Up next

Udhëzuesi, si të merrni vërtetimin për të hapur biznesin të hënën

21 Shikime· 19 Apr 2020
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Lajme

Bizneset që janë përfshirë në listën e publikuar në e-Albania dhe që mund të hapen nga dita e hënë, duhet që brenda 24 orëve të printojnë dhe vendosin në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të tyre një vërtetim të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Vërtetimi është javor dhe ai shërben nga data 20 deri më 26 prill dhe merret vetëm një herë. Pronarët, apo menaxherët e bizneseve në fjalë duhet ta shkarkojnë dhe më pas printojnë këtë vërtetim.

Gjenerimi i vërtetimit kryhet përmes identifikimit me anë të llogarisë së biznesit në e-Albania me anë të NIPT-it, ku pas hyrjes shfaqet shërbimi “vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”. Bizneset që nuk kanë një llogari në e-Albania duhet ta hapin atë në mënyrë që të tërheqin vërtetimin.

Në momentin që klikohet tek butoni “Përdor” i shërbimit për vërtetimin e aktivitetit ekonomik të hapur shfaqet automatikisht mesazhi nëse subjekti lejohet, ose jo të hapë qepenat në këtë periudhë. Më pas, përmes butonit “Dërgo” vërtetimi shkon po automatikisht në adresën e postës elektronike të biznesit që është regjistruar në e-Albania.

Ndërkohë, bashkë me vërtetimin u vihet në kujtesë të gjitha bizneseve që të respektojnë protokollet e sigurisë, si distanca, maskat, dorezat dhe dezinfektantët.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By