Video të fundit

Transportuesi i operacioneve speciale ushtarake amerikane ulet në Kuçovë
Transportuesi i operacioneve speciale ushtarake amerikane ulet në Kuçovë Gazeta Si 52 Shikime • 6 years më parë

Prej më shumë se dy dekada, avionët e vetëm që janë ulur në Aeroportin e Kuçovës kanë qenë avionët luftarakë. Por, së fundmi është ulur në këtë bazë një avion transportues ushtarak, i përmasave të mëdha, siç është “MC-130J Commando II” i Forcave Ajrore Amerikane.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njoftoi se prej disa ditësh, dy avionë të këtij llojit që janë mbështetës të Operacioneve Speciale Ajrore amerikane përdorën bazën e Kuçovës dhe atë të Rinasit.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë”, thotë Xhaçka.

Policia bllokon qarkullimin në të dyja kahet e Unazës së Re
Policia bllokon qarkullimin në të dyja kahet e Unazës së Re Gazeta Si 32 Shikime • 6 years më parë

Shpallja e fituesit për lotin 1 të Unazës së Madhe nga aksi “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” çliroi nga pengesat ligjore Inspektoriatin e Kombëtar Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat e tjera shtetërore për të vazhduar prishjen e ndërtesave, punë e lënë përgjysmë që pas shpërthimit të skandalit “DH Albania”.

Sipas dëshmive që banorë të zonës dhanë për gazetën “Si”, fadromat e IKMT-së u shfaqën pranë “Rrethrrotullimit Shqiponja” në kahun e brendshëm të Unazës së Re rreth orës 5 të mëngjesit të së martës (12 nëntor). Mbërritjes së mjeteve të rënda u kishte paraprirë policia me forca të shumta, që nga grupet e forcave “Shqiponja” deri tek Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Aksioni përqëndrohej në një zonë të kufizuar në rreth 300 metra vijë lineare. Nga një verifikim i gazetës “Si” në terren, në këtë zonë nuk preken më shumë se 10 banesa dhe po kaq ndërtesa që shfrytëzohen për aktivitet biznesi.

Shengeni Ballkanik,  Rama ndihet i tradhtuar nga Kosova
Shengeni Ballkanik, Rama ndihet i tradhtuar nga Kosova Gazeta Si 30 Shikime • 6 years më parë

Krijimi i zonës së lirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor ka nisur të prodhojë përçarjen e shqiptarëve. Në Tiranë, nisma e Ramës me Vuçic dhe Zaev ka hasur në një rezistencë minimale, por në Prishtinë klasa politike është shprehur thuajse njëzëri kundër.

Dukshëm duke marrë shkas nga qëndrimet dhe reagimet kundër që mbërritën nga Kosova, në fjalën e mbajtur në përfundim të samitit të Ohrit, mesazhi i Kryeministri Edi Rama adresohej për në Prishtinë. Rama qortoi udhëheqësit kosovarë se rruga e vetëpërjashtimit dhe e vetë izolimit nuk sjell dobishmëri. Kundër nismës ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Rama nuk e përmendi në emër, por mes rreshtave e replikoi me të për qëndrime të dyfishta.

“Do të më lejoni që të mos i shmangem elefantit që është këtu në dhomë, që lidhet me Kosovën. Me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë, këtu është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time jemi takuar dhe dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë, tani jo si dokument, por si plan në këtë nismë mes liderësh të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, Londër, Poznan, Berlin, Vjenë, Durrës, Shkup. Me sa unë kujtoj nuk më rezulton se në të gjithë këto takime, Serbia apo Bosnja e kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar as Presidentin dhe as kryeministrat që të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës si të barabartë me të tjerët”, tha ai.

Kritikët akuzojnë se pas kësaj nisme qëndron ambicia e Serbisë për të rindërtuar Jugosllavinë. Rama i cilësoi si qesharake dhe me të njëjtën fjali iu përgjigj edhe kritikave që në Serbi i adresohen Presidentit Vuçiç, që akuzohet se me anë të kësaj nisme po ngre Shqipërinë e Madhe.

“Nuk ka mundësi që unë të jem edhe minijugosllav, edhe shqiptaro-madh. Unë jam thjesht një qytetar europian dhe nuk po bëj asgjë përveçse po marr pjesë në një proces që e kam kërkuar vetë prej vitesh”, tha Kryeministri.

Rama kërkoi që të mos sulmohej qeveria dhe politika e Tiranës, pasi sipas tij, kjo nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës, ndërsa në konferencën e shkurtër për shtyp me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin në Ohër shprehu më shumë habinë me qëndrimin e kreut të LDK-së, Isa Mustafa i cili iu bashkua qëndrimeve që paralajmërojnë rrezikun e krijimit të Jugosllavisë së re.

“Kam respekt për Isa Mustafën, por jam i befasuar nga deklarata e tij. Të flasësh për këtë proces si një proces që rikrijon Jugosllavinë dhe të ma thuash mua këtë që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë,më duket e tepërt dhe jo fort elegante”, deklaroi ai.

Rama e cilësoi paradoks refuzimin e Kosovës dhe kujtoi faktin se deri para ca vitesh, ideja e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në rajonin e Ballkanit kundërshtohej fort nga Serbia dhe vetë BE.

“Serbia e ka refuzuar gjithnjë sepse e ka parë si një kërcënim të shqiptarëve, sot kur Serbia lëshon në këtë drejtim, sepse sheh me interes që të përfitojë nga aspektet ekonomike, ne kundërvihemi?!”, vijoi Rama.

Kryeministri shpreson se me ngritjen e Qeverisë së re në Prishtinë, ku Kryeministër është projektuar Albin Kurti, do të ndryshojë edhe mendimi për “Shengenin Ballkanik” dhe Kosova do të marrë pjesë që në takimin e radhës më 21 dhjetor të përcaktuar në Durrës.

“Kam dëgjuar nga Albin Kurti që tha se është mirë qëKosova të jetë në të gjitha tryezat.Por unë nuk marr përsipër të bëj më të madhin dhe të bind liderët e Kosovës. Janë ata që vendosin dhe unë i respektoj vendimet e tyre edhe kur nuk i mirëkuptoj”, u shpreh Rama.

Në takimin e thirrur për në Durrës pritet që të jetë i pranishëm edhe Përfaqësuesi i ri i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josef Borrell. Rama konfirmoi pjesëmarrjen e tij dhe përsëriti se ftesa do të mbërrijë edhe në Prishtinë për pjesëmarrje.

21 dhjetori nuk është larg dhe përtej asaj se çfarë do të arrihet në kuadër të nismës për Shengenin Ballkanik, me interes të madh do të pritet nëse Kosova do të përfaqësohet, apo krisja Tiranë-Prishtinë, e nisur që në takimin e parë të Novi Sadit dhe e thelluar në takimin e Ohrit e rezultojë një ndarje pa kushte rreth këtij projekti.

Nisma që “bashkon” Ballkanin përçan shqiptarët
Nisma që “bashkon” Ballkanin përçan shqiptarët Gazeta Si 29 Shikime • 6 years më parë

Krijimi i zonës së lirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor si përpjekje për të afruar popujt e rajonit po prodhon si efekt anësor përçarjen e shqiptarëve. Në Tiranë, nisma e Ramës me Vuçic dhe Zaev ka hasur në një rezistencë minimale, por në Prishtinë klasa politike është shprehur thuajse njëzëri kundër.

Dukshëm marrë shkas nga qëndrimet dhe reagimet që mbërritën nga Kosova, në fjalën e mbajtur në përfundim të samitit të Ohrit, mesazhi i Kryeministri Edi Rama adresohej për në Prishtinë. Rama qortoi udhëheqësit kosovarë se rruga e vetëpërjashtimit dhe e vetëizolimit nuk sjell dobishmëri. Mes emrave që doli kundër nismës ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Rama nuk e përmendi në emër, por mes rreshtave e akuzoi për qëndrime të dyfishta.

Video/ Kush është Kamberi, ai që zgjodhi kuqezinjtë para Zvicrës e Kosovës
Video/ Kush është Kamberi, ai që zgjodhi kuqezinjtë para Zvicrës e Kosovës Gazeta Si 37 Shikime • 6 years më parë

Florian Kamberi kishte tre mundësi zgjedhjeje: Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën. Vendosi të bëhet kuqezi dhe meriton respekt. Ai i tha “Po” trajnerit Edi Reja, duke u bërë pjesë e Shqipërisë. Sulmuesi 24-vjeçar u bind nga interesimi konkret i përfaqësuesve të Kombëtares shqiptare dhe nuk deshi të piste më as për Zvicrën dhe as për Kosovën.

Ndihmësi i trajnerit Edi Reja në Kombëtare, Serxhio Porrini, shkoi në Skoci për t’u takuar nga afër me futbollistin e Hibernian. E ndoqi atë gjatë ndeshjes me Selltikun, ku Kamberi shënoi një gol me kokë, por e nisi nga stoli. Pjesëtari i stafit kuqezi foli në mënyrë direkte me lojtarin, duke i bërë të qartë projektin për të ardhmen dhe kjo lëvizje mjaftoi që Kamberi të bindej për të veshur fanellën kuqezi dhe tashmë ai është pjesë e listës zyrtare të trajnerit Reja për ndeshjet me Andorrën dhe Francën.

Kush është Florian Kamberi? Ai ka lindur në Zvicër, në Zyrih, më 8 mars 1995 (24 vjeç). Është një sulmues shtatlartë, 1.89 metra i gjatë. Një lojtar i tipit të Balajt dhe Cikalleshi, luan me këmbën e majtë dhe pikën e fortë ka luftën në ajër. Është formuar si futbollistë në Zvicër, aty ku ka lindur. Hapat e parë të futbollit profesionist i ka hedhur me skuadrën e Grasshopersit. Pas dy sezonesh me këtë ekip, kaloi te Kalsruhe në Gjermani, në Bundesligën 2. Prej vitit 2018 është pjesë e ekipit Hibernian në Skoci. Ka shënuar 18 gola me fanellën e ekipit skocez. Ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon në kampionat, 7 nga të cilat si titullar dhe ka shënuar 1 gol.

Florian Kamberi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 të Zvicrës. Ai është aktivizuar në katër ndeshje me këtë ekip dhe ka shënuar një gol. Këtë herë drejtuesit kuqezinj janë treguar të shkathët dhe ia kanë rrëmbyer Zvicrës, duke përfituar ndoshta nga pritja e zgjatur e sulmuesit për t’u thirrur nga zviceranët. Zgjedhja e Kamberit me siguri ka bërë xheloze edhe Kosovën, pasi sulmuesi mund të shkonte edhe me këtë kombëtare, nëse dëshironte. Zemra e tij, ndoshta edhe rrethanat, i thanë “Po” fanellës kuqezi dhe tani mbetet që lojtari të prezantohet në mëyrën më të mirë në fushën e blertë.

Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster
Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster Gazeta Si 20 Shikime • 6 years më parë

Policia në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

ALVINI TAKON GJYSHIN.mp4
ALVINI TAKON GJYSHIN.mp4 Gazeta Si 31 Shikime • 6 years më parë

Pesë vjet pas qëndrimit në ferrin e luftës në Siri dhe aventurës së kthimit në Itali pas një operacioni ndërkombëtar për shpëtimin e tij, 11-vjeçari Alvin Berisha ka takuar njërin nga njerëzit e tij më të dashur; gjyshin. Këto janë momentet prekëse kur fëmija takon të gjyshin, i cili bashkë me të atin e Alvinit, Afrim Berishën, nuk i kishin shuar kurrë shpresat se një ditë do të shihnin fëmijën e tyre.
Gjyshin e tij.

Reforma Zgjedhore, Palmer: Duhet dialog, zgjedhjet janë të rëndësishme
Reforma Zgjedhore, Palmer: Duhet dialog, zgjedhjet janë të rëndësishme Gazeta Si 40 Shikime • 6 years më parë

Matthew Palmer i ka bërë sërish thirrje palëve politike në Shqipëri të ulen në tryezën e dialogut. Përfaqësuesi special amerikan për Ballkanin Perëndimor, gjatë Forumi botëror Ekonomik me liderët e botës, dhe ata të ballkanit në Davos, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, tha se në Shqipëri duhet një dialog për të miratuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Alvin Berisha takon babain dhe dy motrat e tij
Alvin Berisha takon babain dhe dy motrat e tij Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Alvin Berisha takon babain dhe dy motrat e tij në aeroportin Fiumicino në Rom♪7

Alvin te avioni.mp4
Alvin te avioni.mp4 Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Momenti kur Alvin Berisha merret ne dorezim nga perfaqesuesit e Kryqit te Kuq italian dhe te Gjysme Henes se Kuqe te Sirise duke e derguar me avion drejt Italise.

familjaret video.mp4
familjaret video.mp4 Gazeta Si 49 Shikime • 6 years më parë

Reagimi i familjare qe moren vesh lajmin e hidhur te vdekjes se Andi Malokut

Alvin shpetimi.mp4
Alvin shpetimi.mp4 Gazeta Si 16 Shikime • 6 years më parë

Momenti i shpetimit te vogelushit 11-vjeçar. Video është postuar nga presidenti Ilir Meta, i cili thekson se ishte nje akt i shumëpritur.

Makina e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në flakë pak pas atenatit të 9 shtatorit 2011
Makina e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në flakë pak pas atenatit të 9 shtatorit 2011 Gazeta Si 186 Shikime • 6 years më parë

Automjeti tip Mercedes Benz i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi shpërthen në ecje në bulevardin qendror të Vlorës rreth orës 09:00, kohë kur gjyqtari ishte duke shkuar në zyrë për të nisur ditën e punës si normalisht. Automjetit i ishte vendosur një sasi prej rreth gjysmë kilogrami tritol, nga shpërthimi i telekomanduar i së cilës ai nuk mundi të shpëtonte.

Ngjarja tronditi Vlorën dhe mbarë vendin. Por, pavarësisht zotimeve për vendosjen e autorëve para drejtësisë, ende sot kur kanë kaluar më shumë se 10 vite nuk ka një autor. Pista e parë që u hetuan ishte vrasja për shkak të detyrës. Por, kjo pistë ra shpejt nisur nga fakti që i ndjeri ishte gjyqtar i Shkallës së Parë në qytetin e Vlorës dhe nuk kishte gjykuar dosje të bujshme, që të justifikonin atentatin e e mirëorganizuar ndaj tij.

Për këtë arsye, hetimet u zhvendosën tek çështja e pronave në bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës, ku Konomi kishte përfituar në 2009 përmes një vendimi të Gjykatës së Lartë 300 hektarë tokë të trashëguara në emër të bashkëshortes së tij. Që prej asaj kohe, prona në fjalëështë përfolur shpesh mediatikisht si e lakmuar dhe pjesërisht e privatizuar përmes mbivendosjes dhe falsifikimeve nga grupe kriminale në Durrës, ku në disa raste është përmendur edhe emri i Landi Muharremit, njohur edhe si Aleksandër Laho, apo me pseudonimin “Rrumi i Sukthit”, i njëjti person që mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019 dhe person me precedentë të theksuar kriminalë.

Rama: Luftë frontale krimit të organizuar dhe "KÇK"-së
Rama: Luftë frontale krimit të organizuar dhe "KÇK"-së Gazeta Si 40 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së pronave në bregdetin e Durrësit, duke premtuar se me propozimin për një ligj special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër punonjësve të sistemit të drejtësisë, që sipas tij kanë abuzuar me të drejtën e pronarëve legjitimë, kjo do të marrë fund.

“Do të jetë fundi i sigurt i gjitha merimangave dhe i rrjetit të vjetër të merimangave, që kërkojnë ushqim për të dhënë atë që në fakt është e drejta e gjithsecilit. Jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri, nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik dhe aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista. Por nuk do t’i gëzojë. Çfarë kanë grabitur, nuk do ta gëzojnë”, premtoi Rama.

Kryeministri foli gjatë takimit të përjavshëm me qytetarët në kuadër të platformës “Shqipëria që duam”. Kjo deklaratë e tij mori shkas nga problematika e ngritur nga një qytetar mbi korrupsionin në Kadastrën e Durrësit.

Rama pranoi se fenomeni vijon të jetë një plagë e hapur. Kadastra e Durrësit është vendosur në mes të përplasjes mes Qeverisë dhe Prokurorit Arjan Ndoja, i plagosur më 1 nëntor tek vendi i njohur si Mbikalimi i Shkozetit.

Ndoja ka në dorë dosjen ndaj kreut të kësaj Kadastre, Liridon Pula, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre për çështjen e pronave në Gjirin e Lalëzit. Por, Kryeministri Edi Rama dhe zv.Kryeministri Erjon Braçe e kanë akuzuar prokurorin se pas këtij hetimi “sajesë” qëndrojnë lidhjet e Arjan Ndojës me një grup të njohur kriminal në fushën e pasurive të paluajtshme në qytetin e Durrësit.

Rama i tregon UEFA-s se “Arena” është gati
Rama i tregon UEFA-s se “Arena” është gati Gazeta Si 18 Shikime • 6 years më parë

UEFA nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht stadiumin e ri të Kombëtares shqiptare si vendi ku do të zhvillohet sfida me Francën, por si për t’i dërguar një sinjal qeverisë europiane të futbollit se “Arena Kombëtare” është gati, Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një video të shkurtër.

Në videon prej 11 sekondash, Rama tregon shkallët dhe tapetin e blertë të stadiumit, që është ende në pritje të zhvillimit të testit zyrtar para se të hapet për një ndeshje të Kombëtares.

Nene me ushtarin.mp4
Nene me ushtarin.mp4 Gazeta Si 25 Shikime • 6 years më parë

. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni

Filmi i ri "The new pope ""
Filmi i ri "The new pope "" Gazeta Si 66 Shikime • 6 years më parë

“The New Pope”, episodi i ri i serialit të Paolo Sorrentino. ‘Papa i ri’ i John Malkovich duhet të luftojë kundër një pjese të personalitetit të tij që nuk është saktësisht 'i shenjtë', ndërsa ai i vjetri i Jude Law zgjohet nga koma.

Kthimi i Alvinit nga Siria, qeveria shpjegon pse u bllokua operacioni
Kthimi i Alvinit nga Siria, qeveria shpjegon pse u bllokua operacioni Gazeta Si 0 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama duke shfrytëzuar të drejtën e tij, iu shmang interpelancës së thirrur nga opozita në Parlament për çështjen e shqiptarëve të bllokuar në kampin Al Hol që kontrollohet nga ISIS. Ai ia delegoi këtë përballje ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Edhe pse interpelanca ishte thirrur me ministrin e Jashtëm, detyrë që ushtrohet nga Rama, kryeministri preferoi të mos shfaqej sot. Kjo “shmangie” u kontestua nga deputeti i opozitës, Andi Përmeti dhe shkaktoi jo pak përplasje me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet”
Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet” Gazeta Si 52 Shikime • 6 years më parë

Atë e kanë zili pothuajse të gjithë, por më shumë “të çuditur” mbeten ata që nuk kanë provuar ende të ngjisin qoftë edhe një mal, e të kuptojnë atë lumturinë që do të ndiejnë duke “e pushtuar” atë. Ndonëse është 8 vjeç, e mbase siç thotë edhe gjyshja e tij, – Ladi Sulo, që të gjithë e përngjajnë me mishërimin femëror të Dashnor Dikos (i famshmi i “Bananes”) – “Markus nuk e kupton realisht se çka po bën, por kur të rritet, do falënderojë nënën e veten, duke u ndier krenar”. Maja e Jezercës, Korabi apo maja e Çikës e Shëndëllia janë disa nga arritjet e këtij “fëmije” 8-vjeçar, – atë që shumë alpinistëve, u duhen muaj stërvitjeje (një shoqatë ka disa muaj që stërvit alpinistët dhe dashamirësit e maleve me majat e larta, duke u thënë se po përgatitemi të pushtojmë malin më të lartë në Shqipëri, Korabin).

Skulpturat e Daniel Popper
Skulpturat e Daniel Popper Gazeta Si 37 Shikime • 6 years më parë

Daniel Popper është një artist multidisiplinar i njohur globalisht për skulpturat e tij gjigante dhe instilacionet e tij spektakulare të artit publik. Me origjinë nga Kejp Taun, Afrikë e Jugut, ai ka udhëtuar gjithë botën duke lënë pas ngado veprat e tij të mahnitshme.

Showing 133 out of 134