Lajme

Gazeta Si
35 Shikime · 5 years më parë

Kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi duke folur pas protestës së opozitës kundër konstituimit të këshillit të bashkiak në Shkodër

Gazeta Si
50 Shikime · 5 years më parë

Presidenti Ilir Meta e cilësoi si tërësisht artificiale krizën politike dhe institucionale që ka përfshirë Shqipërinë prej muajsh tashmë. Në një intervistë dhënë për RTV21, kreu i shtetit e lidhi krizën e Tiranës me zhvillimet në dialogun Serbi-Kosovë.

“Kjo krizë artificiale në të cilën ndodhet Shqipëria dhe që nuk e meriton populli shqiptar, padyshim që për mendimin tim ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi. Për mua ka qenë dhe mbetet shqetësuese: përse kërkohet patjetër ky konflikt në Shqipëri?! Nuk mund ta teproj ndoshta edhe po të them: përse po kërkohet edhe një gjakderdhje në Shqipëri?!”, deklaroi ai për emisionin satirik “Kojshia Show”.

Gazeta Si
100 Shikime · 5 years më parë

Çmimet relativisht më të larta se sezonet e tjera, apo se çmimet e përditshme në qytetin e Korçës, nuk frenuan as këtë vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj që të merrnin pjesë tek “Festa e Birrës”.

Festa, që këtë vit nisi më datë 14 gusht shoqërohet me muzikë live nga këngëtarët më në zë shqiptarë, por edhe nga serenatat e famshme korçare, që kompletohen me gatimet tradicionale.

Tradita e do që në këtë festë, kërnackat e shërbyera me qepë dhe kripë të jenë kryepjata, por nuk mungonin as gatime të tjera, që fasule pllaqi, byrekë tradicionalë dhe të tjera.

Zona pranë stadiumit të qytetit ishte kryeqendra e festës, por organizatorët kishin menduar që këtë vit atmosfera festive të ndjehet në çdo cep të qytetit, me organizime muzikore dhe lojëra të ndryshme në sheshe dhe rrugë të tjera.

Ajo që vihej re ishte edhe prania e shtuar e turistëve të huaj, kryesisht italianë dhe anglezë, një pjesë e mirë e të cilëve ndalonin për herë të parë në këtë festë.

Pavarësisht dyndjes, asnjë incident nuk është raportuar në katër netët e para të kësaj feste, ndërkohë që policia ka zbatuar planin e saj të sigurisë e pashqetësuar nga ndonjë incident madhor.

Gazeta Si
79 Shikime · 5 years më parë

Video e sulmit ndaj turisteve spanjolle nga pronari i lokalit ne Qeparo. Ne keto minuta pronari i lokalit hidhet mbi makine dhe sulmon turistet spanjolle te cilet nuk pranuan ushqimin e ofruar nga lokali. Ne video shihet qartë agresioni ndaj turistëve spanjoll, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Gazeta Si
95 Shikime · 5 years më parë

Ne kete video të siguruar nga Report TV shihet qartë agresioni ndaj turistëve spanjoll, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Gazeta Si
41 Shikime · 5 years më parë

Video e postuar nga kryedemokrati Lulzim Basha ku denoncon 27 emrat e socialisteve duke i etiketuar si hajdute

Gazeta Si
41 Shikime · 5 years më parë

Një i ri nën kërcënimin e armëve vidhte supermarkete, pikat te mbushjes se telefonave. Policia ka arrestuar të riun, i cili ishte kthyer në tmerrin e bizneseve. Ai vepronte në Tiranë dhe në Durrës

Gazeta Si
38 Shikime · 5 years më parë

Momenti i transportimit te viktimave

Gazeta Si
62 Shikime · 5 years më parë

Kryeministri pakistanez, Imran Khan akuzoi Indinë se për të hequr vëmendjen nga kritikat e komunitetit ndërkombëtar për heqjen e autonomisë dhe shtypjen e qytetarëve në zonën e Kashmirit po përgatitet që të ndërmarrë një sulm ballor ndaj Pakistanit.

Deklarata është tregues për tensionet e rindezura mes dy vendeve. Por, tensionet nuk e kanë ndaluar as këtë herë ceremoninë e famshme të mbylljes së kufirit mes dy vendeve në zonën Ëagah-Attari.

Ceremonia daton që prej vitit 1959 dhe karakterizohet nga lëvizje të shpejta dhe thuajse vallëzuese të Forcës Indiane të Sigurisë përballë Rejnxhërsave pakistenezë. Simbolika interpretohet si tregues i rivalitetit dhe armiqësisë së hershme mes dy vendeve, por edhe i respektit, vëllazërisë dhe lidhjeve të shumëfishta që karakterizojnë marrëdhënien e tyre.

Mbyllja e kufirit në Ëagah (Pakistan) dhe Attari (Indi) kryhet çdo ditë sipas këtij rituali. Ushtarët protagonistë në të janë të trajnuar mirë dhe e kanë të detyruar mbajtjen e mustaqeve (India) dhe mjekrës (Pakistani). Ata nuk janë të trajnuar për luftë, por paguhen vetëm si “aktorë” në cermoninë në fjalë.

Ceremonia tërheq çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj. Që prej vitit 1959, pak pas përfundimit të luftës mes dy vendeve për sovranitetin mbi Kashmirit, ajo nuk është ndërprerë për asnjë rast. Ajo nuk u ndërpre as në 2014, kur një sulm me kamikaz në pjesën pakistaneze la dhjetra të vrarë dhe as në 2016, kur në pjesët e tjera të kufirit, ushtritë e dy vendeve ishin përfshirë në një konflikt që për pak desh gjeneroi në një luftë frontale.

Gazeta Si
51 Shikime · 5 years më parë

Merr flakë makina e transportit të parave

Gazeta Si
63 Shikime · 5 years më parë

Pas elefantit, rinocerontët dhe hipopotami janë dy kafshët më të mëdha të botës së egër. Çfarë ndodh kur këto dy kafshë takojnë njëra-tjetrën?

Një video e filmuar në Parkun Kruger në Afrikën e Jugut tregon një hipopotam “mistrec”, që pasi shqetëson një familje rinocerontësh largohet prej andej me një një mësim të mirë të marrë prej tyre.

Hipopotamët e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në ujë, ndërsa natën e shfyrtëzojnë për t’u ushqyer duke dalë nga uji, por jo më larg se 4 kilometra. Ata qëndrojnë nga katër deri në gjashtë orë në tokë duke u ushqyer me bar. Në 24 orë, një hipopotam ka nevojë mesatarisht për 40 kilogram ushqim. Përgjithësisht, ata janë barngrënës, por hera-herës janë filmuar edhe duke ngrënë mish, kryesisht antilope. Biologët thonë se aparati i tyre tretës nuk është i ndërtuar për të qenë edhe bar edhe mishngrënës dhe e lidhin këtë sjellje të tyre me stresin dhe mungesën e ushqimit natyral të tyre.

Ndërkohë, rinocerontët janë vetëm barngrenës. Për shkak të shikimit të kufizuar natën, ata qëndrojnë në tufa për t’u mbrojtur ndaj rreziqeve. 14-18 orë në një cikël ditë-nate, ata i kalojnë duke konsumuar ushqim. Mesatarisht u duhen 45 kilogram për 24 orë.

Gazeta Si
56 Shikime · 5 years më parë

Merr flakë skafi në Borsh, panik te pushuesit

Gazeta Si
59 Shikime · 5 years më parë

Partia Demokratike publikoi dokumentet, sipas saj, autentike të marra nga sistemi italian i drejtësisë, ku provohen akuzat e saj se Valdrin Pjetri është dënuar në 2003 në Firence dhe për rrjedhojë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi doli në një konferencë për mediat me dokumentin në dorë.

“Valdrin Pjetri, lindur më 18 shtator 1982, në Shqipëri është arrestuar në flagrancë më 27 janar 2003 në Firence. Më 28 janar 2003 ai ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin e menjëhershëm sipas legjislacionit italian. Më 12 qershor 2003, ai u dënua me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale, shpërndarje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Për shkak të marrëveshjes me autoritetet italiane, më 3 shkurt 2003, Valdrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më 4 shkurt është marrë masa e dëbimit nga shteti italian. Këto të dhëna zyrtare provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt i dekriminalizimit”, tha Bardhi.

PD akuzon Kryeministrin Edi Rama se është në dijeni të këtij fakti qëkur këto informacione i mori edhe PD, para se ta emëronte Pjetrin drejtues politik të qarkut të Shkodrës, por e mbron atë pikërisht për shkak të lidhjeve me krimin. Bardhi kërkoi nga Prokuroria që të nisë menjëherë hetimet ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Një ditë më parë, pankarta kundër Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie në Shkodër janë shpërndarë në rrugët dhe lagjet e qytetit. “Narko Valdrini jashtë Bashkisë!”, shkruhej në pankartat në fjalë, që shoqërohen me logon e deformuar të Partisë Socialiste, ku në vend të trëndafilit është vendosur gjethja e hashashit.

Partia Demokratike thotë se shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kandidatit të Ramës, të cilin e akuzon prej javësh si të ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Itali në vitin 2003.

Vetë Pjetri i mohon akuzat e Partisë Demokratike. Ai i cilëson ato si politike, ndërkohë që fletëpalosjet e shpërndara ditën e hënë kundër zgjedhjes së tij në krye të Bashkisë së Shkodrës i cilëson trakte të shpërndara gjatë natës nga një grup prej 4-5 personash.

Shkodra së bashku me Lezhën janë dy bashkitë e fundit të djathta, ku kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit nuk kanë marrë ende detyrën. “Kalaja” e fundit e demokratëve që u mor ishte Bashkia e Kamzës, ku Rakip Suli zuri vendin e Xhelal Mziut.

Zëvendësimi i kryebashkiakëve të opozitës nisi në Devoll. Këtu PD bëri rezistencë disaditore, por në fund e la këtë institucion. Rrotacioni, ku me forcë e ku në orët jashtë orarit zyrtar të punës vazhduan pa ndonjë rezistencë madhore nga ana e opozitës, përveç deklaratave, që e cilësojnë të paligjshëm 30 qershorin dhe marrjen e detyrës nga kryebashkiakët e rinj si uzurpim të pushtetit vendor.

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ashtu si Xhelal Mziu më herët deklaron se nuk do ta lirojë zyrën e saj. Megjithatë, për Shkodrën opozita po përpiqet që të mos shkohet deri në ditën kur Pjetri të marrë detyrën, por përmes dekriminalizimit ta largojë atë.

Gazeta Si
38 Shikime · 5 years më parë

Palët politike fajësojnë njëra-tjetrën për mungesën e Gjykatës Kushtetuese sot. Por, për Ambasadën Amerikane në Tiranë, mosfunksionimi i përkohshëm e kësaj trupe është një sakrificë që ja vlen për të ngritur një trupë me gjyqtarë të kualifikuar, të pavarur dhe të pandikuar nga politika.

Gazeta Si
48 Shikime · 5 years më parë

Punonjësit e tatimeve janë kërcënuar nga administratorët dhe pronarët e bizneseve VIP në Tiranë dhe në bregdet. Zëvendëskryeministri Erjon Braçe përmendi tre raste kur këta punonjës janë kërcënuar për shkak të detyrës.

“I bëj thirrje administratorëve të Tajvanit këtu (Tiranë), apo administratorëve dhe pronarëve të Havanës dhe Azulit në Dhërmi, që të bëjnë kujdes! Çdo kërcënim ndaj punonjësve të shtetit që janë paraqitur aty dhe kanë pritur aq sa është larguar edhe klienti i fundit për të bërë detyrën e tyre, që do të përballen me ligjin”, tha Braçe në një dalje për mediat këtë të shtunë.

Zv.Kryeministri paralajmëroi se çdo kërcënim dhe kanosje ndaj tatimorëve do të trajtohet si krim, ndërsa fajësoi edhe Presidentin Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Penal.

“Pavarësisht se Presidenti nuk na e dha mundësinë që Kodi i ri Penal të hynte në fuqi tani dhe të mbronte edhe këtë kategori me masa të shtuara dhe kërcënime të shtuar, ne do të zbatojmë maksimumin e mundshëm që na jep ligji për të ndëshkuar secilin prej tyre”, vijoi Braçe.

Në daljen para gazetarëve, zv.Kryeministri nuk e mohoi se edhe ai personalisht është bërë pjesë e kërcënimeve, sidomos në rrjetet sociale për aksionin antiinformalitet, ndërsa sa u takon akuzave të opozitës për tenderin e fiskalizimit, ai i tregoi opozitës derën e prokurorisë.

Gazeta Si
523 Shikime · 5 years më parë

Shpëtoni Gurin e fshatit Xhuxha, shenjat e historisë së lashtë shqiptare

Gazeta Si
48 Shikime · 5 years më parë

Një grup agjentësh të Policisë së Shtetit janë zhveshur nga uniforma dhe në vend të pistoletës dhe pajisjeve të tjera që ua ngarkon detyra, kanë marrë telefonin me kamera në dorë dhe po patrullojnë në rrugët e kryeqytetit.

Në shënjestër të tyre janë personat që drejtojnë automjetet duke përdorur telefonin celular. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Policia thotë se përdorimi i aparatit celular mbart një rrezikshmëri të lartë në shkaktimin e aksidenteve rrugore.

Për këtë arsye rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar, sipas policisë, me forma kontrolli nga më efikaset, përfshi edhe agjentë civilë në terren.

“Të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Numri i agjentëve në terren nuk bëhet me dije, por besohet grupi shkon në disa dhjetra persona, që lëvizin me makina civile, motoçikleta, biçikleta, madje edhe në këmbë. Objektivi i tyre është filmimi i drejtuesve të mjeteve që gjenden në shkelje duke përdorur celularin. Bashkë me këtë filmim regjistrohet koha e shkeljes dhe targa e automjetit, që më pas penalizohet sipas masës së shkeljes së gjetur.

Gazeta Si
35 Shikime · 5 years më parë

Vijojnë zjarret në Dropull, terreni paumundëson shuarjen e flakëve

Gazeta Si
44 Shikime · 5 years më parë

Video tregon se pse sistemi arsimor finlandez eshte i shendetshem per femijet

Gazeta Si
58 Shikime · 5 years më parë

Reforma në drejtësi, Ambasada amerikane shpjegon rëndësinë e Vettingut




Showing 56 out of 57