تازہ ترین ویڈیوز

Meta dorëzon padinë ndaj Gjonajt dhe “zbeh” koronavirusin: Rreziku më i madh murtaja “Rilindje”
Meta dorëzon padinë ndaj Gjonajt dhe “zbeh” koronavirusin: Rreziku më i madh murtaja “Rilindje” Gazeta Si 21 مناظر • پہلے 5 سال

Presidenti Ilir Meta dorëzoi personalisht në Prokurorinë e Posaçme padinë ndaj ministres së Drejtësisë dhe dy zyrtarëve të tjerë të lartë të këtij institucioni, që i cilësoi pjesë të një celule të strukturuar, që përmes shkeljes së Kushtetutës dhe falsifikimeve tentuan grushtin e shtetit për t’i rrëmbyer haptazi kompetencat.

Meta tha se shkalla e shkeljeve të gjetura është aq e rëndë sa ishte e domosdoshme që padinë ta dorëzonte personalisht në SPAK me statusin e Presidentit.

“Këto prova dhe fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Padia është dorëzuar për 3 titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, me në krye zonjën ministre ende në detyrë”, vijoi Presidenti.

Kreu i shtetit tha se Presidenca është duke mbledhur prova të reja që i mbërrijnë çdo ditë për të çuar deri në fund shpartallimin e të gjithë asj që e quan përpjekje për grusht shteti përmes kapjes dhe kontrollit të Gjykatës Kushtetuese.

Meta përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve që më 2 mars t’i bashkohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. “Për të bërë të qartë se shqiptarët janë me Kushtetutën dhe jo me Metën”, deklaroi ai.

Pyetjes së gazetarëve në lidhje me përhapjen e koronavirusit dhe rrezikut që ky virus të mbërrijë në vendin tonë, Presidenti iu përgjigj duke e cilësuar “Rilindjen” murtajë që i ka rënë vendit, ndërsa nismën e pazakontë që një President të thërrasë popullin në shesh kundër Qeverisë e mbron duke thënë se e pazakontë është edhe gjendja në të cilën ndodhet vendi.

“Rreziku më i madh është murtaja që quhet rilindje, jo socialistët. A ka ndonjë republikë në botë dhe Europë, vend anëtar i KiE dhe kandidat për anëtarësim ku në mënyrë mafioze i rrëmbehet kompetenca kushtetuese Presidentit të shtetit? Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese! Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë ngelur një minutë pa Gjykatë të Lartë! Prandaj më 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë të gjithë shtetin në Shqipëri”, mbylli fjalën e tij Presidenti Ilir Meta.

Vaksina kundër koronavirusit kërkon 1 vit kohë, eksperti: Virus për të luftuar koronavirusin
Vaksina kundër koronavirusit kërkon 1 vit kohë, eksperti: Virus për të luftuar koronavirusin Gazeta Si 23 مناظر • پہلے 5 سال

Nga gjetja e deri tek prodhimi masiv i një vaksine kundër koronavirusit kërkon të paktën 1 vit kohë. Eksperti virolog në SHBA, Arban Domi i tha Zërit të Amerikës se virusi i ri përhapet më shpejt sesa gripi normal, por edhe pse është një virus më pak i njohur, ai bën thirrje se nuk ka vend për panik.

“Kërkimet në kompaninë tonë janë në fazën fillestare. Po punojmë si të prodhojmë vaksinën brenda në laborator dhe më pas për prodhimin masiv. Për të gjitha kompanitë që po punojnë në SHBA dhe vende të tjera të botës, zhvillimi i një vaksine do të kërkojë të paktën 6 deri në 9 muaj për të patur një vaksinë efikase ndaj virusit dhe të paktën 6 muaj të tjerë prodhimi në masë i vaksinës”, thotë ai.

Arban Domi është drejtor në Departamentin e Zhvillimit të Vaksinave në kompaninë bioteknologjike GeoVax në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë intervistë të dhënë më 10 shkurt për Zërin e Amerikës ai shpjegon se për vaksionën e re po punohet kryesisht për identifikimin e viruseve të padëmshme për trupin e njeriut, por që luftojnë koronavirusin.

“Qëllimi është i njëjtë, por baza e vaksinës mund të ndryshojë. Baza është një virus që nuk shkakton sëmundje në organizëm. Kompani të tjera përdorin viruse të tjerë që nuk janë të dëmshme për njeriun. Një pjesë e vaksinave janë me bazë ADN, ARN dhe proteina”, thotë Domi.

Eksperti virolog e krahason koronavirusin me SARS-in, që shpërtheu thuajse dy dekada më parë po në Kinë. Ai thotë se ka një ngjashmëri të madhe mes dy viruseve dhe kjo ndihmon grupet kërkimore për gjetjen dhe prodhimin e një vaksine. “Njohim shumë elementë të virusit të sotëm bazuar në të dhënat e virusit të SARS-it”, shprehet Domi.

Këshilla e ekspertit në këtë situatë është shmangia e panikut dhe thirrja për mediat dhe institucionet që të përqëndrohen më fort në ndërgjegjësimin e qytetarëve për masat parandaluese higjieno-sanitare kundër infeksionit.

Video - Koronavirusi, qyteza italiane vendoset në karantinë
Video - Koronavirusi, qyteza italiane vendoset në karantinë Gazeta Si 19 مناظر • پہلے 5 سال

Rrugë e sheshe të boshatisura, qepena dyqanesh të mbyllur, farmacistë e ata pak njerëz që marrin guximin të dalin jashtë shtëpive me maska në fytyrë.

Qyteza e Kodonjos në Italinë Veriore u gdhi një qytezë fantazmë këtë të shtunë, pas urdhrit të autoriteteve vendore për të anuluar të gjitha aktivitetet publike, por edhe këshillës për banorët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Vendimi i autoriteteve vendase është marrë pas disa rasteve të raportuara me koronovirus në këtë zonë me rreth 15 mijë banorë të Italisë, ku njëri prej të prekurve humbi jetën.

Kundër heqjes së taksës, zv.Kryeministri i Kosovës sulmohet me vezë
Kundër heqjes së taksës, zv.Kryeministri i Kosovës sulmohet me vezë Gazeta Si 13 مناظر • پہلے 5 سال

Kundërshtarët e heqjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe kanë protestuar këtë të shtunë në Prishtinë duke sulmuar me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Autorët kanë hedhur në drejtim të zyrtarit të dalë nga Lidhja Demokratike e Kosovës disa kokrra vezë.

“Taksën nuk bën me e heq”, dëgjohet njëri prej personave që dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj zv.Kryeministrit të Kosovës.

Sulmi ka ndodhur para godinës së Qeverisë. LDK e dënoi atë.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Protesta e Fermerëve të Lushnjes
Protesta e Fermerëve të Lushnjes Gazeta Si 10 مناظر • پہلے 5 سال

Fermerët e Lushnjes konfrontohen me policinë

PD propozon moratorium ndaj vettingut për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor
PD propozon moratorium ndaj vettingut për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor Gazeta Si 14 مناظر • پہلے 5 سال

Përmbyllja e reformës zgjedhore brenda 15 marsit, afati që i kanë vendosur vetes mazhoranca dhe opozita në Këshillin Politik vihet në pikëpyetje. Shkak është bërë një propozim i Partisë Demokratike për përjashtimin përkohësisht nga procesi i vettingut i gjyqtarëve që do të zgjidhen pjesë e trupës së Kolegjit Zgjedhor, që do të shqyrtojë ankesat për procesin e zgjedhjeve.

Demokratët thonë se me këtë propozim përmbushin një prej rekomandimeve kryesore të ekspertëve të ODIHR.

“Aktualisht është e pamundur që trupa gjyqësore për zgjedhjet të jetë e pandikuar dhe jashtë presionit të vettingut, siç kërkon ODIHR, pasi procesi nuk ka një radhë të fiksuar se kush gjyqtar kalon më vetting, duke bërë që të gjithë të jenë të ekspozuar ndaj vendimit të papritur të Komisionit të Vettingut, ndërkohë që gjyqtari mund të jetë duke marrë një vendim të rëndësishëm për zgjedhjet”, thotë PD.

Por, përse PD nuk propozon që Kolegji Zgjedhor të përbëhet vetëm nga gjyqtarë të Apelit që kanë kaluar vettingun? Së pari, Oerd Bylykbashi tha se numri i këtyre gjyqtarëve është i pakët dhe së dyti shqetësimi i hershëm i opozitës se procesi i vettingut po shfrytëzohet nga Edi Rama si mekanizëm për të kërcënuar gjyqtarë e prokurorë dhe për të kapur drejtësinë.

“Së pari, numri i gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun është shumë i vogël dhe së dyti është një proces thelbësisht problematik. Kemi rastin e gjyqtarit Dvorani, që megjithëse nuk justifikon 100 mln lekë e kaloi vettingun dhe askush nuk e ankimoi atë vendim të turpshëm, që bëri më pas të mundur të gjithë këtë që kemi sot”, deklaroi Bylykbashi.

Megjithatë, Partia Demokratike nuk e përjashton vettingun për këta gjyqtarë, por me propozimin e vet u jep një imunitet të përkohshëm 4-vjeçar, aq sa është edhe mandati i Kolegjit Zgjedhor, me qëllim që vettingu të mos mund të përdoret si mjet presioni i mazhorancës ndaj këtyre gjyqtarëve në momentin që janë duke shqyrtuar një ankesë të mundshme zgjedhore.

PD thotë se kjo nuk është pengesë për procesin e vettingut në tërësi, pasi numri i gjyqtarëve që do të përjashtoheshin përkohësisht nga ky proces është mjaft i vogël. Në varësi të ndryshimeve që do të ndodhin në Kodin Zgjedhor, opozita e përllogarit këtë numër nga 8 deri në 15 gjyqtarë, sipas formulës që do të bien dakord palët për përbërjen e këtij institucioni. Këto shifra, PD thonë se përbëjnë nga 2 deri në 4 për qind të gjyqtarëve në rang vendi.

PD dhe opozita propozojnë që vetingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit 4 vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve. Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4% të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15.

Kodi Zgjedhor aktual përcakton se anëtarët e Kolegjit Zgjedhor zgjidhen me short nga radhët e gjyqtarëve të apelit në të gjithë vendin. Këta gjyqtarë janë në listën parësore të organeve të vettingut, që për opozitën do të thotë se janë edhe nën presionin e vazhdueshëm. Për këtë, PD propozon edhe zgjerimin e bazës së gjyqtarëve që mund të bëhen pjesë e Kolegjit edhe me gjyqtarët e gjykatave të Shkallëve të Para në të gjithë vendin, me kusht që të kenë të paktën 7 vite përvojë në punë.

Propozimi i dytë ka marrë pëlqimin e socialistëve, por jo propozimi i parë, pra ai i përjashtimit përkohësisht nga procesi i vettingut i gjyqtarëve që zgjidhen anëtarë të Kolegjit Zgjedhor. Damian Gjiknuri konfirmoi deklaratën e Oerd Bylykbashit në lidhje me reagimin e socialistëve për këtë propozim. Para mediave ai tha se do të ishte antikushtetuese që të ndalohej procesi i vettingut.

“Nuk mund të vendosim në pikëpyetje të gjithë reformën në drejtësi. Ne jemi gati të gjejmë kompromis, por duke respektuar parimet kushtetuese dhe jo hallet që kemi me reformën në drejtësi t’i kthejmë në tryezë. Nuk duket normale që procesi i vettingut të bllokohet për shkak të formimit të Kolegjit Zgjedhor. Mund të ishte më e arsyeshme që gjyqtarët që kanë kaluar vettingun të jenë pjesë e procesit për Kolegjin Zgjedhor. Pse mos të jenë ata shporta nga e cila të përzgjidhet?! Kushtetuta ka përcaktuar detyrimin që çdo gjyqtar të kalojë në vetting dhe kjo nuk mund të pezullohet”, deklaroi përfaqësuesi socialist në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri.

Me gjithë këto ndasi në mes, 15 marsi si afat për përfundimin e reformës zgjedhore, i vënë si qëllim në vetvete nga të dyja palët, duket shumë i afërt. Përveç ndasisë për përbërjen e Kolegjit Zgjedhor, palët publikisht janë shfaqur larg dakordësisë edhe në lidhje me disa propozime të tjera të PD-së, mes të cilave edhe ai për qeverinë tranzitore dhe për drejtor të ri të Policisë së Shtetit 100 ditë para zgjedhjeve.

Kolegji aktual zgjedhor përbëhet nga 8 gjyqtarë të Gjykatave të Apelit, por vendimmarrjet për 30 qershorin janë kryer vetëm nga gjashtë prej tyre. Tomor Skreli u dorëhoq para vettingut, ndërkohë që Gjin Gjoni ishte me leje lindjeje 1-vjeçare. Mandati i këtij kolegji përfundon këtë vit dhe po këtë vit duhet të hidhet shorti për përbërjen e kolegjit të ri, që mbetet për t’u parë nëse do të jetë me 8, apo 15 anëtarë, apo me një shifër ndërmjet këtyre dyjave.

Nga propozimi i Partisë Demokratike për moratorium 4-vjeçar për anëtarët e këtij Kolegji mund të përfitojnë “imunitet” të përkohshëm ndaj vettingut emra gjyqtarësh si Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari, apo Alaudin Malaj, gjithmonë nëse shorti do t’u buzëqeshë dhe të zgjidhen anëtarë të këtij kolegji.

Momenti i bombardimit të anijes shqiptare "Ana" në portin e Tripolit
Momenti i bombardimit të anijes shqiptare "Ana" në portin e Tripolit Gazeta Si 33 مناظر • پہلے 5 سال

Rebelët libianë që nuk njohin qeverinë tranzitore të Tripolit kanë bombarduar një anije në portin e kryeqytetit libian ditën e martë më 18 shkurt. Lajmi u shpërnda fillimisht nga mediat vendase dhe më vonë nga televizionet arabe.

Këto media thanë fillimisht se anija ishte turke e nisur nga porti i Mersinit në Turqi dhe e ngarkuar me armë e municione për trupat e qeverisë tranzitore, të mbështetura nga Erdogan kundër rebelëve të gjeneralit Khalifa Haftar.

Por, qeveria tranzitore e Tripolit reagoi përmes një komunikate të shkurtër të përcjellë edhe nga mediat turke, duke deklaruar se anija e bombarduar nga rebelët në port as ishte turke dhe as transportonte armë. Mustafa al-Mujie, një zëdhënës i operacionit “Zemërimi i Vullkanit, një fushatë ushtarake e forcave qeveritare kundër trupave të gjeneralit Haftar, tha se nga sulmi me predha janë dëmtuar një sërë anijesh tregtare, duke deklaruar se porti përdoret vetëm për qëllime civile.

Emri i anijes u zbulua më vonë. Bëhej fjalë për transportuesen “Ana”, e regjistruar me flamur shqiptar dhe identifikuar me numër unik “IMO: 7369118” nga organizata ndërkombëtare e transportit detar, si pronë e një kompanie shqiptare. Anija është nisur pasditen e 9 shkurtit nga porti i Mersinit në Turqi. Këtu ekuipazhi shqiptar i anijes ka zbritur në tokë dhe mjeti është marrë në dorëzim nga një ekuipazh turk.

Këtu dyshohet se anija është ngarkuar me armë dhe municione, me destinacion Libinë, e cila është nën një embargo armësh nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por, më 18 shkurt anija është bombarduar nga forcat rebele dhe pak pas orës 22:00 ka fikur sinjalin satelitor të lokalizimit.

“Marine Traffic” thotë se për herë të fundit sinjali i anijes “Ana” është marrë nga porti i Tripolit, ndërkohë që mbetet e ende e paqartë se çfarë transportonte dhe nëse nga sulmi ka viktima.

Meta: Kemi një problem të madh
Meta: Kemi një problem të madh Gazeta Si 13 مناظر • پہلے 5 سال

Presidenti Ilir Meta tha se në Fletoren Zyrtare Presidenca nuk po gjen botimin mbi bazën e të cilit Parlamenti mori si të mirëqënë emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se Presidenca e ka të qartë se për ëfarë bëhet fjalë, por dokumenti zyrtar i nevojitej për t’i shpjeguar Venecias gjithë sa ka ndodhur.

Për këtë arsye, Meta tha se Presidenca i ka nisur një shkresë Qendrës së Botimeve Zyrtare duke i kërkuar informacion dhe se kjo qendër nuk i kishte kthyer përgjigje brenda 48 orëve.

Cakaj mban vizitën e parë në Kosovë, takime me Kurtin, Thaçin dhe Osmanin
Cakaj mban vizitën e parë në Kosovë, takime me Kurtin, Thaçin dhe Osmanin Gazeta Si 17 مناظر • پہلے 5 سال

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, që prej marrjes së detyrës. Gjatë vizitës në Prishtinë, Cakaj zhvilloi një sërë takimesh me krerët më të lartë të Republikës së Kosovës.

Meta fton qytetarë në shesh
Meta fton qytetarë në shesh Gazeta Si 39 مناظر • پہلے 5 سال

Presidenti Ilir Meta ftoi qytetarët që pasditen e 2 marsit t’i bashkohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku tha se do të firmosë dekretin e parë kundër atij që e quan ‘grusht shteti’.

“Më 2 mars do të firmos dekretin e parë kundër grushtit të shtetit para popullit shqiptar në bulevard në një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve, që kanë shndërruar vendin në një qendër të pastrimit të parave, bazë operacionale e krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në Bulevard, falë popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion që mbron Kushtetutën”, deklaroi ai.

Grabitja e argjendarise ne Elbasan
Grabitja e argjendarise ne Elbasan Gazeta Si 45 مناظر • پہلے 5 سال

Grabitja e argjendarise ne Elbasan, momenti i grabitjes

Rindërtimi nga tërmeti, Rama: Jemi në gjendje ta përballojmë vetë
Rindërtimi nga tërmeti, Rama: Jemi në gjendje ta përballojmë vetë Gazeta Si 18 مناظر • پہلے 5 سال

Kryeministri Edi Rama flet për pritshmëritë nga donacionet e Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama: Paratë për rindërtimin do t'i nxjerr nga dheu
Rama: Paratë për rindërtimin do t'i nxjerr nga dheu Gazeta Si 21 مناظر • پہلے 5 سال

Kryeministri Edi Rama flet për pritshmëritë nga donacionet e Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rindërtimi, pritshmëritë e Kryeministrit Rama për donacionet
Rindërtimi, pritshmëritë e Kryeministrit Rama për donacionet Gazeta Si 13 مناظر • پہلے 5 سال

Kryeministri Edi Rama flet për pritshmëritë nga donacionet e Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rindërtimi, pritshmëritë e Kryeministrit Rama për donacionet
Rindërtimi, pritshmëritë e Kryeministrit Rama për donacionet Gazeta Si 10 مناظر • پہلے 5 سال

Kryeministri Edi Rama flet për pritshmëritë nga donacionet e Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE
Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE Gazeta Si 14 مناظر • پہلے 5 سال

Konferencës së Donatorëve në Bruksel i parapriu një mëngjes pune, që Kryeministri Edi Rama thotë se u organizua nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë.

Kryediplomati italian tha në fjalën e tij se në Ballkanin Perëndimor nuk është në lojë vetëm besueshmëria, por edhe vetë e ardhmja e Bashkimit Europian si aktor dhe faktor global.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë është në lojë, përfshi edhe besueshmërinë e BE si aktor global. Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi ynë kyç për të përforcuar paqen, stabilitetin, pajtimin dhe zhvillimin në Europë”, deklaroi ai.

Di Maio u kujtoi të pranishmëve se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të vështirë dhe jo përfundimi i këtij procesi. Këtë ai e sheh si kurorëzim të përpjekjeve të vendeve anëtare që prej muajit dhjetor për të transformuar dhe çuar përpara procesin e zgjerimit përmes miratimit të metodologjisë së re për këtë qëllim.

“Shtetet anëtare dhe Komisioni janë angazhuar në një përpjekje të përbashkët për të çuar më tej procesin e zgjerimit dhe për të rivendosur besimin e ndërsjellë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”, deklaroi ministri i Jashtëm italian.

ulje heathrow3.mp4
ulje heathrow3.mp4 Gazeta Si 21 مناظر • پہلے 5 سال

Pamje tronditëse dhe momente të pabesueshme kur një pilot zbret aeroplanin e tij anash në Aeroportin e Heathrow, Londër, pasi luftoi me erërat e ashpra që shkuan deri në 146 kilometra në orë të shkaktuara nga Stuhia Dennis. Video tregon aeroplanin e Etihad Airways që lufton me stuhinë dhe më në fund bën uljen në Heathrow.
Nuk ishte i vetmi avion që luftuan me kushtet e tmerrshme të motit, ndërsa edhe të tjerë u përpoqën të ulen në mes të stuhisë shkatërruese.
Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa video të tjera tregojnë përpjekjet e pilotëve në Aeroportin e Birminghamit dhe aeroporte të tjera të Britanisë së Madhe, për të ulur shëndoshë e mirë pasagjerët e tyre.

ulje heathrow2.mp4
ulje heathrow2.mp4 Gazeta Si 21 مناظر • پہلے 5 سال

Pamje tronditëse dhe momente të pabesueshme kur një pilot zbret aeroplanin e tij anash në Aeroportin e Heathrow, Londër, pasi luftoi me erërat e ashpra që shkuan deri në 146 kilometra në orë të shkaktuara nga Stuhia Dennis. Video tregon aeroplanin e Etihad Airways që lufton me stuhinë dhe më në fund bën uljen në Heathrow.
Nuk ishte i vetmi avion që luftuan me kushtet e tmerrshme të motit, ndërsa edhe të tjerë u përpoqën të ulen në mes të stuhisë shkatërruese.
Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa video të tjera tregojnë përpjekjet e pilotëve në Aeroportin e Birminghamit dhe aeroporte të tjera të Britanisë së Madhe, për të ulur shëndoshë e mirë pasagjerët e tyre.

ulje heathrow1.mp4
ulje heathrow1.mp4 Gazeta Si 35 مناظر • پہلے 5 سال

Pamje tronditëse dhe momente të pabesueshme kur një pilot zbret aeroplanin e tij anash në Aeroportin e Heathrow, Londër, pasi luftoi me erërat e ashpra që shkuan deri në 146 kilometra në orë të shkaktuara nga Stuhia Dennis. Video tregon aeroplanin e Etihad Airways që lufton me stuhinë dhe më në fund bën uljen në Heathrow.
Nuk ishte i vetmi avion që luftuan me kushtet e tmerrshme të motit, ndërsa edhe të tjerë u përpoqën të ulen në mes të stuhisë shkatërruese.
Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa video të tjera tregojnë përpjekjet e pilotëve në Aeroportin e Birminghamit dhe aeroporte të tjera të Britanisë së Madhe, për të ulur shëndoshë e mirë pasagjerët e tyre.

Rritet stoku i kredisë për individë
Rritet stoku i kredisë për individë Gazeta Si 18 مناظر • پہلے 5 سال

Stoku i kredisë për individë në dhjetor arriti 12.5% të PBB-së ose
0.4 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2018-të.

Rritja ka ardhur nga kredia hipotekare

Shtesa e kredisë për individët ka qenë kryesisht në LEK.

Por kërkesa për kredi nga individët vijon të jetë e luhatshme

Për shkak të tërmetit tre muajt e fundit të vitit, kredia për
individë ishte 4.2 për qind me e ulët se tremujori paraardhës.

Rënia ka befasuar edhe bankat.

Portofoli I kredisë për individë është më I vogli se vendet e tjera të rajonit

Kredia hipotekare është sa 70% e gjithë
kredisë së dhënë për individët.

Kredia hipotekare është 8.7% e PBB-së.

Kredia konsumatore rreth 3.8% e PBB-së.

Showing 111 out of 112