Video të fundit

Akuza e Berishës në 2017: Qeveria fiku radarët
Akuza e Berishës në 2017: Qeveria fiku radarët Gazeta Si 48 Shikime • 7 years më parë

“Qeveria e Noriegës bllokoi radarët. Nga shtatë radarë vetëm tre në funksion. Dhe nga e gjithë ajo që kemi denoncuar, ditën që narkoministri fliste këtu, trageti nga Durrës nisej i shoqëruar para dhe mbrapa nga dy skafe, të cilat kapeshin për bukuri në radarë por nuk shiheshin nga sytë e mëndjes të atyre që ishin përpara, sepse urdhëri ishte “t’i lëmë të kalojnë”. Njëri u kap në brigjet Italiane, ai që kishte tre ton nuk dihet se ç’u bë”, deklaronte Berisha në 2017.

Pronat, PD: Rama, plan djallëzor për t’ua dhënë oligarkëve
Pronat, PD: Rama, plan djallëzor për t’ua dhënë oligarkëve Gazeta Si 45 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike mendon se çështja e pronave në Shqipëri është përkeqësuar qëllimisht nga qeverisja e Edi Ramës. Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi njohën me qëndrimin e opozitës ekspertët e Komisionit të Venecias që mbërritën në Tiranë për të dhënë një mendim mbi ligjin e ri të pronave.

“Shpjeguam me detaje se çfarë ka ndodhur nga 2013 e këtej, duke nisur që me ligjin antikushtetues të kthimit të pronave, që nuk njeh pronarin si pronar të tokës së tij, duke vazhduar me një grup tjetër ligjesh që lidhen me investitorët strategjike dhe ligjin e koorporatës së investimeve, që janë ligje qartazi që bien ndesh me të drejtën e pronarëve, që marrin tokë private dhe publike dhe e lënë këtë në dorë të Edi Ramës për ta shpërndarë. Duke vazhduar me ligjin e kadastrës, ligje që lidhen me të drejtën e Këshillit Bashkiak që ka patur të drejtën për të marrë vendime mbi çështjen e pronave me shumicë të cilësuar prej dy të tretave, që është hequr javën e fundit”, deklaroi Jorida Tabaku para gazetarëve.

Ish-deputetja demokrate tha ligjet po krijojnë norma të pashembullta jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e rajonit dhe kujtoi se çështja e pronave është pjesë e kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Oerd Bylykbashi nga ana tjetër tha se pas të gjitha lëvizjeve, nismave, vendimeve dhe ligjeve të mazhorancës fshihen interesat e oligarkëve.

“Me rëndësi që të shpjegojmë themelin e gjithë mekanizmit djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve. Qeveria nuk kthen më prona, nuk kompenson dhe ka vënë një mekanizëm që ka rishpronësuar pronarët. I gjithë ky proces që bllokoi kthimin e pronave dhe vë në pikëpyetje titujt e pronësisë që u janë dhënë pronarëve, ka një qëllim të vetëm që përmes këtyre mekanizmave dhe koorporatës së investimeve dhe ligjit për investime strategjike ta marrë këtë pronë dhe t’ja japë oligarkëve për të zhvilluar ata interesat e tyre të biznesit sikur kjo të jetë interes publik”, tha ai.

Bylykbashi shpjegoi se në shërbim të këtij mekanizmi është eleminuar edhe Gjykata Kushtetuese dhe gjithë sistemi i drejtësisë.

“Fikja dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve, është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në gjykata kundër këtyre ligjeve”, deklaroi ai.

PD zotohet se me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë këto ligje dhe do të ndërmarrë nisma ligjore, sipas saj, për të riparuar dëmet e shkaktuara në këto gjashtë vite çështjes së pronës dhe pronarëve.

Tusk: Askush të mos ketë dyshime, Shqipëria meriton negociatat
Tusk: Askush të mos ketë dyshime, Shqipëria meriton negociatat Gazeta Si 59 Shikime • 7 years më parë

Dalja e përbashkët para mediave e Kryeministri Edi Rama dhe Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk pas takimit që zgjati pak më shumë se 40 minuta ishte e shkurtër dhe pa pyetje nga gazetarët. Megjithatë, koha ishte e mjaftueshme që në mesazhin e tij, kreu i KE-së të theksonte se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.

Tusk kërkoi nga Shqipëria që të vazhdojë, sipas tij, përpjekjet e konsoliduara tashmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe tha se nuk duhet të ketë më asnjë mëdyshje, as në Tiranë dhe as në vendet e Bashkimit Europian se Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në tetor.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama e falenderoi për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit për në BE dhe në shenjë mirënjohje i akordoi medaljen “Ylli i Mirënjohjes”.

As Rama dhe as Tusk nuk pranuan pyetje nga gazetarët. Presidenti i KE mbërriti në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, ku u takua me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Zoran Zaev. Kryetemë e takimeve të tij në Shkup dhe Tiranë ishin negociatat, por agjenda e takimeve ndryshoi. Nëse në Maqedoninë e Veriut ai u takua me Presidentin vendas, në Shqipëria, Tusk e shmangu një takim të tillë.

PD lame.mp4
PD lame.mp4 Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Audiopërgjimi i publikuar nga Partia Demokratike ku kreu i ALUIZNI, Artan Lame nje vit me pare fliste per punësimet dhe me ndërmjetësimet e deputetëve.

Finalizohet operacioni “Kryqëzimi”, sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike
Finalizohet operacioni “Kryqëzimi”, sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Gjatë vijimit për operacionin e koduar me emrin “Kryqëzimi” nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Hetimin e Narkotikëve, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike dhe aparate celulare.

Merr flakë kati i tretë i një pallati, 4 fëmijët të asfiksuar
Merr flakë kati i tretë i një pallati, 4 fëmijët të asfiksuar Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Zjarri ka shkaktuar djegien e 4 hyrjeve dhe
tashmë banorët kanë mbetur në qiell të hapur. Për shuarjen e zjarrit, janë
angazhuar zjarrëfiksja e Krujës dhe ajo e Vorës. Dhe pse ndërhyrja e zjarrëfiksve
ka qenë e shpejtë ka qenë e pamundur të evitohej.

Merr flakë kati i tretë i një pallati, 4 fëmijët të asfiksuar
Merr flakë kati i tretë i një pallati, 4 fëmijët të asfiksuar Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Kati i tretë i një pallati në fshatin Zallë të Fushë-Krujës është, përfshirë nga një zjarr i fuqishëm gjatë mëngjesit të sotëm. Zjarri ka rënë në një nga hyrjet e këtij kati dhe më pas është shpërndarë në të gjithë katin, pasi çatia e tij ishte tepë vjetër. Ka pasur dhe 4 fëmije të asfiksuar dhe ka ndërhyrë shërbimi i urgjencës.

Kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman në 2016 (Video e marrë nga Top Channel)
Kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman në 2016 (Video e marrë nga Top Channel) Gazeta Si 47 Shikime • 7 years më parë

Kushtet lidheshin me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivelet e larta, krimit të organizuar dhe të drogës dhe reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Dashuria e quajtur Korce
Dashuria e quajtur Korce Gazeta Si 359 Shikime • 7 years më parë

Dashuria e quajtur Korce

Ngjitja përmes shkallëve më të frikshme në botë
Ngjitja përmes shkallëve më të frikshme në botë Gazeta Si 127 Shikime • 7 years më parë

Ngjitja përmes shkallëve më të frikshme në botë

Negociatat, misioni “Berlin” i Ramës për të bindur Merkelin
Negociatat, misioni “Berlin” i Ramës për të bindur Merkelin Gazeta Si 62 Shikime • 7 years më parë

Në fund të takimit me Angela, Rama ka hedhur në rrjetet sociale këtë video, të cilën e shoqëron me një shënim të shkurtër, ku fjala “negociatë” mungon.

“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel”, shkruan ai, duke e vlerësuar Angela Merkel si mike të vërtetë të Shqipërisë.

Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën
Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën Gazeta Si 49 Shikime • 7 years më parë

Para se të takohej me Edi Ramën, Merkel ka pritur në zyrë kreun e Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Me Krichbaum, veç takimit në Komitetin për Çështjet Europiane, Rama ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër joformale para se të ulej në bisedimet me Kancelaren Merkel. Kreu për Çështjet Europiane në Bundestag është mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk bën pjesë në listën e ligjvënësve gjermanë që kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë pa rezerva.

Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën
Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën Gazeta Si 35 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama hoqi atletet me të cilat u shfaq në samitin e katër vendeve të Vishegradit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veshi këpucët në takimin e nisur me Kancelaren Angela Merkel rreth orës 09:30.

Takimi mbërrin kur duhet pak më shumë se një muaj nga vendimmarrjan e Bashkimit Europian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Takimi është thirrur nga kancelarja Angela Merkel dhe pritet të jetë vendimtar në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë sa i takon negociatave.

Çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë pritet të nisë të diskutohet që nga java e ardhshme në Parlamentin gjerman, ndërsa vendimi zyrtar do të merret më 24 shtator. Nga sinjalet e dhëna deri më tani nga përfaqësues të qeverisë dhe të Bundestagut gjerman kuptohet qartë që ka një pavendosmëri të Berlinit për çështjen e negociatave vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut vendimmarrja pritet që të jetë pa mëdyshje për hapjen e tyre.

Kryeministri Edi Rama e konfirmoi tërthorazi këtë, kur përmes rrjeteve sociale njoftoi takimin me përfaqësues të Komitetit për Çështjet Europiane të Bundestagut. “Për të kërkuar PO-në e Parlamentit gjerman për Shqipërinë”, shkruan ai, duke vlerësuar se takimi ishte pozitiv.

Para se të takohej me Edi Ramën, Merkel ka pritur në zyrë kreun e Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum. Me Krichbaum, veç takimit në Komitetin për Çështjet Europiane, Rama ka shkëmbyer një bisedë të shkurtër joformale para se të ulej në bisedimet me Kancelaren Merkel. Kreu për Çështjet Europiane në Bundestag është mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk bën pjesë në listën e ligjvënësve gjermanë që kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë pa rezerva.

“Nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne, ashtu si Komision i Europës, por edhe unë personalisht duam të konsultojmë edhe raportet e tjera për të marrë këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar pika shumë të qarta dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato”, deklaronte ai në një intervistë për DW në 2018.

Mes pikave të përcaktuara nga Bundestagu gjerman është përmbyllja e reformës në drejtësi, ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe sidomos lufta ndaj krimit të organizuar.

Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën
Negociatat, Gjermania e pavendosur! Merkel pret Ramën Gazeta Si 41 Shikime • 7 years më parë

Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal
Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal Gazeta Si 83 Shikime • 7 years më parë

Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal

Pasim brilant, Uefa vlerëson asistin e Rei Manaj kundër Islandës
Pasim brilant, Uefa vlerëson asistin e Rei Manaj kundër Islandës Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Pasim brilant, Uefa vlerëson asistin e Rei Manaj kundër Islandës

Misteri i ishullit Saint-Michel në veri të Francës
Misteri i ishullit Saint-Michel në veri të Francës Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Misteri i ishullit Saint-Michel në veri të Francës

Mrekullia e të notuarit mes delfinëve
Mrekullia e të notuarit mes delfinëve Gazeta Si 45 Shikime • 7 years më parë

Mrekullia e të notuarit mes delfinëve

“O sa mirë me qenë shqiptarë o hej”, dardanët ndezin Anglinë (VIDEO)
“O sa mirë me qenë shqiptarë o hej”, dardanët ndezin Anglinë (VIDEO) Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

“O sa mirë me qenë shqiptarë o hej”, dardanët ndezin Anglinë (VIDEO)

Rama: Negociata ka vetëm pasi të dënohen presidentë e kryeministra
Rama: Negociata ka vetëm pasi të dënohen presidentë e kryeministra Gazeta Si 93 Shikime • 7 years më parë

Për Kryeministrin, Bashkimi Europian refuzon të hapë negociatat sepse pret që drejtësia të çojë në burg peshqit e mëdhenj.

Showing 144 out of 145