Up next

Rama u premton sipërmarrësve kosovarë heqjen e tarifave

21 Shikime· 06/20/22
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Other

⁣Në Prishtinë mbahet këtë të hënë mbledhja e radhës mes dy qeverive, ku në agjendë janë diskutimet për ndërlidhjen infrastrukturore, portin e ri të Durrësit, qasjen e Kosovës në këtë port, portin e thatë në Kosovë dhe projektin ambicioz të lidhjes hekurudhore.

Kryeministri Edi Rama udhëtoi të dielën në drejtim të Prishtinës, ku e nisi vizitën me një takim në familjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi. Vizitën në familjen e Presidentit, Rama e shoqëroi me një set fotografik gjatë takimeve me familjarët e Thaçit.

Gjithashtu, Rama vizitoi edhe një sipërmarrje në Gjakovë, ku premtoi se synimi i qeverisë shqiptare është që të shkrijë të gjitha pengesat në kufi për të lehtësuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Ai tha se dëshira e Shqipërisë është që heqja e këtyre barrierave doganore të jetë e ndërsjellë, por tha se Qeveria e Kosovës ka kërkuar më shumë kohë për të analizuar efektet financiare në buxhet. Pavarësisht kësaj, Rama premtoi se Shqipëria do të ndërmarrë, pavarësisht vendimit të Kosovës.

“Ne kemi bërë edhe një plan dhe do ta vëmë tani në lëvizje që do t’i heqim tarifat doganore me Kosovën. Do t'i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale dhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar, por ne do ta bejmë do t’i heqim, se nuk ka kuptim ne t’i heqim me Ballkanin e hapur, mos t’i heqim me Kosovën. Kështu që do t’i heqim tarifat për gjithë çfarë vjen nga Kosova përjashto atë të skanimit se asaj s’kemi çfarë i bëjmë se ajo është e trashëguar edhe s'lëviz, por gjithë pjesën tjetër nuk do ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri. Anasjelltas do ta bëjë qeveria e Kosovës dhe ne duam ta bëjmë bilaterale, por në qoftë se qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi, sepse nuk duam që ta kemi të hapur pa tarifa me të tjerët në Ballkanin e hapur dhe të mos e kemi me Kosovën”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, ministrat e kabinetit të Ramës janë nisur me furgon në drejtim të Kosovës paraditen e së hënës. Takimi i përbashkët i Qeverive nis në orën 11:15 me fjalët hapëse të Kryeministrave Kurti e Rama, fjalime të shkurtra nga ministrat dhe me prezantimin e marrëveshjeve që do të nënshkruhen.

Rreth mesditës është planifikuar prezantimi i projekteve infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Porti i thatë në Kosovë. Këtë prezantim do të bajë Eric Smit, drejtor i kompanisë projektuese, “Royal Haskoning DHV”.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next