تازہ ترین ویڈیوز


Donald Lu nuk është kryediplomati amerikan më jetëgjatë në Shqipëri, por e sigurtë është që ka qenë më aktivi dhe më i drejtpërdrejti. Ai gjeti një klimë më të zbutur politike se klima që gjen Peter Zingraf, por një vit më vonë, ku me hir dhe ku me pahir detyroi klasën politike në Tiranë që të linte menjanë “tekat” dhe të votonte reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi ishte pika e fortë, por njëkohësisht edhe pika e dobët e detyrës së tij në Tiranë. Lu u kritikua jo pak herë se me qëndrimet e tij rreshtohej në krah të mazhorancës.


Zingraf e merr detyrën pak para vendimmarrjes së radhës të Këshillit Europian sa i takon çështjes së negociatave. Gjermania vetë nuk përfshihet tek vendet bllokuese, por kërkon me ngulm thellimin e reformave, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta e krimit të organizuar.


Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës duke shembur restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo.
Ndërhyrja është bërë pas verifikimit të dokumentacionit të godinës në fjalë. Në fund të këtij procesi, IKMT ka dalë në përfundimin se objekti ishte pa leje ndërtimore, duke ndërhyrë për shembjen e tij.
Mihal Kokëdhima dhe restoranti i tij “Panorma” u vu në qendër të vëmendjes pas incidentit me një grup turistësh spanjollë për vonesën e porosisë. 51-vjeçari Kokëdhima dhe turistët kanë debatuar në ambientet e këtij restoranti. Më pas, pronari i restorantit është hedhur mbi pjesën e përparme të automjetit me të cilën lëviznin turistët spanjollë dhe dy shoqëruesit shqiptarë të tyre, duke goditur xhamin e përparmë me grushta.
Për 3 kilometra ai ka tmerruar grupin e turistëve, deri kur ka zbritur nga automjeti. Policia e arrestoi pas denoncimit, ndërkohë që në seancën gjyqësore ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, Mihal Kokëdhima pretendoi se ishte ai viktimë e agresionit të turistëve spanjollë dhe shoqëruesve shqiptarë të tij.
Por, incidentet e ngjashme me këtë rast në restorantin e Mihal Kokëdhimas duket se nuk kanë qenë krejt të pazakonta. Në “TripAdvisor” tashmë ish-restoranti i tij vlerësohej nën nivelin mesatar, madje komente të turistëve që në 2015 e akuzonin pronarin si të dhunshëm ndaj klientëve të pakënaqur me shërbimin e detyruar që u ofronte.


Videoja e publikuar nga një incident i rëndë i ndodhur në muajin korrik në Parkun e Jelloustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndezur një debat të madh mbi sigurinë e vizitorëve të këtij parku.
Në videon në fjalë shfaqet një bizon, që fillimisht duket i qetë, deri në momentin kur i vërsulet një grupi turistësh dhe fluturon në ajër një vajzë 9-vjeçare.
Fatmirësisht vajza e mitur ka shpëtuar me disa dhe fraktura të lehta pa pasoja afatgjata për shëndetin e saj. Por, kritikët u janë vërsulur organizatorëve të guidave dhe rojtarëve të këtij parku për pakujdesi në garantimin e sigurisë për vizitorët.
Shoqatat e mbrojtjes së kafshëve kanë fajësuar edhe vetë vizitorët, që u afrohen shumë kafshëve në këtë park. Për rastin në fjalë, shoqatat thanë se bizonit i ka tërhequr vëmendjen njëri prej vizitorëve i veshur me bluzë të kuqe dhe këshillojnë që të shmangin këtë ngjyrë në momentin që vizitojnë këtë park.
Ndërkohë, vetë autoritetet e mirëmbajtjes të këtij parku kanë dalë me një deklaratë ku njoftojnë se po hetojnë për të nxjerrë përgjegjësitë e tyre në këtë rast. Pas incidentit, këto autoritetet urdhëruan vizitorët që të mos u afrohen më shumë se 100 metra bizonëve.