Video të fundit
Një bizon i vogël, jo më shumë se 3 muajsh u shkëput nga rrezja e shikimit të mamasë së vet dhe hyri në një aventurë që mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë.
Kur e pa të pambrojtur dhe të shkëputur nga tufa, që zakonisht qëndrojnë bizonët, bizonit të vogël iu afrua një ujk. Afrimin e ujkut bizoni i pamësuar e interpretoi si ftesë për të luajtur dhe ashtu si “lojë” ujku u përpoq që të realizonte planet e veta.
Kur e kuptoi se në ç’valle e kishte futur veten, bizoni i vogël lëshoi thirrjen për ndihmë, që dëgjohet nga e ëma e tij. Me të parë të ëmën në horizont, ai merr kurajo dhe i kundërvihet ujkut. Dy “familjarët” bashkohet në fund, ndërsa për të voglin takimi i parë me ujkun u bë një mësim i mirë.
Pamjet janë filmuar nga National Geographic në Parkun e Jelloustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në segmentin Mamurras Fushë-Krujë pranë restorant "Vllaznia" ka trafik dhe rruga është mbushur me ujë, si rezultat i resheve te dendura. Ky eshte segmenti i rruges nacionale Tiranë-Shkodër.
Dhjetera e qindra familje kane qendruar ne sheshe publike dhe lulishte pas lajmit te perhapur se ne ora 23:30 te se dieles do te kishte nje termet te fuqishem. Kjo video eshte ne zonen e stadiumit Dinamo, sot "Selman Stermasi"
Qytetaret te dale ne lulishten perpara zones se Stadiumit "Selman Stermasi" pas lajmit te perhapur se ne ore 23:30 do te binte nje termet i fuqishem. Dhjetera e qindra qytetare, familjare e femije kishin dale ne sheshe, si dhe qendronin ne makina duke pritur me ankth oren 23:30.
Një boksier bullgar ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje të turneut “Shkodra Boxing Night”, që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi. Isus Velçkov është rrëzuar në ring, teksa ishte duke u ndeshur me boksierin shqiptar, Ardit Murrja.
Lëkundjet e pasmesnatës së tokës e gjetën Qeverinë në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur për situatën e krijuar pas tërmeteve që goditën vendin në orët e pasdites së të shtunës.
Në momentin e tërmetit ishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ai që po fliste. Lëkundjet lëvizin lehtë kamerën që po transmetonte përmes rrjeteve sociale të Kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që pas shpinës së tij ndodhej Haki Çako.
“Po përpiqem që të mos më lëkundet zëri mua”, ishte reagimi i Sandër Lleshajt pasi ndjeu tërmetin, ndërkohë që pjesa tjetër në mbledhje nuk reagoi. Me qetësimin e lëkundjeve u qetësuan edhe pjesëmarrësit në mbledhjen e Qeverisë.
Një video e siguruar nga kamerat e nje prej lokaleve ka fiksuar momentin kur lëkundjet e fuqishme shkunden vendin. Në video duket se si personat qe ndodheshin ne lokal, kane braktisur ne panik tavolinat dhe larguar me vrap.
Lekundjet e forta te termetit kane shkaktuar shkeputjen e nje pjese te Shkembit te Kavajes
Demet e shkaktuara nga termeti i rene prane shkolles se magjistratures, ish-Fakulteti i Gjeologji Minierave
Video shpjeguese per rastet e emergjences kur bie termet
Qyteti i pushtuar nga droga, alkooli dhe prostitucioni, prifti e bombardon nga ajri me ujë të bekuar
Pas dështimit nga toka për të mbajtur larg alkoolit, drogës, prostitucionit dhe veseve të tjera banorët e tyre, përfaqësues të kishës ortodokse në një qytet rus vendosën që të ndryshojnë strategji dhe të “bombardojnë” nga ajri me ujë të bekuar të gjithë qytetin për të larguar “shpirtërat e këqinjë” tundues të veseve.
Me 70 litra ujë në bord dhe një kupë të madhe, priftërinjtë morën avionin dhe nisën të spërkasnin me ujë të bekuar të gjithë qytetin e Tverit në veri-perëndim të Moskës. E gjithë shërbesa është filmuar dhe më pas transmetuar nga televizionet lokale.
Akti i pashembullt i priftërinjëve ka shkaktuar jo pak humor mes banorëve të qytetit në fjalë, që ashtu si pjesa tjetër e Rusisë ka një problem të theksuar me konsumin e tepër të alkoolit dhe prostitucionin. Por, priftërinjtë sfiduan pesimizmin e qytetarëve.
“Le të na qeshin! Ne po bëjmë punën tonë”, citohet njëri prej tyre me emrin Aleksandër.
Ndërhyrja e kishës është lëvizja e fundit e një fushate mbarëkombëtare që ka nisur në Rusi, ku promovohet “qëndrimi esëll” dhe larg alkoolit. Rusia ka një problem të theksuar me alkoolin dhe prostitucionin. I pari konsiderohet si shkaku kryesor i vdekjeve të parakohëshme të rusëve, ndërkohë që kuadri ligjor është ashpërsuar ndjeshëm.
Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sugjerojnë se ndalimi i shitjes së pijeve alkoolike në pikat e karburantit dhe nëpër kioska ka ulur ndjeshëm konsumin e tij nga qytetarët rusë. Në 2005, rusët konsumonin mesatarisht 18.7 litra alkool të pastër për frymë në vit, ndërsa në 2016, kjo shifër ra në 11.7 letër për frymë në vit.
Por, skeptikë thonë se as shifrat e OBSH dhe as ato të servirura nga autoritetet ruse nuk mund të merren si të mirëqëna, pasi një pjesë e madhe e rusëve, sidomos në zonat rurale dhe në Siberi konsumojnë pije alkoolike artizanale, që shpesh prodhohen duke përdorur edhe detergjentë.
Si shembull ata sjellin rastin e dhjetorit të 2016, ku 74 persona vdiqën në qytetin rus të Irkutskut nga konsumi i një pijeje alkoolike me bazë solucione detergjentësh pastrimi, që ishte ngatërruar me etanolin. Në fakt, përbërja ishte metanol, një substancë toksike që përdoret si “antifreeze”.
Vala e re e refugjatëve që ka kapluar rajonin duket se ka vënë në lëvizje edhe autoritetet shqiptare.
Anija shqiptare Oriku dhe ekuipazhi i saj me mision në detin Egje kanë marrë pjesë në tre operacione të ndryshme brenda pak orësh.
Krimet e Rënda e dënuan ish-ministrin për shpërdorim detyre.
Në këtë video shihet qartë dhuna ndaj zyrtarëve të ndeshjes Kastrioti-Egnatia, e luajtur fundjavën e kaluar. Konkretisht, dhuna ushtrohet ndaj gjyqtarit të katërt, Endrit Zhuli, por skandaloze është që kjo dhunë vjen nga drejtuesit e klubit, nga administratori i Kastriotit, Gazmend Vogli.
Dhe akoma më keq, zyrtari i ndeshjes goditet para syve të policit dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së, delegatit dhe vëzhguesit, të cilët, të ndodhur nën presion, nuk e kanë raportuar ngjarjen. Për Kastriotin është një rast i përsëritur. Ka ndodhur sezonin e fundit në disa ndeshje të tjera, madje para ndeshjes me Skënderbeun janë goditur edhe lojtarë të ekipit kundërshtar.
Gjithsesi, Federata ka marrë masa shumë të buta dhe mbetet të shihet tani se çfarë do të ndodhë. Për dhunë ndaj arbitrave Kamza u përjashtua nga aktivitetet dhe zbriti dy kategori më poshtë, ndërsa krutanët duken “imunë” në këtë aspekt, si për çudi.
“Qeveria e Noriegës bllokoi radarët. Nga shtatë radarë vetëm tre në funksion. Dhe nga e gjithë ajo që kemi denoncuar, ditën që narkoministri fliste këtu, trageti nga Durrës nisej i shoqëruar para dhe mbrapa nga dy skafe, të cilat kapeshin për bukuri në radarë por nuk shiheshin nga sytë e mëndjes të atyre që ishin përpara, sepse urdhëri ishte “t’i lëmë të kalojnë”. Njëri u kap në brigjet Italiane, ai që kishte tre ton nuk dihet se ç’u bë”, deklaronte Berisha në 2017.
Partia Demokratike mendon se çështja e pronave në Shqipëri është përkeqësuar qëllimisht nga qeverisja e Edi Ramës. Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi njohën me qëndrimin e opozitës ekspertët e Komisionit të Venecias që mbërritën në Tiranë për të dhënë një mendim mbi ligjin e ri të pronave.
“Shpjeguam me detaje se çfarë ka ndodhur nga 2013 e këtej, duke nisur që me ligjin antikushtetues të kthimit të pronave, që nuk njeh pronarin si pronar të tokës së tij, duke vazhduar me një grup tjetër ligjesh që lidhen me investitorët strategjike dhe ligjin e koorporatës së investimeve, që janë ligje qartazi që bien ndesh me të drejtën e pronarëve, që marrin tokë private dhe publike dhe e lënë këtë në dorë të Edi Ramës për ta shpërndarë. Duke vazhduar me ligjin e kadastrës, ligje që lidhen me të drejtën e Këshillit Bashkiak që ka patur të drejtën për të marrë vendime mbi çështjen e pronave me shumicë të cilësuar prej dy të tretave, që është hequr javën e fundit”, deklaroi Jorida Tabaku para gazetarëve.
Ish-deputetja demokrate tha ligjet po krijojnë norma të pashembullta jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e rajonit dhe kujtoi se çështja e pronave është pjesë e kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Oerd Bylykbashi nga ana tjetër tha se pas të gjitha lëvizjeve, nismave, vendimeve dhe ligjeve të mazhorancës fshihen interesat e oligarkëve.
“Me rëndësi që të shpjegojmë themelin e gjithë mekanizmit djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve. Qeveria nuk kthen më prona, nuk kompenson dhe ka vënë një mekanizëm që ka rishpronësuar pronarët. I gjithë ky proces që bllokoi kthimin e pronave dhe vë në pikëpyetje titujt e pronësisë që u janë dhënë pronarëve, ka një qëllim të vetëm që përmes këtyre mekanizmave dhe koorporatës së investimeve dhe ligjit për investime strategjike ta marrë këtë pronë dhe t’ja japë oligarkëve për të zhvilluar ata interesat e tyre të biznesit sikur kjo të jetë interes publik”, tha ai.
Bylykbashi shpjegoi se në shërbim të këtij mekanizmi është eleminuar edhe Gjykata Kushtetuese dhe gjithë sistemi i drejtësisë.
“Fikja dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve, është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në gjykata kundër këtyre ligjeve”, deklaroi ai.
PD zotohet se me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë këto ligje dhe do të ndërmarrë nisma ligjore, sipas saj, për të riparuar dëmet e shkaktuara në këto gjashtë vite çështjes së pronës dhe pronarëve.
Dalja e përbashkët para mediave e Kryeministri Edi Rama dhe Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk pas takimit që zgjati pak më shumë se 40 minuta ishte e shkurtër dhe pa pyetje nga gazetarët. Megjithatë, koha ishte e mjaftueshme që në mesazhin e tij, kreu i KE-së të theksonte se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.
Tusk kërkoi nga Shqipëria që të vazhdojë, sipas tij, përpjekjet e konsoliduara tashmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe tha se nuk duhet të ketë më asnjë mëdyshje, as në Tiranë dhe as në vendet e Bashkimit Europian se Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në tetor.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama e falenderoi për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit për në BE dhe në shenjë mirënjohje i akordoi medaljen “Ylli i Mirënjohjes”.
As Rama dhe as Tusk nuk pranuan pyetje nga gazetarët. Presidenti i KE mbërriti në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, ku u takua me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Zoran Zaev. Kryetemë e takimeve të tij në Shkup dhe Tiranë ishin negociatat, por agjenda e takimeve ndryshoi. Nëse në Maqedoninë e Veriut ai u takua me Presidentin vendas, në Shqipëria, Tusk e shmangu një takim të tillë.
Audiopërgjimi i publikuar nga Partia Demokratike ku kreu i ALUIZNI, Artan Lame nje vit me pare fliste per punësimet dhe me ndërmjetësimet e deputetëve.
Gjatë vijimit për operacionin e koduar me emrin “Kryqëzimi” nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Hetimin e Narkotikëve, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike dhe aparate celulare.
Zjarri ka shkaktuar djegien e 4 hyrjeve dhe
tashmë banorët kanë mbetur në qiell të hapur. Për shuarjen e zjarrit, janë
angazhuar zjarrëfiksja e Krujës dhe ajo e Vorës. Dhe pse ndërhyrja e zjarrëfiksve
ka qenë e shpejtë ka qenë e pamundur të evitohej.