Martirët e fshatit bosh, “të diellit të Jugut”
Një shprehje e vjetër i ka thellë rrënjët tek ky fshat. Nuk mbahet mend se kur, në kambanoren e këtij fshati është një qiparis i vogël, që as hedh shtat, por as thahet. Të moçmit thonë se, kjo pemë është simbol i vazhdimësisë së jetës. Të gjithë thonë se në krye të fshatit, kanë qenë njerëz të urtë e të mençur, të drejtë e largpamës. Ndërtesat e gurta në këtë fshat që shohin të gjitha nga deti, të rikujtojnë Kadarenë teksa shkruante për Gjirokastrën: “Në se do të rrëzohesh nga çatia e një shtëpie, do të biesh në çatinë e një tjetre më poshtë!”. Dy shekuj më parë më 1848, në shtëpinë e familjes së njohur të Kasnecëve në Vuno, qëndroi Eduard Liri, (Edëard Lear) piktori i njohur anglez, i cili ka shkruar: “U çudita me llojin e ndërtesave në Vuno, disa prej të cilave si ato të Kasnecëve, në veçanti, qenë më tepër si “palazzi”-t, e shumë qyteteve provinciale në Itali”. Më tej ai vijon: “Himarjotët përdorin gjuhën italiane më tepër se çdo banor i Shqipërisë; të gjithë fshatrat që kam kaluar, ndonëse të krishterë, janë të tërë shqiptarë me përjashtim të pak familjeve...”.