptar, por me shumë mundësi agjent iranian i infiltruar në vendin tonë për të goditur opozitën iraniane.

Protesta para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Jonadës
Protesta para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Jonadës Gazeta Si 49 Shikime • 3 years më parë

⁣Protesta para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Jonadës

Protesta e dytë për tragjedinë e Himarës
Protesta e dytë për tragjedinë e Himarës Gazeta Si 49 Shikime • 3 years më parë

⁣Protesta e dytë për tragjedinë e Himarës

Operacion antidrogë në det të hapur në gjirin e Vlorës, sekuestrohet rreth 1 ton kanabis
Operacion antidrogë në det të hapur në gjirin e Vlorës, sekuestrohet rreth 1 ton kanabis Gazeta Si 39 Shikime • 3 years më parë

⁣Operacion antidrogë në det të hapur në gjirin e Vlorës, sekuestrohet rreth 1 ton kanabis

Në zonën e Mirditës në Bukmirë janë përhapur disa vatra zjarrit prej dy ditësh
Në zonën e Mirditës në Bukmirë janë përhapur disa vatra zjarrit prej dy ditësh Gazeta Si 64 Shikime • 3 years më parë

⁣Në zonën e Mirditës në Bukmirë janë përhapur disa vatra zjarrit prej dy ditësh

Vatër e madhe zjarri në Nikël të Krujës, flakët rrezikojnë disa banesa
Vatër e madhe zjarri në Nikël të Krujës, flakët rrezikojnë disa banesa Gazeta Si 46 Shikime • 3 years më parë

⁣Vatër e madhe zjarri në Nikël të Krujës, flakët rrezikojnë disa banesa

Merr flakë në ecje autobusi i linjës Durrës-Porto Romano, nuk ka të lënduar
Merr flakë në ecje autobusi i linjës Durrës-Porto Romano, nuk ka të lënduar Gazeta Si 46 Shikime • 3 years më parë

⁣Merr flakë në ecje autobusi i linjës Durrës-Porto Romano

Zjarr masiv në periferi të Fushë Krujës në lagjen e "Dervinëve"
Zjarr masiv në periferi të Fushë Krujës në lagjen e "Dervinëve" Gazeta Si 40 Shikime • 3 years më parë

⁣Zjarr masiv në periferi të Fushë Krujës në lagjen e "Dervinëve"

Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë
Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë Gazeta Si 59 Shikime • 3 years më parë

⁣Protesta e thirrur nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar, që PD thotë se e ka ngritur bashkë me shoqërinë civile nisi pak para orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme.

Dhjetra protestues, mes të cilëve aktivistë të shoqërisë civile dhe drejtues të Partisë Demokratike u mblodhën para këtij institucionit me parrulla ku veç dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi kërkohej edhe dorëheqja e Edi Ramës.

Protesta me moton “Nuk e vrau varka, e vrau shteti” u thirr pas tragjedisë së Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, komisar policie me detyrë në Elbasan i shkarkuar tashmë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Protesta mbështet edhe nga Partia e Lirisë, ndërsa Ilir Meta dhe Sali Berisha nga PD kanë deklaruar se ajo është vrasje shtetërore, duke e cuar zinxhirin e përgjegjësise deri te Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, pak para nisjes së protestës ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga godina e Ministrisë, duke deklaruar se nuk dëshironte që të keqkuptohej qëndrimi i tij brenda si provokim ndaj protestuesve.

Protestës iu bashkua edhe Sali Berisha e Ilir Meta, që thanë se shkonin aty si qytetarë. Berisha akuzoi Ramën se po shmangte përgjegjësinë dhe e fajësoi atë si njeriu që e politizoi ngjarjen.

Sipas Berishës, 7-vjecarja u vra nga njeriu i shtetit, duke iu referuar faktit që Arjan Tase ishte punonjës i policisë.

Pas Ministrisë së Brendshme, protesta u zhvendos para Kryeministrisë dhe Presidencë. Me thirrjet "Presidenti kukull", ata lanë 72 orë afat për dorëheqjen e 2 ministrave Çuçi dhe Kumbaro.

Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin
Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin Gazeta Si 79 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin

Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë
Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë Gazeta Si 52 Shikime • 3 years më parë

Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë

Zjarri në fshatin Derven të Krujës rrezikoi kishën dhe banesat
Zjarri në fshatin Derven të Krujës rrezikoi kishën dhe banesat Gazeta Si 39 Shikime • 3 years më parë

Zjarri në fshatin Derven të Krujës rrezikoi kishën dhe banesat

Showing 38 out of 39