Andet

Tre të vdekur në një atentat makinës në ecje në Fushë-Krujë
Tre të vdekur në një atentat makinës në ecje në Fushë-Krujë Gazeta Si 60 Visninger • 3 flere år siden

⁣Tre persona kanë mbetur të vrarë prej një breshërie me të paktën 50 plumba kallashnikovi te Mbikalimi i Fushë Krujës.

Viktimat po udhëtonin në të njëjtin automjet, kur ndaj tyre dyshohet se nga një tjetër makinë në lëvizje është shkrehur një breshëri automatike.

Nga të shtënat mjeti tip “Volkswaggen” ku ndodheshin viktimat ka shpërthyer në flakë. Të vdekur kanë mbetur shtetasit Brilant Martinaj 23 vjec, i afërm i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata 30 vjec.

Diklen Vata ka dalë i gjallë nga makina e përfshirë nga flakët, por menjëherë sapo kanë parë këtë, autorët e sulmit janë rikthyer me makinë duke e qëlluar sërish.

Automjeti ndaj të cilit u bë atentat dyshohet se ishte në pronësi të Diklen Vatës, por është e paqartë nëse shënjestra e sulmit ishte ai, apo Brilant Martinaj, pasi që të dy ata rezultojnë emra me precedentë penalë, i pari i kapur në 2017-n për shpërndarje kokaine dhe i dyti i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSh-së, Xhulio Prela në ngjarjen e ndodhur më 5 dhjetor 2020.

Autorët janë larguar me shpejtësi me automjet në drejtim të fshatit të fshatit Larushk, ku më pas policia ka gjetur një automjet Volkswaggen Passat të djegur plotësisht, rreth 5 kilometra larg nga vendi i atentatit. Brenda makinës janë gjetur tre armë, dy kallashnikovë dhe një armë MP5.

Numri i autorëve dyshohet se ka qenë katër, ku tre prej tyre kanë qëlluar me armë dhe njëri ka qenë në timon.

Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet paraprakisht se autorët i kanë prerë rrugën automjetit të viktimave në vendin e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës. Më pas, nga makina kanë dalë tre prej tyre, dy të armatosur me Kallashnikovë dhe një tjetër me armë të tipi MP5. Të trija armët mbajnë në total deri në 90 fishekë. Kjo shpjegon faktin se pse në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 60 gëzhoja.

Ndërkohë, forca të shumta të policisë dhe të RENEA-s dhe FNSH-së kanë zbarkuar në zonën e Niklës, ku dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë djegur automjetin e tyre pranë fshatit Larushkë.

Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore
Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore Gazeta Si 53 Visninger • 3 flere år siden

⁣Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore

Avokatët nga i gjithë vendi protestojnë kundër hartës së re gjyqësore para KLGJ-së
Avokatët nga i gjithë vendi protestojnë kundër hartës së re gjyqësore para KLGJ-së Gazeta Si 44 Visninger • 3 flere år siden

Avokatët nga i gjithë vendi protestojnë kundër hartës së re gjyqësore para KLGJ-së

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatëve, Maks Haxhia kundërshton hartën e re gjyqësore
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatëve, Maks Haxhia kundërshton hartën e re gjyqësore Gazeta Si 58 Visninger • 3 flere år siden

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatëve, Maks Haxhia kundërshton hartën e re gjyqësore

Pamjet brenda shkollës në Teksas, gabimet fatale të policëve gjatë masakrës ndaj fëmijëve
Pamjet brenda shkollës në Teksas, gabimet fatale të policëve gjatë masakrës ndaj fëmijëve Gazeta Si 57 Visninger • 3 flere år siden

⁣Pamjet brenda shkollës në Teksas, gabimet fatale të policëve gjatë masakrës ndaj fëmijëve

Balla brothers, shqiptarët që mahnitën Amerikën
Balla brothers, shqiptarët që mahnitën Amerikën Gazeta Si 101 Visninger • 3 flere år siden

⁣Dy vëllezër shqiptar, Arton dhe Arnold Balla kanë dhuruar spektakël në emisionin e shumë përfolur “America's Got Talent”.

Orteku i akullit zbret nga mali, shpëtojnë për mrekulli 9 turistë në Kirgistan
Orteku i akullit zbret nga mali, shpëtojnë për mrekulli 9 turistë në Kirgistan Gazeta Si 52 Visninger • 3 flere år siden

Orteku i akullit zbret nga mali, shpëtojnë për mrekulli 9 turistë në Kirgistan

Momenti i shpëtimit të tre turistëve çekë që u bllokuan mes zonës së Thethit dhe Valbonës
Momenti i shpëtimit të tre turistëve çekë që u bllokuan mes zonës së Thethit dhe Valbonës Gazeta Si 54 Visninger • 3 flere år siden

⁣Momenti i shpëtimit të tre turistëve çekë që u bllokuan mes zonës së Thethit dhe Valbonës

WhatsApp Video 2022-07-07 at 10
WhatsApp Video 2022-07-07 at 10 Gazeta Si 40 Visninger • 3 flere år siden

Pamje nga protesta e 7 Korrikut e Sali Berishes

Nis monitorimi me mjetet inteligjente në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë
Nis monitorimi me mjetet inteligjente në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë Gazeta Si 61 Visninger • 3 flere år siden

⁣Nis monitorimi me mjetet inteligjente në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë

Ishin në kërkim për trafik droge, dy persona do t ekstradohen në Sllovaki dhe Kosovë
Ishin në kërkim për trafik droge, dy persona do t ekstradohen në Sllovaki dhe Kosovë Gazeta Si 51 Visninger • 3 flere år siden

⁣Ishin në kërkim për trafik droge, dy persona do t ekstradohen në Sllovaki dhe Kosovë

Momenti kur autori i sulmit me armë në Danimarkë lëviz me armë në krah
Momenti kur autori i sulmit me armë në Danimarkë lëviz me armë në krah Gazeta Si 45 Visninger • 3 flere år siden

⁣Momenti kur autori i sulmit me armë në Danimarkë lëviz me armë në krah

Aksidenti në Fushë Krujë, ku humbi jetën një grua 55-vjeçare
Aksidenti në Fushë Krujë, ku humbi jetën një grua 55-vjeçare Gazeta Si 48 Visninger • 3 flere år siden

⁣Aksidenti në Fushë Krujë, ku humbi jetën një grua 55-vjeçare

SHBA feston Pavarësinë
SHBA feston Pavarësinë Gazeta Si 29 Visninger • 3 flere år siden

⁣Në Pallatin e Brigadave u zhvillua mbrëmjen e së premtes Festa e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ajo që ra në sy ishte ngjitja në skenë në krah të Ambasadores Yuri Kim e Presidentit Ilir Meta dhe mungesa e Edi Ramës.

Ceremonia tradicionale festive organizohet nga Ambasadat e SHBA në mbarë botën para 4 korrikut, kur është dita e shpalljes së Pavarësisë së SHBA.

Në festën e organizuar në Tiranë merrnin pjesë një numër i madh personash nga politika, biznesi, media dhe institucionet e drejtësisë.

Nga politika merrte pjesë edhe Presidenti në largim, Ilir Meta dhe Presidenti i zgjedhur Bajram Bega. E pranishme ishte gjitthashtu edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministra të kabinetit qeveritar, si ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, por në këtë festë mungonte Edi Rama.

Nga opozita merrte pjesë Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, si dhe deputetët që duket se janë larguar nga qëndrimi i Bashës e afruar me Berishën si Grida Duma e Ervin Salianji. Nga Rithemelimi merrte pjesë deputeti Tritan Shehu. Enkelejd Alibeaj ishte gjithashtu në festë ku u pa vazhdimisht në shoqërinë e zyrtarëve të Ambasadës së ShBA.

Veç kësaj, ajo që ra më shumë në sy në festën e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë ishte prania e Metës, madje ky i fundi u ngjit në foltore me ftesën e Ambasadores Yuri Kim.

"Dhe tani, zoti President dhe të ftuar, ju lutem bashkohuni me mua për të ngritur një gotë për ditëlindjen e 246-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për 100 vjet miqësi jetëgjatë amerikano-shqiptare dhe – më e rëndësishmja – për të ardhmen! Gëzuar! Edhe një qind!", tha Ambasadorja në fund të fjalës së vet.

Meta mbajti edhe një fjalim për të pranishmit në këtë ceremoni.

“Ne jemi edhe më të vetëdijshëm për rëndësinë strategjike që ka forcimi i marrëdhënieve mes dy popujve tanë, veccanërisht sot kur Europa dhe bota janë tronditur thellë nga agresioni rus ndaj Ukrainës”, tha Meta ndër të tjera në fjalën e mbajtur.

Meta dhe Ambasada e SHBA në Tiranë nën drejtimin e Yuri Kim kanë pasur një marrëdhënie të trazuar, ku në qendër të përplasjeve kanë qenë çështje që lidhen me reformën në drejtësi, siç ishte përplasja për radhën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, apo edhe ajo me ish-kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Dvorani u padit nga Meta për shpërdorim detyre dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndërkohë që Departamenti i Shtetit të SHBA i dha medaljen e “Kampionit të Luftës Antikorrupsion”.

Për këto arsye, ndoshta kjo dalje e Metës në skenë më shumë se Edi Ramën do të shqetësojë Sali Berishën, që sërish me ndoshta mund të ketë përgatitur opozitarizmin me Metën pas 24 korrikut, kur Presidentit i mbyllet mandati pesëvjeçar.

⁣Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon dërgimin në Kushtetuese
⁣Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon dërgimin në Kushtetuese Gazeta Si 61 Visninger • 3 flere år siden

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në interpretimin e kompetencave të Kuvendit sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Nga mazhoranca kërkesa u kundërshtua në përmbajtjen formale dhe proceduriale të saj.

Nga Partia Demokratike thanë se në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i ddetyruar që ta çojë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fund, dy palët ranë dakord që të thërrasin për të dëgjuar ministren Olta Xhaçka në mbledhjen e radhës të Këshillit. Ministrja nuk është e detyruar ligjërisht që të përaqitet para këshillit, ose mund të paraqitet me avokat, apo përfaqësues të saj.

⁣Mandati i Olta Xhaçkës, PS-PD përplasen në Këshillin e Mandateve
⁣Mandati i Olta Xhaçkës, PS-PD përplasen në Këshillin e Mandateve Gazeta Si 65 Visninger • 3 flere år siden

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në interpretimin e kompetencave të Kuvendit sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Nga mazhoranca kërkesa u kundërshtua në përmbajtjen formale dhe proceduriale të saj.


Nga Partia Demokratike thanë se në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i ddetyruar që ta çojë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.


Në fund, dy palët ranë dakord që të thërrasin për të dëgjuar ministren Olta Xhaçka në mbledhjen e radhës të Këshillit. Ministrja nuk është e detyruar ligjërisht që të përaqitet para këshillit, ose mund të paraqitet me avokat, apo përfaqësues të saj.

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa
Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa Gazeta Si 72 Visninger • 3 flere år siden

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa

⁣Rama takon Biden në samitin e NATO-së në Madrid
⁣Rama takon Biden në samitin e NATO-së në Madrid Gazeta Si 67 Visninger • 3 flere år siden

Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar samitin e NATO-s në Madrid të Spanjës për të shkëmbyer një bisedë të shkurtër me Presidentin e SHBA, Joe Biden.

Rama e Biden shihen teksa komunikojnë me njëri-tjetrin në momentin kur udhëheqësit e vendeve anëtare të Aleancës po i drejtoheshin sallës së mbajtjes së takimit.

Pak metra larg tyre ndodhet Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, si dhe udhëheqës të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.

Sherri mes shqiptarëve për radhën në avion në aeroportin e Peruxhias në Itali
Sherri mes shqiptarëve për radhën në avion në aeroportin e Peruxhias në Itali Gazeta Si 70 Visninger • 3 flere år siden

Sherri mes shqiptarëve për radhën në avion në aeroportin e Peruxhias në Itali

⁣Rama vë në dyshim shifrat e INSTAT: Nuk kanë ikur lopët, qumështi është rritur
⁣Rama vë në dyshim shifrat e INSTAT: Nuk kanë ikur lopët, qumështi është rritur Gazeta Si 43 Visninger • 3 flere år siden

Kryeministri Edi Rama vuri në dyshim shifrat e INSTAT për numrin e bagëtive në vend, duke pretenduar se sot numri i tyre është më i lartë se në vitet e shkuara dhe këtë e argumentoi me faktin që, sipas tij, aktualisht prodhimi vendas mbulon 97 për qind të nevojave të tregut vendas.

“Nëse e shikojmë realitetin me shifrat e konsumit, atëherë ne na dalin pyetje të tjera. Si bëhen statistikat? Si janë regjistruar ato miliona lopë që më pas u zhdukën dhe kanë ikur dhe kanë ngordhur”, tha Rama.

Deklarata e Kryeministrit u referohet akuzave të hedhura në vitet e kaluara për fiktivitet në numrin e bagëtive që regjistroheshin nëpër drejtoritë rajonale të bujqësisë me qëllim përfitimin e subvencioneve që ndaheshin për krerë.

Veç kësaj, deri në 2018, TVSh për qumështin dhe nënproduktet e tij ishte 6 për qind. Në 2018-n u vendos rritja në 20 për qind dhe u prezantua rimbursimi i TVSh-së në bazë të litrit të qumështit. Njëri prej kundërshtarëve të kësaj skeme ishte deputeti socialist, Erion Braçe. Ndryshe nga Rama, ai nuk vë në dyshim shifrat e INSTAT, por fajëson pikërisht ndryshimet e 2018-s.

“Nga 31 dhjetori janë 65 mijë lopë më pak, 250 mijë dele më pak, 100 mijë dhi më pak, 131 mijë tonë qumësht më pak”, shkruan Braçe.

Showing 40 out of 41