Video të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur në një takim kokë më kokë me kryeministrin, Edi Rama. I pranishëm në këtë takim është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mësohet se Rama dhe Merkel diskutuan mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverise shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet ne fund te muajit maj.
Edhe pse videot e kryeministrit Hamush Haradinaj tregojnë takime dhe përshëndetje miqësore me presidentin francez prapa dyerve të mbyllura, atmosfera duket të ketë qenë tejet e acaruar. Burime për mediat në Prishtinë bëjnë të ditur se ka pasur një përplasje e ashpër mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Emmanuel Macron për shkak të tarifës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Një orë pas nisjes zyrtare të samitit të Berlinit, kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur pak momente më parë në një takim kokë më kokë kryeministrin, Edi Rama I pranishëm në këtë takim është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Gabimet e arbitrave janë më të pakta kohët e fundit, në kategoritë inferiore vijon estrada dhe gabimet trashanike. Rasti më i fundit ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Shkumbinit dhe Delvinës. Klubi peqinas është në grupin e jugut në Kategorinë e Dytë dhe këtë sezon kërkon ringjitjen në Kategorinë e Parë.
Mercedesi ka vijuar dominimin në kampionatin botëror të makinave të shpejta, Formula 1 edhe në pistën e Azerbajxhanit. Skuderia gjermane e ka fituar me një dominim absolut çmimin e madh të Bakusë, me dy pilotët e saj që zunë vendet e para dhe për ferraristin, Vetel lanë vetëm vendin e tretë.
Kryendeshja e javës së 34-të të Serisë A mes Interit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Derbi i Italisë, ka qenë një reklamë e vërtetë për futbollin italian, duke një futboll shumë intensiv për gjatë gjithë 90 minutave.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka reaguar sa i takon autorizimit të Avokatit të Shtetit për të kontraktuar një studio ndërkombëtare ligjore, për shërbim konsulence, për marrëveshjen koncensionare me kompaninë kineze në aeroportin e Rinasit.
Ndodh edhe kështu në garën e makinave të shpejta, Formula 1. Provat e lira në pistën e Baku në Azerbajxhan janë ndërprerë nga një kapak pusete në kohën kur ishte duke pilotuar Xhorxh Rusell i Uilliams.
Kjo video tregon një nga sulmuesit e dyshuar për sulmin që ndodhi ditën e pashkëve në Sri Lanka. Një burrë i cili mban një çantë shpine shihet, duke hyrë në kishën e Shën Sebastianit në qytetin Negombo. Si pasojë e sulmeve, humbën jetën qindra njerëz me kombësi të ndryshme. Shpërthimet tronditën edhe tre hotele luksoze në qytetin më të madh të vendit, Colombo. Tragjedia ndodhi kur të krishterët po mblidheshin për festimet e të dielës së Pashkëve.
Milot Rashica po zhvillon një super sezon me Verder Bremenin, duke marrë rolin e protagonistit në çdo ndeshje që i jepet mundësia. Të njëjtën gjë, futbollisti kosovar ka bërë edhe këtë herë në ndeshjen Verder Bremen – Bajern Mynih, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Goli i Rashicës në minutën 75’ erdhi vetëm një minutë, pasi ishte shënuar goli i parë dhe ekzaltoi të gjithë të pranishmit në “Weserstadion”, duke filluar nga trajneri e deri tek tifozët. Një gol që nisi dhe përfundoi nga këmbët e Rashicës dhe që nga shumë medie në Gjermani është krahasuar me stilin e golave të Lionel Mesit.
Si rezultat i mungesës së kontrollit të gjurmueshmërisë së kafshëve, mungesës së certifikatave veterinare e matrikujve, tregjet e kafshëve të gjalla janë kthyer në një minë me sahat për sigurinë ushqimore e më tej.
Partia Demokratike hyri në marrëveshje të veçanta me aleatët, që firmosën njëri pas tjetrit “Platformën e Bashkëpunimit”, kryefjalë e të cilës është refuzimi për të hyrë në zgjedhje përsa kohë Edi Rama është Kryeministër.