Video të fundit

⁣Shqipëria në samitin me BE për pandeminë, integrimin, afganët dhe...Ballkani i Hapur
⁣Shqipëria në samitin me BE për pandeminë, integrimin, afganët dhe...Ballkani i Hapur Gazeta Si 43 Shikime • 4 years më parë

Ka nisur në dita e parë e punimeve të Forumit Strategjik të Bled në Slloveni, ku Shqipëria përfaqësohet me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Samiti me udhëheqësit e Bashkimit Europian mbahet me fokus te integrimi i rajonit në BE, sfidat me të cilat po përballet, përfshirë këtu Covid dhe koordinimi i përgjigjes ndaj pandemisë, ndërsa një deklaratë e Miroslav Lajçak duket se do të përfshijë në këto diskutime edhe nismën “Ballkani i Hapur”.

BE përfaqësohet në këtë samit nga Komisioneri për Zgjerimin, OIiver Varhelyi dhe i dërguari i posaçëm i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Një ditë më parë, në një deklaratë për Radio Europa e Lirë, Lajçak e cilësoi nismën “Ballkani i Hapur” si të pashëndetshme për rajonin.

Nga pamjet e shpërndara nga Kryeministria në pritjen para nisjes së këtij samiti, Kryeministri Edi Rama shfaqet duke u takuar me Komisionerin Varhelyi, Miroslav Lajçak, Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe atë grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë, Vuçiç, Rama dhe Zaev u takuan së bashku pasditen e së martës. Ishte Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç që postoi në rrjetet sociale një foto nga ky takim, duke shkruar: “Me dy miq të mirë në Samitin e Bledit nën hijen e Ballkanit të Hapur”.



Veç integrimit dhe pandemisë, Shqipëria mund të ngrejë në këtë takim edhe çështjen e refugjatëve afganë dhe të kërkojë më shumë ndërgjegjësim nga vendet e BE.

Në ditën e parë të takimit do të diskutohet pandemia, transformimi i gjelbërt dhe digjitalizimi në kuadër të procesit të zgjerimit të BE.

Në këto takime pritet që të diskutohet edhe për çështjen e hapjes formale të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pranverë, Bullgaria vendosi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke djegur edhe Shqipërinë, pasi udhëheqësit e unionit kërkuan mosndarjen e dy vendeve.

Diskutimet mund të shërbejnë si njësi matëse e pulsit të Brukselit në lidhje me këtë temë, të stërzvarritur deri më tani. Jozyrtarisht Shqipëria nuk ka kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut, por përballë një vetoje tjetër të mundshme bullgare në samitet e vjeshtës të udhëheqësve të BE-së, nuk është çudi që Qeveria shqiptare të kërkojë ndarjen.

Sinjalin e dha Kryeministri Edi Rama në intervistën e fundit të dhënë për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA. “Është e çuditshme dhe e pashpjegueshme që ëndrra europiane e Shqipërisë të mbahet e bllokuar nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Takimet e Sllovenisë i paraprijnë samitit të tetorit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Nga ky samit mund të kuptohet më shumë në lidhje me vendimmarrjen e Brukselit sa i takon hapjes formale të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Radha kilometrike ne kufirin Shqiperi-Kosove
Radha kilometrike ne kufirin Shqiperi-Kosove Gazeta Si 47 Shikime • 4 years më parë

Radha prej 10 kilometrash ne Morine. Qytetaret e Kosoves kthehen ne vendin e tyre. Masat anti-Covid krijojne probleme.

Tre të arrestuar në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje me pagesë
Tre të arrestuar në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje me pagesë Gazeta Si 50 Shikime • 4 years më parë

⁣Tre të arrestuar në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje me pagesë

Operacion me dron në Vlorë, asgjësohet kanabis
Operacion me dron në Vlorë, asgjësohet kanabis Gazeta Si 19 Shikime • 4 years më parë

⁣Operacion me dron në Vlorë, asgjësohet kanabis

Nga lufta në Qytet Studenti, jeta e re e afganëve në Tiranë
Nga lufta në Qytet Studenti, jeta e re e afganëve në Tiranë Gazeta Si 29 Shikime • 4 years më parë

⁣Nga lufta në Qytet Studenti, jeta e re e afganëve në Tiranë

Drogë në Sarandë dhe Ksamil, sekuestrohet 1.2 kg kokainë
Drogë në Sarandë dhe Ksamil, sekuestrohet 1.2 kg kokainë Gazeta Si 51 Shikime • 4 years më parë

⁣Drogë në Sarandë dhe Ksamil, sekuestrohet 1.2 kg kokainë

Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë
Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë Gazeta Si 33 Shikime • 4 years më parë

⁣Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë

Një fermer delesh i izoluar në New South Wales
Një fermer delesh i izoluar në New South Wales Gazeta Si 35 Shikime • 4 years më parë

⁣Një fermer delesh i izoluar në New South Wales i cili nuk
ishte në gjendje të merrte pjesë në funeralin e tezes së tij dhe e ka nderuar
kujtimin e saj me një zemër të bërë nga delet.

Ben Jackson nuk mund të arrinte në Brisbane të ishte me
tezen e tij gjatë momenteve të saj të fundit pas një lufte dyvjeçare me
kancerin që filloi në fillimin e pandemisë kështu që mendoi të bënte dicka për
të nderuar kujtimin e saj. Ai krijoi një zemër të madhe me ushqim dhe pastaj
lëshoi delet që nxituar për të ngrënë, kështu dhe formuan një zemër të madhe.

Kapet me 4 mina me telekomandë, në pranga 50-vjeçari në Durrës
Kapet me 4 mina me telekomandë, në pranga 50-vjeçari në Durrës Gazeta Si 43 Shikime • 4 years më parë

⁣Kapet me 4 mina me telekomandë, në pranga 50-vjeçari në Durrës

Arrestohet vrasësi i Xhuljano Bullarit në Vlorë
Arrestohet vrasësi i Xhuljano Bullarit në Vlorë Gazeta Si 38 Shikime • 4 years më parë

⁣Arrestohet vrasësi i Xhuljano Bullarit në Vlorë

RENEA, kontrolle të befasishme në disa qytete
RENEA, kontrolle të befasishme në disa qytete Gazeta Si 18 Shikime • 4 years më parë

⁣RENEA, kontrolle të befasishme në disa qytete

Shkodra-Jazz-Festival
Shkodra-Jazz-Festival Gazeta Si 58 Shikime • 4 years më parë

Festivali i Xhazit ne Shkoder

Me kallashnikov, drogë, doreza dhe targa të vjedhura në 'Range Rover'
Me kallashnikov, drogë, doreza dhe targa të vjedhura në 'Range Rover' Gazeta Si 23 Shikime • 4 years më parë

⁣Me kallashnikov, drogë, doreza dhe targa të vjedhura në 'Range Rover'

Himarë, vatër aktive zjarri në përroin e Vishës
Himarë, vatër aktive zjarri në përroin e Vishës Gazeta Si 43 Shikime • 4 years më parë

⁣Himarë, vatër aktive zjarri në përroin e Vishës

Gjatë korrikut në Rinas hynë 100 mijë persona më shumë se dy vjet më parë
Gjatë korrikut në Rinas hynë 100 mijë persona më shumë se dy vjet më parë Gazeta Si 19 Shikime • 4 years më parë

⁣Gjatë korrikut në Rinas hynë 100 mijë persona më shumë se dy vjet më parë

Çadra kontrolli për shtetasit afganë pranë aeroportit
Çadra kontrolli për shtetasit afganë pranë aeroportit Gazeta Si 59 Shikime • 4 years më parë

⁣Çadra kontrolli për shtetasit afganë pranë aeroportit

Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec Pjesa 2
Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec Pjesa 2 Gazeta Si 51 Shikime • 4 years më parë

⁣Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec
Pjesa 2

Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec
Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec Gazeta Si 47 Shikime • 4 years më parë

⁣Linguine me nje salce kremoze speciale dhe karkalec

Aksidenti ku humbi jetën i mituri në Shëngjin
Aksidenti ku humbi jetën i mituri në Shëngjin Gazeta Si 54 Shikime • 4 years më parë

⁣Aksidenti ku humbi jetën i mituri në Shëngjin

Përgatiten godinat e “Qytet e Studentit” për të pritur afganët
Përgatiten godinat e “Qytet e Studentit” për të pritur afganët Gazeta Si 28 Shikime • 4 years më parë

⁣Foto/Përgatiten godinat e “Qytet e Studentit” për të pritur afganët

Showing 92 out of 93