Merkel falenderon Kryeministrat e rajonit: Këtu jemi në një Gjermani të vogël
23 ビュー
• 09/14/21
0
0
埋め込む
ダウンロード
Gazeta Si
1 加入者
Kancelarja gjermane, Angela Merkel falenderoi kryeministrat e Ballkanit Perëndimor që iu bashkuan asaj në Tiranë për takime, ndërsa kujtoi se vendi i këtij takimi, pra “Tirana Business Park” është një investim gjerman.
Merkel tha se dëshira për të vizituar secilat vende nuk i mungoi, por në situatën aktuale të pandemisë kjo ishte e pamundur.
“Faleminderit që erdhët! Dëshiroja të vizitoja të gjitha vendet, por ishte e pamundur. Më duheshin 3-4 ditë dhe në situatën aktuale kjo ishte shumë. Faleminderit Edit për mikpritjen. Këtu është një Gjermani e vogël sepse është investim gjerman”, u shpreh Kancelarja.
もっと見せる
SORT BY-
トップコメント
-
最新のコメント