Lajme

Video / Tërmeti sjell në Shqipëri Bebe Rexhën: Do sigurohem që paratë të përdoren ashtu siç duhet
Video / Tërmeti sjell në Shqipëri Bebe Rexhën: Do sigurohem që paratë të përdoren ashtu siç duhet Gazeta Si 35 Shikime • 7 years më parë

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore do të ndërpresë turin me “Jonas Brothers” për t’u ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë ditën e martë.

Vetë këngëtarja e ka bërë publike këtë lajm përmes një video-mesazhi të shkurtër në llogarinë e saj në Instagram.

“Unë jam shqiptare dhe vendosa që të hap një llogari “gofundme” për të ndihmuar familjet në nevojë. Do të largohem nga turneu dhe personalisht do të fluturoj për në Shqipëri që të ndihmojë njerëzit me ushqime, ujë dhe t’i ndihmoj në rindërtimin e banesave. Do të sigurohem personalisht që paratë të përdoren ashtu siç duhet. Çdo qindarkë mund të ndihmojë!”, thotë këngëtarja shqiptare.

Për ndihmat, Bebe Rexha ka publikuar linkun https://www.gofundme.com/f/aft....er-the-earthquake-he ku deri më tani janë mbledhur mbi 30 mijë dollarë. 10 mijë dollarë janë kontribut i vetë Bebe Rexhës.

Thumana permes fotomontazhit.mp4
Thumana permes fotomontazhit.mp4 Gazeta Si 57 Shikime • 7 years më parë

Thumana ne nje kolazh fotosh. Tragjedia e mirefillte shqiptare pas termetit te se martes

Papa Françesku lutet për viktimat e tërmetit në Shqipëri
Papa Françesku lutet për viktimat e tërmetit në Shqipëri Gazeta Si 41 Shikime • 7 years më parë

Papa Françesku lutet për viktimat e tërmetit në Shqipëri, dërgon telegram ngushëllimi

meta ne kenete.mp4
meta ne kenete.mp4 Gazeta Si 42 Shikime • 7 years më parë

persidenti ilir meta ne kenete pas termetit

banoret e thumanes i ankohen metes.mp4
banoret e thumanes i ankohen metes.mp4 Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

banoret e kenetes i ankohen Metes

Banorët “përplasen” me Ramën në zonën e stadiumit
Banorët “përplasen” me Ramën në zonën e stadiumit Gazeta Si 40 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi disa takime me banorët e mbledhur në zonën e stadiumit të Durrësit. Ata i kërkojnë që të kur të zgjidhen problemet me njerëzit. Por edhe pse disa prej tyre e falënderuan për punën e bërë nga qeveria, ku kishte edhe disa që thonin të na rrojë qeveria dhe partia. Por disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësinë se si po menaxhohet situata.

“Kam 24 orë që kam qëndruar këtu dhe nuk më kanë ardhur për ndonjë ndihmë, duhet të dijë se kur duhet të më jepet ndihma dhe zgjidhja për makinë”. Por kryeministri ka debatuar me qytetarin e ka thënë se në fillim duhet të nxjerrim njerëzit nga rrënojat dhe më pas duhet të kemi nevojë për strehim. “Më është shkatërruar banesa, kur të do të zgjidhet problemi”, iu drejtuar një qytetar.

Ndërsa u shpreh se “do të çojmë në hotel, se s’mund të rrini në dimër në çadra, ne jemi gati që të çojmë edhe një mijë familje, por nuk do të çojmë ata që do të zgjidhim problemin e strehimit në Durrës”. Rama premtoi se brenda 2020 do të ndërtojnë të gjitha shtëpitë, madje më të mira se kanë qenë më parë.

Taksa 5 eurot edhe për ndihmën humanitare në “Rrugën e Kombit”, Rama: Detyrim i të gjithëve
Taksa 5 eurot edhe për ndihmën humanitare në “Rrugën e Kombit”, Rama: Detyrim i të gjithëve Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama u rikthye në zonat e goditura nga tërmeti në Durrës, i shoqëruar këtë herë nga zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në këtë ndalesë të Ramës dhe Pacollit u cekën edhe këndvështrimet e ndryshme sa i takon aplikimit të taksës prej 5 euro në “Rrugën e Kombit” edhe për kolonat me ndihma humanitare.

Pamje me dron, vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në Durrës
Pamje me dron, vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në Durrës Gazeta Si 60 Shikime • 7 years më parë

Pamjet e trishtuara dhe pasoja nga termeti qe shkaktoi ne qytetin e Durresit

Pamje me dron, vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në Durrës
Pamje me dron, vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në Durrës Gazeta Si 39 Shikime • 7 years më parë

Kerkimet per gjetjen e trupave pas termetit te forta 6,4 ballë te rënë në zonën e Durrësit.

Video / Operacioni i shpëtimit të Klajdi Qatos nga grupet e emergjencave shqiptaro-greke
Video / Operacioni i shpëtimit të Klajdi Qatos nga grupet e emergjencave shqiptaro-greke Gazeta Si 107 Shikime • 7 years më parë

Një prej akteve me fund të lumtur të tragjedisë kombëtare të shkaktuar nga tërmeti i së martës ishte ajo e 25-vjeçarit, Klajdi Qato.

I riu u shpëtua pas mesnate nga grupet e emergjencave civile shqiptare dhe ato greke. Ai u nxorr nga rrënojat e hotelit “Vila Palma” pas rreth 20 orësh përpjekje.

Klajdi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Drama e tërmetit, e mitura nxirret e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës
Drama e tërmetit, e mitura nxirret e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

Fillimisht banorët e më vonë edhe forcat e policisë dhe grupet e emergjencës e humbën betejën me kohën për të nxjerrë një 2-vjeçare të gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Lagjen Nr.18 të qytetit të Durrësit.

Beteja me kohën nisi pak minuta pas rënies së tërmetit me fuqi 6.4 Rihter. Por, për orë më radhë as qytetarët dhe as grupet e emergjencës nuk kishin me vete pajisje termike për të identifikuar pozicionin e personave nën rrënoja dhe as qen për të nuhatur personat që kërkonin ndihmë.

Pas mesditës në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e ushtrisë me pajisje termike si dhe qen nuhatës. Nga ky moment nuk u desh shumë që të identifikohej pozicioni i 35-vjeçares Diena Meçja, së bashku me vajzën e saj. Fatkeqësisht, grupet e shpëtimit kanë nxjerrë të pajetë vogëlushen, ndërkohë që 35-vjeçarja është ende nën rrënoja dhe grupet e shpëtimit po vazhdojnë punën për nxjerrjen e saj.

Diena ishte larguar nga shtëpia e saj pas lëkundjes së tërmetit që ra rreth orës 3:00 të natës dhe ishte vendosur tek shtëpia e babait të saj, Ajetit. Por, këtu tërmeti i dytë ka qenë fatal. Godina është shembur plotësisht. Vetë Ajet Meçja ka dalë nga rrënojat me plagë të lehta rreth 10 minuta pas rënies së tërmetit dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë për vajzën dhe mbesën e tij.

Shpetohet 17-vjecari nga rrenojat ne ish-Kenete te Durresit
Shpetohet 17-vjecari nga rrenojat ne ish-Kenete te Durresit Gazeta Si 70 Shikime • 7 years më parë

Shpetohet 17-vjecari nga rrenojat ne ish-Kenete te Durresit

Monitimi i cadrave mamurras.mp4
Monitimi i cadrave mamurras.mp4 Gazeta Si 81 Shikime • 7 years më parë

Monitimi i çadrave në zonën e Thumanës që ka qenë më e prekur nga lëkundjet sizimike.

Banori nga Thumana, Besim Murati
Banori nga Thumana, Besim Murati Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Besim Murati tregon se pallati i shembur ishte goditur nga termeti i meparshem

Pamje me dron nga zona e Thumanës
Pamje me dron nga zona e Thumanës Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

Në Thumanë, janë shembur disa godina, ndërsa mediat raportojne se shumë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

termeti 1.mp4
termeti 1.mp4 Gazeta Si 66 Shikime • 7 years më parë

Termeti i fuqishem ne gjithe Shqiperine ka prekur zonat e Durresit, Krujes dhe Tiranes. Ky eshte momenti i shpetimit te nje femije nga rrenojat. Video eshte postuar nga Oligert Musta e fiksuar ne zonen e Thumanes

J'ACCUSE.mp4
J'ACCUSE.mp4 Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

“J’Accuse” flet për një rast të famshëm gjyqësor të fundviteve ‘800, por denoncon intolerancën e sotme. Është një makineri përbaltjeje që nuk kursen askënd (mbi të gjitha regjisorin)

Video/ Dhunon barbarisht arbitrin, arrestohet basketbollisti i Tiranës
Video/ Dhunon barbarisht arbitrin, arrestohet basketbollisti i Tiranës Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

<!-- wp:paragraph -->
<p>Pamje të turpshme në Pallatin e Sportit të Durrësit, “Ramazan Njala”. Dhunë barbare ndaj arbitrit të ndeshjes së basketbollit për meshkuj, Teuta-Tirana, jo nga tifozët, por nga një sportist. Bruno Daliu i Tiranës i është vërsulur me grushte arbitrit Jurgen Muho, duke e hedhur në tokë të gjakosur, siç e tregojmë edhe pamjet filmike. Një skenë vërtet e frikshme dhune. Një sjellje skandaloze nga një sportist, i cili ka irrituar tifozët në sallë që e kanë sharë në kor. Në këtë moment ndeshja është ndërprerë. </p>
<!-- /wp:paragraph -->

<!-- wp:paragraph -->
<p>Basketbollisti i Tiranës është arrestuar nga Policia e Durrësit. Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, Daliu rrezikon deri në 5 vjet burg. Saktësisht, në Nenin 274/a për “Goditjen e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”, thuhet: “Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”. </p>
<!-- /wp:paragraph -->

<!-- wp:paragraph -->
<p>Në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësti për këtë ngjarje, shkruhet: “Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar për veprën penale "Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin: B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.</p>
<!-- /wp:paragraph -->

Shqiptaret festojne pavaresine ne Nju Jork
Shqiptaret festojne pavaresine ne Nju Jork Gazeta Si 62 Shikime • 7 years më parë

Këshilli i bashkisë së Nju Jorkut organizoi mbrëmë një ceremoni festive për 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Me rastin e Ditës së Flamurit, këshilli nderoi disa prej veprimtarëve të dalluar të qytetit. Ne kete video kengetari nga Kosova, Ilir Shaqiri këndon këngën "Rrjedh në Këngë e ligjërime"”,

E rrethuar nga flakët, thirrja për ndihmë e koalas (Video)
E rrethuar nga flakët, thirrja për ndihmë e koalas (Video) Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

E rrethuar nga flakët dhe me tymin e lëshuar prej tyre që i mbushte mushkëritë, një koala u zvarrit në një pemë gjysmë të djegur dhe prej andej lëshonte thirrjet për ndihmë për t’i shpëtuar ferrit që e rrethonte.

Me këtë përshkrim një grua australiane e identifikuar më vonë me emrin Toni rrëfeu për mediat vendase sesi u gjend përpara një dileme; ose të sfidonte flakët duke rrezikuar edhe jetën e vet dhe të shpëtonte koalan, ose të qëndronte në distancë dhe të shihte sesi flakët merrnin jetën e kafshës së gjorë.

Mes të parës dhe të dytës triumfoi e dytë dhe një pjesë nga veprimi heroik i gruas është filmuar nga partneri i saj, që qëndroi në distancë.

Në videon që qarkullon në internet shihet koala që në përpjekje për t’u ikur flakëve dhe tymit kalon në anën tjetër të një rruge. Por, as në anën tjetër situata nuk është më e mirë. Nga lëvizjet e kafshës shihet se shpuza e lënë pas nga flakët po i digjte këmbët, ndërkohë që më herët flakët kishin lënë gjurmë edhe në gjysmën e trupit të saj.

Fill pasi e largon në një distancë sigurie nga zjarri, çifti që e shpëtoi i ofron për të pirë ujë dhe i lag djegiet e shkaktuara nga zjarri. Mediat australiane thonë se çifti e dorëzoi koalan në një spital veterinar, ku kafsha po merr mjekim për djegiet e pësuar.

Uellsi Jugor në Australi është përfshirë prej ditësh nga zjarre masive, që këtë vit mbërritën shumë më herët. Flakët kanë lënë pesë persona të vdekur dhe kanë shkatërruar me qindra hektarë pyll, që shërbente si habitat i koalave.

Showing 58 out of 59