Up next

Basha: Fajin e ka sistemi, alibi e propagandës së Edi Ramës

18 Shikime· 01/09/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Partia Demokratike thotë se mbetet e hapur për të diskutuar çdo sistem zgjedhor që duhet të aplikohet në zgjedhjet e radhës në vend, por shpreh dyshime nëse ndryshimi i sistemit do ta zgjidhë problemin.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës mbi këtë temë.

“Praktika e 7 viteve të fundit ka faktuar se cilido sistem të zgjidhet, do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi, ndaljen e blerjes së votës dhe ndëshkimin e krimeve elektorale. Alibia se “fajin e ka sistemi”, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës, sipas së cilës të gjithë janë njësoj dhe se fajin për kriminelët e ka çdokush, përveç atij që i kandidoi dhe bleu votat me ta”, tha Basha.

Kryedemokrati iu përgjigj edhe deklaratave të fundit të Edi Ramës, që përsëriti nga Vjena se për të kriza është artificiale dhe vendi nuk ka një krizë politike.

“Unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe nuk besoj se ka shqiptar që në mes të Bundestagut dhe Edi Ramës, zgjedh këtë të fundit. E shkruar e zezë mbi të bardhë, vendi është në një krizë të thellë politike dhe këtë shqiptarët, jo vetëm opozita, e ndjejnë në lëkurën e tyre. E ndjejnë në papunësinë që rritet, në bizneset që mbyllen, e ndjejnë në mungesën totale të shtetit që nxori në pah tërmeti i 26 nëntorit. E nxori mbretin lakuriq. E nxori shtetin pa emergjenca civile, tregoi se edhe një shtet i ri si Kosova kishte dhjetëra herë më shumë kapacitete për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe e tregon sot ku i ka braktisur me mijëra familje në pikë të hallit”, tha Basha.

E vetmja temë që bën bashkë Ramën dhe Bashën është qëndrimi i palëkundur krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballjen me Iranin.

“Dua të shpreh edhe njëherë në emrin tim, në emër të PD dhe në emër të opozitës së bashkuar, qëndrimin tonë të qartë, që e kemi bërë të ditur prej orës së parë të zhvillimit të ngjarjeve, përkrah SHBA, përkrah vlerave të lirisë dhe demokracisë”, tha ai.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next