PS voton të hënën ndryshimet në Kodin Zgjedhor

14 Shikime· 10/04/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Partia Socialiste nuk do të rezervojë asnjë surprizë dhe ashtu sikundër ka paralajmëruar synon që të votojë në seancën parlamentare të së hënës draftin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që kaloi ditën e premte në Komisionin e Ligjeve me kundërshtimin e opozitës parlamentare.

Kryeministri Edi Rama tha se PS lëshoi mjaftueshëm duke kënaqur të dyja opozitat. Ai thotë se për hir të kërkesave të opozitës, mazhoranca vetë nuk ka marrë asgjë ashtu siç e ka dashur vetë.

“Në këtë proces ne kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. Këtë e them me plot gojën, kemi bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti. Përveç opozitës brenda Kuvendit kemi shërbyer edhe për një opozitë jashtë saj. Të gjithë kanë marrë shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e asaj, që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë atë që kemi dashur nga ky proces. Ka aty gjëra që janë, sepse kështu i do opozita si jashtë dhe brenda Parlamentit, ndonjë gjë që është aty se kështu e duam ne, aty nuk ka”, deklaroi Rama.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By